Kompania e Arbër Kuliçaj (Çekaj), “Arbi Garden” ka përfituar një grant nga Ministria e Bujqësisë më 2015

28 Shkurt 2018, 20:18Sociale TEMA
Kompania e Arbër Kuliçaj (Çekaj), “Arbi Garden”

Kompania “Arbi Garden” e drejtuar nga Arbër Kuliçi (Çekaj) ka përfituar një grant nga Ministria e Bujqësisë drejtuar nga LSI në vitin 2015, me një vlerë prej 264,000 dollarë, për ndërtimin e dhomave frigoriferike.

“Arbi Garden” përfitoi një grant për të financuar 7 dhoma të reja frigoriferike.

Më 4 qershor 2015, grantet e programit IPARD-Like u disbursuan për SE-BI dhe “Arbi Garden”, dy agrobiznese me qendër në Tiranë, të cilët u mbështetën nga ekspertët e CBS gjatë gjithë procesit të aplikimeve.

SE-BI shpk dhe “Arbi Garden” investuan në 9 dhoma frigoriferike moderne, në përputhje me standardet evropiane.

Granti që përfituan këto kompani mbuloi rreth 50% të vlerës totale të investimit.

Këto dhoma të reja frigoriferike do të ndikojnë në rritjen e ndjeshme të fitimeve të klientëve, por gjithashtu do të eliminojnë mbetjet ushqimore, do të mbrojnë mjedisin dhe do t’i ofrojnë klientëve produkte bujqësore të sigurta”, thuhet në njoftimin e dhënë në atë kohë nga Ministria e Bujqësisë, e drejtuar LSI.

9 komente në “Kompania e Arbër Kuliçaj (Çekaj), “Arbi Garden” ka përfituar një grant nga Ministria e Bujqësisë më 2015”

  1. Torovics says:

    ?. LESHELIJA ????

  2. Kodra pas bregut says:

    Po tallni trapin me këto pasaktësi.
    Nuk i vendoste dhe firmoste Panariti grantet e ministrisë. E ka shpjeguar shumë qartë Mona.
    Ishin Sekretarët e Përgjithshëm, në këtë rast Vojo Bregu dhe që për më tepër nuk e përfillte fare ministrin por merrte udhëzime nga “Shefi”, që përcaktonte se kujt i kalonte fondi i investimit……

    1. likeliu says:

      aha, po e paska thene Mona…., e sigurte qe Kodra pas bregut ka marre pjesen e vet
      ik or tyryfyl

    2. Anarko-Sindikalisti says:

      Shefi- Likja, çiraku-Panariti

  3. Muli says:

    Pa na i sqaro pak o kodra pas bregut,se po të qe për Monën mos e rrymë fare sepse ajo po ja qan hallin gjithë popullit dhe nuk po e zë gjumi për të. Por ti që ja ke ngenë na i sqaroj pak më mirë, se si aprovohen investimet me firmën e sekretarit e jo të ministrit. Ose na sqaro detyrat e Ministrit dhe detyrat e sekretarit të përgjithshëm, që ta kuptojmë të gjithë se kush firmoste dhe vuloste.

  4. Artemisa says:

    O Mero, bej nje editorial, ku te tregosh per kokeboshet qe kokaina e kapur ishte e Saliut, Zenit dhe Lulit. Merr dhe Mut Nanon te te ndihmoje.
    Do te kenaqesh mijera njerez dhe do te marresh jo kocke por mish tul.

  5. gjithashtu malok says:

    o mero, po karikoje telefonin se le nom

  6. ilir says:

    Problemi me i madh ne kete lloj shperndarje grantesh nuk eshte se e mori nje trafikant por me duket se keto grante nuk i takojn ti marin importues te prodhimeve agrare po exportues.
    Ca kuptim ka qe ministria e bujqesis favorizon importuesit kur ka pergjegjsi per kujdesin ndaj prodhuesve vendas!

  7. Oh my goodness! Amazing article dude! Thank you so much,
    However I am experiencing difficulties with your RSS.
    I don’t know why I cannot subscribe to it. Is there anybody getting the same RSS
    problems? Anyone who knows the answer will you kindly respond?
    Thanx!!. My consequence – best cord electric mower AGreenHand

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje