Meçollari spiun? Reagon fort Petro Koçi: Berisha po i bën presion Metës të mos firmosë...

26 Shkurt 2018, 19:42Politika TEMA

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i  ftuar në studion e Report Tv komentoi akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha në adresë të kreut të Forcës Detare Artur Meçollari, një prej negociatorëve të palë shqiptare për marrëveshjen e Detit me Greqinë, i cili sipas tij është spiun dhe sigurims.

Koçi tha një qëndrim i tillë është presion i drejtpërdrejtë në adresë të Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të bllokuar bisedimet me Greqinë.

Është një presion ndaj Metës për të mos dhënë aprovimin për këtë emër.

Kemi të bëjmë me një qëllim të drejtpërdrejtë, një presion ndaj Metës që të ngurrojë për të firmosur sipas kompetencave që i jep kushtetuta.

Ka edhe një plan tjetër politik, të mos harrojmë që jemi në prag të negociatave, dhe opozitës, z.Berisha, i intereson një mosmarrëveshje me Greqinë që të çojë në një qëndrim jokonstruktiv të Greqisë në këtë proces.

Opozita e quan hapjen e negociatave dështim të saj dhe sukses të qeverisë”, u shpreh Petro Koçi, duke sqaruar se etiketimet e Berishës ndaj Meçollarit nuk qëndrojnë.

1 komente në “Meçollari spiun? Reagon fort Petro Koçi: Berisha po i bën presion Metës të mos firmosë…”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Si tha Plaku Vrases ne fjaline e fundit: Presidenti ti referohet gjykimit te Gjykates Kushtetutese.. Po ky nje muaj me pare ne Parlament e quajti te blere nga Edvin Kristaq Rama vendimin e Gjykates Kushtetuese.. Doli ne Podjum dhe ate tha. O Tema, nxirri nje vidjo cfare tha ne Parlament nje muaj me pare per marrveshjen dhe nxirri ate qe tha sot jasht Parlamentit.. Tregojini fytyren ketij Tradhtari..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje