U bë për "ujë të ftohë", Sali Berisha reagon për herë të parë pas "shuplakës" që i dha Artan Hoxha: Ju tregoj çfarë ndodhi dje në emision

27 Shkurt 2018, 11:49Politika TEMA

Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas përplasjes me gazetarin investigativ Artan Hoxha në emisionin “Studio e Hapur”.

Ai ka publikuar ndërhyrjen e bërë në emision, por ka fshirë të gjithë debatin me gazetarin Artan Hoxha.

Berisha ka publikuar vetëm reagimin e tij dhe debatin me të ftuarit e tjerë në studio.

Pavarësisht bojkotit nga ana e Berishës dhe iniciativës për mos i përmendur emrin, emisioni është i regjistruar dhe shpërndarë në pjesën më të madhe të mediave.

Ne po sjellim edhe reagimin e kolegut Hoxha, i cili u përball në emision me kërcenimin e hapur nga ana e ish-kryeministrit dhe mungesën e seriozitetit të moderatores së emisionit.

Sali Berisha: Së pari dëshiroj të theksoj se ky informacion është botuar direkt në të gjitha mediat. Është konfirmuar sot nga Sali Berisha, Oficer madhor dhe gjeneral të ushtrisë shqiptare e kanë konfirmuar. Por në mënyrë indirekte e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes sot. Nga ana tjetër e konfirmoi edhe vetë i akuzuari, sepse ai është larguar në vitin 2012 dhe nuk ka shkuar në asnjë proces gjyqësor.

Artan Hoxha: Ashtu siç gënjen ti edhe për atë dëshmitarin e kanabisit. Je ti në atë video që thua dua gjallë a vdekur dhe s’iki nga Tropoja pa e marrë me vete. Je ti Berisha që u kape duke manipuluar prova në 21 janar. Nëse unë dy herë nuk të kam kthyer përgjigje të premtoj se do ta bëj. Dhe Haklaj u vra më para. Dhe ke 150 vrasje në Tropojë. Siç zhduke Remzi Hoxhën, t’i kam nxjerrë kufomat nga varri. Më lë mua në ngarkim vrasjen e një personi që unë kam akuzuar Policinë e Shtetit.

Sali Berisha: E ke vrarë.

Artan Hoxha: Zoti Berisha nuk më tremb dot mua.

Sali Berisha: Ti ke qenë bashkëpunëtor i Haklajve. Ai është bashkëpunëtor bandash, krimesh.

Artan Hoxha: Po po, jam…

Sali Berisha: Po ti ke vrarë dëshmitarin. Ti je hjeksi i dëshmitarit.

Sali Berisha: Je i pafytyrë që përdoresh nga çdo bandë dhe flisni për çdo bandë…

Postimi i Berishës në Facebook

Nderhyrja e mbremshme ne emisionin “Studio e Hapur”, mbi akuzat e bera ne parlament ndaj anetarit te grupit negociator, z. Mucollari dhe mbarreveshjes se detit! sb

Eni Vasili: Jemi duke diskutuar mbi deklaratën që ju keni bërë në parlament mbi Artur Meçollarin të cilin e keni cilësuar si spiun. A keni informacion i kujt është ky spiun, i kujt shteti dhe ku e bazoni ju këtë deklaratë?

Sali Berisha: Së pari dëshiroj të theksoj se ky informacion është botuar dje në të gjitha mediat dje dhe është konfirmuar sot nga Sali Berisha, pasi këtë ma kanë konfirmuar oficerë madhorë, gjeneralë të ushtrisë shqiptare të FA por dhe në mënyrë indirekte e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes sot me njoftimin e saj të shtypit që tha se ai është larguar nga FA për procedurë apo kur tha se ka fituar në Gjykatë në 2013.

Nga ana tjetër e konfirmoi dhe vetë i akuzuari. Ai është larguar në vitin 2012 dhe nuk ka shkuar në asnjë proces gjyqësor. Dhe së dyti, duhet të dimë pak në sa shkallë gjykate ka shkuar. Së treti, e dëgjoja atë që e ke aty, që njihet universalisht për vrasësin e dëshmitarit.

Ai vjell nëpër studio debatesh trillime dhe mashtrime të paskrupullta. Dua të theksoj këtu se ai grup s’ka qënë sekret sipas gënjeshtrave të tij, sepse është bërë publik, sepse grupi ka bërë konferenca shtypi, sepse grupi është paraqitur para publikut shqiptar gjatë dy viteve jo një por disa herë. Para marrëveshjes flas, jo pas.

Gjykata Kushtetuese, cilido që e lexon përveç sharlatanit të kapur në të gjitha anët thotë se Shkaku kryesor i kthimit është te plotfuqia, sepse sipas GJ.K ajo i takonte Presidentit dhe jo Kryeministrit. GJ.K nuk thotë në asnjë rrjesht të saj se u humbën 300 km siperfaqe. Nëse debati përdoret për fake neus atëherë ky është turp.

Curri: A keni info se spiun i kujt sherbimi të huaj është Meçollari?

Berisha: Nuk më lejohet mua ta bëj publike atë. Por një gjë të siguroj, se ai vendim ka qënë me miratim të prokurorisë në atë kohë.

Curri: Cfarë lëvizje tjetër do bëni që ta bëni të pamundur qëndrimin e zotit Muçollari në atë grup?

Berisha: Unë nuk i diktoj presidentit në asnjë mënyrë por Komisioni i Sigurisë së Parlamentit do merret gjërësisht me këtë problem.

Curri: Pra ju e dini i kujt sherbimi është zoti Meçollari?

Berisha: Unë nuk jap detaje. Ka një rregull në këto.

Erl Murati: Cfarë rregulli ka?

Berisha: Kur janë midis vendeve partnere apo të themi edhe mike apo jo, nuk dekonspirohet. Por këto gjatë ditëve të ardhshme unë do ti kërkoj Komisionit të Sigurisë të investigojë plotësisht aferën, për procedurën flas. Unë nuk kam dyshim në akuzën që i është bërë atij.

Erl Murati: Dy konstatime: Grupi negociator u bë publik në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes jo më parë. Më lejoni t’ju citoj pak nga vendimi i GJ. K: “Ky parim ka sjellë një rezultat të disfavorshëm për shtetin shqiptar, i cili rezulton të ketë humbur sipërfaqe të konsiderueshme ujore.” Pra nga vendimi del se nuk është rrezuar vetëm për çështjen e plotfuqishmërisë por edhe për disfavor, dhurim territori. Pyetja ime është a keni diskutuar me zotin Meta për zotin Muçollari apo sot e mësuat ju emrat e grupit negociator?

Sali Berisha: Unë përsëri insistoj se grupi është bërë publik dhe nuk ka patur asnjë sekret. Eshtë emëruar Sekretari i Përgjithshëm si përfaqësues politik dhe Komandanti i Flotës si përgjegjës për aspekte teknike detare.
Së dyti, GJ.K ka bërë një deklaratë politike dhe nuk ka qënë në gjendje të substanciojë për asnjë centimetër apo metër katror det. GJ.K. ka bërë një deklaratë politike në atë paragraf. Nëse Gjykata do të thoshte se këto koordinata apo se ky territor iu la Greqisë, por nuk substancion asgjë.

Territori ka sipërfaqe, ka koordinata apo pika të caktuara dhe asnjë prej tyre se ke në vendimin e Gjykatës. Së treti, lidhur me takimin me Presidentin Meta s’kemi folur për asnjë person sepse nëse e kujtoni Ditzi Bushati në Komisionin Parlamentar deklaroi se e kishte sekret grupin negociator. Natyrisht unë nuk dija se kush është në grup, por mediat zbuluan dje se një njëri i dënuar, i larguar nga FA si agjent ishte kryesor prapa shpatullave të Kotziasit dhe Ditziut në Korçë, 13 orë diskutime.

Lidhur me deklaratat e shpifësit që është aty, Gërvenji ka deklarauar se u pranua çdo vërejtje e jona dhe jo vetëm një herë por dhe herën e dytë.

Luan Hajdaraga: Cdo info që del nga ju krijon një problem të madh edhe brenda edhe jashtë. Edhe në rastin konkret. Mos ndoshta nuk ishte vendi i duhur për ta bërë këtë deklaratë sot? Mos ishte mirë që kjo info ti kalonte organeve të ngarkuara me ligj?

Sali Berisha: Në çfarë situate ndodhen sot shqiptarët? Shqiptarët ndodhen në një situatë të tillë kur kryeministri dhe ministri i jashtëm u thonë se janë bërë diskutime politike-diplomatike kurse evërteta është që të gjithë anën teknike e ka përmbushur një njëri që quhet Artur Meçollari, i cili ishte në ekip i marrë nga Ministria e Mbrojtjes, pa asnjë dijeni nga Komandanti i FA dhe që kanë meritë mediat që e zbuluan. Për mua interesi kombëtar është interesi i parë mbi të gjitha. Nëse mediat e denoncuan dje, mua më erdhën të dhëna nga oficerë e gjeneralë madhorë të cilët më pohonin të njëjtën gjë si mediat. Unë jam një avokat i interesit publik dhe unë vura të gjithë energjinë time që elementë si ky të mos imagjinohet të përfshihen në grupin negociator. Nëse duam të përfshijmë dhe të bëjmë marrëveshje me individë si këta atëherë është çështje tjetër, por ajo marrëveshje është antikombëtare, që i ka falur Greqisë zonat….

Unë kam binden që Komisioni Sigurisë do ta ndjekë problemin. Se çfarë do bëj presidneti republikës ësjhë në tagrin e tij dhe unë nuk ndërhyjë në punët e tij. Në parlament komisioni do merret me këtë. Nuk ka patur në mënyrë absolute asnjë formë presiioni nga pala greke për të nxituar apo shpejtuar. Po të kthehemi mbrapa, çështja e kufirit detar ka filluar në 1993 sepse kufiri tojësor është i përcaktuar me saktësi nga komisioni i Firenzes dhe jo kufiri detar. Vërtet kemi traktatin që thotë kufijtë ekzistues por se cilët janë kufijtë ekzistues në det kjo është X. Vërtet kemi firmosur OSBE që thotë paprekshmërinë e kuijve, po cilët janë kufinjtë tanë në det është X përsëri. Dhe ka qënë një vullnet i prerë i qeverisë time dhe i qeverisë së Zotit Karamanlis për të përcaktuar kufirin midis dy vendeve. Duke përdorur barazlargësinë nuk i është dhënë asnjë centimetër tokë.

Me rrëzimin e marrëveshjes së parë, pala greke veproi siç po vepron me Edi Ramën. E kundërshtuam në mënyrë të prerë. Pas një hezitimifillestar të qeverisë greke, Samaras dhe qeveria greke pranoi që ne ti drejtoheshim gjykatës. Unë të garantoj që ky është një akt shumë i papërgjegjshëm të Edi Ramës sepse ai e kishte të gatshme atë që la qeveria mëparëshme, dakortësinë me autoritetet greke për të shkuar në arbitrazh ose gjykatën e Hagës. Edi Rama pranoi pazarin dhe nëse ka njëri që mendon se qënka në interes tonin që Greqia të kalojë nga 6 në 12 milje ujra territoriale, çka nuk ka arritur ta bëj nga viti 1936 deri në vitin 20018 me autorizimin e Ramës, atëherë kjo është të besosh rrethin në katror. Ne e lamë gati çështjen, ajo zgjidhej me Gjykatë.

Erl Murati: Ju thatë që nuk ka pasur presionn nga pala greke për marrëveshjen. Që nga 1912 në 100 vjet histori çështja e kufirit detar nuk është shtruar asnjëjerë si problem nga Greqia as në marrëdhënie dypalëshe, as në OKB as në Bruksel. Në mendimin tim kjo ishte në interesin e plotë të palës greke dhe jo të palës shqiptare. Për këtë më vijnë në ndihmë dy fakte. E para deklarata e ish ministrit Besnik Mustafaj i cili tha në 2007 se kjo ishte kërkesë e palësgreke pra nuk ishte iniciativë e jona, dhe e dyta janë kabllogramet e Ukileaks ku zonja Ledia Hysi i ankohet Ambasadës amerikane për presione dhe kërcënime të palës greke për tu miratuar kjo marrëveshje se ndryshe nuk do nënshkruhej MSA. Pas kësaj kujtoj një tjetër memo të ish ministrit Panariti i cili e ka dërguar në komisionin e jashtëm ku paralajmëron për kërcënimin e palës greke e cila thoshte se do ta zbatonte marrëveshjen në mënyrë të njëanëshme pavarësisht se ne e kishim rrëzuar në GJ. K
Pyetja ime është: përse është shfuqizuar ligji i kufirit në 2008. Në mendimin tim është se me këtë i është hapur rrugë marrëveshjes.

Sali Berisha: Së pari, pala greke nuk ka qënë e interesuar as për nenin e traktatit për kufirin tokësor. Kanë qënë të interesuar pala shqiptare dhe pala greke insistonte se meqë keni firmosur traktat të BE ne skemi pse firmosim tjetër. Ka qënë insistimi ynë dhe ndihma e partnerëve tanë që thanë se ke të drejtë në këtë insistim, që kanë vendosur njohjen e traktatit dhe paprekshmërinë e kufinjve aktualë. Kufiri aktual tokësr është i depozituar në OKB. Kurse kufiri detar, është në interesin e Shqipërisë ti ketë të caktuar kufinjtë se ku i ka, pasi ujrat janë njëlloj si toka dhe ti duhet të dish kufijtë e tyre.

Pala greke nuk ka bërë asnjë presion. Ka patur gadishmëri të plotë nga Sali Berisha dhe marrëdhëniet e mia me Karamanlis kanë qënë marrëdhëniet më miqësore. Asgjë nuk lëvizi sa qe në pushtet. Asnjëherë dhe kurrë s’kanë kushtëzuar MSA. Mbasi e hodhi poshte Gjykata, fillimisht nuk kërkuan ta zbatojnë marrëveshjen por ta negociojnë atë. Por si Karamanlis si Samaras e kuptuan që nuk bëhej dhe unë u thashë se mund të shkojmë në Gjykatë.

Më kërkuan të shmang gjykatën e Hamburgut dhe thamë të shkojmë ose në Hagë ose në arbitrazh. Pastaj erdhi Papandreu dhe filloi të thotë që unë nuk e njoh këtë marrëveshje, gjë që s’mund ta bënte. Edi Rama zgjodhi ti trysnojë grekët, ti fusë nën tavolinë dhe pastaj tu thotë se ai është shpëtimtari. Kurse ligji nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen. Kufijtë janë ndërkombëtar dhe ujërat territoriale janë njëlloj si toka. Unë ndoqa politikën e një vendi demokratik për përcaktimin e kufinjve. Nuk bëra pazar si këta. Unë zgjodha metodën e barazlargësisë. Unë e dija se kishte dhe pazare por unë atë e shmanga.

Dhe gjykata përveç deklaratës politike nuk ka qënë e aftë të substanciojë qoftë dhe një cm katror të humbur. Gjykata kishte mundësi të merrte çdo kompani ndërkombëtare, çdo ekspertizë për tu thënë shqiptarëve se janë humbur kaq km, kaq metra katror por e dinte që ky ishte një trillim dhe nuk hyri në këto punë.(TemA)

19 komente në “U bë për “ujë të ftohë”, Sali Berisha reagon për herë të parë pas “shuplakës” që i dha Artan Hoxha: Ju tregoj çfarë ndodhi dje në emision”

  1. O says:

    Liri e shtypit në vëndin tonë. Jo thashetheme

  2. Renii says:

    IK O BERISH, SE DO TË TË FSHIJË ME TURP
    HISTORIA .!?????

  3. Nandik says:

    SALE !!! – ik !!!!!!!!?

  4. Shkelcim Miri says:

    Sali Kafsha , shpellar , vrases, kriminel , tradhetar, spiun, legen , ordiner, maskara, hajdut , i pa skrupullt, mjeran, hipokrit, zvarranik, lapanjos, peshkaqen, krokodil, mut ngrenes, nje thundrak, qelbesire, bir serbi , antishqiptar, goje prishur, karaxhoz,

  5. co‱ says:

    Ju “tregoj” çfarë ndodhi ? Është në video. Ça ka për të treguar ?

  6. Alidemsi prej Shkoze says:

    o

    O Sali Karaxhici te erdhi fundi…..ham…ham…ham….

  7. Ky Artan Hoxha ich qe lavderonte punen e “mire” te Policise se Tahirit, fajin e kishte gjithmone Prokuroria.
    Policine e korruptuar te Tahirit e pame, Hoxha vazhdon me policine e Xhafes. Lidhjet dhe “informationet” i kishte dhe i merrte nga Polizia e korruptuar. Ose eshte naiv o punon per keta police te korruptuar. Miku i Sajmir Tahirit.
    Sherbetori diplomat i se majtes.
    Komedia majtiste vazhdon. Me Xhafen minister i eshte garantuar siguria e information ne i nteres te policise dhe sistemit, prandaj eshte bere me i sigurte dhe agresive kunder se djathtes (sic e shohim ne emisionet e kohes se fundit). Nuk e kam pare te jete kaq agresive kunder Tahrit apo Rames. Ato qe tregon Hoxha i dine te gjithe Shqipetaret. Nga Saliu kan dale skandalet e medhaja, kjo e ka shqetesuar Policine, prandaj gerthet Hoxha, ne emer te policise e mundohet te hedhe dyshimet ne krahun e kundert.
    Nuk kam qene asnjehere simpatisanti i Sales. Por para disa vjetesh na therisnin Shqiptar neper bote, sot identifikohemi me drogen kriminalitetin Kolumbine. Nje minus i madh per te ghithe ne ndermarresit jashte vendit. Pra Hoxha mos xhvendose vemendjen e opinionit, nga kriminelet e sotshem tek te djeshmit. Po qe se je neutral dhe “mendon” per Shqiperine, merru me korrupsionin e sotshem se duke u denuar te sotemit denohen automatikisht dhe te djeshmit.

  8. Alban Dega says:

    CFARE NUK BEN SALI BERISHA PER KOMBIN E VET!?
    IA VJEDH TOKAT UA SHET DETIN…. I VRET I PRET !

    KALI I TROJES DHE MUSHKU I TROPOJES !

    – A mund tu besohet atdheshitesve te vetdeklaruar e vetdemaskuar Berisha- Basha- Noka e Paloka…rit…?

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    A nuk ka te drejte cdo qytetar shqiptar nga katundari i Vicidolit e deri tek Presidenti Ilir Meta qe te marrin leje drejtimi te cdo mjeti komunikacioni tokesor, detar apo ajror nese ai ploteson kushtet qe kerkon ajo !?
    Leja e lundrimit ashtu si patenta e shoferit apo ajo e pilotit eshte nje nga te drejtat e njeriut .
    Kjo leje nese nuk eshte ndonje falsifikim i RIA + GRU-se , DIA-s serbe apo Asfalise greke dhe tentakulave te tyre ne Tirane ala Sali Berisha, ala Lulezim Basha, ala Flamur Noka e dhjetra kamikaze te tyre ne te gjitha hallkat e Drejtesise dhe organeve ligjzbatuese nuk eshte prove as deshmi per asnje shkelje ligjore nga Saimir Tahiri, e shoqja apo kushdo qofte ai.
    Aq me teper ajo eshte leshuar per here te pare . Nuk eshte rinovim, dhe mban daten 26 korrik 2017 kur Saimir Tahiri nuk ishte as minister i Brendshem e as nuk kishte asnje post qeveritar.
    Minister e Brendshem ne ate periudhe ishte kamikazi i Berishes dhe Lulezim Bashes… i PDSH-se , Partise se Dallavereve Shqiptare, me shume hije dyshimesh per kontakte me agjenturat fqinje.
    Aq me pak ka lidhje kjo patente me hetimet e Antidroges dhe Antimafias italiane te viteve 2013- 2015.
    Dyshimet per keto dokumente i shton edhe me shume fakti se ato dolen per here te pare nga goja dhe dora e Kapitenit dixhital te Otrantos, kolonelit dixhital te ish KGB-se ruse RIA+ GRU, drejtuar Mareshallit Dixhital te UDB-se se Millosh, Stanishic Fazlicit dhe DIA-s se Vucic Dacicit , Sali Berisha.
    Ose me mire te Dr. Prof. Superakademikut te Rrenave , shpifjeve, trillimeve nga me djallezoret Saladinit, qe nuk nxjerr fjale nga goja pa rre dhe perballe te cilit edhe Babai Boteror i Rrenave Nastradini do te mbetej ne klase.
    Hajde po te doni mos i besoni Kapitenit dixhital Lulezim Basha, Kolonelit Dixhital Flamur Noka e Mareshallit Dixhital te Beogradit e Athines Sali Berisha!
    Ata nuk jane tradhetare! Grade shume e ulet per ta…
    Ata qendrojne shume me lart:!
    Me deklaratat e tyre ne protestat e Himares, balle per balle me Otranton, dhe ne Kuvendin e Shqiperise, Sali Berisha e lukunia e tij hoqi edhe maskat e fundit dhe fituan graden me te larte te tradhetise kombetare !
    Atdheshites te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise me vendim unanim 9:0 !
    E ish-Kryeministri i Shqiperise merr guximin qe me ze e figure behet kryeavokat i Kalit te Trojes, i nje shteti qe mban ne fuqi gjendjen e luftes me shtetin qe duhet te ishte i tij, Shqiperine e pushtuar dhe e ka hequr ate prej dekadash me agresorin e tij e pushtuesin e Shqiperise !!!
    Sali Berisha per Babe Beogradin e Nene Athines shkon deri aty sa te akuzoje Gjykaten Kushtetuese te emeruar e zgjedhur nga ai dita vete, se eshte shitur tek Edi Rama e PS -ja sepse nuk lejoi shitjen prej tij dhe banda e tij ala Lulezim Basha , Flamur Stanishic Noka, Arben Imami, Edi Palokari, Alibej Turku…e co tek Kali I Trojes qe mban ne fuqi, pra de jure eshte ne lufte me Shqiperine qe aq shume i dha lirise dhe pavaresise se fqinjit tone jugor dhe mori. genocidin e token e djegur, komplote, provokacione, “ zorre litare shqiptaresh”, pabesi ala Kale Troje ne cdo hap e ne cdo cak !
    Sali Berisha paguan per shperndarjen e fotove te patentave te Tahirit kur rreth 9 milione shqiptare i pane e degjuan falas deklaratat e tij antishqiptare e filogreke me ze e me figure kunder vendimit ligjor te pakontestueshem e te padiskutueshem te Gjykates Kushtetuese, te emeruar e per zgjedhur prej tij vete !!!
    Jo vetem mbi 9 milione shqiptare por mbare Bota pane fytyren e vertete te Sali Zerves, te Sali Venizellosit, te deputeteve te PDSH -se ne Himare qe ua kaluan edhe Agimit te Arte neonazist kunder Shqiperise !
    Cfare nuk pritet nga nje zjarrvenesi i vendljndjes se tij dhe Atdheut te tij qe cberi pese here Shqiperine ne me pak se 25 vjet !?
    Ata jane Atdheshites te vetdeklaruar !
    Ata jane Atdheshites te vetdemaskuar !
    Ata jane jo vetem Atdheshites por edhe vrasesit e Shqiperise !
    Ata jane fatkeqesia, kobi, katrahura e Shqiperise !
    Ata jane ata qe mos qofshin !
    Lanet !

  9. Alban Dega says:

    FATKEQESIA KOMBETARE

    – Me gjuhen e fakteve

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    – Si Berisha !

    …. Jane nje shpure qyqesh qe krijojne nje kor sa injorant aq edhe fatkeq… Tamam nje kor qyqesh qe jane gati te japin edhe jeten per “nenen parti” . E heqin veten te djathte pa pasur asgje ne xhep pervec dashurise per “liderin e pavdekshem” dhe milionave te siguruara me korrupsionin dhe tenderat e Padrinos ne kembim te besnikerise dhe servilizmit te tyre pa kushte.
    Kane vetem emra te ndryshem: Lulezim Basha, Flamur Noka, Arben Ristani, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Fatri Balliu, Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, …” Klan”, “ Gazeta 55” , “ABC” … Gjithcka tjeter eshte pike per pike si Berisha.
    Flasin si Berisha. Kercenojne si Berisha. Shajne si Berisha, Cirren si Berisha. Per te menduar nuk behet fjale. Kane vetem mendte, me mire te themi mendesine enveriste te Berishes
    Lehin dite e nate per antikomunizem duke harruar shprehjen lapidare te disidentit te sprovuar Vaclav Havel se “nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist”.

    Haraci i mercenarit

    Me nje mentalitet tipik komunist japin mesime morali kur imoraliteti eshte “virtyti” me i larte i tyre… Flasin per demokraci kur shpirti i tyre eshte prangosur pas nje partie dhe lideri qe pervec emrit asgje nuk kane te perbashket me demokracine…
    Perbetohen per liri kur pervec servilit, sherbetorit dhe skllavit politik nuk dijne te bejne pune tjeter. Clironi shpirtin dhe mendjen tuaj nga prangat o fatkeqesi e vetvetes dhe e Berishes, qe po e demaskoni edhe me keq me genjeshtrat tuaja. Nuk e kuptoj si Berisha pranon te paguaje mercenare te tille qe po ia marrin krejt fytyren… ( !? )
    Nese jeni “vullnetare me zor ” te 97-es coni perpara akrepat e ores edhe plot 13 vjet se nuk u shpeton dot as Berisha. Genjeshtrat tuaja i kane kembet edhe me te shkurtera se mendja juaj xhuxhe o “Skuadronet e Vdekjes” se Ajatollah Ruhollah Gazidedes me emrin e vetem real “Fatkeqesia Kombetare….”
    Genjeshtrat e tyre i kane kembet shume me te shkurtera se rrenat e tyre dhe te padronit te tyre qe u kthen permbys jo vetem shikimin e botes por edhe te vertetat! A e keni informuar akoma Berishen se ku ndodhet Gerdeci !? Po se ku ndodhet Vicidoli!? Ka shume e shume vite pa e shkelur…. Po ….. Po… Nuk kane faj te gjoret. Nuk dine se cfare bejne. Eshte haraci i mercenarit

    Shifrat enigmatike dhe
    pasojat tragjike….

    Cfare kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez XY, qe ia permendi ish- deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!?
    Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjere !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u shit tek tjetri!? Jane pyetjet e tij jo te miat.
    Jane bere gati kater vjet nga deklarata e deputetit Braho ne nje forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e asnje zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shume te renda te tij ndaj Berishes. Nje akuze gjithnje quhet e vertete persa kohe ajo nuk eshte pergenjeshtruar me fakte apo nuk eshte provuar e kunderta e saj ne gjykaten e drejtesise …..!
    Me shqetesojne seriozisht keto pyetje !? Nuk behet fjale per nje hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale per nje udheheqes partie politike ne pushtet dhe per Kryeministrin e Republikes se Shqiperise qe ka ne dore fatet e vendit ! E di pse?!
    Se pari, sa here lexoj lajme nga Shqiperia sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 per ” Qoftelargun e asaj kohe qe “eshte ka e drejton vendin sikur t’ia kete inat popullit te vet”
    Se dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqiperine si qeveria e korruptuar e sotme …
    Se treti, emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se per Kosoven ne ate kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar – SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokracise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mese njehere per shitjen e te gjitha dosjeve teper sekrete te paraardhesve te tij UDB-es serbe…

    Zi e me zi per Shqiptari

    Se katerti, kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj per makinen serbe te luftes dhe terrorit ne Bosnje, Kosove, cka perben nje shkelje flagrante jo vetem te ligjeve shqiptare, por edhe te atyre nderkombetare dhe te Kartes se OKB-se!?
    Se pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me ish- Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjehere nuk e vizitoi Tiranen.
    Se gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjere te rezistences ilegale ne Kosove ne vitet 94-96 ndersa takohej me Milloshevicin
    Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me te gjitha mjetet e rrembyesve dhe torturuesve te tyre Sefgjini e kompani nga drejtesia shqiptare nen pretekstin me absurd te mundshem ” per te mos paguar demshperblime per denim te gabuar” duke i dhene vetes edhe rolin e krye-Kryegjykatesit te Shqiperise e duke penguar organin e akuzes shqiptare me emerimin e tij ne poste te larta ku ndodhen burimet kryesore te te ardhurave te shtetit shqiptar

    Nga katrahura ne katrahure

    Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kunder UCK-se dhe rezistences se armatosur ne kohe si “organizate terroriste…. marksiste- leniniste…. si dore e zgjatur e Beogradit” ne kulmin e saj per te dekurajuar luftetaret e lirise.
    Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 4 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira vdekjeprurese e rrenim deri ne zhberje…
    Se dhjeti, organizimi i grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998. Ai shkeli jo vetem kodin e jetes, por edhe kodin e vdekjes. U keqperdor ne menyren me makaber deri edhe arkivoli me kufomen e heroit te dmeorkacise Azem Hajdari per te shqyer dyert e Kryeministrise, per cka ka protestuar mese njehere edhe vete bashkeshortja e Azemit te ndjere. Po te mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit, do ta kishte futur Shqiperine ne nje katrahure te re… duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare per Luften Clirimtare te Kosoves,
    Se 11-ti, rekomandimet e mbrapshta per Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese per te mos nenshkruar ate marreveshje, cka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetem Beogradit dhe Milloshevicit…

    Nga dhuna ne terror

    Se 12, tragjedia e Gerdecit e 15 marsit 2008 shkaktoi mbi 500 viktima, midis te cileve 26 shqiptare te pafajshem te vdekur , fakira qe punonin si skllever pa asnje sigurim shoqeror e pa asnje mase sigurie teknike e jetesore ne fabriken e vdekjes se qevezise Berisha. “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit” shkroi gazeta me e madhe ne Botes “ The New York Times”
    Perparimi i regjimit te Berishes eshte i dukshem: nga “Qeveri e gangstereve” ne 97-en kalon ne nje “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” !!!
    Se 13-ti, zullumi antikombetar i Berishes dhe qevezise me te korruptuar ne historine e Shqiperise po ashtu shenon lartesi te reja. Ne prag te zgjedhjeve te reja parlamentare ata miratojne marreveshjen atdheshitese te Otrantos me Athinen, e cila akoma mban ne fuqi me ligj gjendjen e luftes me Shqiperine, tashme nje vend aleat e e anetar i NATO-s.
    Po te mos ishte kushtrimi atdhetar i Kolonelit te flakur nga detyra Myslim Pashai dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese, Shqiperia do te kishte sot rreth 350 kilometra katrore me pak ose dhjete Shen Nauma me shume ne nje pellg ku flitet per nje det prej triliona fuci nafte e biliona tone metrik gazi natyror. Secili prej bashkepunetoreve te Berishes ne kete akt tradhetie kombetare gradohen ne majat e diplomacise, ushtrise. Spikat emerimi i“ Kolonelit te Asfalise greke me tre gishta” Arben Imami ne krye te Ministrise se Mbrotjes se Shqiperise!

    Nga vjedhja e pasurive dhe votave tek …

    Se 14-ti Berisha dhe qeveria e tij e korruptuar e atdheshitese nuk lene mjet pa perdorur per ta kaluar sa me shpejt kete akt atdheshitjeje Greqise para zgjedhjeve. Po ashtu ministrat e tij dhe krejt peshkaqenet e korrupsionit hidhen ne gare per te shperblyer mercenaret e Berishes
    me tendera pa fund. Brenda 30 diteve te fundit te mandatit te pare te Berishes dhurohen mbi 50 tendera hidrocentralesh, rrugesh… me vlere prej rreth gjysem miliardi euro vetem per klanin e korruptuar rreth Berishes.
    Se 15-ti, vjedhja masive e mundit e djerses, pasurive te taksapaguesve shqiptare, pasohet nga vjedhja masive votave te tyre ne zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009.
    “ Votat u numeruan keq ose shume keq ne 30 per qind te tyre” thekson raporti i vezhguesve te Evropes dhe Amerikes demokratike. Per cudi a per leverdi reciproke ata i japin note kaluese kesaj demokracie ala Ahmedinaxhad ne zemer te Evropes e Berisha qeveris me me pak vota popullore dhe me pak se nje te dhjeten e votave te trukuara e sakatuara edhe nga modeli Hollandezo- Spanjoll i Kastriot Islamit!

    Qevezia e hajnave

    Se 16-ti,si rezultat i ketyre vjedhjeve krijohet edhe qeveria e hajnave me ne krye Padrinon Sali Berisha. Ish- ministri i Transportit dhe i Puneve te Jashteme Lulezim Basha i akuzuar jo vetem nga opozita, por edhe nga Prokuroria e Pergjithshme per vjedhje qindra milioneshe ne autostraden kombit emerohet ne krye te Ministrise se Brendshme. Nje i akuzuar per shkelje rendi e ligji emerohet ne krye te forcave te rendit e ligjit!!!
    Ish- Ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu ne kohen e tragjedise Gerdeci, i akuzuar ligjerisht per korrupsion, shperdorim detyre dhe vrasje massive te shqiptareve … emerohet si Minister Mjedisi ne vend te dergohet per stazh drejtesie ne birucat e Bences !

    Fjalet plumba dhe ….

    Se 17-ti dhunes fizike te Berishes dhe regjimit te tij ndaj shqiptareve i shtohet edhe dhuna verbale, sharjet prej rrugaci, kercenimet dhe shperthimet skizofrenike kunder opozites shqiptare dhe liderit te saj Edvin Rama, kunder cilitdo qe i kundervihet paranojes diktatoriale te Sali Berishes, qe eshte kthyer ashiqare ne Luigjin e 14-te te Shqiperise “Ligji jam une” dhe klani im. Te tjeret jane “shiftaret e njerkes”!
    Se 18-ti, shkelja flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para ligjit , duke i ndare ne shqiptaret e Sales dhe ne shiftaret e njerkes eshte dhunimi me i madh jo vetem i Kushtetutes shqiptare, qe askush si Sali Berisha nuk e ka kthyer ne nje pacavure pa kurrfare vlere. Eshte po ashtu edhe shkelja me flagrante e Konventave Nderkombetare per te Drejtat dhe Lirite Njerezore. Eshte edhe ushqimi me dru i zjarrit te revoltes popullore.
    Se 19-ti, kjo shkelje e flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para Kushtetues dhe Konventave te te drejtave e Lirive Themelor te Njeriut shoqerohet me vete zvetnimin njerezor te kryeministrit shqiptar dhe qevezise se tij perballe greves se urise se dhjetra deputeteve te opozites para selise se tij. Bashke me kete degjenerim te cdo ndjenje njerezore vdes edhe iluzioni se ne shpritin e mendjen e kryeminsitri shqiptar ka mbetur qofte edhe nje gjurme e Betimit te Hipokratit, si ish- mjek.

    Parzmorja e hekurt e diktatorit ne vend te bluzes se bardhe te doktorit

    Se 20-ti, ne vend te bluzes se bardhe te mjekut, qe pat premtuar se do ta rivishte sapo ta kerkonin interesat e demokracise dhe subjektit kryesor te saj demosit, popullit shqiptar. Tashme ai imazh ka vdekur pergjithnje. E vetmja gje qe ka mbetur gjalle dhe e fuqishme ne shpirtin mendjen dhe praktiken e Sali Berishes eshte shpirti fanatik komunist, enverist, stalinist i tij.
    “ Une do te qendroj ne pushtet edhe 30 a 35 vjet… aq sa te me jape ymer ai lart” deklaron Kim Jong Ili i Shqiperise. Komentet jane te teperta. Sali Berisha do te shfaqej keshtu me parzmoren e hekurt te nje diktatori komunist pranojak qe ashtu si babai i tij shpirteror ekzekutoi publikisht kater shtetas te pafajshem , qe shikon kudo armiq, puciste, bastuna, stilolapsa revolvere, pilula me helme.
    Tragjedia e 21 janarit 2011 hoqi edhe iluzionin e fundit lidhur me antikomunistin 24 karat komunist Sali Berisha.
    Perfundimisht ai doli para popullit dhe para Botes sic eshte ne te vertete, si ekzekutor publik i qytetareve te vete te lire, faji i vetem i te cileve ishte se kerkonin liri e demokraci, nje jete me te mire per veten, per femijet dhe femijet e femijeve te vet.

    Si ta nxjerrim vdekjen nga politika shqiptare !?

    Duke vrare kater prej nesh, ai na ka vrare secilin e te gjithe ne. Secili prej nesh mund te ishte ate dite aty ku ishin ata, ne betejen per liri e demokraci sipas modelit me te te perparuar e me te sprovuar ne Bote, asaj amerikane.
    Bashke me plumbat e urdheruar te zbrazen mbi kater prej nesh, ne politiken e Sali Berishes ka hyre vete vdekja.
    E vetmja gje qe e nxjerr vdekjen nga politika, thote Nobelisti Gabriel Garcia Markez , eshte denimi me vdekje i politikes se vdekjes.
    Po aq ne mos edhe me sakte e tha edhe mendimtari kombetar shqiptar Akademiku Rexhep Qosja, dikur miku e perkrahesi me i vendosur i Berishes: Kush perdor dhunen ne politike nga dhuna do te vdese!
    E tha hapur e teper njerezisht edhe diplomati i larte amerikan Countryman i cili e filloi konferencen e shtypit sot ne Ambasaden amerikane ne Tirane me ” trishtimin” per vrasjen e 4 shqiptareve me 21 janar 2011.
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne! Ato po bien cdo dite e me fort!

    SHENIM : KY ARTIKULL ESHTE SHKRUAR NE FILLIM TE VITIT 2008. PERDITESUAR ME 27 MAJ 2011. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM.

  10. pro says:

    ..spiuni e njeh spiunin…lugati e njeh vampirin…,por e keqja eshte se te jesh dublant i vetvetes,mund te mos jesh ndoshta narcist…. mund te jesh edhe i semure mendor,…duhet ndare me ke kemi te bejme…!

  11. iliri says:

    Eshte fatkeqesi per keto popull,dhe per cdo popull,te te drejtoje nje sociopat,bemat e ketij njeriu ,ne Shqiperi dhe ne mbare trevat shqipetare njihen mire ,ky eshte njeriu me ordinier qe mund te kete qene ndonje here ne drejtimin e shtetit Shqiptar,ky eshte anti Shqiptari me i madh i te gjitha koherave,A.Hoxha i tha shume pak,po bemat e ti j ky popull i njeh shume mire,ky eshte krimineli i familjes se tij,sepse i ka lene ata me shume borxhe,qe do ti laje dikush,ky akoma se kupton se koha e tij dhe races se tij,ka marre fund,tani po vjen koha qe ky te laje borxhet e qeverisjes se tij,ky njeri do kete nje fund sa tragjik dhe komik,ky sic thoshte dhe xhaxhi,sot eshte nje tiger prej letre.

  12. USA says:

    KY FILOZOFI CURRI QE ESHTE BIRI KURVES DI AQ SHUME SA KARI IM I QIFSHA RRACEN QE TANI NE MOSH TE RE NJERI PA KARAKTER BURRERROR NJE TIP BYTHQIRI SI KOPIL QE ESHTE

  13. Ajaxiu says:

    Diskutimi i zgjatur fsheh te verteten e vendosur me ligj nderkombetar qe eshte keshtu: kufiri ujor midis shteteve fqinj percaktohet sipas morfologjise ( reliefti) te tabanit tokesor pergjate vijes me te thelle qe te formuar nga pjerresia e tabanit ne ujor te paleve kufitare.
    Ne asnje dismutim nuk flitet per morfologjine e fundit te detit.

  14. Vl says:

    Tjetri i jep prova e fakte qe tregojn cka ndodhur realisht, ky vazhdo ja fut pordhes. Po Sali shqiperia blue, te kujtohet. E bere detin me banore

  15. Gopisti i fundit says:

    Asnje cm. det nuk i fala Greqise- thot ky tradhetar i kombit, dhe ka te drejte se nuk maten me cm., por plot 356 km katror det i fali ky monster dhe kerkon te dale i lare. Marreveshja do behet dhe atehere do dali qarte se cfare ka bere e do pergjigjet, por jo ne per studiot e eni vasilit, por para bankes se te akuzuarve, per kete tradheti alla zogiste. Turpi brez pas brezi do ta mbuloje kete familje te ndyre.

  16. rilindja ME BY... PERPJETE says:

    SALIU ESHTE NE HALLE NGA DY GAZETARE TE PAMVARUR CE PAGUHEN NGA RAMA NJERI ARTAN BY:::HOXHA DHE MERO BAZE

  17. AM says:

    Nje gje eshte per tu thene. Sali Berisha është koherent. Genjen gjithmone dhe nuk ndryshon. Ja shif nxenesin e tij, Lulin. Kur e tha njehere te verteten. Tek keta ke besim se e di qe genjejne gjithe kohes sepse keta kanë synim ate pjese te elektoratit qe genjehet. Problemi eshte me keta te tjeret qe nuk u merret vesh kur genjejne dhe kur thone te vërtetën.

  18. Qerosi says:

    Ku eshte komenti im, pse e keni fshire?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje