Kamza është “treni i fundit”, Teuta shpreson te golat e Anel Dediç

26 Shkurt 2018, 17:09Sport TEMA

Java e 22-të luhet në mesjavë dhe rezervon disa ndeshje që kanë rëndësi të madhe, si për vendet që të çojnë në Europë, por edhe për mbijetesën.

Teuta nuk shkoi më shumë se barazimi në fushën e saj me Flamurtarin, por dha disa shenja pozitive, duke premtuar kthesën në ndeshjen e së mërkurës me Kamzën.

Kjo ndeshje është “treni fundit” për Teutën, që ka kohë që nuk arrin të fitojë dhe është shkëputur 4 pikë nga Vllaznia rivale. Skuadra shkodrane luan edhe ajo në transfertë me Laçin, kështu që Teutës do t’i bënte shumë punë një fitore e mundshme në fushën e Kamzës.

Kjo e fundit luan për Europën dhe për më tepër është në një formë të mirë, por durrsakët nuk kanë çfarë të humbasin, nëse duan të mbijetojnë.

Skuadra e trajnerit Begeja vazhdon të vuajë në sulm, por me rikthimin e boshnjakut Anel Dediç shpresohet që Teuta të shkojë të goli. Ai është një lojtar që ka shënuar një pjesë të mirë të golave të Teutës, duke treguar se e njeh mirë portën, shkruan “VipSport”.

Durrsakët kanë nevojë për pikë dhe paraqitja me Flamurtarin i ka bërë optimistë se mund të përballojnë çdo kundërshtar. Në fazën e parë, kur skuadra drejtohej nga trajneri Magani, ka marrë një pikë në fushën e Kamzës.

Të mërkurën do të jetë një tjetër histori, ku objektivat e dy skuadrave bëjnë që ndeshja të jetë shumë e luftuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje