Ky është momenti qesharak kur një burrë që ecte me biçikletë përplaset me një makinë të parkuar.
Burri që ecte me biçikletë për një moment humb vëmendjen pasi po shikonte personin që po e filmonte nga një makinë në ecje dhe papritmas ai përplaset më një automjet të parkuar.
Fatmirësisht ai nuk pësoi dëmtime serioze.
Burri po mbante një statujë fetare në kurriz në momentin e përplasjes.
Videoja është bërë virale në internet duke arritur në më pak se 12 orë 5,8 milionë shikime dhe është ndarë nga më shumë se 200,000 njerëz.
Aksidenti ndodhi në një rruge kryesore në Mexico City. (TemA)