Kukësi-Skënderbeu/ Daja: Tregum mentalitet fituesi; Pakult: Pajtohem me barazimin

28 Shkurt 2018, 16:39Sport TEMA

Trajneri i Skëndebreut, Ilir Daja, u shfaq mjaft i kënqur pas barazimit të marrë në transfertë kundër Kukësit.

Daja i thuri elozhe sulmuesit Soëe duke e cilësuar si lojtarin e ndeshjes, ndërsa shtoi se është i kënqur me mentalitetin fitues të skuadrës.

Jam i kënaqur për mentalitetin fitues të Skënderbeut, pasi morrëm frenat në dorë pas disavantazhit. Terreni ishte i vështirë dhe nuk favorizonte asnjë prej të dy ekipet. Kishim shumë mungesa dhe dalje nga pozitat natyrale të futbollistëve dhe përmbysja tregoi mentalitetin fitues të këtij ekipi.

I kërkova Muzakës dhe Xhejmsit t’i afroheshin sulmuesit tonë sa më tepër, të mos e linin vetëm përballë mbrojtësave kundërshtarë. Ai që bëri diferencën sot ishte Soue, pasi shënoi me veprime individuale.

Megjithatë Soue pa pjesën tjetër të ekipit nuk mund të bëjë gjithçka i vetëm. Po të flasim për politika afatgjatë në Shqipëri, mund të them se situatat këtu ndryshojnë gjithmonë. Ne si staf kemi marrë vendimin që të gjithë lojtarët që duan vendin e titullarit, duhet ta shprehin këtë në stërvitjen që ne bëjmë gjatë javës.

Nimaga që në ndeshjet e fundit ka pasur disa gabime, sot ka bërë ndeshjen e duhur. Vendosëm që të bënim ndryshimin e Xhejmsit me Vilën, pasi fusha e Kukësit nuk ka hapësirën e duhur. Xhejmsi vepron më mirë në zona të vogla. Ndërsa për shënimit i golit të parë, Kukësi kishte tendencë për të dalë nga krahët. Dita nuk është mbrojtës i djathtë dhe nuk mund të bëntë mirë në atë pozicion”, tha Daja.

Ndërsa trajneri i Kukësit Peter Pakult deklaroi:

Nuk na vjen mirë, pasi ndeshjen e kishim në duart tona, mund të shënonim edhe të tretin. Goli i parë i Skënderbeut na uli pak iniciativën. Pas atij goli, nuk vepruam siç duhet në fazën mbrojtësi. I lejuam të shënonin. Aty ndryshoi loja, u rikthye besimi tek lojtarët e Skënderbeut. Arritën edhe barazimin. Ne nuk kishim fat të shënonim me Gurin. U pa që Skënderbeu ishte me meritë në vendin e parë.

Ka të bëjë edhe me kundërshtarët, edhe ne kemi pasur shumë mungesa, nuk duhet ta harrojmë këtë. Ekipi i Skënderbeut me buxhetin që ka, i lejon vetes të ketë një organikë më të madhe. Për ndeshjen e sotme, duke parë edhe kushtet sot, ishte një ndeshje e vështirë. Duhet të pajtohemi me barazimin.

Sa i përket pyetjes së parë, në momentin e parë Soue bëri një veprim klasi, sepse goli ishte shumë i mirë. Gaboi edhe mbrojtja ynë. Këto ditë do shohim se çfarë do ndodhë në lidhje me stadiumin”, u shpreh Pakult.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje