DOSSIER: Myzeqeja në festën e dijes

2 Mars 2018, 11:16Dossier TEMA

Nga  Naun Kule                                 

Kur bota shqiptare  përkujton 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit (nëntor,1908-2018) i cili i dha gjuhës shqipe alfabetin mbarëkombëtar, edhe banorët e Myzeqesë festojnë gjithashtu 110-vjetorin e shkollës  së tyre shqip, çelur në Libofshë në gusht, 1908. Dhe, kur një krahinë si Myzeqeja, feston të njëjtët përvjetorë me kombin dhe gjithë vendin, do të thotë se historia e banorëve të saj ka ecur hap pas hapi me kryengjarje të tilla gjithëkombëtare të cilat, përbëjnë piketat e kthesave të historisë shqiptare. Ndaj edhe angazhimi e urimi i mirëseardhjes për to, bëhet nga  të gjithë dhe kombëtarisht.

Në kronikën historike të Myzeqesë, veç tjerash, ka edhe një ngjarje të pandriçuara dhe jo tw vlerësuara në mënyrën e merituar.Është përpjekja e parë e atdhetarëve këtu, për të çelur shkollën shqipe që më 1905. Është e vërtetë që shkolla nuk u hap dhe nismëtarët e kësaj ndërmarrje dështuan duke provuar mbi vete  gjithë reprezaljet  e njohura të kohës. Por të gjitha këto diheshin dhe priteshin. Terrori turkoshak, i mbështetur nga antishqiptarizmi helenik i Megaliidhesë greke, ishin shpata e ngritur në shekuj  mbi shpinën e cilitdo atdhetari shqiptar.

Megjithkëtë, u gjëndën dhe u bënë bashkë një grusht burrash që morën vdekjen në sy dhe  bënë të pabërën; gjetën mjetet, mundësitë e librat dhe përgatitën këtu çeljen e shkollës  në gjuhën shqipe.  Paçka se ajo mbeti një tentativë e paguar shtrenjtë, fakti që u  realizua vetëm  pas tri vjetësh dhe pikërisht po këtu,  do të thotë se  protagandistët kryesorë ishin po ata që e realizuan tri vjet  më vonë,  në gusht, 1908.

Lëvizjet e shumta të shumë banorëve të Myzeqesë që bënin tregti përmes porteve të Vlorës e Durrësit dhe, më herët përmes moleve grykëlumore të Karavastasë, Pirgut e Semanit, krijuan edhe lidhjet e njohura kulturore me shoqëritë patriotike jashtë atdheut,  njohën veprimtarinë e rilindasve tanë dhe sidomos botimet e tyre.

Në gazetën “Liria e Shqipërisë” që dilte në Sofje(Bullgari), lexojmë letrën e dërguar pikërisht nga Libofsha më 10 maj, 1911 ku shkruhet se:

“…Tri muaj ka që s’e kishim marrë gazetën…Sot e morëm dhe të gjithë anëtarët e saj u gëzuan fort shumë…”

Përmbajtja e letrës rrëfen   se aktiviteti patriotik i këtyre banorëve është objekt pune edhe për  shoqërinë kulturore atdhetare në Sofie dhe se, pikërisht në Libofshë ka qënë organizuar një shoqëri apo grup simpatizantësh, të cilët jo vetëm marrin dhe lexojnë gazetat shqip, por edhe mezi i presin ato… Dhe, më tej.

Subashi i Myzeqesë, siç shkruan vet ai, i shkruan dhe dërgon një letër shoqërisë së Bukureshtit (Rumani) dhe, pasi i uron asaj punë të mbarë për krijimin e shoqërisë “Bashkimi” i kërkon  edhe një “…libër bujqësie dhe një methodë  shqipe…”

 Mësuesi Jovan Ndreka, më 5 mars, 1909 (ndërkohë djalosh 23 vjeçar), nën titullin “Letër nga Libofsha-Myzeqe” i shkruan patriotit Jani Vruho në Misir të Egjyptit

 “…Të  më dërgosh fletënë “Rrufeja” se ma ka ënda ta këndonj…Këtu në Libofshë kemi një mësonjëtore ku mësohet shqipja prej një të krishteri dhe turqishtja prej një hoxhe…….

Në këtë shkollë bëhën ndonja njëzetë djem myslimanë e të krishterë…Ka djem  por nuk i lenë priftërinjtë  grekomanë  që u thonë se të nxjerrë nga besa mësimi shqip….”

 Megjithë këtë, këto ishin momente në rrugën e gjatë shekullore, plot vështirësi dhe vetmohim të kësaj shkolle dhe mësuesve atdhetarë të këtyre anëve të cilët siç e hapën edhe e mbrojtën me burrëri shkollën e tyre.  Ajo funksionoi si e tillë duke u bërë nxitje dhe shëmbull për çeljen e dhjetra shkollave të tjera në fshatrat e kësaj krahine. Lexojmë në dokumentet e kohës se Libofsha dhe simotrat e saj llogariten si qendra dhe pikënisje për hapjen e  shkollave dhe organizimin e rrjetit arsimor ndër këto anë.

Në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit njëzetë,  shkolla e Libofshës u shtua me disa të tilla si  shkolla e  Divjakës, e Bubullimës, Ndërnënasit, Semanit, Vanarit, krutjes, etj. Pavarësisht Edhe nipi i Jovanit, atdhetari dëshmor Zoji Ndreko-Libofsha (siç e shkruan ai), pomthin e tij patriotik “Shqipëria” shkruar më 1910, e botoi po këtë vit në “Kalendarin kombiar” i cili dilte në Selanik të Greqisë. Pas kërcënimeve të përsëritura të redifëve osmanë ndaj  klerikut dhe mësuesit dëshmor, Papa Spiro Saqellarit, se do t’ia merrnin peng djalin e vetëm nëse nuk hiqte dorë nga  mësimi dhe meshimi shqip në kishën e Kolkondasit etj, në vitin 1909 ai e çoi djalin e mitur, 6-7 vjeç në Bukuresht, ku atdhetarë e Saqellarë të tjerë zhvillonin veprimtari patriotike  (Petro Spiro Saqellari vdiq në Bukuresht më 1986) 

Mjetet shkollore dhe librat shqip që vinin në Myzeqe nga këto Shoqëri patriotike, nga tregtarët dhe karvanxhinjtë  atdhetarë të cilët, disa herë janë kapur me libra shqip në thasët e barrës dhe janë torturuar e asgjësuar bashkë me to. Vasil Gjone nga Metaj është vetëm njeri nga protagandistët e shumtë i cili, sjelljen fshehur të librave e gazetave shqip përmes molit të Karavastasë,  e pagoi, me tortura dhe rrahje publike nga redifët osmanë.

Shoku i tij, Pilo Thana, e pagoi  edhe më shtrënjtë. Pasi  ia lidhën thesin me libra në shpinë redifët e hodhën në det duarlidhur… Mësues dhe klerikë të  ndryshëm, pas skolive legale greke ose të qendrave të kultit ku shërbenin, si në  manastirin e Ardenicës e atij të Kolkondasit, në Bubullimë e Divjakë, në teqen e Karbunarës, në qytetet e Fierit dhe të Lushnjes, në Karavasta, Ngurrëz, shen Pjetër e Sheqishte,  gjithënjë duke shfrytëzuar detyrën dhe  pozicionin e tyre legal, për t’ju mësuar të vegjëlve e të rriturve, shokëve dhe fisit të vet, shkrim-këndimin e shqipes, nisur zakonisht me kryerjen në shqip të gjithë riteve dhe shërbesave fetare. Kështu, klerikët Ikonom Dhima e Papa Isaija, Sheh  Karbunara dhe Papa Saqellari, mbështetën dhe bashkëpunuan me Babë Dudën, Llambi Goxhomanin,  Sulo Resulin dhe Eftemi Doracin  në Berat, Jani Minga e Kov Saqellari, Jovan Ndreka e Beqir Nova,Koli  Sako e Profi   Dani, Theodhori e Aleko Rista,  Tun Gjergji dhe  Elmaz Boce, Jorgji Dhamo e Dhaskal Xhavo, Joti e Kristo Hila me shokë, u nxitën nga porosia e rilindasve që

