BERZH: Shqipërisë do i duhen nga 60 deri në 200 vite që të arrijë standardet e BE-së

26 Shkurt 2018, 18:33Politika TEMA

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë në axhendën e tyre një seri reformash të brendshme por edhe të lidhura me njëra-tjetrën që synojnë ngushtimin e hendekut që ekziston mes Bashkimit Europian dhe këtij rajoni. Kjo vjen në kushtet kur integrimi mbetet busulla e orientimit për të gjitha këto vende.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një raport të fundit të saj bën një vlerësim të konvergjencës së Ballkanit Perëndimor me mesataren e standardit të jetesës në BE. Sipas kësaj analize janë nxjerrë tre skenarë, optimist, skenari bazë dhe pesimisti.

“Konvergjenca e plotë me mesataren e standardit të jetesës në BE mund të marrë shumë dekada. Një skenar bazë që përdor rritjen mesatarë për periudhën 2001-2016 tregon se 6 vendet e rajonit të  Ballkanit Perëndimor në mesatare mund të arrijnë një GDP-në për frymë mesatare të BE-së për gati 60 vite.

Një skenar optimist që përdor nivelin e rritjes së periudhës së para krizës tregon se mund të arrihet standardi i jetesës i BE brenda më pak se 40 vite ndërkohe që në skenarin pesimist që përdor mesataren e rritjes së post krizës rezulton që arritja e BE-së do të vinte pas 200 vitesh. Shpejtësia me të cilën kapet ritmi do të varet nga shpejtësia me të cilën do të adresohet sfidat që pengojnë zhvillimin e rajonit në potencialin e tij të plotë” thuhet në raport.

Sipas të gjitha gjasave vendet e Ballkanit Perëndimor në skenarin bazë kapin BE-në në vitin 2078, në skenarin optimist në 2053 dhe në atë pesimist në 2220.

Rritja mesatare e GDP-së për frymë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është sa gjysma e mesatares së 11 vendeve të Europës Lindore dhe sa një e katërta e rritjes në ekonomitë e zhvilluara të Europës Perëndimore. Problemi që duket se kërkon edhe zgjidhjen e shpejtë sipas BERZH është garantimi i një rritje produktive afatgjatë.

Arsyet që mbajnë peng këtë rritje produktive që mbetet e ulët sipas analizës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim variojnë nga vite të tëra me investime të ulëta në insitucionet ë dobëta dhe një mjedis biznesi të vështirë.

“Sektori privat është kontribuuesi kryesor në ekonomi në të gjitha këto vende gjithsesi shteti ka një rol dominat në disa industri kyçe dhe kanë para një axhendë të ngjeshur privatizimesh. Ndërmarrjet  e vogla dhe të mesme dominojnë sektorin privat dhe llogarinë për të paktën dy të tretat e vlerës së shtuar në mesatare” thuhet në analizë.(Monitor)

19 komente në “BERZH: Shqipërisë do i duhen nga 60 deri në 200 vite që të arrijë standardet e BE-së”

  1. lavdosh says:

    vetem titulli tregon se sa pesimiste jemi ne shqiptaret, se sa negativitet dhe nxirrje ka ne komunikimin tone te perditshem
    Per te arritur nivelin e Europes do te duhen 40-200 vjet dhe jo 200 vite. Cdo gje varet nga rritja ekonomike. Nqs Shqiperia arrin nje rritje ekonomike prej 4% ne arrijme Europen per 40 vjet. Nqs rritja ekonomike eshte 6% (plotesisht e arritshme kur shteti te veproj, kur drejtesia te jape drejtesi dhe kur sistemi i pronave te jete zgjidhur) GDP e Shqiperise do arrij mesataren e Europes per 20 vjet
    Gazetaret ne vend qe te bejne te zezen per cdo gje, duhet te bejne llogarite e tyre dhe te analizojne informacionin si duhet

    1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

      hahahaha,beqiraaaaaaaaaaaaaaaaaaaa e moret te ”gjatin” si birazeret tuaj doganist……………….Evropi nuk eshte per njethundraket arabe!

      1. like says:

        te pakten afrohemi. me keq eshte kur largohesh si puna e grekeve.

    2. Aviona Dykrenash says:

      mos lini nam o njerez. duhet shtu nja zero me kane te sigurt

  2. faikonica says:

    Normal,aq na duhen per me u konvertu

  3. co‱ says:

    Po mirë, në artikull nuk u veçua shqipëria. E dyta, 200 vjet quhet deviacioni standart me i ulët, si probabilitet. Mesatarja (pritshmëria) qenka .. sa ishte , 50-70 vjet. Përse nuk merreni me gjokset shpërthyese dhe Kim Kardashian më mirë. Për këtë jeni specialista ju.

  4. mirel says:

    Paskam gabuar me 100 vjet. Ne fillim thashe do dhe 100, po u dashkan dhe 200 te tjera per te shkuar ne Evrope.
    Nuk ka asgje per pesimizem. Po ta japim detin sot, dhe tja zgjidhim Greqise problemet, besoj do na i shkurtojne ca vite.
    Deti qe tani eshte bere kos, jo me pas 200 vjetesh, kushedi se cndodh.
    Qe ta vertetojme mund ti referohemi fjalimit te Ramiut ne Berzh
    E quajti biznesin evropian te depresuar.
    Hajdeni te ne se ka sa te duash nafte e det tha. Merni c’te doni.

  5. DOKLEATI says:

    Nuk eshte ne pyetje vetem rritja ekonomike.
    Shembull kemi Turqine.

  6. Fatos says:

    Pastaj thone pse behen njerezit pesimiste, kur vete gazetaret e nxijne. Perse more idiota, ne vend qe te metyni anen pozitive (kohen me te shkurter) i fryni asaj negative? Vdekshi duke u ankuar si krimba, se te tille jeni.

  7. Ladi says:

    Cudi me keta komentuesit jane te shqetesuar se na duhen 60 apo 200 vjet…hahaha Cfare ka ketu per tu shqetesuar; ne ishim 500 vjet me Turqin dhe ju merziteni per 100 – 200 vjet me europen.. hahaha pika qe s’ju bie..hahaha

  8. Ija says:

    PO GREKET KUR DO TI ARRIJME.

    1. undefined says:

      Kur te kesh 500 miliard borxh dhe te jesh perfundimisht skllav i Bankave Europiane atehere e ke arritur grekun

  9. USA says:

    TE QIFSHA EVROPEN NA PLASI TRAPI PO SNA FUTEN DERI SOT PA EVROPEN KEMI JETUAR EUROPA KURVA

  10. O says:

    Washington s’është bërë për një ditë

  11. Booooooo,,,, says:

    Nuk eshte problemi te futemi ne evrope,,,flitet per standarte te ndryshme, si korrupsion,ekonomi,e mentalitet,,,qe shqiptaret ne mentalitet , ne keta 27 vite Jane kthyer 100 vite mbrapa,,mos ja kerkoni ramushit ,,,,kerkojani vetes ne keto 27 vite,,,kur korruptonit pushtetin per nje cop toke, per nje ndertim PA leje,per nje kioske,per nje Pune me dipllome fallco,kur kalonit maunen,apo anijen PA dogane,,,kur vidhej energjia per fabriken,kur nuk pagoheshin taksat, kur mbaheshin punetoret PA rregulla,per keto po flet evropa,,,keto Jane standartet,,,,pra duhet pyetur mir bytha kur flitet per evrope,,,,

  12. goliku says:

    Me kete ecuri qe kemi ne keto 27 vjet mendoj qe as per 100 vjet nuk do behemi sepse keq na vjen por nuk behet ky vend nga Shqipetsr.E rende eshte por keta politikane kemi te cilet jane produkt i keti populli dhe asnjehere nuk mendojne per popullin dhe vendin.Per sa vjet kemi “demokraci”nuke eshte bere minimalja nje rruge qe te kete filluar e mbaruar e tera,ne jemi uje dhe skemi uji etj etj …

  13. Lacjani says:

    mire dakord, pa problem per 2.650.000 banoret e mbetur te Shqiperise qe jane barre e rende per Europen, na e shtypni koken me kete perbuzjen tuaj shekullore,por mos harroni , per 200 vjet hashash dhe kokaine do te merrni nga shqiperia, legena

  14. Ajaxi says:

    Ne, pa diskutim jemi Evrope pavaresisht pushtimeve te njepasnjeshme: nga Rom, nga. Ndarja e Romes me dysh u ndame edhe ne medysh, nga perandoria Bullgare, nga ajo Serbe,nga ajo Otomane, nga coptimi i pavaresise, nga okupimi fashist, nga okupimi bolshevik dhe keto 28 vjetet e fundit nga okupimi i mafies globale dhe nen veshtrimin nga Everopa me dylbi mbrapsht per tu dukur sikur jemi matane Mesdheut.

  15. xx says:

    Dmth.Ne jemi ne mesin e mesjetes dhe BE ne kohen e Revolucionit Francez.Bukur .Se ka keq kur ne zaptojme sheshe qendrore e bulevarde per tu falur,gje qe tregon nivelin ne pergjithesi.Por ti leme shakate sepse futja ne BE do sjelle edhe nje perzierje te metejsheme dhe gjerat nuk ndahen me thike,Cfare artikulli ::: Nuk do ta arrijme kurre sepse ajo vazhdon te eci ,nuk do na presi ne,keshtuqe ska rendesi.Te qetesohemi .Mbase sheshi Skenderbej do jete aty per tu falur PER 200 VJET. Mbase vijne arabet dhe na ndertojne nje faltore te madhe. HE a nuk ua kalojme?///////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje