"Ligjet" rrëzojnë kërkesën e opozitës për mandatin e Arta Markut, Ruçi: Sapo KLP të ngrihet siç duhet, zgjedhim kryprokurorin

27 Shkurt 2018, 11:24Politika TEMA

Është rrëzuar kërkesa e opozitës për ndërprerjen e mandatit të kryeprokuores së përkohshme Arta Marku.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi tha se raporti i dalë nga Komisioni i Ligjeve do t’i kalojë për miratim Kuvendit.

“Kryeprokuorin e ri ta kalojmë në Vetting dhe ta zgjedhim me 3/5 e votave në Kuvend. Askush nuk e di nëse Kryeprokurorja aktuale e kalon Vettingun. Sapo KLP të ngrihet siç duhet, zgjedhim Kryprokurorin e përkohshëm. Ky është një test për mazhorancën në qoftë se do drejtësi te pavarur”, propozoi  ai.

Ndërkohë, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi kujtoi zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku duke theksuar se ishte një ndër situatat më të paprecedente.

“Jemi ne momentin me te rendesishem te vendimmarrjes e cila duhet te permbledhe dhe pergjegjshmerine e parlamentit shqiptar. Jane propozime qe zgjidhin ngercin e krijuat.

Seanca e 18 dhjetorit ka paraqitur nje nder situatat me te paprecedente lidhur me kushtetutshmërinë e shtetit shqiptar.

Nje antikushtetutshmeri po con ne nje antikushtetutshmeri tjeter. Ta veme ne shine kushtetutese procesin e hetimeve penale.

Te evitojmë qe ne te ardhmen e afërt jo te largët sistemi i prokurorisë te mos hyje ne një vale tërmetesh. Propozimi ynë është te kthejme Prokurorin e Pergjithshem ne shinen kushtetuese.

Ti nderprejme mandatin prokurorit te zgjidhur ne mënyrë antikushtetuese. Fillojme nje procedure kushtetuese me veting per te gjithe kanddiatet. e zgjedhim prokurorinne ri me shumicen e cilesuar prej 3 /5.

Sapo Keshilli i Lartë i Prokurorise te ngrihet siç duhet te zgjedhim prokurorin e pergjithshem me mandat 7-vjecar”, tha Bylykbashi. (TemA)

2 komente në ““Ligjet” rrëzojnë kërkesën e opozitës për mandatin e Arta Markut, Ruçi: Sapo KLP të ngrihet siç duhet, zgjedhim kryprokurorin”

  1. O says:

    Kryeministri Rama ka më afër opozitën se Artat e PS-së., ndaj nëse opozita thot ti jepet shkelmi, ashtu të bëhet. Dhe kur PD të vij në pushtet do modifikoj personelin nëse deshiron selia rozë

  2. tiku says:

    Ndoshta nuk jam ne rregull. Ky informacion eshte “gatuar” e bere lemsh. Mos jane ngaterruar Ruci me Bylykbashin???. Hidhini nje sy e na sqaroni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje