Fatos Klosi: Izet Haxhia është burracak, historia e tij ka marrë fund

26 Shkurt 2018, 18:21Politika TEMA

Flet me “Albanian Free Press”, ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi: Pse reforma në drejtësi nuk do të ketë ngjyrime politike

Z. Klosi, reforma në drejtësi sipas shumë specialistëve dhe organizmave ndërkombëtare ka filluar të ecë në shina. Besoni se nuk do të ketë pengesa në vazhdimin me sukses të saj?

Unë besoj, siç kisha besuar, se reforma do të gjejë kohën dhe vendin e saj për të hyrë në shinat e duhura. Tashmë besoj akoma më shumë se me këtë fillim të mbarë, ajo do të ecë e sigurt në rrugën e saj të drejtë. Me ndihmën e madhe të organizmave ndërkombëtarë, me deklarimet e tyre unë besoj në një sukses dhe vazhdim të suksesshëm të saj, pavarësisht të ndonjë presioni të pabazë.

Opozita nga ana e saj, thotë se reforma drejtohet nga pozita dhe bën seleksionim e ndarje në goditjen ndaj korrupsionit. Por edhe se reforma në drejtësi është e kapur. Mendimi juaj rreth kësaj?

Reformën nuk po e bën as e majta, as e djathta, as pozita dhe as opozita. Këtë reformë kaq shumë të mirëpritur nga populli shqiptar po e bën Amerika dhe Bashkimi Evropian. Ata janë nxitësit, përkrahësit dhe nismëtarët e kësaj reforme kaq të shumëpritur dhe të domosdoshme. Kush thotë se kjo reformë është e kapur, gënjen veten, ose  nuk po e ndjek gjithë procesin e saj. Reforma është më kollaj, më e favorshme për ata që kanë qenë në pushtet, sesa për këta që janë tani. Nuk besoj kurrë se do të ketë ndarje, e majtë, e djathtë dhe seleksionime në favor të partisë në pushtet. Kurrë. Ndërkombëtarët kanë punuar për një proces të reformës tërësisht të pavarur, ndryshe reforma nuk mund të konceptohet. Deklarime të tilla janë zëra në shkretëtirë për të manipuluar opinionin e shoqërisë, që tashmë dhe ai është ndërgjegjësuar sesi po ecet dhe çfarë rruge po ndjek kjo reformë shpëtuese për shoqërinë shqiptare. Nëse kjo reformë do të ecë mbi baza seleksionuese, favorizuese ndaj partisë në pushtet do të ishte e pakuptimtë dhe tërësisht e gënjeshtërt. Kjo s’do të ndodhë kurrë, kurrë. Reforma në drejtësi nuk do të ketë ngjyrime politike, përkundrazi, besoj se do të jetë e kundërta, ashtu siç ka filluar.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vendim përmenden me emra edhe bashkëshortja, vajza, madje dhe fëmija tjetër i mitur. Vendimi u mor me firmën e sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson dhe njoftimi u shpërnda në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit. Adriatik Llalla është zyrtari i parë shqiptar që merr një vëmendje të tillë negative nga shteti amerikan. Çfarë tregon ky refuzim sipas jush?

Ky veprim tregon se Amerika është ajo që inicion, drejton dhe nxit reformën në drejtësi. Pa Amerikën, mendoj se kurrë kjo reformë nuk do të merrte rrugën e duhur. Faktikisht, Amerika dhe Bashkimi Evropian ishin formatuesit e reformës, të cilët i detyruan deputetët që të mblidheshin plot 140, e të bënin ndryshimet kushtetuese, në mënyrë që kjo reformë të kryhej. Ndalimi i hyrjes së Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është sinjali më i qartë që reforma është në rrugën e drejtë dhe nuk paraqet asnjë kompromis. Ky qëndrim nuk është thjesht një mosdhënie vize, por pas saj ka probleme shumë serioze. Një gjë tashmë duket qartë që në këtë reformë SHBA-të nuk sjellin vetëm orientime, por dhe prova dhe fakte. Pra, sjell ato që kërkohen në një reformë të tillë.

Z. Klosi, ditët e fundit në shtyp po përcillet si lajm edhe ekstradimi i Izet Haxhisë, i cili ka deklaruar se do sjellë fakte të reja rreth vrasjes së Azem Hajdarit. A mendoni se do ketë zhvillime të reja?

Kjo çështje  për mendimin tim është mbyllur. Izeti me deklaratat e herë pas hershme në shtyp do që të duket, do që të evidentohet, do që të jetë në qendër të vëmendjes. Por tashmë është shumë vonë. Izeti kur duhej të tregonte, kur duhej të dëshmonte, kur duhej të jepte fakte, u struk, u tremb. Izeti më shumë flet broçkulla, sesa fakte. Shumë gjëra që ai mendon se janë fakte, i sjell tani dhe jo në kohën e duhur. Ky është problemi më i madh i tij. Historia e tij ka marrë fund, pasi është treguar burracak. I friguar dhe pa ekuilibër në momentet e duhura.

Ndërkaq, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar para disa ditësh për çështjen e marrëveshjes për paktin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Meta u shpreh se po e ndjek më vëmendje këtë çështje dhe se do të veprojë vetëm sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Shqipërisë. Ai tha gjithashtu se e mirëkupton shqetësimin e qytetarëve lidhur me këtë pakt dhe se ai do të veprojë sipas Kushtetutës në kohën e duhur. Mendimi juaj për këtë qëndrim të kreut të shtetit?

Them se ai ka mbajtur një qëndrim të ekuilibruar, pasi firma e tij nuk është fare formale. Duke mos e dhënë firmën menjëherë, ai tregon se kjo firmë kërkon seriozitet, kërkon përgjegjshmëri, kërkon studim të çështjes, kërkon ndërgjegjësim në njohjen mirë të marrëveshjes. Ky qëndrim i Metës në këtë pikë mua më duket pozitiv. Me këtë qëndrim, Meta tregoi se për një marrëveshje kaq të rëndësishme, kaq delikate, kaq shumë të diskutuar duhet vepruar me shumë qetësi dhe maturi.

Vendimi për ekstradimin nga Turqia, ish-truproja i Berishës: Dua të dëshmoj

Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, do të ekstradohet drejt Shqipërisë. Një vendim të tillë është marrë së fundmi nga Gjykata e Lartë në Turqi dhe ndaj tij, ka reaguar edhe vetë Haxhia. “Jam i gatshëm të zbatoj vendimin e drejtësisë, sado që është i dirigjuar politikisht. Është e drejta ime që kur të kthehem, të rihap çështje për të cilat jam dënuar në mënyrë të padrejtë dhe theksoj këtu çështjen “Hajdari”, ka deklaruar ai. Duke shtuar se pret që drejtësia shqiptare, këtë herë, të tregohet e pavarur lidhur me këtë çështje. Teksa ka ripërsëritur akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. “U qëndroj të gjithave çfarë kam thënë deri më sot, si për Berishën, ashtu edhe për çdo person tjetër, dhe në qoftë se drejtësia e pavarur ma krijon mundësinë të dëshmoj para saj, unë do ta bëj këtë”, ka theksuar ai. Duke risjellë në vëmendje se akuza që rëndon ndaj tij dhe për të cilën është dënuar, ka qenë se ai ka telefonuar Azem Hajdarin, e ka nxjerrë enkas nga selia e Partisë Demokratike dhe më pas, atë e kanë vrarë. Bëhet fjalë saktësisht për ngjarjen e 12 shtatorit të vitit 1998, të ndodhur vetëm pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet, ku mbeti i vrarë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

14 komente në “Fatos Klosi: Izet Haxhia është burracak, historia e tij ka marrë fund”

  1. O says:

    Dhe Izeti s’din çka shkruajtur

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Nese izeti nukka ndonje fije te forte te mbetur diku ne katasrofen e tranzicionit te shqiptar eshe sjelle ne shqiperi per tja vulosur nje here e mire.
      Pergjigjja e klosit nxjerre dy aspekte tronditese te politikes dhe drejtesise shqiptare: 1) me arrogance jy batakci po e pranon se ato qe thot izeti jane te verteta por ai pati frike te vinte si cjapi tek kasapi;
      2) drejtesia shqiptare nuk nje rishikim dhe rishqyrtim ceshtjesh ne drit te provave te reja…

      Por une do te shtoja edhe nje fakt tjeter: qe me keto qe keta maskarenj kane bere mbi kurriz te shqiperise nese vendi nje dite do te gjendej ne lufte askush nuk do falte asnje qime bythe per ta mbrojtur dhe nese rendi do te shkaterrohej edhe nje here si ne 1997 ate here ne do shohi se si keta alabake do e vrasin dhe shkerdhejne njeri tjetrin

  2. ceni boston says:

    Ha ha ha, se dime kush ka frike! Do te dale emrin me duket o fatos, po kuj ti deshmonte Izeti, Sali Berishes dhe atyre prokuroreve qe e mbyllen ceshtjen shpejt e shpejt! ka ardhur kohe me duket o Fatos!

  3. Viro says:

    Interviste koti. Pyetet Klosi per reformen ne drejtesi, marreveshjen me Greqine dhe Ish prokurorin Llalla. Klosi nuk ka lidhje fare me keto fusha. Eshte njelloj sikur te pyesin mua per keto fusha. Drejtor I shish Klosi ka qene para 15 vjetesh. Punet ne ate institution kane ndryshuar shume, po dhe njerezit gjithsshtu. Klosi eshte jashte teme, I sfazuar dhe me mendime te tejkaluara.

  4. Treviso says:

    Nuk jam dakort me zotin Klosi kur tblte qe eshte nje dosje e mbyllur Per sotin Klosi munde te kete e mbyllur, se dhe ai munde te kete mizen ne kesule. Sipas zotit Klosi dosjet e mbyllura nuk duhen hapur, apo vetem dosja e Izey Haxhise nuk duhet hapur.

  5. Kryf says:

    Po kush je ti qe thua se :Eshte nje qeshtje e mbyllur ajo e A.Hajdarit?.Po perse qenkan teper vone dekleratat e I.Haxhise?. Une besoj shume me shume tek Izeti,se sa tek ti ‘me njeqind fytyra, dhe te gjitha futyra te pista.

  6. Ilir says:

    Djalli dhe monstra Sali Berisha nuk eshte nje individ por pjese e nje mekanizmi, ndaj Izeti duke e ditur kete fakt, realitet u detyrua t’i shmanget ketij rreziku per jeten. Te shmangesh ndaj rrezikut dhe t’i kundervihesh atij me forma dhe veprime te cilat bejne efekt dhe nderkohe mbrohesh nga distanca dhe fshehtesia, mendoj se eshte zgjuarsi, por edhe kurajo, sepse z.Fatos Klosi, mekanizmi pjese e se ciles eshte Berisha nuk te fal, por te con ne boten e pertejme. Duke qene ne krye te SHIK-ut ju e keni mesuar dhe njohur ne shume detaje kete rrezik qe paraqet “vegla” Berisha”. Ndaj edhe hyt dhe dolet nga ky organ i Shtetit duke mos i prekur sikur nje fije floku, megjithese e kishit ne “TAVE” dhe me pas ne “TABAKA” .
    Koha do te tregoje se ka apo nuk ka vlere deshmia e Izet Haxhise, ne se kane vlere akuzat e Tij ne adrese te Kokes se Krimit ne Shqiperi ne vitet 1991-98 njekohesisht do te vertetoje Rrezikshmerine e mekanizmit (pjese e se ciles eshte Berisha) ndaj jetes se Izetit.

  7. asd says:

    Gjuha e Klosit tregon se ka frik nga e verteta.

  8. asd says:

    Gjuha e Klosit tregon se ka frike nga e verteta.

  9. Atdheu says:

    Z. Klosi mqs ne qene ne krye te SHIK-ut normal duhet ta dishe sh mire ngjarjen. Por je dhe ti nje zgjebe qe ke rojtur nen friken e Berishesh. Nuk ke patur dhe nuk ke guximin te thuash te verteten. Koha do ta vertetoj nese Haxhia ka te drejte apo jo. Dhe nuk do te vonohet.
    Z.Klosi na bej nje nder te lutem. Vulose ate hale se vetem idiotesira nxjerr, dhe mos na dil me per komente.

  10. Askushi says:

    Z.Klosi shko futu ne ndonje vrim dhe mos na hap barkun me intervistat e tua. Nuk i hyjne me ne pune as njerit.

  11. MONIKA NEPËRKA PIKA - PIKA says:

    Dikur kam pasur respekt për z.F.Klosi , por kur kaloi me LSI-në ,
    u bëra indiferent ndaj tij . Simpatia për të më lindi kur , si drejtor
    i SHIK-ut filloi të gërmonte qënien në shërbim të Asfalisë greke
    të k/ministrit të kohës Fatos Nanos dhe gruas së tij Xhoanës ,
    veprim për të cilin Nanua u hakmor dhe e nëmi sa mundi . Tani ,
    me këto broçkulla që po lëshon , më bën të dyshhoj se Fatos Klosi
    duhet të jetë i përlyer dhe i trembur nga dëshmitë e Izet Haxhisë !

  12. tir says:

    Nuk jam fare dakort me prof Klosin, per Izet Haxhine.Po te kish reaguar me pare do kish fatin e Azemit, Zhulalit, Olldashit, Gazidedes etj kete gje ai e ka ditur mire. Dosjet aty jane. Do hapen dhe do vihen pikat mbi “i”. Prof Klosi E verteta vonon , por nuk harron.Ajo qe na cudit eshte se ju prof e Shk Natyres ( pervec Gjinushit) keni nderruar partite si mbreti grate, sidomos Kac Islami e ka menderosur fare.

  13. Flutura says:

    O Tos, po ata qe po negociojne e po punojne per marrveshjen jane te pa ekuilibruar e te papergjegjshem sipas teje?
    Je dhe i shkencave ekzakte qe nuk konvergojne dote mendimet e tua. Flet ndonjehere si kopetent pa qene as ordiner Mesove dicka nga SHIK-u po me mire je ne degen tende se ne problemet e tjera qe vlereson e diskuton.
    Ose je ferre e paperfilleshme qe nuk i prish pune askujt edhe kur perpiqesh ta besh kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje