Si u përpoq të siguronte hebrenjtë në Berat, Kadri Cakrani. Letra për xhaxhain Bektash Cakrani

5 Mars 2018, 20:16Dossier TEMA

Nga doreshkrimet e lena nga ish- komandanti i Pergjithshem i Ballit Kombetar, Kadri Cakrani, por edhe nga disa dokumente arkivorë, hidhet drite si si jane marre masa per shpetimin e hebrenjeve ne Berat

“Berat,11.9.943

Bektash Cakranit, Cakran, Mallakastër (konfidenciale në dorë)

Xhaxha, po të shkruaj urgjent mes halleve të shumta që pllakosën tani me kapitullimin e italianëve, pasi ti e ke Mallakastrën në dorë.

Duhet me urgjencë të transportojmë nga Berati tek ju një numër të madh njerëzish, që tani për tani nuk kemi as mjete për ti prurë aty.

Bëhet llaf për çifutët këtu tek ne që janë me qindra dhe halli është se po të merret vesh kush janë, kanë për ti shkuar në plumb të tërë dhe Beratin vetë që aq është i gjithi.

Nuk dihet se nga mund tu vejë haberi dhe as besim nuk kam, kohë jo e jo se edhe ti mësheh me dokumenta muhamedane nëpër familje këtu, s’dihet nga del fjala dhe mua më duhet të shkoj në plumb Beratin pastaj.

Duhet domosdo të piqem dhe me Mit’hat Frashërin dhe ata në Tiranë të mos jepet asnjë informatë ku janë sa, si e qysh.

Nuk duhet të bjenë në dorë të armatës gjermane që është duke ardhur asnjë çifut nga këta që kanë qënë dhe kanë ardhur në Berat, për arsye se dihet qëndrimi i gjermanëve për ta.

Gjithashtu nuk duhet të konsiderohen shqiptarët dhe Berati si mëshehës të tyre, për arsye se do të mbizotërojë mbi popullatën më prapa një klimë terrori.

Po edhe për aty gjithë ai milet nuk e mbëshehim dot dhe kohë për ti prurë po ka mbetur akoma.

Tjatër rrezik që ti e di vetë është se po u muarr vesh Mallakastra mund të digjet. Dërgo njeri urgjent me korierin tim”.

7 komente në “Si u përpoq të siguronte hebrenjtë në Berat, Kadri Cakrani. Letra për xhaxhain Bektash Cakrani”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    ups! nuk ngeli ”kadri” ,”bajrom” e shejtoni me te bir pa u bere sot ”hero” apo ”ruajtes” te hebrenjeve……….!
    istoria na kujton se turqit [kudo qofshin] ishin mbeshtetes te nazisteve gjermane,athere a mund te besohen te tille”patriotizma” per keta balliste qe jo rastesisht ishin totalisht sunite,aq me keq kercikuqe mallakastre..!!!??

    1. Vertetesia Historike says:

      S’besoj te jesh kaq idiot, se mire qe je injorant e kemi marr vesh. I vetmi vend ku s’ekziston pike hebreu, pas luftes se 2te Boterore eshte Greqia. Te gjithe vendet e tjera e kishin nga nje sa per numer. Qeveria Kolaboracioniste Greke me ne krye Joan Raillin punen e pare qe beri per ti treguar devotshmerine gjermaneve ishte te pastronte deri ne rrenje hebrenjte e Selanikut. Selaniku ishte qyteti me me shume hebrenj ne Perandorine Osmane pas Stambollit. ndaj njihej dhe ndryshe si La Madre De Israel ose Nena e Izraelit. Shumica e tyre ishte pranuar nga Sulltani pasi ishin nxjerr me dhune nga Spanja.
      Greket e devotshem bashkepunues nazist ndertuan dhe kampe ku perfunduan dhe shqiptar, sic ishte Kampi i Hajdarit ( emri shume grek) dhe nje afer Selanikut.
      Kurse Turqia ishte neutrale gjate Luftes se II Boterore, por Perandoria Osmane njihet si nje nder mikepriteset me te medha te Hebrenjeve gjate kohes qe keta persekutoheshin nga vende te tjera ne Europe.
      Ende sot ka hebrenj ne Turqi ( te pranuar si minoritet) kurse ne Greqi nuk ekzistojne si komunitet me vec, por te asimiluar ne gjakun e popullit multietnik grek. Dhe gjithe keto cfare te thashe jane sa per te mesuar nje injorant si ty mbi te verteta historike, se personalisht me prishet gjiza per Turqine, sac me prishet per Greqine.

      p.s. O Mero, ti qe na i le kete koment te pare, e mba kshu si karem, se s’ka mundesi ky te jete njeri i vertete. Sa me shume e lexoj aq me shume kuptoj qe eshte rob i stisur.

      1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

        turk i piset ,e kuptoj irritimin tend por……….st’arxidia mas,oussssstttttt!

  2. ali vlora says:

    O z. Plere ! Juve selcukeve te Greqise ju vjen inat se me spiune ne Selanik nga ju me gjermanet nuk kishte. Meso historine.

  3. Selim says:

    ça na i nxirrni keta kriminele te ndyre neper gazeta. A e kuptoni se po nxitni urrejtjen popullore dhe vellavrasjen? A e dini qe jane ende gjelle ata qe kane varrosur familjaret e tyre brare pabesishte nga ky kriminel dhe banda e tyre?

  4. shpresoj, por s'e besoj says:

    Nga kush i mbrojten hebrenjte keta ballistet? Nga partizanet? Se gjermanin e kishin xhan si ka Arian Cani gjithe gjene e gjalle. Pse kepusni proçka darke me mbeturina tallavaje. Pa lere qe ky edhe i ofendoka (sipas opozites shqiptare sot) duke u thene çifute!

  5. Ramadani(Albani) says:

    Po ky Kardi Cakrani vrau keshilltaret e Shen Pjetres ne Fier.Na i bete vrasesit heronje, atdhetar.
    Ja mbathi LEPURI Cakranit jashte se breket ne vesh do ja kishin varur.
    Eshte koha e krimineleve.
    Eshte shteti Azem Havdallit Hajdarit.

    A LEFTER te ishe gjalle
    Per ca gjera qe kane ngjare
    Ti “nderoje” keta zagare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje