PËRPLASJA/ Berisha kërkon nga moderatorët e emisioneve distancimin e Artan Hoxhës: Ju kriminalizon debatin, ja si gënjeu kur tha se kam vrarë njerëz

27 Shkurt 2018, 12:50Politika TEMA

Sali Berisha ka vijuar edhe ditën e sotme sulmin frontal ndaj gazetarit investigativ Artan Hoxha.

Pas përplasjes së fortë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Studio e Hapur”, ish kryeministri ka kërkuar nga moderatorët e emisioneve televizive bllokimin e daljeve publike të gazetarit.

Ai e cilëson Hoxhën një sharlatan të lidhur me krimin që nuk duhet të ftohet në debate pasi sipas tij perdhos dhe kriminalizon televizionin.

Ndërkohë ajo që solli, përartjen e Berishës ndaj Artan Hoxhës ishte “shpërthimi” i këtij të fundit i cili i numëroi njëri pas tjetrit disa prej krimeve që faktuara por të pa ndëshkuara.

Në tentativë për t’i ushtruar presion mbrëmjen e djeshme, Hoxha ju kundërpërgjigj që do ta mbrojë të vërtetën deri në fund pa pasur frikë se ai mund ta heqë qafe siç vrau biznesmenin Remzi Hoxha.

Të gjitha akuzat e forta të gazetarit kanë marrë si kundërpërgjigje nga Berisha vetëm disa reagime nga “qytetarët dixhitalë” të cilët shpesh herë dalin nga zyra e tij e shtypit.

Reagimi i Berishës në Facebook

Sharlatane e kodoshe te krimit shnderrojne debatet televizive ne treg genjeshtrash!

Te dashur miq, debatet televizive jane institucione te pazevendesueshme te transparences dhe qemtimit te te vertetave te rendesishme per mbare shoqerine.

Ato kane nje rol te rendesishem ne krijimin e opinioneve te drejta shoqerore por edhe ne mbrojtjen e interesit publik. Nje nga problemet e medha te mediave eshte kriminalizimi i debateve televizive. Ketu nuk e kam fjalen per pseudoanaliste apo llogolloge e papagaj qe shkojne me duar ne xhepa dhe flasin “korr e mos lidh” per çdo gje mbi toke dhe nentoke, siç i porosit qeveria.

Shtoj ketu se, midis te gjitha pabesive dhe krimeve, vrasja e deshmitarit qe te ka besuar rrefimin, dhe njekohesisht koken dhe jeten e tij, eshte krimi i te gjitha krimeve.

E keqja eshte se keta horra e bejne kete ne prani te gazetareve, analisteve, moderatoreve, te cilet nuk kane asnje lidhje me krimin por keqperdoren pa kuptuar si deshmitar te shpifjeve dhe trillimeve dhe si dekor i kodosheve te krimit.

Natyrisht nuk jam kurre dakord qe t’i mbyllet goja njeriu, por ata qe drejtojne studiot dhe debatet kane detyrim moral dhe profesional te deshmohen zoter te studios, debatit dhe etiketes e te mos behen lolo te kodosheve te krimit dhe te mos lejojne ata qe t’u perdhosin debatin apo te fanepsen nga shpifjet dhe trillimet e tyre te ulta ne qoftese duan qe studiot e tyre te qendrojne ne lartesine e emisionit qe kane.

Asnjera nga studiot e debateve televizive nuk hap rubriken e denoncimit dhe pergenjeshtrimit te lajmeve te rreme, duke te krijuar pershtypjen se e verteta, shpifja dhe trillimi kane te njejten vlere ne keto studio!

Mjerisht, ne kete kontekst ato jane rubrika e vetme ne mediat e shkruara dhe elektronike qe mbajne qenendrim te tille ndaj fabrikimit, manipulimit e trillimit. Natyrisht, ata ndofta nuk mund te reagojne aty per aty ndaj çdo shpifje, genjeshtre dhe trillimi, por ata duhet te kene rubriken e pergenjeshtrimit, reagimit te atyre qe sulmohen ne mungese, amoralisht ne studiot e tyre nga shpifes te paguar, bandite me petkun e gazetarit apo analistite.

Per t’a mbyllur, deshiroj t’ju rikujtoj drejtueseve te debateve televizive, se vetem pak kohe me pare njera prej moderatoreve me te njohura si anti-Trump ne SHBA, i hoqi mikrofonin para kamerave autorit te librit “Zjarr dhe Terbim”, Michael Wolff, vetem se ai pergojoi, aludoi pa asnje fakt per nje person ne mjedisin e Presidentit Trump.

Ketu me poshte keni vetem disa nga denoncimet e shumta te qytetareve per kodoshin e krimit, qe vrau deshmitarin si hjekes derisa te gjendet doresi i vertet qe i mori jeten e te riut! sb

“JMirmbrema zoti Berisha !

Kur u kap banda e tritolit ne Elbasan qe akuzohet edhe per atentatin ne Shkoder ndaj Lulzim Kulles.

Me kujtohet qe para kesaj ne studion e Opinionit Artan Hoxha thoshte qe atentatoret jane nga Mali i Zi Fieri ose Vlora por nuk behet fjale qe te jene nga Elbasani.

Per mendimin tim ai ka qene aty ne studio per te hequr vemendjen nga banda e Elbasanit dhe per te hapur teori pa fakte.

Artan Hoxha Gazetari ivestigativ shkon Shpesh ne Fushekruje Tek Shtepia Durim Bamit qe deri dje ka qen ne arrest shtepie . Mbante Lidhje me Saimir dhe Durimit .

Nuk e di a shkon me por Deri para 2 muajsh shkonte min 1 here ne Muaj”

“Mirembrama doktor! Jam ish pronari i Hotel Turizmit te Tropojes. Artan Hoxha kishte 2 vende ku flinte ne Tropoje.

Tek une dhe ne kullen e Haklajve.

Me shume atje. Me shum respekt!”

“Psh . dr

Ai tan hoxha i shkrete do kete lene ndonje leke ne lloto se kane dale ndeshjet mbrapsht Luan mu perballe internacional hotel.

E kam pare me syte e mi eshte % e vertere.

Eshte nje lloto perballes deres ky hyjne makinat ke hoteli.

Verifikoje .
Se ai eshte gazetar qe kur len leke ne lloto.

Detyrimisht qe kerkon leke dhe flet si pas interesit te investitorit.”(TemA)

6 komente në “PËRPLASJA/ Berisha kërkon nga moderatorët e emisioneve distancimin e Artan Hoxhës: Ju kriminalizon debatin, ja si gënjeu kur tha se kam vrarë njerëz”

  1. O says:

    Në Slovakia gazetar të tillë i vrasin me gjithë gruan

    1. floriri Likes says:

      E ke fjalen per tellallin Berisha? Po Liria nuk te dhimbset?

  2. eda says:

    Si u katandis ky njeri ne kete derexhe.
    Ky njeri kriminel, i pafytyre, fytyrezi, antishqiptar, vemje, i cmendur, llapaqen, skizofren, hakmarres patologjik eshte akoma neper kembet tona.
    Zhdukeni kete njeri dhe cojeni aty ku e ka vendin, te rrije rehat ne qeli dhe te mos ti shohim me surratin e ndyre se po na e shpif e po na nxin jeten.

  3. Shkelcim Miri says:

    Sali Kafsha , shpellar , vrases, kriminel , tradhetar, spiun, legen , ordiner, maskara, hajdut , i pa skrupullt, mjeran, hipokrit, zvarranik, lapanjos, peshkaqen, krokodil, mut ngrenes, nje thundrak, qelbesire, bir serbi , antishqiptar, goje prishur, karaxhoz,

  4. Per ty more hale komuniste qe sherbeve me utorak ne bllok ,gjithe populli e di qe je nje sharlatan politik.
    Ty te perkrahin vetem kriminelet ,hajdutet e tokave dhe dritave e lloj lloj fshataresh injorant si murrizi si ky O ,mirel ,adi e ca fshatar qe kan mesuar vetem alfabetin dhe shkruajne ketu .
    Le te behet nje referendum apo sondazh se sa %perqind e shqiptareve jane per lincimin tend.
    Kur nuk ka drejtesi ti do vazhdosh ti shtosh ligesit e tua dhe turp per ata qe te vijn pas

  5. Kriminel Tropoje says:

    Se mos e vrasin Artan Hoxhen te “ tjere “
    dhe ta ngopin ty ore Kryekriminel !!!
    Tani do te shikojme se kush media eshte ball – kazani.Po te shterngohet litari Kryekriminel.Shko provoje tani me Tan Hoxhen per te shpejtuar fundin e familjes tende .Gjakpires i ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje