Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shenasi Rama, gjatë një interviste për Shqiptarja.com ka komentuar paralajmërimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për izolimin e zyrtarëve të korruptuar shqiptar. Rama thekson se shpallja non grata e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nga SHBA ishte një veprim i llogaritur, për t’i përcjellë një mesazh të qartë parisë së Tiranës.
Sipas tij, ky vendim tregon se ka një çarje të thellë mes SHBA dhe parisë sunduese në Tiranë, duke iu referuar këtu pushtetarëve aktualë dhe ish-pushtetarëve. Sipas tij, vendimi të tilla janë marrë edhe më parë, por jo në mënyrë kaq të hapur. Shenasi Rama mendon se Adriatik Llalla do të tërheqë edhe të tjerë nga pas, ndonëse pushtetarët e Tiranës do ta mbrojnë njëri-tjetrin me qëllim që lëmshi të mos shpërbëhet.
Rama është ndalur edhe tek pritshmëritë sa i takon zbatimit të reformës në drejtësi, prapaskenat e deklaratës së kryeministrit Edi Rama për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë, rikthimin e aleancës mes PD dhe LSI etj.
-Z. Rama, për herë të parë që nga rivendosja marrëdhënieve mes dy vendeve, SHBA ka vendosur izolimin e zyrtarëve të korruptuar shqiptarë, bashkë me familjarët e tyre. Si e vlerësoni ju këtë vendim ekstrem dhe pse kaq i vonuar?
Nuk e kemi për herë të parë këtë, edhe pse e kemi për herë të parë në këtë mënyrë të hapur dhe direkte. Ka shumë zyrtarë shqiptarë që po të mos ishin në detyra të larta, do të ndesheshin me refuzimin e vizave dhe të hyrjes në SHBA, çka edhe ka ndodhur sistematikisht më parë e pse jo, edhe me arrestimin për krime që mund të kenë bërë që nga Edi Rama e më poshtë. Ka një kod diplomatik që kërkon ngrirjen e rasteve të tilla për sa kohë zyrtarët janë në detyrë. E megjithatë, në këtë moment, një vendim i tillë, qoftë edhe për një individ të vetëm, që tashmë është jashtë loje, tregon shumëçka.
Më së pari, një vendim i tillë tregon se proceset po ndiqen me seriozitetin e duhur. SHBA po merren edhe me një ish-Prokuror të Përgjithshëm në Tiranë. Natyrisht që merren edhe me ata që janë më lart në hierarkinë shtetërore, por me që janë në detyrë po tregohen diskretë. Llalla vetë ka thënë se ambasadori i SHBA i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës dhe të Sali Berishës… dhe hapur është përpjekur të diskreditojë SHBA dhe ambasadorin për ndërhyrje në lidhje me proceset si me Bankers etj. Së dyti, tregon se ka një çarje të thellë dhe papajtueshmëri të ndjeshme midis parisë sunduese të Tiranës dhe SHBA në nivelin shtetëror.
Paria e Tiranës nuk do të lërë njeri të bjerë në rrjetën e gjykimit të huaj sepse e din se lëmshi shpërbëhet edhe duke tërhequr vetëm një fije. Kështu që do të ruajnë njëri-tjetrin dhe interesat e tyre. Pra, edhe përkundër kërkesave të SHBA, ata e mbajtën këtë person në detyrë dhe do ta mbrojnë deri në fund atë, dhe njëri-tjetrin. Së treti, është edhe një shenjë se pavarësisht se është në NATO, shteti shqiptar është një shtet jashtë kontrollit, pak a shumë në nivelin e Moldavisë. Së katërti, tregon se ky individ është pjesë e një strukture më komplekse. Që të korruptohesh dhe të përcaktohesh si i korruptuar, do të thotë se je në një rrjet ndërvarësish dhe sjelljeje kriminale me shumë të tjerë.
Duke qenë se zotëria në fjalë ishte një zar i dikujt tjetër, atëherë është afërmendsh që edhe ata që e vunë në atë detyrë janë në lista të caktuara që mund të dalin më vonë. Së pesti, nuk ishte një vendim ekstrem, sepse ka edhe mënyra të tjera për të adresuar probleme të tilla. A ishte o vonuar? Nuk mendoj. Mospajtueshmëria e SHBA me parinë dhe në veçanti me ish-prokurorin e Përgjithshëm dihet me kohë dhe është e bërë publike si nga Ambasada e SHBA ashtu edhe nga vetë zotnia në fjalë. Ishte një veprim i llogaritur për të përcjellë një mesazh që gjithsesi u trajtua me shumë indiferencë në Tiranë. Paria e Tiranës tashmë mendon se ka zgjidhje të tjera dhe ka punuar e punon për të kultivuar alternativa të tilla.
-Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se fundmi se nuk e fal më korrupsionin në Shqipëri dhe se do të ketë edhe pushtetarë të tjerë në listën e zezë. A po ndryshon qasje politika amerikane ndaj politikës se Tiranës dhe pse?
Nuk është çështje të faluri, por pragmatizmi; dhe pragmatizmi në politikë është i pranueshëm dhe një veprim normal. Ky është vendi dhe këta janë njerëzit. Nuk ka shenjtorë në shtetin shqiptar dhe kjo nuk është ndonjë gjë e re. Ndryshe nga më parë, në këtë pikë, ka shumë gjëra që janë bërë bashkë dhe që i kanë vënë proceset në hulli jo të këndshme.
Sepse kjo që po ndodh është një formë sanksionesh që aplikohet ndaj shteteve jo-mike, në Ballkan ishte rasti i Maqedonisë më parë, dhe që tregon se ka shumë shqetësim në lidhje me sjelljen e Tiranës. Ka ndryshuar dhe është ashpërsuar marrëdhënia strategjike midis Fuqive të Mëdha në Ballkan, dhe kjo shihet si mundësi për të pasur hapësirë veprimi nga ana e parisë, çka e bën shtetin shqiptar një fushëbeteje në vend që të ishte një shtet i bindur. Qasjet e mëparshme kanë dështuar dhe çdo përpjekje për të ndërtuar një shtet ligjor që të përmbushë detyrat dhe të mbrojë interesat strategjike po ashtu ka dështuar.
Po shihet se edhe këta që u kultivuan për interesa të caktuara dhe u mbështetën nga jashtë janë realisht nën kontrollin e hekurt të parisë së Tiranës. Paria e Tiranës ka vendosur të ndjekë një rrugë që e bën shtetin shqiptar të hapur për të gjithë, dhe po synon që të shkojë tek aleatët e tyre natyralë, rusët dhe kinezët. Tashti shteti shqiptar drejtohet nga njerëz që kanë probleme, edhe ligjore, me SHBA, që janë vegla të krimit ndërkombëtar dhe të lidhur me gjithfarë interesash të dyshimta.
-Më konkretisht ku konsiston orientimi nga rusët dhe kinezët?
Problemi themelor i kohës dhe që duhet ta shohim me shumë kujdes është se paria e Tiranës po bën një zgjidhje strategjike problematike. Ndërsa shqiptarët e thjeshtë janë në pritje të çfarëdo lëvizje drejt BE, dhe të mpirë mendërisht, paria me shumë kujdes po e lëviz anijen e shtetit, aq sa ka mbetur, drejt krahut të kundërt me orientimin strategjik të deritanishëm. Pavarësisht ngjyrimeve ideologjike majtiste, në thelb shteti drejtohet nga një aleancë ortodokse-jeniçere, e pranishme në të gjithë partitë si në qeveri ashtu edhe në opozitë. Për të dy palët, gjendja e tanishme është e rrezikshme. Duke menduar se u vendos kapitalizmi, këta deshën të bëhen borgjezia dhe shqiptarët e tjerë skllevër.
Mirëpo logjika e shtetit i bie ndesh kësaj logjike thjesht ekonomike. Shtetet duhet të sillen në mënyra të caktuara në sistemin ndërkombëtar. Shteti shqiptar është shtet kyç në lojën strategjike në Mesdhe. Duke bërë të kundërtën e asaj që duhet e që pritet prej saj, paria e Tiranës ka hapur dyert për investimet dhe interesat kineze dhe ruse. Shpirtërisht të fiksuar tek Moska, Leningradi, dhe Pekini, paria ka ftuar direkt dhe indirekt interesa ekonomike, politike, e kulturore ruse dhe kineze. Ajo ka investuar një pjesë të mirë të pasurisë së saj në kompani dhe banka që janë me qendër në këto shtete.
Paria ka bashkëpunuar, çdo ditë e më hapur me këto shtete, me organizmat e tyre, lidhje të shumëllojshme, dhe me persona të lidhur me qendrat e tjera të pushtetit, që tashmë janë partnere të hapura në pika kyçe të ekonomisë dhe të shoqërisë. Me një përkujdesje dhe këmbëngulje të theksuar, paria ka punuar dhe punon për diskreditimin e thellë të SHBA dhe të BE në masat e popullit. Në dukje shprehet për atë që duhet, por me të folurën e dyfishtë oruelliane ka arritur të ulë çdo vit e më shumë mbështetjen e njerëzve për orientimin e tanishëm formal strategjik. Tashmë shumica e njerëzve e shohin ketë lidhje nga prizmi ekonomik. Dhe miliardat që hyjnë e që shpërlahen janë bindëse për një popull që e ka mendjen tek paraja dhe droga që rrit.
Shkurt, mendësia e tanishme sunduese e parisë, dhe treshja Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha po e ndjekin me konseguencë, “edhe Lindje, edhe Perëndim” ka krijuar një balancim strategjik që nuk është shumë i hapur por që është i ndjeshëm. Sa të kalojë dështimi I hyrjes në BE, dhe faji t’i mbesë BE, atëherë mendoj se paria do të shtyhet një hap më tej në hapjen drejt Lindjes. Përpjekjen e tanishme për reforme etj., e shohin si mjet direkt për vendosjen e kontrollit mbi shtetin shqiptar dhe si rrezik vdekjeprurës. Në bashkëpunim të plotë me njëri-tjetrin do të mundohen ti rezistojnë deri në fund. Problemi I parisë nuk është më niveli strategjik por mendësia popullore që instinktivisht e sheh afrimin me Rusinë, një aleate jetike e armiqve shekullorë, si problematikë dhe të papranueshëm. Po nga ana tjetër, aleati më i fortë i parisë është zhgënjimi i thellë popullor me tranzicionit dhe me gjendjen.
Por tani jemi një shtet i kriminalizuar, mjetet e zakonshme të presionit nga të huajt nuk kanë atë efekt që duhet, njerëzit janë të korruptuar dhe askush nuk është tërësisht jashtë kontrollit të parisë, dhe paria e ka gjendjen nën kontroll. Si janë duke shkuar punët, shteti shqiptar nën udhëheqjen e Edi Ramës, me bashkëpunimin e dyshes Berisha-Meta po përballet me një zgjidhje të vështirë dhe një çarje që ka të njëjtat dimensione si ajo e viteve 1957-1961. Lufta e spiunëve në shtetin shqiptar shumë lehtë mund të shkojë në luftë civile dhe për disa politikanë, edhe luftë guerile.
-Ne intervista të mëparshme keni qeni skeptik dhe dyshues sa i takon rezultatit të reformës në drejtësi. Si e shikoni këtë proces? A kanë dyshuar pritshmëritë tuaja në raport në reformën në drejtësi? Sipas informacioneve paraprake më shumë se gjysma e gjyqtareve dhe prokurorëve nuk e kalojnë Vetingun.
Asgjë nuk ka ndryshuar në vlerësimin tim. Ashtu si e kam pasë parashikuar ashtu edhe ka dalë. Nuk janë 57% e gjyqtarëve që, siç thuhet, nuk arrijnë të justifikojnë pasurinë. Në fakt, siç thuhet, janë vetëm katër gjyqtarë nga 350 e ca që mund ta justifikojnë pasurinë që kanë pa ngritur dyshime. Paria e Tiranës nuk ka ndërmend që të hyjë në burg me këmbët e veta. Kështu që reforma në drejtësi u shndërrua në një tallje të hapur me të huajt dhe me shqiptarët. Deklaratat që bëhen për reformën janë thjesht për konsum publik. Në fakt, ata do të bëjnë atë që duan dhe tashmë janë të bindur se duhet të ecin në një rrugë të caktuar që nuk është ajo që kërkohet nga SHBA apo BE.
-Çfarë mendoni se fshihet pas deklaratës së Ramës për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cila u kundërshtua prerë nga ndërkombëtaret?
Në vlerësimin e atyre që merren me këtë zanat, Edi Rama është profesionist i zoti në politikë dhe është nga të paktët lojtarë politikë që nuk i bën veprimet e tilla pa u menduar si duhet. Duke hedhur një deklaratë të tillë, dhe duke e ditur ndjeshmërinë e të huajve, Edi Rama po bën presion të hapur politik që të hapet një derë, sado e vogël për integrimin e shtetit shqiptar në BE, qoftë edhe sa të hyjë pak dritë, dhe të mund të thuhet se procesi i integrimit po ecën përpara.
Ministrat e BE në Sofje e mbyllën atë mundësi dhe Edi Rama po mundohet që të bëjë presion që të rihapet. Ky është një sukses që atij i duhet me çdo kusht për të garantuar qeverisjen e tij. Mendoj se do ta marrë shpejt përgjigjen dhe ajo nuk ka me kenë fort e këndshme sepse BE është në krizë të thellë, tani vjen referendumi italian, janë çështjet strategjike ku përparësi kanë Mali i Zi dhe Serbia, dhe nuk ka kush kohë të merret me shqiptarët e shtetit shqiptar. Mirëpo Edi Rama nuk thotë kurrë një gjë pa pasur disa qëllime në mend.
Duke folur për një president të përbashkët ai po paraqitet si nacionalist çka e bën të pranueshëm nga shqiptarët e Kosovës. Kështu po mbulohet presioni i madh që shteti shqiptar dhe vetë Edi Rama, një kozmopolitan i thekur, ka bërë mbi politikanët e Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe për lidhjet me Serbinë. Shto këtu presionin e madh që kjo gjendje dhe deklarata krijon mbi politikanë si Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët që nuk guxojnë të flasin për këtë temë sepse iu krijohen probleme të papërballueshme, dhe Edi Rama bëhet faktor në Kosovë.
Në një mënyrë perverse, kjo krijon mbështetje për LVV dhe për Albin Kurtin që ndjekin ëndrrën imagjinare të bashkimit kombëtar me flamur, por pa bashkim në ekonomi, struktura shoqërore, qëllime afatgjata, identitet, histori, vlera dhe institucione politiko-ligjore. Kështu, duke dalë si pranues indirekt i zgjidhjes etnike të problemit politik të Ballkanit, Edi Rama, ia shkel syrin kolegut të vet Aleksandër Vuçiç që e dëshiron një zgjidhje të tillë.
Sepse ndërsa Edi Rama është një kozmopolitan që përdor nacionalizmin, Vuçiç dhe serbët përdorin kozmopolitanizmin për synimet e tyre nacionaliste. Më në fund, Edi Rama mbuloi edhe sjelljen e vet politike, marrëveshjen me Greqinë që pavarësisht se si po shitet, është shumë negative për shqiptarët. Dhe kështu shihet se kombëtarizmi i Edi Ramës është fals, aq sa mund të arrijë falsiteti. Shkurt, një deklaratë për të arritur shumë qëllime por që nuk ka asnjë bazë në realitet sepse Edi Rama punon hapur kundër kombëtarizmit shqiptar.
-Si e shihni rikthimin e aleancës mes PD dhe LSI?
Një balancim i natyrshëm. Edi Rama është fuqizuar shumë dhe të gjithë tashmë e kanë problem. Mirëpo në Tiranë nuk bëhet luftë politike, por luftë për kocka dhe për mbijetesë. Ndërsa Edi Rama merret vesh lehtësisht me Lulzim Bashën, sepse kanë të dy të njëjtin usta, Ilir Meta dhe Sali Berisha do të punojnë me njëri-tjetrin dhe për njëri tjetrin sepse kanë rezerva në lidhje me sjelljen e Edi Ramës. E megjithatë, kjo është një sjellje taktike. Paria e Tiranës janë shumë kompakte dhe të gjithë palët ndajnë të njëjtën mendësi, interesa dhe përgjegjësi.
YourDoll JP 大人の交際のそれほど秘密ではない宇宙–条件と期待
ラブドール js あなたのダッチワイフとの性的関係に従事する方法は?あなたの群衆を狂わせる最高のウェブカメラポイントまたはより良い満足を与える本物の人形?あなたが知る必要がある日本の人形についてのトップ6の空想
Shenasi rama ose shenasi shimpanzeja (shkurt sh.sh) qe kur e vleresove salen ke harruar te flasish per trustin e geshtenjave dhe tani emri i sales per here e me shume nuk permendet ose i fute nje mjakiznak nga fundi! Ose tani ketej thua qe paria e Tiranes po shkon nga rus, kinezi e nga ana tjeter thua qe Edi Rama kerkon te hyje ne Europe!! Ne kaq pak rrjeshta sa shume kontradiktor taman si shimpanze! Sh.sh!
Shume e qarte, duhen hedhur bllokmenet, mos dorzoni armet popull. Usa aleat natyral.
Por kur flet e ky malok i qelbet që punon për interesat e USA?
O ti je rrot po kush te ndigjon ty o hajvan .E para punes 95% e shqiptareve dhe parise siç ke qejf ti quash ti jane me Ameriken .Po te me pyesesh mua une jam dakort me mire me Rusin e Kinezin Pse ďo thuash ti pse te jesh me Amefiken çfare te ndihmon ajo ajo vetem te perçan e te shkatrron ajo eshte vetem me kriju vatra zjarri ne gjithe globin per te shitur arme aq i ben se po mbyt femije e njerez te pafajshem .Shikoje çfare po behet ne Siri nga Amerika dhe me pas per kuj te Amerikex edhe nga Rusia sot ne shekullin 21 nga Amefikagjoja demokratike afersishy çfare beri Hitleri .
Llalla pati mandat politik të përkohshëm
E lexova deri ne fund me mundim te madh,duket Shinasi i bije te njejtit fyell qe i ka rene para dy vjetesh,kur do te krijonte dhe parti politike me nje shokun e tij,qe nuk po me kujtohet emri.Kohet ndryshojne,por avazi dhe fyelli i Shinasit ngelet i njejte.
Ky flet si e ema e Zaqos…
Fix!
Flisni kafeneve per cicat e shalet e kesaj dhe asaj, germushuni, shani shinasiun se ju thote te verteten dhe shkoni ne Moske e Pekin me qafen ulur e gati per kurban o skllever te mjere. Ah mor profesor, ti i ke te gjitha te sakta po keta mendojne si berrat dhe nuk duan as veten e vet. Medet, medet per ket popull qe e manipulojne komentet e zanatcinjve digjitale te bodrumeve. Po ky terbimi ne komente deshmon se u ka djeg fort…
FUNDI I NJË KASTE TË KALBUR…
Gjendja është e tillë që kjo kastë e korruptuar, kriminale dhe antioksidentale nuk e shtyn dot më: i duhet vetëm një pretekst dhe me urgjencë ia mbath larg në orient… Nuk besoj se Perëndimi do ta tolerojë më: Gongu ka rënë… I ka kapur paniku…
dukagjini harove stambollin
Ehhhhh Amerika, Shenasiu e di fare mire se cfare eshte Amerika po nuk eshte koha per ta thene kur momentalisht kercenohemi nga influenca nga shtete qe aplikojne hapur autoritarizmin dhe forma te moderuara te diktatures si Rusia, Turqi dhe Kina. Amerika punon per interesat e saj, per te ruajtur dhe zgjeruar hegjemonine ekonomike dhe politike ne bote, hegjemoni qe e ndihmon te mbaje nen kontroll tregun boteror e si rrjedhim edhe nje standart te mire jetese per Amerikanet te cilet te rritur me psikologjjne e parase dhe mireqenies do i shkaktonin jashtezakonisht probleme kastes drejtuese politike dhe asaj ekonomike ne rast se mireqenia e tyre do vihej ne dyshim. Amerikanet jane nje popull qe jeton me kredi dhe me qera ne vendin e vet dhe persa kohe bankat do jene ne gjendje te kreditojn ne ruajtjen e ketij standarti dhe ruajtjen e Endrres Amerikane si vizion, populli nuk ka pse te ankohet. Amerika eshte treguar e kujdeshme ne keto dekada qe te krijoje imazhin e perhapesit dhe mbrojtesit te vlerave demokratike ne bote duke u perpjekur te fshije ose te distancoje veten nga imazhi i imperializmit apo policit te globit. Strategjia Amerikane eshte qe nepermjet promovimit te vlerave liberale demokratike ne vendet apo rajonet e globit ku ka interes strategjik te vendose ne menyre te bute e te padukshme hegjemonine e saj ekonomike dhe politike. Sot ne Amerike kjo strategji quhet Eksport i Demokracise. Mos kujtoni se strateget e poltikes Amerikane, akademike dhe profesore, politolog dhe ekonomiste, boset e korporatave apo lobe te ndryshme ekonomike ne Amerike flene gjume pas tavolinave si akademiket tane, ata punojn nate e dite duke aplikuar sondazhe te hapura apo te fshehura, duke tatuar e matur pulsin e amerikaneve dhe jo vetem ne cdo moment. Asgje nuk ndodh rastesisht ne Amerike, as vrasjet e presidenteve as zgjedhjet e tyre si te tille, Trump nuk ben perjashtim nga kjo. Sidoqofte sot per sot ne skenen boterore ne nuk kemi nje alternative me te mire sesa sistemi demokratik i aplikuar ne Amerike dhe nuk kemi as fuqine per ti rezistuar edhe sikur te donim. Opinionet qe ne do shkojme me Rusin, Turkun apo Kinezi. Jane thjesht iluzione pasi askush nga ata nuk na ofron ate qe na ofron aleanca me ameriken, per me teper qe aleanca me ameriken na hap dyert per ne BE. Amerika nuk eshte ajo qe na shitet por nuk kemi mall me te mire sot per sot ne tref keshtu qe thjesht duhet te tregohemi pragmatiste dhe te pershtatemi sic kemi bere gjithmone, kur nga pagane u beme kristiane, nga kristiane u beme muslimane, kur nga me Jugosllavin u beme me Rusin, pastaj me Kinezin, pastaj menduam se ia dilnim vetem por u gabuam. C’eshtja eshte, a jane gati politikanet shqiptare te sakrifikojne veten e tyre duke vene koken ne gijotinen qe Ameika ka bere gati per ta, per hir te se ardhme se kombit shqiptar?
Zoti Profesore ;E lexova shkrimin tuaj ,pasi jam pushim, dhe do te bej nje koment te shkurter.Une jam kamjonist ,ndersa ju jeni profesor,dhe i bie qe, ju i dini mire gjerat si jane, kur behet fjale per politike,pasi ju studjoni per ate pune, ndersa une, vetem sa lexoje shkrime,edhe keto i lexoje pasi kam probleme te mijat per ti zgjidhur .Por une, meqenese eshte nje gje shume e lehte per tu dalluar, me bie ne sy nje dicka, qe per mua nuk shkon .Shikoj ne nje moment te shkrimit tuaj qe, ju e quani zotin Edi Rama, nje profesionist ne politike si dhe para ardhesite e tije.Kur lexova kete moment, sinqerisht thashe, si ka mundesi nje profesor nuk ka dalluar qe, ne Shqiperi nuk ka politikan ,por ka nje grup njerezish, qe prej 27 vjetesh ,po grabisin dhe po shqyejne nje shtet, dhe ku kane mberthyer shqiptaret prej fyti, dhe nuk i leshojne.Shkrimet, me grabitje dhe shqyrje, qe u behen shqiptareve,nga persona qe ju i quani politikane,i ke perdite ne shtyp, edhe nga njerez te artit ,si artiste te teatrit, te filmit, dhe artiste te tjere me fame boterore.Do me falesh per komentin,pasi une nuk di qe, persona qe zgjidhen dhe vihen ne krye te nje vendi, e vjedhin dhe e shquejne ate per dite te quhen politikane, sepse une di, me sa kam lexuar dhe degjuar, qe politikan, quhen persona qe i sherbejne vendit te tyre, dhe u krijojne mireqenie njerezve te atije vendi ,duke u siguruar te gjitha gjerat me elementare, sic jane drita, uje dhe rruge, dhe mundesi pune per te perballuar nje jete normale, sipas te gjitha regullave te shkruajtura dhe te vendosura neper kushtetuta te vendeve te tyre.Nuk do te zgjatem shume, por po permend fare shkurt dy probleme te mijat qe, une i kam provuar mbi kurrizin tim,pra mos ekzistencen e shtetit shqiptare,ku dhe i kam kerkuar direkt, ndihme zotit Edi Rama ,por ai per te dy rastet, me pergjigje me ka fyer.Rasti i pare ka te beje me tentative vjedhje prone, nga zyrtare te larte te aluiznit Tirane, pasi prona ndodhet ne nje vend, qe toka eshte shume e shtrenjte,me vendndodhje Vlore ,pra banesa ime, e trasheguar nga babai.Kjo vjedhja e prones eshte e perditeshme ,pra si dje edhe sote,dhe ky eshte nje nga shkaqet kryesore, qe ne Shqiperi, mos te kete kurre shtet.Por me e temerrshmja eshte, mbi vendimin perfundimtare te nje procesi gjyqesore, ne Itali, mbi masakrimin e 120 shqiptareve me 28 Mars 1997, nga nje anije e marines italiane, ne ujerat shqiptare.dhe ato nderkombetare, ku shqiptaret largoheshin nga vendi i tyre per shkak te shperthimit te luftes civile.Ne kete masaker u masakruan shume gra, dhe 50 deri 60 femije shume te vegjel(mua ne kete masaker me masakruan gruan dhe tre femijet). Shume shkurte, vendimi perfundimtare i procesit te zhvilluar ne Itali, ishte qe ,shqiptaret u mbyten vete.Duhet te keni degjuar per kete masaker, pasi gjithe opinioni boteror ne ate kohe, u indinjua shume per kete vrasje,pasi ishte e pabesueshme, te sulmosh nje anije te mbushur me gra dhe femije, te shikosh, qe anija ishte e mbushur me gra dhe femije, dhe ta sulmosh,dhe ta fundosesh ne fund te detit, ne thellesine 800 metra ,eshte e temershme. Por per fate, kjo masaker eshte e regjistruar nga satelite, nga kamera te fuqishme, qe kishte fregata Sibilla,anija italiane, qe kreu vrasjen ,por fakti me i paster eshte, qe edhe ish kryeministri i Italise, ne ate kohe Prodi ,pranoi me ze dhe me figure, me 15 nentore 2015, ne nje tv channal shqiptare, qe fregata jone, e kreu vrasjen, por jo me qellim.Por me 9 maj 2014 ,jepet vendimi perfundimtare, nga gjykata e klasacionit ne itali, pra mbas 20 vjetesh seancash fallco, vendim, i cili eshte,qe Shqiptaret u Mbyten vete.Pra tani po mundet lexojeni me vemendje komentin.Kemi faktin me te paster, qe vrasja pranohet nga vet Prodi,si ish kryeminister ne momentin e vrasjes.Por kemi nga gjykata italiane, nie vendim fallco qe shqiptare u mbyten vete , dhe me pas nuk denohet asnje person, dhe mbas kesaj grabitet dhe demshperblimi prej 250 milion dollaresh, shume kjo qe duhet te demshperbleheshin te afermit, sipas ligjeve nderkombetare,(mbas kesaj qe ndodhi, nje avokate i huaj, qe perfaqesonte disa shqiptare ne kete proces, i cili u perjashtua, pasi u zevendesua nga nje avokate shqiptar ,fallsifikatore i talentuar,deklaroje qe, gjykata italiane u tregua shume qesharake, pasi nuk duhet ti shpetonte te dyja ,pra nuk denuan asnje person, por grabiten edhe demshperblimin).Pra ketu eshte dhe qellimi i komentit, sepse avokate ku u fallsifikua procesi, ku nuk u denua asnje person, dhe ku u grabit dhe demshperblimi,ishte nje person, qe sot eshte keshilltare i zotit Edi Rama.Por me e bukura ketu eshte, qe te beje avokaturen, nje person i pa autorizuar nga personat qe kane hapur procesin,ti perfaqesoje ata ne menyre te fshehte, per nje ngjarje nga me te rendat qe kane pesuar shqiptaret,dhe ta fallsifikoje ate ,ne syte e gjithe botes ,dhe sote te jete keshilltare i zotit Edi Rama,me duket shume e padrejte, qe ju ne shkrimin tuaj i quani keta persona, politikane. Por une jam i sigurte se, personat qe drejtojne, si dje, edhe sot shtetin shqiptare, nuk kane per tu regjistruar kurre ne librin historik shqiptare, si politikane ,por si njerezit me te pabese ,sepse keta te pabese kane lene nje nga vendet me te bukura ne Europe, por edhe ne bote, pa uje(ne Vlore, ku uji derdhet me tunele ne dete, nuk ka uje ,por,gjithe Vlora eshte me boljere, dhe ju profesore, i quani politikane), pa drita, pa rruge, ku dhe njerezit largohen per dite ,prej 27 vjetesh ne menyre masive, nga vendi i tyre.ku dhe me tronditesja eshte qe, ky grup njerezish qe drejtojne shqiperine, si dje edhe sote, bejne nje jete super lluksoze ne syte e te gjithe botes, te cilet perdite shfaqen me femijet e tyre, te cilet jetojne jashte shqiperise, te veshur dhe te parfumosur me Armani,perballe popullit me te varfer te Europes.