Negociatat për detin me Greqinë, aleati i LSI-së: Nuk e marr seriozisht Berishën, "patatja e nxehtë" çështja çame. Ja roli i Metës

26 Shkurt 2018, 17:56Politika TEMA

Ish-ministri i jashtëm, Paskal Milo ka komentuar negociatat Shqipëri-Greqi ku ka folur edhe për përgjigjen që MEPJ i ka dhënë Presidentit të Republikës, Ilir Meta sa i takon plotfuqishmërisëpër të negociar me fqinjët.

Milo thekson se se brenda 2-3 ditësh Meta mund të japë autorizimin për çeljen e negociatave.

I pyetur në News 24 lidhur me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha se një spiun i shërbimeve të huaja është vendosur si negociator për detin me Greqinë, ai thotë se nuk duhet marrë seriozisht.

“Meta nuk ka arsye pse mos japë autorizimin për plotfuqishmërinë në lidhje me negociatat me Greqinë.

Ministria e Jashtme patjetër që duhet t’i ketë plotësuar kërkesat dhe mendoj se Meta brenda 2-3 ditësh do japë autorizimin për të nisur negociatat me palën greke.

Dy ministrat e jashtëm kanë rënë dakord për të zgjidhur problemet që mund të kenë mbetur pezull dhe mendoj se ky sheshim i këtyre problemeve do bëhet kur të takohen dy kryeministrat në Korçë.

Marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë arritur në parim dhe ekspertët do përcaktojnë koordinatat. Ekspertët e dinë se çfarë duan dhe mbetet vetëm të firmoset marrëveshja për detin.

Unë nuk i marr me shumë seriozitet deklaratat që bëhen në oborrin e Kuvendit. Ato që janë thënë sot për grupin e negociatorëve kanë synime politike.

Unë nuk e di informacionin që lëshoi Berisha për një nga negociatorët dhe ato janë me burime nga PD.

Unë Mecollarin e njoh si një studiues në kanalin e Korfuzit.

Ai është ushtarak i njohur dhe ka pasur role të larta komanduese dhe është një njohës i mirë i të drejtës ndërkombëtare detare.

Mendoj se është pozitiv fakti që Mecollari është pjesë e negociatorëve.

Çdo qeveri kërkon të privatizojë marrëveshjen dhe ta quajë një rezultat pozitiv për veten e vet dhe nuk ka transparencë për tu konsultuar me konkurrentin politik.

Interesi polik i PD mendoj se është të kundërshtojë dhe shpesh interesi polik është më i madh se ai kombëtar. Kjo është një marrëveshje ku të gjithë duhet të jemi bashkë.

Çështja çame është patatja e nxehtë mes dy vendeve dhe mendoj se nuk ka për të arritur zgjidhje rreth kësaj çështje.

Kërkesa e qeverisë shqiptare është që ajo të trajtohet të paktën në nivelin e të drejtave të njeriut dhe në këtë aspekt mendoj se mund të ketë ndonjë hap”u shpreh Milo.(TemA)

7 komente në “Negociatat për detin me Greqinë, aleati i LSI-së: Nuk e marr seriozisht Berishën, “patatja e nxehtë” çështja çame. Ja roli i Metës”

  1. O says:

    Çamët asnjëherë s’janë ankuar

    1. kerri says:

      Si ore s’jane ankuar çamet ! Jane ankuar tek Sali Berisha 6 vjet qe ishte president dhe 8 vjet qe ishte kryeminister dhe moren borraçon e Saliut. Bile Dashi Havase ka marre dhe borraçon e Petrit Vasilit, me duket dhe fundin e çizmes se Monikes.

  2. Alban says:

    Opinione me gjuhen e fakteve historike

    STOP ARROGANCES DHE ETNOCIDIT TE ATHINES !

    – Askush nuk mund ta ribeje historine !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ne vend te kerkojne falje me perunjesi kristiane per genocidin e “ Token e Djegur “ came, Athina zyrtare ushtron presione e diktate raciste te mirefillta ndaj qeverise shqiptare per te shtremberuar deri edhe historine e saj tragjike kombetare !
    Kerkon nga Qeveria dhe politika shqiptare qe te rishkruaje dhe ribeje historine e popullit te vet, cka eshte detyre e histirianeve dhe studjuesve e jo detyre as mision i qeverive dhe politikes.
    Mision i pamundur !
    Kerkese 24 karat albanofobe e raciste !
    Asnje qeveri jo vetem shqiptare por askund ne Bote perfshi edhe ate greke nuk ka tager as fuqi te dale mbi Kushtetuten e Shqiperise apo cilitdo shtet e aq me pak ta deformoje historine e vet tragjike .
    Zervat dhe monarkofashistet greke me Presidentin racist albanofob Pavloupoulos duhet te kerkojne falje per masakrat njerezore dhe genocidin
    barbar mbi popullsine shqiptare te Camerise dhe shfarosjen e saj ne mase.
    Historia mund te faksikohet, mund te shfytyrohet por kurre asnjehere dhe askush nuk mund ta ribehet.
    Te shtremberosh, te falsifikosh, te genjesh popullin tend dhe te ardhmen e tij , femijet duke u mesuar nje histori te rreme ne vend te se vertetes historike sic ka ndodhur ne realitet pa e percudnuar e pa e zbukuruar e glorifikuar me rrena e bacionalizem te stisur eshte detyrim njerezor dhe historik, etnik e kombetar, atdhetar e nderkombetar.
    Genocidi dhe Toka e djegur came, mijera viktimat e tyre nga bebe te oslindura akoma ne barkun e Nenes, femije e pleq , burra e gra te masakruara bejne thirrje nga varret e Parajse per drejtesi, per rikthim ne trojet stergjyshore, per rikthim te pronave dhe pasurive te bera shkrumb e hi nga hordhite e andartet e Venizellosve, Zervave e monarkofadhisteve greke!
    Turp per pasardhesit e bastarduar te Aristotelit e Platonit, te Homerit e Pitagores, te Arkimedit e Euklidit…. per krimet pafund e genocidin antishqiptar e anticam !!
    Edhe me turp per Presidentin Pavlopulos e Shefin e diplomacise Kotzias, per Ministrin e Mbrojtjes e naziskinet e Agimit te Arte, per Kushen Ortodokse shtet per kerkesat e arrogancen e tyre absurde, per ultimatumet e racizmin e kulluar fashistoide ndaj Shqiperise e shqiptareve miq jo vetem per te mohuar e shtremberuar historine e vet tragjike por edhe rrenjet e tyre kombetare e etnike, edhe gjakun e varret e te pareve.
    Cdo perulje, cdo nenshtrim, cdo leshim sadopak I vogel kunder ketij diskriminimi etnik e poshterimi kombetar nga Kali i Trojes do te ishte nje tradheti e atdheshitje e mirefillte edhe me e rende se Marreveshja e Otrantos, do te ishte nje shkelje e rende dhe e denueshme nga cdo e nga mbare kombi shqiptar !
    Stop !
    Kerkesat, arroganca, diktati i Athines zyrtare ndaj qeverise shqiptare eshte shkelje flagrante, dhunon barbar i te drejtave njerezore e kombetare te patjetersueshme te popullit e shtetit shqiptar si dhe i te Drejtes Nderkombetare dhe cdo ligji e rregulli per marredheniet midis shteteve sovrane !
    Si te tilla ato jo vetem duhen hedhur poshte por edhe denoncuar fuqimisht e me te gjitha rruget e mjetet nga Qeveria dhe politika shqiptare pa dallim ideje, krahine, bindjeje politike apo partie jo vetem ne Bruksel e Washington, ne OKB e ne Keshillin e Sigurimit te saj, e deri edhe ne Gjykatat Nderkombetare te Strasburgut e te Nju Jorkut… kudo !
    Ka vdekur koha kur politika e Shqiperise behej ne Beograd e Athine, ne Moske apo Stamboll …
    Jo sot por sot e 73 vjet me pare !
    Sic pat deklaruar ish- Presidenti historik francez Gjenerali Sharl De Gol per gazeten “ Le Monde” e shtypin francez ne vitin 1964 “ I vetmi vend ku politika behet ne kryeqytetin e saj dhe jo ne metropolet e medha sot eshte vetem Shqiperia e…. “

    1. Dega Alban says:

      stop ket ish spiun te deges…adhurusin e Like Floririt… e ka emrin alban trungu-dega

  3. nga parisi says:

    identiteti etnike i paskal milos ? .kontestohet.

  4. zhaku I pamposhtur says:

    O milo o rob i degjeneruar. ..një jetë të tërë ndërrove funksione nga më të ndryshmet në politikën shqiptare por më për zëmër pate atë të ‘jagos’….
    Po a nuk ishe ti mor qelbanik ku para një jave ishe i të njëjtit mendim me politikën greke ku akuzoje çamët për bashkëpunim me nazistët?? çfarë ndryshoi tani që na e quan ‘patate të nxehtë’ çështjen çame??
    milo je vetëm një këlysh që të ka përdorur dhe të përdor asfalia për të futur spica sipas orekseve të athinës

  5. Pellazgos says:

    Zoti Alban dhe ju te tjeret.
    Camet nuk jane shqipetare,me pushtimin e Osmaneve ose ishin Orthodhoks dhe u kthyen me dhune ne Myslimane ose jane turq.
    Pas krijimit te shtetit shqipetare ne 1912te ata nuk ishin ndonje here shtetas shqipetare dhe si shtetas Greke kreret e ketij komuniteti i privilegjuar nga Osmanet duhej te kishin kujdes dhe te luftonin per Greqine jo kunder saj.
    Tani me te thatin dhe i njomi,per fat te keq.
    Mirepo Idrizi dhe kompani shkojne tek Erdogani dhe vendosin turkun mbi ceshtjen e tyre kombetare Greke.
    Ne vend qe te kerkojne falje Idrizi me shoke dhe ka dokumenta qe punojne per Erdoganin,kerkojne edhe resto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje