Policia shqiptare ka ndaluar një sasi rekord kokaine, që vinte nga Kolumbia dhe kishte si destinacion Italinë.
Shqipëria pra ka qenë vend tranzit.
Por, edhe pse droga u kap, Lulzim Basha thotë se ajo ka pasur mbështetje politike.
“Kjo ngarkesë rekord e kokainës nuk mund të kalonte nga Shqipëria pa garanci politike. Këtë paralajmëroi edhe Kryeprokurori i Antimafias de Raho të hënën në Tiranë, kur deklaroi se mafia ka lidhje me politikën shqiptare dhe ka pushtuar policinë.
Me këtë rast dua ti shpreh mirënjohjen partnerëve të huaj që drejtuan operacionin me sukses dhe e vunë para faktit të kryer narkoshtetin dhe levat e tij në Shqipëri.
Rrokada nga klani Tahiri-Habilaj i kanabisit tek klanet e heroinës dhe kokainës të Xhafajve me kompani, kanë si pikë të përbashkët mbrojtëse, kryeministrin Edi Rama. 613 kilogramët e kokainës, të kapura për shkak të partnerëve tanë, janë tregues se Shqipërinë sot e drejton banda e kokainës, dhe se largimi i saj dhe krijimi i një qeverie anti-mafia është emergjencë kombëtare”, shkruan Basha, që “harron” se në fakt, droga është kapur nga policia shqiptare.(TemA)
Doli kastraveci te na mbushi mendjen me dengla.
O lylezim!!!! Hahaaa po dhe ktu e ka fajin qeveria!? Hahaa na dhive plako! Ti i di mire o lule si jane punet andej mga shteti jot apo harove!? A moj luleloqe u rrite e su poqe .. po te jet kaq palaco ky . Yyyyy kokerr e legnit
Per fat te keq ishte ngarkesa Edit dhe u kap nga policia e baftiarit (bashes)
O lul… o koke tul… po opzitaret e tu me cfare merren? Je nje person i pa’ndergjegjshem dhe llafazan… dmth piskuriq .
Nese e lejonte te kalonte palloshi mirte thjesht perqindjet . Tani qe e sekuestroi do ta perdori per vete ne orgjite e qeverise bordello. Neser ne parlament Ramen e kemi dru .