SHBA ka reaguar pas kapjes së më shumë se 600 kg kokainë në Durrës.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës.
Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh.
Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës“, thuhet në deklaratën e SHBA-së.(TemA)
Po clidhje ka Ambasada e ARVZIUT me drogen e Edrames?
Vetëm deklarata të thjeshta! A e di SHBA se operatorët e portit janë të përfshirë të gjithë në këtë trafik? Pse nuk kemi operatorë të besueshëm në vend që të zgjedhim njerëz të kërkuar nga evazioni fiskal, mashtrimi dhe kontrabanda? Më tregoni se kush operon në port unë do t’ju them nëse jeni serioz apo jo!
????????