Policia Rrugore ka vijuar kontrollet gjatë orëve të mbrëmjes në rrugët e kryeqytetit, dhe jo vetëm, për sigurinë në rrugë.
Gjatë kontrollit më radarë në autostradën Tiranë-Durrës policia ka kapur një drejtues mjeti që ecte me një shpejtësi prej 213 km/h.
Por drejtuesi i mjetit në momentin që i është bërë shenjë nga patrulla e uniformave blu nuk ka ndalur.
Më pas sipas policisë drejtuesi i mjetit Audi V8 është ndaluar në afërsi të sheshit “Shqiponja” në Tiranë.
“Shpejtoja se më pret shoqëria për të festuar në fundjavë”, u ka thënë efektivëve drejtuesi i mjetit.
Ndërkohë në faqen e saj zyrtare në Facebook, policia e shtetit i bën një apel qytetarëve: “Argëtohuni në fundjavë, por mos rrezikoni jetën tuaj dhe të përdorueseve të tjerë të rrugës”. (TemA)