Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu
“Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia, dhe përpara rrëzimit krenaria” tha Mbreti Solomon. Dhe ky nuk na ishte një mbret dosido por më i zgjuari në historinë e njerëzimit. Dhe kjo është mëse e vërtetë, kushdo që tregohet kryelartë e krenar, të nesërmen shkatërrohet e rrëzohet. Në politikën shqiptare, këtë na e vërteton më së miri LSI-ja e cila përpara zgjedhjeve të qershorit mburrej me fodullëkun e saj se do fitonte e vetme e do drejtonte vendin, e tani është e tredhur dhe e shpërndarë si dele pa bari.
E mbani mend arrogancën e LSI? Do fitojmë e vetme ulëriste në çdo shesh e miting! E verbuar nga arroganca bëri dy gabime të mëdha, kryetari i saj la llogoren e betejës e uli menderen në karrigen e ngrohtë të Presidencës, dhe e dyta, LSI shkoi në zgjedhje e vetme. Këto vendime fatale shenjuan fillimin e fundit të LSI. Fillimin e acartë, jo për liderin, por për anëtarët e kësaj partie të cilët ndonëse shumica pa shkollë e kualifikime (se kështu e ka formatin LSI-ja) arrijnë të kuptojnë që tradhëtari që shkaktoi humbjen, dhe autori që i hoqi bukën kalamajve të tyre, ishte vetë kryetari i tyre, kryetari i LSI, sot, Shkëlqesia e Tij, z. President. Ilir Meta.
Por, prisni prisni, acari ka filluar edhe për ish-ministrat. Haxhinasto e Dervishaj dëshmuna tek Krimet e Rënda, flitet se rradhën e kanë edhe të tjerë për ineceratorët në Elbasan e në Fier, e shumë skandale të tjera, ndaj edhe shumë prej tyre kanë nisur të mos e bëjnë më gjumin e qetë, si ish Ministri i Mjedisit i cili për të shpëtuar veten ka nisur negociatat me PS-në. Edhe ish ministra të tjerë kanë mbyllur gojën e nuk kritikojnë më qeverinë sepse e kanë kuptuar që tradhëtia nisi që në marsin e vitit të kaluar. Të vetmit që llomotisin në rrejet sociale, parlament e televizione janë deputetët e rinj. Por, këta nuk shtojnë as edhe një kredencial politik dhe as që ngjisin në popull. Fjalët e tyre janë si flutura për Ramën e si gajde për shqiptarët. Edhe vetë Monika ka rënë në heshtje, pasi jo vetëm Rama se përfill, por edhe Basha nuk po ja var. Ndaj edhe opozita është si një mitër me dy dhoma, ku politikat ngjizen në vetëm njërën prej tyre, e tjetra është shterpë.
LSI-ja ka përfunduar si një rrobë e flakur tutje, dikur e bukur, e frikshme, e fortë, dhe e re, tashmë nuk shërben më as për të fshirë qyrret.
E gjithë kjo dramë sepse lidershipit iu ngreh mendja se janë të paprekshëm e të pathyeshëm! Sepse me arrogancë këndonin “Baftiar Baftiar” kur Rama thurte skema me faktorë elitarë ndërkombëtarë. Sepse gjysma e familjes së lidershipit të LSI drejtonte sektorët kryesorë të organizimit ndërsa Rama trajnonte stafin e tij në SHBA e Britani. Sepse LSI-ja shkonte në zgjedhje me të rinj që edhe votën e familjes së vet nuk arrinin të merrnin, ndërsa Rama shkonte me të gjithë shtetin pas vetes dhe forcën e organeve ligjzbatuese. LSI-ja kishte Çim Pekën, Rama kishte Alaistar Cambell. LSI kishte amatorë si Shab Sulçen, ndërsa Rama super profesionistitn Endri Fuga e një ushtri të madhe profesionistësh, OJF të shumta në dukje e nën hije, televizione e manjatë televizonesh e gazetash. Dhe LSI-ja u bë një shaka e hidhur për të gjithë ata të cilët i qëndruan besnik, të cilët sot vuajnë për bukën e gojës, sepse arroganca dhe tradhëtia i erdhi nga lartë, nga ata drejtues që menduan se do fitonin me qyfyret e Bes Kallakut, ose ndoshta thjeshtë nuk i plaste fare për fatin e atyre poshtë vetes.
Këshillat bashkiakë po dëshmojnë largim të këshilltarëve të LSI-së për nga PS-ja. Edhe elementë të rëndësishëm të LSI-së po negociojnë largimin për nga PS, por as që janë më të mirëpritur sepse nuk kanë më çfarë të ofrojnë. Në Shkodër LSI-në e ka pllakosur heshtja që kur deputeti i Agron Çela bragtisi mbledhjen e kryesisë së LSI dhe u takua me Ramën. Në Durrës ka zaptuar frika se mos investigohen ineceratorët, projekti skandaloz i 2 milionë eurove në zonën e Curilave i cili tashmë është tërësisht i rrënuar, dhe shumë abuzime të tjera si ai me punëtorët e fermës së ish ministrit që paguheshin përmes rrogave të ministrisë së mjedisit apo institucioneve që drejtoheshin nga LSI në atë qytet.
Edhe kryetarët e bashkive që drejtohen nga LSI-ja kanë rënë në heshtje. Është e pritshme që edhe një vit do jenë në detyrë, pasi në zgjedhjet e ardhshme vendore jo vetëm që LSI-ja nuk do ketë më bashki për të drejtuar por edhe vetë PD do mbesë me gishtin në gojë. Kjo nuk është dëshirë. Kjo është një përllogaritje e mirëmenduar dhe e mirëstudiuar të trendit zgjedhor, dhe faktorëve politik. Mbi të gjitha mbi frikën e anëtarëve të LSI-së, dhe gjendjes shumë të dobët të opozitës në tërësi.
Siç, e kam shkruar e theksuar edhe në shkrime të tjera, LSI-ja, si element politik, është më e rëndësishme se sa duket në politikën e vendit. Shqipëria ka histori të gjatë dikatoriale, ndaj edhe politika shqiptare ka natyrë diktuese, për këtë arsye sistemi dy partiak krijon natyrshëm vetëm diktatorë. Një parti e tretë, si LSI, është në fakt aseti më i vyer që ka politika shqiptare. Një parti e tretë zbut diktatin dhe moderon qeverisjen. Nëse menaxhohet mirë dhe drejtohet me vizion të qartë politik dhe opozitar, LSI mund të ngrihet përsëri e të faktorizohet në opinionin publik dhe ndërkombëtar.
Por si mund të ngrihet? Këtë ta gjejë Mona e të tjerë. Një gjë është e sigurtë, ushtarët që kishin dje pas vetes, sot janë shumë më pak.(TemA)
MIRË I KE THËNË CA GJËRA ORE ZOTËRI.
POR ,PARTI TË TIPIT TË LSI-së, S’JANË DHE S’MUND TË JENË ASET.!
LSI-ja, U NGRIT SI NJË FAMILJE POLITIKE , E ETUR PËR
PARA, MLBODHI DHE CA HAJDUTË TË TJERRË RRETH VETES, DHE FILLOI TË MBUSH THASËT DUKE SHPËRNDARË DIÇKA NGA PLAÇKA E VJEDHUR.
ASETE PËR VETE MBLODHËN , POR JO PËR SHQIPËTARËT.
CA RROGA DHANË, POR EDHE ATA QË I MERRNIN,
E NDJENIN ERËN E RËNDË TË BATKÇILLËKUT DHE TURPIT.
JAM ME LSINË, KËNDOHEJ KËNGA, SI VJEDH AJO ,NUK VJEDH ASNJI!!
PO TA KESH FJALËN PËR KËTË VLERË TË SAJË, MË MIRË QË PO ÇBËHET !
ISHTE MISH I HUAJ ,NË TRUP ,NË FAKT TË SËMURË.!
e sakte, i ke rene pikes, LSI ka qene nje flucke sapuni ose me sakte nje kala e ngritur ne rere.
Ta fali i beni Titit per sukseset.
Ne Shkoder asht e vjeter thania: “A don me name kend? Thueji: t’u rritet mendja!”
Ti mire e thua. Po une mendoj se ajo parti u ngrit nga kapricua, u “forcua” nga genjeshtra dhe do zhduket nga mashtrimi total. Rekrutonte mjerane, i paguante neper fasone e gurore sa per te mbajtur shpirtin duke vjedhur familja Meta djersen e tyre.
Si mund te moderoje qeverisjen nje parti e trete kur s’ ka patur e s’ ka ide dhe program politik , qe vete nga ta fryje era njehere majtas e njehere djathtas , vetem per pushtet e per te zhvatur me me shume se gjysma te antareve te pa shkolle e pjesa me e madhe “dru me pre” , me arogancen e Monikes e me fodullekun e Tit Vasilit qe akoma luan lojen ” me se ma potise gomarin”,kur te tjeret as ja varin dhe as e perfillin me abuzimet, arogance, fodullek gjate 12 vjeteve ne poste te rendesishme si me PD-ne dhe me PS-ne
do e çojme tepsine lsi per skrap tha ai I madhi me tuta dhe e çoi per skrap kshuqe dale se skeni pare gje akoma ….
Mona di tua ngreje lart.
Fantastike, asgje per te shtuar.
Ore daktor ene prefsjor
Bur bur bur e azgje te re
Asnje nuk hyn ne politike per te tjeret por per vehte
Ndryshe te gjith politikanet do kishin monumente
Ne kemi 100vjet dhe nuk ram dakord kujt politikani ti bejme monument
Se dyti partite lindin dhe vdesin sjan te perjetshme
Po larg qofte pd te marre vota sa lsi ca do na thush
Se treti shan antarsine dhe e qyan aset
Kur iken perpara te duket KURVE
Kur kthehet mbrapa VIRGJERESHE
Lsi e mbaroi misionin e saj
Meta e kuptoi dhe u largua si miu i anijeve
Mona ka mbaruar por frika e lencimit e ben PORDHERESHE
Te tjerat jan kot
Ne ale vihet per tu dhjere jo per tu dukur
Lsi o nje ale ti cdo atje
Pune abazllinjesh thuaj…. parti hajdutesh…kryekeput kurva e injorante…thjesht rracqira
VATE KRYEMINISTRIA…COFI DHE TEPSIA
….. Po vjen drejtesia, po u shkermoqet LSI-a !
– Losers… Humbameno
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Sabelotodo- Gjithckadites!
Ky jo vetem di gjithcka por edhe ben gjithcka …!
Kot nuk eshte doktor !
Ka nje urim filozofik te mencurise shqiptare ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes :
– Mos u befsh per Doktor dhe per avokat !
Njeri te qeth ! Tjetri te rruan !
Njeri te gruan! Tjetri te qeth !
Jo nga floket e qimet e fytyres !
Po nga xhepat, nga paret, nga portofoli !
A nuk ishte Petrit Vasili ministri i Shendetesise se Qeverise Berisha- Meta !?
E gjeti ne krize e zhvatje …
E ngriti nivelin e saj ….
Lart e me lart flamujt e Kongresit …
E coi ne agoni e korrupsion masiv !
Pacienti ne spital duhet te paguante edhe ilacet qe ministria e Shendetesise ua jepte nen dore farmacive me mire tri per Lalen se pese per Salen!
Farmacia ua shiste familjareve me 2-3 fishin pasi spitalet e Vasilit nuk i kishin pasi Petriti ua kishte shitur farmacive sipas ekonomise se tregut “ Kush paguan me shume ! “
A nuk ishte Petrit Vasili ministri Drejtesise i Qeverise Rama Meta…
Drejtesia e drejte si litari ne thes e ktheu edhe thesin ne litar ne qafen e shqiptareve.
Drejtuesit e Burgjeve , shumica e te cileve, ish-burgaxhinj vete, ua vodhen jo vetem ushqimin por edhe jeten mijera te burgosurve …
Edhe burgjet u bene domen i LSI-se nga ish Kryetari I Grupit Parlamentar te saj, shkolleshumi Petrit Vasili dora vet…
E sot Vasili bashke me Monen pergjerohen per Kushtetuten !
A nuk u bene prone pa tapi e LSI-se edhe Hipotekat qe e ben Lesh e Li pronat e Hipotekat si askush para tij !?
Ku ve e ka dore LSI behet puna Lesh e Li si bakllavs ne tepsi, sic thote ajo kenga filozofike tiranase !
Petrit Vasili kishte ne komande te Drejtesise shqiptare… Drogat e forta dhe te buta, kanabisi lulezoi si asnjehere….
Cfare beri ministri i Drejtesise Petrit Vasili per goditjen ligjore te saj dhe mbrojtjen e Kushtetutes !?
Me pak se nje vrime ne uje !
Ku mbillej, kultivohej, rritej Kanabisi!?
Kush i mbulonte pyjet, ekologjine, transportin rruget ne qeverine parardhese!?
Sigurisht LSI-ja !?
Pse!? Ku ish parja e madhe e Tepsia atje ishte LSI-ja, te na rroje nene Partia !
E Vasili, Mona, Luani, Manjani, Keida … u prine hordhive te Bandes se Gangstereve e Kusareve te Sali Berishes ne sulmin kunder Kuvendit !
LSI shkemb e gur
Digjet vritet per Flamur !
Per flamurin e Tepsise..
Tym e flake i ve Shqiperise !
Nen komande te
Mareshall Salise !
Nacalnikut te Serbise !
Shkelqimi me i madh i Petrit Vasilit dhe bandes se tij eshte politika…
E kane ndritur fare…
Profesor politike si Petrit Vasilin eshte veshtire te gjesh ne planetin tone ! Churchilli, Kisingeri, Theceri, Merkeli, Regani, Klintoni, Ten Hsiao Pini… jane vetem shkollepaka para Petrit Vasilit e compani !
E shpalli veten kryeminister te Shqiperise pa u caktuar ende data e zgjedhjeve…
Shkollepaku Edi Rama dy metra burre i duket si nje liliput, nje hic …
Aq hic sa gjashte thirrjeve telefonike te kryeministrit qe e kishte per detyre shteterore e ligjore diten e komplotit te madh ala Lul, Mehdihoxhe e co. si duket I kishte dehur avulli i rakise se Dashi Shehut, as i begenisi fare…
Si mundej ta ulte veten ne nivelin e nje shkollpaku si Edi!?
Larg qofte !
U fut ne sallen e Konferences se Mukjes si Profesor, si Gjeneral, si Mareshall numer 2, si shkolleshumi i politikes !?
Si doli !?
Si nje qen i rrahur kur shkollepaku Rama i futi krahun Lulushit dhe gishtin ne bythe
shkolleshumit Vasili!
Petrit Shkolleshumi u fut ne salle si Ptoleme
E doli prej saj si dru me pre!
Preludi i disfates te sukseshme te Petrit Vasilit 25 qershorit 2017 qe ia hoqi jo vetem kryeministrine por edhe Tepsine !
I iku kryeministria !
E mosomakeq !
Cofi dhe Tepsia !
Po vjen drejtesia !
Ndaj eshte terbuar PD- LSI-a !
Ndaj si asnjehere me pare ne politiken shqiptare dhe historine moderne nje parti e majte ka shkalluar ne ate fare feje sa do ti marre Tepsine edhe se djathtes si lidere e saj, duke bere edhe protagonistin edhe zjarrmetarin e nje zjarri qe me se shumti po e do ta demtoje Shqiperine.
Humbameno!
Ta gezoje Baftjari(Meta) gjysmen e hekurudhes Tirane Rinas Durres me leket tona…
Me fal ni per banalitetin , por nje shprehje popullore thote: ” PORDHET E MEDHA , GRISIN BREKET E VETA !”
LSI eshte nje parti e sajuar. Te gjithe e kuptuan qe ajo do te shkrihej si vesa e mengjesit. Nje pyetje: A mund te mbaje pasrti Monika Kryemadhi Turp per ata shqiptare qe i shkojne nga pas. Jam shume dakord me artikull shkruesin. Ajo ne zgjedhjet vendore te vitit 2019 nuk mer dot as bashkine e Corovodes. Per kete ve bast.
Si teori mir e ke ti ore mik ! Por zbrit ne realitet dhe shikoje pak me me teper llogjik , lsi esht partia e te ardhmes shqiptare dhe arsyet jan shum te thjeshta : ke nje popull qe mentaliteti i te cilit esht menyr arixhinjce – te kem sot per te ngren pa per neser mendoj neser , ci qi temen atdheut kur gjys thesi mjell ma jep partia ( nje her ne 4 vjet ) . Nese shqiptaret nuk do kishin mendjen e arixhiut sot ne nuk do shikonim keta surreter ne televizjonet tona ! Pupulli ka hak udheheqesin e tyre dhe udheheqesi i radhes do jet monikara kryevogla (turp por esht haku qe na takon )
Artikulli me i bukur qe kam lexuar. Vertet kjo eshte nje cizme particke qe u pompua shume kur ishte ne pushtet dhe ne fund deshi gjithe tepsine per vete, Doli me parullen e cmendur ne fushate Cili – ( petriti) kryeminister hajde eufori hajde a mund te behesh Petriti KM kurren e kurres . tani kjo parti eshte kthyer ne nje turme sharebajgash qe bejne nga nje deklarate ne kuvend si sygjarperi kejdi apo shpifarakja tjeter Kerpacja dy deputetet me te shpifura qe ka patur ndonjehere salla e kuvendit. prisni zgjedhjet dhe do e shihni si do hyje ne uje perseri cizme particka LSI…..