Parashikimi i IGJEUM: Sot dhe nesër në të gjithë vendin priten reshje mesatare

3 Mars 2018, 14:10Sociale TEMA

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot dhe nesër në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, lokalisht edhe intensive, ndërsa në qarqet e tjera do të jenë të dobëta deri mesatare.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.03) dhe nesër (e diel, dt.04) në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, lokalisht edhe intensive, ndërsa në qarqet e tjera do të jenë të dobëta deri mesatare, por të shoqëruara edhe me shtrëngata. Shumica e reshjeve do të bien sonte natën.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 17 °C

në vendet e ulëta: 8 / 16 °C

në vendet malore: 3 / 12 °C.

Sot pasdite (e shtunë, dt.03) era pritet të fryjë e lehte, deri mesatare në bregdet dhe në zonat malore, ndërsa nesër (e diel, dt.04) pritet të fryjë erë e lehtë në të gjithë territorin.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë do të kenë prurje në rritje në të gjithë territorin.

Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme.

Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do kenë rritje të prurjeve dhe niveleve. Vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve nga kaskada e Lumit Drin. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje