Pse është mërzitur Lulzim Basha nga bllokimi i 613 kg kokainë?

1 Mars 2018, 15:28Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Lulzim Basha ka dalë sërish sot në një prononcim për mediat dhe ka sulmuar punën e policisë e cila dje pas një aksioni spektakolar arriti të bllokojë 613 kg kokainë me një vlerë 180 milionë dollarë. Goditja që policia i bëri krimit dje, renditet ndër më të mëdhatë e bëra ndonjëherë ndaj edhe pasqyrimi i këtij aksioni ishte i plotë në të gjitha mediat ndërkombëtare si një histori suksesi dhe pune të mirë në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Nuk ndenjën pa reaguar edhe SHBA-të që përgëzuan policinë dhe Shqipërinë për hapat pozitivë në luftën ndaj krimit dhe rikonfirmuan mbështetjen e tyre të pakursyer në këtë drejtim. BE gjithashtu përshëndeti aksionin e policisë duke u shprehur “Punë e paqme, vazhdoni përpara edhe më tej me luftën kundër krimit të organizuar”.

Prokurori Kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizmit në Itali Federico Cafiero De Raho gjithashtu përgëzoi institucionet për punën duke theksuar se ky aksion është një ndër rezultatet e para të strategjisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilën Qeveria shqiptare po e zbaton fuqimisht, siç munda të mësoj dhe gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri, të realizuar me ftesë të Ministrit të Brendshëm.

I vetmi që sulmoi policinë dhe qeverinë që në momentin e parë të publikimit të aksionit të policisë ishte Lulzim Basha dhe Partia Demokratike. I cili përpos faktik që është në kundërshtim me të gjithë partnerët e mësipërm ka edhe një gabim të madh logjik në argumentin e tij.

Sipas Bashës, qeveria paska porositur kokainën dhe më pas ka bërë bllokimin e saj duke humbur 180 milionë euro. Logjika nul e Bashës në fakt tregon se lepuri mund të flejë në tjetër vend.

Për sa kohë i vemti që i qan hallin trafikantëve të kokainës sot është Lulzim Basha, i bie që i lidhur me këta trafikantë të jetë Lulzim Basha?

Për sa kohë i vetmi që sulmon policinë pse kap dhe bllokon një sasi rekord kokaine duke dëmtuar rëndë trafikantët, është Lulzim Basha, i bie që i vetmi i dëmtuar në këtë histori është ai?

E në mos qoftë kjo e vërteta, atëherë me logjikë të thjeshtë i bie që Basha është i paaftë dhe nuk ka asnjë argument për të bërë opozitë serioze ndaj dhe bën të tilla gafa që e nxjerrin jo vetëm të pabesueshëm, por të bëjnë të mendosh mos ai vetë ose rrethi i tij politik është i përfshirë në të tilla trafiqe, për sa kohë i mbron me aq ëndje.

Të sulmosh policinë nuk është kurrë e shëndetshme për një demokraci, pasi kemi të bëjmë me rendin dhe sigurinë publike. Por ta sulmosh policinë edhe kur kryen një operacion spektakolar të përmasave të tilla si ai i djeshmi, është të duash të dalësh qesharak në rastin më të mirë ose i përlyer në atë më të keqin.

Nëse Bashës apo rrethit të tij i janë prishur pazaret nga super aksioni i djeshëm dhe kanë nxjerrë kryedemokratin të sulmojë policinë është një problem më vete që kërkon hetim. Ama, në rast se nga paaftësia e tij për të bërë opozitë reale del dhe këput të tilla brroçkulla duke sulmuar policinë pse bën punën e saj, PD vetë duhet të ripozicionohet nga kryetari i saj nëse nuk do të bëhet edhe më shumë gaz i botës.

14 komente në “Pse është mërzitur Lulzim Basha nga bllokimi i 613 kg kokainë?”

  1. Ollga Toronto says:

    Nuk ja vlene te meresh me kete budalla,injoranti do injoruar totalisht,e ka mire Rama qe tall menderin me te kur thote,Luli eshte “artist”.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    If you ain’t got nothing to say, then don’t speak.. Ne cdo vend te botes, nje kapje e tille del dhe opozita e falenderon policine (jo krahun tjeter politik). Por kur I ke femijet part time ne Holland, fshati le te digjet. Dil mor idjot dhe falendero policat e thjeshte qe kane familje dhe pagohen 95% e tyre nga taksapaguesit shqiptare.. O Bregu, mesohe qumeshtorin..

  3. niki says:

    Analiza e shkelqyer!!!

  4. kasem gahinji says:

    nuk duhet te cuditemi qe elemente te lidhur ngushte me drejtues kryeorete pd te jene pasketij trafiku.tropojane,kulice dhe lushaj,njerez qe na kujtojne veglat qorre te saliut te madherishem.shkelzeni i akuzuar nga izeti per trafik kokaine,pa pune dhe korr milioa euro(pse ,me breckat e gruas i ben keto?te pakten duhet te kish nje license,nje adrese zyre.di gje njeri per keto?)zeni frekuenton keto zona ku trafiku ka origjinen.ndiqni levizjet e tij dhe te rruspies se tij dhe do gjeni fijet.mos harroni edhe ate pasmaciun konsull nderi,se nuk do dilni pa gje.nje nga veprimtarite e firmes banania eshte edhe ne fushen e medias.e lidh gje zenin me mediat?pse luli dhe saliu akuzojne,vene emra?os valle per presion?apo per te spostuar vemendjen?me ben pershtypje aktiizimi i ish policeve qe kane formuar sindikate.ne mbrojtje te ish policeve tropojane?nuk jane te rastit.

  5. ALPINI.
    Per te gjithe organet ligj zbatuese nje BRAVO me germa te arta dhe ne vecanti policine e shtetit qe e kishte koken ne teh te thikes.Nje te tille e kane marre nga te gjithe organizatat shtetrore dhe shoqerore.Kunder ka dal vetem kjo e qujtura opozite.Ne raste se ke probleme politike.mos e falendero Z.Fatmir Xhafen se eshte politik.Por ama policine dhe te gjithe tetjeret qe moren pjese ne kete aksin falenderoj.bile shume here.Se sic i thote populli..KE INATIN JEPJU HAKUN.Me kete veprim Lulush e ke degdisur PD edhe 100 shkalle me poshte.Turp per kete opozite qe kemi.

  6. Kaonia says:

    Per mua duhet te hiqen nga ekranet e tv programet e perditeshme si puna e Opinionit me shoke se lam nam .Nuk ka vend ne bete qe te beje emision dite per dite me 5 veta qe japin hipoteza e mendje per gjithecka.Po ashtu dhe ata qe marin pjese e sidomos administrata shteterore nuk duhet te dalin e prononcohen nga e hena ne te enjte per shume gjera.Ne bote japim deklarate per medja dhe kaq.Kemi 2 dite qe smarim vesh ne saje te ketyre programeve ,u be mire qe u kap droga apo su be mire.Dje ishte nje gazetare ne thonjza investigative qe nuk dinte c thoshte dhe Fevziu qe u vinte nga pas avazit . Ja kjo eshte kotesia e madhe e ketij karit qe e ka emrin Lulezim dhe e ketyre gazetareve qe marin nga 20 mije eurove ne muaj.

  7. Shigjeta says:

    Pergezuan te gjithe per kete merite te Policise se Shtetit , nga DEA , nga Be , nga kryeprokurori italian nga te gjithe qe duan te miren e Shqiperise i vetmi qe nuk tha asnje lloj fjale pershendetese ishte Luli , c’prisni nga nje shpirtzi , nga nje person mbi te cilin qendrojne akuza te renda , nga te filosh e nga te mbarosh , pervetesim , rruga a kombit , 21 janari , bashkia e Tiranes dhe tenderat skandaloze ,pakti per detin , me kryesori e ngateruan Shtetin Shqiptar me fqinjet deri ne gryk , c’prette thote nje njeri i tille ?? Te pakten nje pergezim , keshtu sa per sy e faqe , tregon nje nivel , por jo mor jooooo Luli eshte ai , sbehet shaka , a o shpirtzi , o karabush i vertete

  8. shqip says:

    O z.gazetar ! Po ju pse ngrini pikepytje ? Gjerat Jane ne driten e diellit . Te Tilla dergesa vetem Basha-Zeni-Meta mund ti realizojne . Nuk me thua , çfare veprimtarie legale ka ” familja ” ne veçanti , dhe pd ne pergjithesi . Pastaj s’ka nevoje ta nxjerresh qesharak Lylin . Ketu s’hyne ne Pune llustrimet e gazetarise . Te gjithe i kujtojme thirrjet Adolfiane te Sali shkembit . Ne kohen kur policia mesynte republiken e kanabisit , ky bertiste ;” Tahir hiqe tabore ” . Po edhe avionet keta ishin eksperte . I rrezonin ( gjoja ) , i Benin fotografi , e pastaj jepnin lajmin . Sigurisht qe keto beheshin me togat e gatshme qe Saliu i kishte ne sistem e ne zinxhirin shteteror . Prandaj dhe nderkombtaret nuk u lekunden ne asnje rast ndaj besimit qe i dhane Rames . Problemi eshte qe ne shume gjera i marrin vesh te fundit , ose fare . Po keta amerikanet dhe Europa diçka dine . Nuk eshte e rastit qe Lyl gerrhima hedh akuza , ndersa eksponente prestigjoze qe merren me zbulimin nuk kursehen te pergenjeshtrojne radio shqupin .

  9. alphade says:

    Ne krye te mafias shqiptare te droges qendron pa pike dyshimi,
    Monstra e Vicidolit, me jeniceret e tij Lushaj dhe Kulicaj ,bloza e
    zeze e Shqioerise. Basha e Co. jane ushtaret besnike te Berishes,
    derisa ketij te fundit t’i bien patkojt. Thjeshte bande kriminelesh
    mafioze.. !!!!!

  10. shushica says:

    Ka nje skeç te jashtzakoneshem te Luftar Pajos,ku te gjithe kritikonin fshatarin per lopen e tij te vjedhur .Ai i varferi ,duroi sa duroi ,pastaj tha ,,,,po hajduti nuk kishte faj .Edhe Basha ,ky llafazan infantil ,pak a shume thote ..pse e kapi policia drogen ,pra sipas tij jane fajtore policia dhe dogana ,jo ata qe merren me trafikun e droges..Prandaj llogjika e gazetarit Muca eshte e sakte .

  11. Spartaku says:

    Kapot e droges nga Kolumbia,jane Berisha,Basha,Meta,Kuliçi.Me se miri kete e tregon shqtesimi i Bashes qe u hodhe kundra policise,per kapjen e droges.Prokuroria,duhet ta marin ne pyetje Bashen se nga e di ai qe eshte porositur nga qewveria kjo droge.Duhet te zberthehet mire e te dal e verteta.Ndryshe dyshimet jane te medha per Bashen i lidhur me kete ngjarje te kesaj droge Kolumbiane.Per t’u dyshuar eshte dhe bredhje e te birit te Sali Berishes me ate kurven ne Meksik.Zeni,me sa duket ka para te madhe nga droga Kolumbiane,kur shkon ne ç’do vend te botes per pushime mondane.Qejfi neper bote,paguhet shtrenjet.

  12. askush says:

    Ne rasten e kapjes se kesaj ngarkese kokaine .Te qjithve i ka shpetuar nje aspekt ,ku lenja e tredhes per dit me radhe ,dhe dhe ngarkesem e pret nje menazher i vetem .Duket qarte se 1 nuk kemi te bejme me nje grup amatoresh po me me ne grup profeshen 2 Asbehet fjal qe jan lajmeruar qe tredhen e kan zbuluar ,prandaj nuk ka njerez ta presin .3 Kjo qetesi ku asne njeri nuk del ta qresin i bie qe ai qe e ka porositur nuk ka punuar nje muaj a dy muaj po me vite dhe ato nuk i ka problem dhe po tja kapin .Po ka aritur kohen te ruhet me shum se te fitoj .po te ishte ruga e par aty do beeshin shum gabime qe nga telefoni se aty ka dhe adresa te tjera qe te shperndahen kode dhe po te ishin fidhestar do ti dhimseshin shum ato qjera po te kapeshin eshte shum e madhe dhe fidhimi eshte shum i veshtir dhe policia do ta kishte te let per ta asqjesuar ate grup.Po keta jan profesjonista Politikanet nuk e bejne dot direkte vet .nje profesjonist nuk i afrohet politikes nje njeri qe i ka perbadhuar vite me radh konkurences policis grupeve nuk i afrohet politikes pra nuk kemi te bejme me profesonist te viteve te emigrimit po kemi te bejme me nje grup qe punon vetem ne shqiperi jo profeshen nje grup i lidhur me politiken se nje grup i cili ka aritur ta porosisi ngarkesen me grupazhe te tjer se ne ato ka kode te ndryshme .Kete ngarkes e kan porositur grupet qe qendrojne ne shqiperi qe jan mbeshtetur nga politika e 2 krave kur e mer PD behen me PD kur e mer Ps behen me PS jan ata gruqe qe dolen nga burgu ne 97 qe ben baterdin ne shqiperi vram e prem qe i goditen te qjitha grupet qe vinin nga emigrimi qe vjedhin votat qe ndertojne rrug burqje Pallate .Vetem ata din te edhin gurin e te fahehin doren .Ata qe jan profsioniata nuk e marin mundimin te ralizojne nje ngarkes te madhe se nuk jan budabden ato qe i ben ter jeten ti hunbin per nje dit apo te futen ne borxhe te mdhaja profesionisti nuk futet ne borxhe .Ata lozin me 2 porta njer me PD dhe njer me PS po kesaj radhe ja kan fsheur dhe PD dhe PS se si kan beaim sidomos Ramen Rama sot i mbron e i jep tendra dhe keta ja fusin nga mbrapa ata nuk kan ceduan Ramen dhe berishen e lulin e Ilir Meten vetem Doganen duan te koruptojn nuk e kan koruptuar dot ose do jet ber ndonje ndryshim ne dogan qe e kan vonuar treqjen e bananeve dhe aty nuk e linin dot me shum se do binte ne sy se do prishesh bananja e do binte me shum ne sy me shum .Dhe Berisha e din se kush jan dhe Rama dhe Luli dhe Ilir meta jan ata qe i mbajne nga mbrapa .Te qjitha keto grupe jan ber bashke dhe kan ivestuar po pa Qeveritar te terve qeveritareve i kan futur gishtin e mezit te vendi .Keto grupe kan punuar me lek ne dor se dhe se kan problem per keto lek se kan problem se marin tendra per 25 vjet . Keto grupe dhe po ti bjeri ne dir kjo ngarkes per 50 e heqin

  13. Gri says:

    Ky kaushi i PD po qe puna per euro qe shkojne qindra milion i shyt mire duarte, pastaj i fut nje raport mjeksor! Thone gojet e liga qe Bashua ka marre raporte pa date per gjithe vitin! Datat i vendos po ti shkoj policia tek dera! I shef me kamera! Orbita qe bene: shpi – pd, pd-tre dite, shpi – hollande, holland – shpi 4 dite. Dy dite ne baze, 4 staf punojne me montimet. Jete aktive opzitare javore! Persa i perket axhendes mujore: takimkoke me koke me Sb vtem 30 minuta
    Ne parlament shkom dy here dhe s,iken ne Holland pa i the Rama qe Basha eshte cun i mire.

  14. DETARI Atllantides? says:

    Droga eshte e * turistit* 12 muaj non stop te vitit ,..Zenit sy peshkaqenit !
    Ai ngeli karaibeve dhe Kolumbise tere kohen bashke me zhapken e llustruar…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje