Me ty u futëm në histori, pa ty do t'i bëjmë nder historisë

27 Shkurt 2018, 09:16Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

Nuk jap dot këshilla për një punë që s’e bëj vetë, por kur pashë degradimin e Sali Berishës përpara një gazetari, kushdo qoftë e sidoqoftë ai, prita që gazetarja Eni Vasili ta mbyllte emisionin.

Ndoshta edhe e ka menduar, po pak rëndësi ka.

As marr përsipër t’u jap mend kolegëve, por në hapësirën time në Tiranapost.al jam në liri të plotë për të nxjerrë nga goja një mendim që ka kohë që e kam: Sali Berisha nuk mund të ftohet më nëpër panele, nuk mund të postohen më statuset e tij.

Dje paradite e dëgjova, sigurisht, deklaratën e tij për emrin e njërit prej negociatorëve.

Sikur mos të kisha thënë një orë më parë: Prisni kur të dalë Berisha dhe të shajë kë të mundet, me video, me dosje, me gra, fëmijë, spiunë…  dhe ndodhi.

Reporterët e rinj të Tiranapost.al më panë si profete. Kushedi, kanë pandehur se kur të rriten do bëhen edhe ata kaq intuitivë.

Nëse e kanë menduar kështu, e kanë totalisht gabim: Sali Berisha nuk sillet më si njeri normal dhe po del jashtë çdo parashikimi. Për Berishën, instiktet nuk hyjnë më në punë.

Është një kasetofon me 10 fraza, 10 teza, një mënyrë: shkaktari kryesor i shprishjes së shoqërisë shqiptare nga vlerat.

Një burrë i vjetër, që del e bën muhabete grash, seksi, skandalesh. Njeriu i të gjitha shanseve dhe i po të gjitha fatkeqësive shqiptare. Nuk e ndaj dot keqardhjen për fundin e një burri shteti, që u bë burrë lagjesh, nga revolta dhe padurimi i përbindëshit në të cilin jeton sot Berisha.

Sigurisht, dje nuk e postova Doktorin. Është një vendim personal/profesional për të mirën e lexuesit. Berisha nuk na informon. Berisha nuk na bën mirë. Berisha nuk na do më.

Ndoshta dikur mund të ketë qenë ndryshe, por sot ai është i pamundur dhe i vetmi shpëtim është të mos e postojmë.

Të mos e ftojnë më në studio, se është provokim për qytetarët.

Dhe për këdo që sot mendon se ka parë sherr, se audienca dhe klikimet ishin për Berishën, është po aq i mjerë sa shpirti i lodhur i liderit historik të PD-së.

Sot, përfundimisht e di, që, veç lajmeve fake, porno, në listën e lajmeve të ndaluara është zyrtarisht edhe Berisha.

Ndoshta historia do na gjykojë një ditë edhe ne gazetarëve, më shumë për atë, ata dhe ato ç’ka nuk postuam, se atë që postuam online.(Tiranapost.al)

30 komente në “Me ty u futëm në histori, pa ty do t’i bëjmë nder historisë”

  1. angjelini says:

    E ke qare Mira. Nje bravo te madhe dhe shpresoj te jete nje sirene alaarmi.

    1. Erl says:

      Mos Miraaaaaaaa. Si mund te jetoje Berisha po nuk doli tek wc-jote krah per krah me Ibretin

    2. Shkodra says:

      Era profesionalizem.

      Mero jane gazetarucet e tu ne gjendje te hapin syt e te mesojne cfare quhet profesionalizem. Apo ti e ke hallin tek klikimet e jo tek profesionalizmi.

      Mjaft I dhe ktij popull mutin qe nxjerr saliu nga goja ne fb e tija.

  2. butrinti says:

    JE KUJTUAR VONE ,DUHEJ BERE SHUME KOHE ME PARE . PER TE MIREN E SHQIPERISE BERISHA E BERISHISTET DUHEN IZOLUAR

  3. Artan says:

    Mire moj Mire, mire, po ta quash Berishen burre shteti, duket vertet e pavend. Kurre nuk ka qene ky ndyresire burre shteti, sipas perkufizimit te cdo fjalori me emer.

  4. a.b. says:

    E nderuar dhe respekte per ju si zonje dhe gazetare bukur shkruani , pjeserisht dakort me ato qe shkruani por kur na ka dashur Berisha kete nuk e kam kuptuar, kur mori kryesine e P.D. me direktiv te udheheqesit te tij shpirteror Ramiz Alia dhe aq me teper kur i jepni dhe titullin lider historik i P.D. se do kalojne vite dhe koha do ta vertetoj se vetem i tille sdo te jete( minimalja do te theksoj vitin 1997 dhe 21 Janarin pa ti leme te tjerat). Nuk mund te jete i tille nje person qe sot ne parlament flet ne gjuhen me vulgare sa mbyllim TV qe mos degjojne femijte tane ate fjalor rrugacerie dhe aspak dinjetoz per figuren e tij te pakten si intelktual.

  5. Moisi Golemi says:

    “Me ty u futem ne histori”??? Pse, Sali Berisha na ka futur ne histori neve??? Seriozisht e ke??

  6. Duhet te bej edhe shum ligesira qe te mos ftohet neper ekrane dhe qe hetuesia te filloj ti hap letrat ketij perversi kriminel

  7. nexhat says:

    Izoloni Berishen se ju jeni ai popull qe I shkojshit berishes mbrapa si zagare duke filluare prej ketyre qe e sulmojne me se tepermi. Prandeje ne Shqipetaret jemi ketu ku jemi. Dikur Berishen e quanit shpetimtare tashi tradhtare, se kur tradhetone vete te duket se krejte tradhetojne. Une nuk e njohe Berishen nga afermi po me duket burre qe nuk ka shetite lakuriqe nuk shetite rrugeve te botes nuke ka mare droge, ka qene mjeke I mire ne diktature kane jetuare te tere ashtu ishte regjimi qe duhesh ti pershtatesh se I jati I Rames dhe I Ditmirit te cojshin ne Space. Ka bere shume gabime se nuk ka pase pervoje por gabimin me te madhe e ka bere qe la mbeturinat e komuniznit qe kishte mundesi ti pastroje qe edhe sot e zvarisin dhe e kthejne Shiperine si ne Kohen e baballareve. Sote Berisha nuk ka para tu jepe ketyre Gazetareve qe deri dje ia lepinin opingat. Ky tjetri I ka palluare me para sa qe u eshte be Qafa si e bullit qe edhe gazetaret Amerikane nuk paguhen si keta.

    1. Edi says:

      Pershendetje,se qenke kokrra e karit

  8. Diy says:

    Brrisha u çmend,se imagjinon fundin e shpejt .!??

  9. Nikoj says:

    Berisha ka degraduar.??
    Berisha duhet të japë llogari.!
    Berisha duhet dënuar, që të mos përsëritet më në jetë BERISHIZMI, e keqja e pafund e këtij kombi !!☹️

  10. Koba says:

    Shume drejt e ke thene Znj.Mira.Qepazja e Vucidolit nuk duhet te kete hapsire ne asnje Media.Eshte i Peshtire dhe ka shume Kuisure !!!!

  11. O says:

    Gjithmon të qendrohet brenda kornizës se diskutimit

  12. "BOHOTINA" says:

    Po ç’ ta degjosh Berishen. Ai di gjithesej 17 fjale. Numurojani dhe kini per te pare se nuk dalin me teper se 17.

  13. Mendoj se duhen bojkotuar te gjothe, keta qe jane ne krye e ata qe kane qene. Ky qe eshte nuk ka lene fjale pa thene, nga kazan, legen, pacavure etj, tek ai qe ishte duke filluar nga leter higjenike, pallavra, klane mafjoze etj. Bojkotojini te gjithe Mira, Mero e Co.

  14. faleminderit says:

    Respekt per ju Znj.Mira pozicionimi juaj ne ane te se drejtes,pa ansherise duhet vleresuat nga gjith gazetaria,ju flm.

  15. niku says:

    Nga ky koment kuptuam qe reporteret e rinj e pane miren si profete, por aha, sdo behen dot si ajo. Tyrtfyckllekun tend moj vajze, e kalon vetem injoranca jote. Sa per berishen je lodhur kot. Ai sduhej te dilte qe pas 97es, por ja qe shoqet e tua fycka e ftojne hala ne emisione

  16. Futja kot says:

    Sali qeni krimineli duhet te izolohet. Ne burg, çmendine a kudo tjeter. Mundet dhe ne kopesht zoologjik me kafshet. Edhe ai kafshe eshte.

  17. spartak says:

    Fatkeqësisht jeni vite dritë larg këtij njeriu të jashtzakonshëm me emrin Sali Berisha .
    Nuk keni arritur dot ta konceptoni , se pas 90-tës , asnjë politikan nuk ka qenë e nuk është , por besoj se edhe nuk do ketë për së afri , intelektin e ketij njeriu . Asnjëherë nuk ka godit me plagos apo vra vetëm një zog . Madje edhe kur ka shti sot , ka qenë plotësisht i bindur e i vetëdijshëm , se çfarë , kur dhe ku do rrafshonte goditja e tij edhe pas disa vjetësh si dhe pasojat .
    Vëllavrasjet dhe sherret ku e ka futur këtë vend e këtë popull , as pas 100 vjetësh nuk do mund të rregullohen e shuhen dot .
    Sali Berisha është njeriu politikan , i cili , si ai askush është përpjekur dhe ka luftuar shumë për të zotëruar e pastaj përdorur informacion të thellë e të gjithanshëm , sa që edhe SHIK-u i Fatos Klosit do ta kishte zili .
    Ka qenë dhe është politikani i vetëm , që u fut në betejën politike me një prapavijë logjistike mbështetëse të jashtëzakonshme e mjaft solide , të cilën të tjerët as nuk arrijnë ta konceptojnë , por ai e ka shfrytëzuar me efiçencën maksimale .
    Nuk gjindet njeri e politikan si ai , me aftësi të jashtzakonshme për të ruajtur momentin , për të kapur momentin e për të shfrytëzuar momentin në gjithë veprimet e mosveprimet që ka bërë .
    Shumë politikanë na erdhën e vazhdojnë të jenë nga radhët e artistëve e aktorëve , madje dhe me emër . Më vjen keq , por , për nga mjeshtria e lojës , Sali Berisha mund të cilësohet Rektori Honoris Causa i të gjithëve .
    FATKEQESISHT . FATKEQESISHT .
    Të gjitha këto veti të jashtzakonshme i përdori vetëm për interesa të veta , të familjes së vet dhe për të zezat që i punoi e vazhdon
    t’i punojë Shqipërisë , Kosovës e krejt kombit shqiptar .
    Hajde gjeje ç’farë emri t’i vendosësh këtij gjeniu të mbrapshtë .

  18. betixho says:

    NJË DEDUKSION I FORMATIT TË MADH QË KA PRITUR VITE TË DILTE NË DRITÊ,PATE MERITËN E VEÇANTË TA FORMULOSH TI GAZETARJA INTELIGJENTE MIRA KAZHANI.THIRRJA JUAJ NJË MESAZH HISTORIK.

  19. albani says:

    Z. Nexhat!
    Si thua ti, se Berisha nuk ka patur pervoje! Por per te djegur Shqiprine dhe per te vrare shqiptaret ku e gjeti pervojen, apo ia dhuroi Shiqerja?
    Per cfare komunizmi e ke fjalen e Z. Nexhat!? Po ku ka komunist me te terbuar dhe fanatik dhe servil dhe hipokrit sesa Sali Berisha?
    Po ky ka dale nga mitra e komunizmit: anetar i PPSH, sekretar i partise per sistemin e shendetesise, spiun i sigurimit te shtetit, dhe me se fundi spiun, apo agjent i UDS-se serbe. Mbeturinat e komunizmit, duke filluar me Ramiz Aline dhe Nexhmije Hoxhen, nuk i pastronte dot, se ata e sollen ne pushtet, o Z. Nexhat! Nga vjen ti, nga Marsi, apo nga Jupiteri? Ky pervec te tjerave, i ka duart me gjak, si Zonja Makbeth, dhe gjaku nuk do t’i hiqet nga duart dhe nga mendja deri diten e vdekjes.
    Megjithate, ta gezosh kryekriminelin dhe kryeagjentin me te rrezikshem te Shqiperise dhe te popullit shqiptar!

  20. taraboshi says:

    O Mira .Per mendimin tim pergjegjesine kryesore para popullit e mbani ju medjat sidomos si medja me fashiste T .V KLAN me gazetare dhe opinonista fashista si Fevziu , Peka , Balliu ,Zogaj ,Lela ,Zhej , Markaj ,Lubonja , Bushati(opinonisti ) qe gjate 27 vjeteve kan ndej duke e lavdruar me gjithe krimet qe bente ai ata e mbronin perparate dhe pronat qe merrnin nga ai . Si nuk doli nje gazetar trim qe ta kritikonte dhe gja vinte ne dukje keto krime sepse populli prej jush pret se ju i keni mundesite se ju i keni medjat . Une me disa shoke kemi çuar artikuj ne medja te ndryshme te shkruara dhe nuk na i botonin ku tregonim me saktesi krimet qe bente Berisha pra i thonim ne kohen e duhur dhe kishin frike me i botu jo me me kritiku Berishen . Nersa sot jane bere tane trima dhe i kundervihen Edi Rames me pe te drejte sepse e dine qd ai nuk hakmerret por vetem i ironizon dhe ata gjoja per ate i çohen kundra e bejne si trima .

  21. Patriroti SHBA says:

    Era e pist e sali berishes vjen, deri ketu ne Amerik. Ka vite qe ky bastard na i ka veshtirosur, ndjekjen e seancave te parlamentit, nga sharjet, fyerjet, me nen e bab, moter e vella, bur e grua, me fjalet me te pista, ndaj kundershtareve politk.
    Keshtu ndoth edhe me itervistat qe jep, ne emisjonet televizive. Keti matufi plak, jo vetem studjot televizive qe duhet ta bojkotojn, por do jet mir qe edhe parlamenti, tja ver ufirin tek thana.
    Edhe pse zoti Ruci, se lejon me te shije ,dhe ta kethej parlmentin ne vend tetri e komedie, ka vend, ti imponio zbatimin korekt te regullores te parlamentit, qe kur se zbatoi me par kur Meta ishte kryeparlamentar.
    Nje bravo te madhe per gazetarin Hoxha, qe sju tremb syri, tja ver ne dukje pislleqet dhe krimet qe ka ber Sali Berisha.

  22. shoku says:

    Indiferentizmi eshte vdekja e njeriut per se gjalli.
    Kete indiferentizem duhet ta fillonte me kohe media ( por lugati e dinte dhe nje pjese e beri per vete)
    Saliu kete model komunikimi dhe sjelljeje ka pasur qe kur u be ” vip”.
    Ata qe ka rreth vetes le te rrijne ( i kane ngrene, pire e lepire aq sa nuk u ben pershtypje)
    Te tjeret ( ajo pjese e shendosh e shoqerise) edhe kur u del perpara te mos ti hedhin syte, e jo me ti flasin.

  23. Burgajet-Mat says:

    Mira, je bere nje gazetare e madhe, por perhere mbete skllave e preardhjes Tuaj nga shtresa komuniste. Ne qofte se talentin Tuaj do e perdornit si Gazetare e paanshme do te ishe me e lexuar. Une personalisht qe Ju njoh shume mire, sapo shoh Titullin e shkrmit , e di çdo te thuash. Jemi me origjine nga nje vend qe pas gati 30 vitesh ” Demokraci “, dicka duhet te kete ndryshuar dhe ne mentalitetin Tone . Persh. nga nje njeri qe ju don te miren.

  24. miku says:

    E the bukur “Berisha nuk na do me.”

  25. Ajo says:

    Kjo zonja profete, Ne cdo shkrim thot dicka mbivleresues per veten. Kjo eshte shum e dukshme; mundohesh kot pseudo gazetare se je shum larg asaj intelektuales qe do tr dukesh duke e ditur qe sje. Te gjitha shkrimet jan medioker, tek me e mira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje