Batutat e Juncker gjatë konferencës me Ramën: Faleminderit, por jam i uritur...

25 Shkurt 2018, 21:18Politika TEMA

Presidenti i KE, Jean Claude Juncker ndodhet në Tiranë në kuadër të një turi në vendet e Ballkanit perëndimor.

Gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama nuk kanë munguar batutat mes dy lidërve që nga koha me shi, deri tek fjalët e Juncker se është i uritur.

Edi Rama: Keqardhje që megjithë përpjekjen që bëmë nuk arritëm dot t’ju presim me një kohë tipikisht shqiptare dhe mesdhetare, megjithatë është një mënyrë për tu bërë në ndiheni njësoj si në Bruksel: ‘Shi, gri, mërzi’.

Jean Claude Juncker: Kam ardhur në Tiranë për t’i shpëtuar shirave të Brukselit, por më duket se po gjej përsëri klimën e Brukselit. Është një moment i vogël i një cikli shqiptar.

Në fund në fund të konferencës, Juncker tha se ishte i uritur.

“Faleminderit shumë! Por jam i uritur”, tha Juncker, batutë që shkaktoi të qeshura.

2 komente në “Batutat e Juncker gjatë konferencës me Ramën: Faleminderit, por jam i uritur…”

  1. Che Guevara says:

    Zoti Juncker na premtoi se Shqiperine do ta pranojne ne BE ne vitin 2025!
    Ky eshte nje lajm i madh vetem per politikanet shqiptare e jo per shumicen e popullit shqiptar per disa arsye:
    1;Qe kur kane filluar derdellitjet e taneve per te hyre ne Europe,jeta e popullit eshte bere gjithnje e me e keqe,shqip e mjere!
    Arsimi,shendetesia,drejtesia,bujqesia,mjedisi,minierat,korrupsioni,papunesia, mbushja e administrates shteterore me militante te pa afte, etj kane shkuar ne piken e vdekjes me gjithe pompozitetin e madh qe kane bere te gjitha qeverite!
    2-Shqiperia nuk ka prej 28 vjetesh te miratuar me konsensus asnje “STRATEGJI KOMBETARE TE ZHVILLIMIT AFATGJATE”,por te gjitha shpenzimet behen vetem per reklame dhe efekte elektorale!
    3-Ndersa nje ish deputet merr pension 1 milion 2 200 mije leke ne muaj,pensioni maksimal sot eshte vetem 270 mije leke gjithnje te vjetra!
    4-Sot ne Shqiperi nuk ke ku ankohesh,se nuk te zgjidh njeri asnje gje!
    Kane krijuasr ca zyra koti,qe marrin shenim cfare ankese ke,por per vta zgjidhur “puthu me Malon”!
    Dikur diktatori Enver Hoxha thoshte se “e filloj nditen e punes me letrast e popullit”!
    Do thoni ju e bente per reklame!
    Dakort,por keta te sotmit as per reklame nuk e thone dot kete gje se nuk kane bere asgje!
    Keta derdellitin se sot “keni lirine e fjales”,por puna eshte se nuk na jep njeri te DREJTEN per te cilet eshte sanksionuar kjom liri fjale!
    Shkon ne ISSH dhe kerkon te dhenat qe kane bere per llogaritjen e pensionit tend,por nuk ta japin duke vte thene se keto te dhena “JANE SEKRET”!
    Sekret qenkan per djersen time te jetes kur vete formulari ne fund kerkon edhe firmen time ne se jam dakort me keto llogaritje?
    Dhe te gjitha keto i bejne jo se eshte sekret,por se llogaritjet e pensionit ne shumicen e rasteve behen ne shkeljevte ligjeve,qe njerezit te sorollaten dhe te detyrohen te japin ryshfet!

  2. Dibrani says:

    Kjo tregon qart se si tallen pianecet Europjan me politikanet Shqiptar.
    Pervec talljes,…dhe presion psikollogjik zgjidh problemet me Greqin,….a thu e ka fajin Shqiperia per Gjenocidin Cam apo diskriminimin ndaj popullit Shqiptar!!!!

    Gjith kjo sjellje e pa – pershtatshme vjen nga menyra e qeverisjes Rama dhe politik berjes me atlete.
    Kur nuk je serioz ,…tallen te tjeret ,…ngaqe ta kan pir lengun.

    Si e pershendeti Bushatin me grusht hahahaha edhe aktori qe luan filmin Borat eshte ber xheloz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje