Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, thotë se asnjë lloj imuniteti nuk mund të mbrojë zyrtarët e policisë apo politikanët e përfshirë në organizata kriminale.
Në seancën e sotme në Parlament, Xhafaj tha se ata që kanë mbështetjen e eksponentëve të krimit nuk do të kursehen.
“Siguroj se çdo politikan apo zyrtar i policisë i përfshirë në organizata kriminale apo që ka mbështetjen e eksponenteve të organizatave kriminale, ju garantoj si ministër se asnjë imunitet nuk do ta mbrojë”, tha Xhafaj.
Ndërsa deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, tha se disa prej ish-drejtuesve të policisë që kanë bahkëpunuar me krimin ia kanë dalë të largohen, ndërsa ë tjerë kanë statusin e “të paprekshmëve”.
“Tre drejtues në arrati. Premtove që do të bëje një kallëzim penal. Policia e Rendit e cila teksa ministri i Brendshëm përgjohej nga italianët, përgjonte vetë këtu brenda.
Raporti i DASH tregoi se Shqipëria përveçse eksporton kanabis, është vend tranzit i drogave të forta. Ky pra është fundi pa lavdi i policisë që duam, fundi pa lavdi i çunave që kanë çarë ferrën sot. Policia u shndërrua në burgosëse të gjynahqarëve.
Duhet bërë vetingu, po kush ta bëjë? Edi Rama, arkitekti i kësaj katrahure? Saimir Tahiri?
Ai duhej të ishte i pari që të hiqte dorë nga imuniteti”, tha Alibeaj.(TemA TV)
Vallaj une vetem te ky kam besim se mund ta bej nje gje te tille.
Po nuk e beri ky nuk ka kush e ben tjeter kte lloj pastrimi. Ky e ka treguar qe eshte politikan dhe bure qe i peshon fjala jo si ata palacon qe kemi ne parlament
Aha ehe ktij Alibeajt i paska ngec rrefreni me duket mua. Kisha respekt per kte po vallaj me kto qe po thot duket qe eshte i imponuar nga kryetaret e partise
Po nuk e beri ky nuk ka kush e ben tjeter kte lloj pastrimi. Ky e ka treguar qe eshte politikan dhe bure qe i peshon fjala jo si ata palacon qe kemi ne parlament
Ky alibeaj ka filluar te flas nga frika dhe kur flet njeriu nga frika nuk ka gje me te keqen se flet vetem percark.
Vallaj une e kuptoj kte Enkelejdin se kshu eshte politika ne Shqiperi se shpesh here duhet ti lepihesh kryetarit dhe te flasesh cfare do kryetari po ne kete lloj fare feje vallaj sa te behesh gaz i botes?
Ti themi fatit te perdori bojë kepucesh për flokët apo ta lëmë agressif si ariu polar