“…çdo shtëpi të shndërrohet në shkollë dhe secili që shkruan shqip, në mësues…”

 Mbështetur në  njohje të tilla të gjuhës amtare u organizua dhe u  mor në sy, çelja e shkollës shqipe në Libofshë në vitin 1905, e cila, siç thamë dështoi dhe u ndëshkua rreptë.

Dy vjet më vonë u bë edhe një përpjekje tjetër, brenda në qytetin e Lushnjes. Nebi Sefa, në bodrumin e hotelit të vet (Hani i Sefës), organizoi çeljen e shkollës shqipe. Për këtë qëllim  thirri edhe mësuesin e skolisë greke,  beratasin Zak Bardheni.  Por ndërhyrja e menjëherëshme dhe egërsisht e administratës osmane urdhëroi mbylljen e shkollës dhe arrestimin e Nebiut.

Gjithësesi, gjithë këto fakte, ngjarje dhe   figura, tregonin se në këtë dekadë të parë të shekullit të ri,  “kazani zjente” dhe shpërthimi ndjehej çdo ditë e më pranë.

Përndjekjet dhe burgosjet e mësuesve patriotë u jepnin vetëm qetësi të përkohëshme autoriteteve osmane. E gjithë krahina e Myzeqesë tashmë kishte një terren të kultivuar arsimor, të “vlagur për mbjellje të reja” dhe të njohur për cilindo që luftonte në këtë front luftarak, mbështetur fuqishëm nga  gjithë banorët dijedashës të kësaj treve.

Gjithësa thamë më lart krijon tablonë e plotë të asaj që po ndodhte në Shqipërinë   dhe veçmas ndër myzeqarë, në kapërxyellin kohor të shekujve 19-20-të.  Ky ishte shtrati kulturor,   arsimor dhe politik i gjithë shqiptarëve, pra edhe i  Myzeqesë, përpara dhe në hyrjen e  dymijëvjeçarit të ri mbi të cilin  u ngrit ngjarja e shënuar e çeljes së  Mësonjëtores së parë , e para shkollë e hapur zyrtarisht dhe legalisht,  në trikëndëshin Berat-Durrës-Vlorë. Pra, ndërkohë që në rreth dy të tretat e qyteteve dhe krahinave shqiptare  shkruhej turqisht ose greqisht, në Myzeqe shkruhej dhe mësohej shqip…!

  Shkolla u hap në Libofshë më 24 gusht 1908, në njerin nga konakët e shumtë të Nedin bej Leskovikut,  administratorit sulltanor të Krahinarisë së Libofshës

Mësuesi i parë  dhe njeri nga nisiatorët për ta hapur  këtë shkollë ishte djaloshi libofsharak, 22 vjeçari Jovan  Kristo Ndreko, 1886-1944, Mësues i merituar dhe  Dëshmor i atdheut. E vlerësuar në sfondin historik të ngjarjeve ajo përbënë një kulm në luftën e gjatë të këtyre banorëve dhe gjithë shqiptarëve për zhvillim shoqëror dhe të drejta kombëtare. Por, në përplasjet politike që kalonte vendi ynë të cilat edhe e pasuan këtë ngjarje historike, një luftë po aq e madhe sa ajo për ta hapur duhej bërë edhe për ta mbrojtur shkoillën shqipe.

Dihet se më 23 korrik 1908 parlamenti  turk miratoi kushtetutën e re e cila formalisht, siguronte për gjithë popujt nën Turqinë,  gjuhën amtare dhe zhvillimin e arsimit në gjuhën e vet.  Mirëpo dihet gjithashtu  se demagogjia xhonturke nuk zgjati shumë. Përndjekja e mësuesve  atdhetarë dhe mbyllja e atyre pak shkollave që nxituan të hapen, rifilluan me të njëjtën egërsi. Kjo  është arsyja që, ndërsa në vitet 1909-10   Mësonjëtorja e Libofshës vazhdon rregullish dhe e shton numurin e nxënësve aq sa gëzon atdhetarin Mihal  Grameno i cili shkruan nga Korça se:

“..Me gëzim të madh mësojmë  se  shkolla shqipe  që  u çel në Libofshë dita për ditë përparon…”

Por në vitin 1911, kur xhonturqit e rikthyen plotësisht dhe realisht politikën e tyre çkomtarizuese të pushtuesit shekullor, edhe këtë shkollë e gjejmë të mbyllur.

Korispondenti i Myzeqesë tek i shkruante gazetës “Zgjimi i Shqipërisë” që dilte në Janinë,, në muajin shkurt 1911, i qahej asaj se: “…Në  gjithë Myzeqenë vetëm tri shkolla  turqisht janë… Njerëzit janë të varfër, të  zhveshur dhe të paditur…”

  Vështirësive të panumurta dhe përndjekjeve të njohura, shumë mësues atdhetarë të Myzeqesë dhe jo vetëm, të mbështetur fuqishëm nga banorët dijedashës të këtyre anëve, dhanë kontribute të jashtëzakonëshme për funksionimin e këtyre shkollave dhe shtimin e nxënësve ndër to. Në një letër proteste kundër qeeverisë që ua ka mbyllur shkollën për mungesë buxheti, banorët e fshatrave të Kolkondasit-Fier, ankohen se:

“…Megjithëse jemi bujq të varfër, ne u përpoqëm me ato pak thërrime  dhe e bëmë  godinën e shkollës…  Paçka  se  është dimër, më shumë se 40 fëmijë lageshin prej shiut, ndyheshin prej llucës dhe dridheshin prej të ftohtit, zbathur e xhveshur, heqin gjithë këto, me dëshirë që të mësonin…”

  Që në fillimet e veprimtarisë arsimore nga dikasteri  përkatës i qeverisë së Vlorës, në vitin 1913, Ministri i arsimit, Luigj Gurakuqi udhëzonte që:

“… Për të përhapur arsimin kombëtar në Myzeqe, duhet të merren si qëndra edhe manastiret si ai i Pojanit, i Kolkondasit, i Ardenicës, …

“…Në manastir të Ardenicës, e cila ka qënë shkollë e madhe që në kohën e sundimit otoman, kemi qënë të parët që kemi krijuar shkolla të brendëshme (konvikte-N.K.) që në vitet 1907-8– i shkruan qeverisë inspektori i arsimit të Prefekturës së Beratit, Mësuesi i Popullit e atdhetari i shquar, Jani Minga. “…Në këto konvikte, vazhdon  ky personalitet i  arsimit  e i atdhetarizmës shqiptare, do grumbullojmë fëmijtë e mbi 50 fshatrave të Myzeqesë, përgjithësisht të vobektë dhe pa dallim feje…Vite më parë   shkolla e këtij manastiri kishte mbi 200 nxënës të brendshëm,(konviktorë). Manastiri mund t’i ushqejë me gjithë ato prona dhe 50 dhomat që ka…

 Shkollat e këtyre manastireve mund të shërbejnë edhe si bazë për të çelur shkollat  në të gjithë fshatrat  duke i pasur edhe si qendra  për arsimion e lartë (të mesëm-N.K.).

 Kështu psh  manastiri i Ardenicës mbush krejt ato sende  që na duhen për një shkollë bujqësie…”

Një grup mësuesish të këtejmë, të nxitur nga  mësuesit Naun Doko Prifti, Jani Minga, etj,   hartuan një  listë kërkesash drejtuar qeverisë për të zgjeruar dhe kompletuar shkollën e manastirit të Ardenicës me një konvikt edhe më të madh nga ai që kishte.

“…Mënyra është fare  e  lehtë- i shkruajnë këta qeverisë-.Për çdo djalë të caktohet për nëntë  muaj mësim 5 qase misër a grurë, një brokë fasule, 5 okë gjalpë, 5 okë vaj, 9 okë djathë dhe dy shelegë. Çdo djalë do të ketë  katër palë ndërresa, shtresë dhe mbulesë. Manastiri merr përsipër ushqimin e mësuesve dhe  dhe shtretërit e djemëve. Qeveria të marrë  përsipër formimin e një barnarije (farmacie-N.K.) me barnat më të para. Shkolla këtu do të jetë qytetëse e plotë, pesë klasëshe, kombëtare, me gjuhë të dytë frengjishten dhe me një program mësimesh praktike bujqësie, bletësh dhe kafshësh… Formimi i shkollave të tilla në tërë vendin do të jetë shpëtim i tij, jo vetëm në fushën arsimore por edhe  në atë kombëtare…”

Kjo përkujdesje për kushte sa më të dobishme në arsimimin e popullit, është përvoja  luftarake  e rrugës së gjatë nga dhe si ka ardhur ky popull e ky vend gjer këtu,   pasojë e gjithë prurjeve zhvillimore që kushtëzonin udhëkryqet e shumta nga iu desh të  ecnim për të arritur në këto nivele  të larta progresi dhe emancipimi e gjithë Myzeqeja dhe banorët e saj.

Po çfarë  presim nga festa..?

Kryetari i Këshillit të Qarkut-Fier, zoti Vangel Ndreka, ka në tavolinën e zyrës dy projekte për këtë festim, të shkollës së Libofshës dhe të Shoqatës “A.K.“Myzeqeja”

-Do t’i unifikojmë në një, thotë kryetari- Të dy një synim kanë, një objektiv; të festohet sa më meritueshem ky jubile i 110 jetorit të kësaj shkolle pararoje…

Angazhimi është i madh dhe i të gjithëve; i Qarkut dhe i Prefekturës, i DAR dhe i zyrave arsimore ndër pesë Bashkitë e Myzeqesë, i drejtorive të shkollave dhe trupës mësimore të gjithë krahinës, për ta njohur dhe përcjellë ndër nxënës dhe prindër këtë ngjarje historike mbinjëshekullore.

Ajo çka mungon  ende, në këtë fazë përgatitore është koordinimi, mbështetja e gjithë institucioneve qëndrore dhe vendore, shtetërore dhe shoqërore për tu vënë në efiçencën e duhur sipas  detyrës dhe funksionit që kanë.

Pikërisht për këtë shkak, Kryetari i këshillit të Qarkut, zoti Ndreka,  po përgatit një takim pune pikërisht në Libofshë, atje ku  hapi sëpari derën kjo Mësonjëtore historike.- Në Libofshë, thotë kryetari, do diskutojmë, do shikojmë dhe vendosim edhe për Muzeun e Mësonjëtores së Myzeqesë, në të cilin do grumbullojmë dhe shpërfaqim materiale historike, dokumente dhe figura mësuesish e atdhetarësh nga e gjithë Myzeqeja, nga muzeumet e Lushnjes dhe të Fierit, me gjetje dhe relike nga çdo fshat e shkollë, nga çdo mësues, nxënës dhe prind.

Kjo sepse, Myzeqeja, historia luftarake dhe progresive e  banorëve të saj, e meritojnë plotësisht një muze të tillë historik. Madje, është i vonuar. Duhet bërë si një homazh për brezat që shkuan, si një detyrim për ne, brezat e sotëm, që të mos na shajnë bijtë dhe nipat e nesërm.

2 komente në “DOSSIER: Myzeqeja në festën e dijes”

  1. ''tyrk elhamdylillah'' ose ''korrak''......... says:

    Cfare shkruan o [email protected] me syze!?
    Ne gjithe kete carcaf ,90% flet me urrejtie per vellezerit greke dhe se ata paskan qene ”armiq” te kristianeve myzeqare,me ”megaloidhea”-t e tyre!,me ”luften” kunder shqipes etj kesisoj pordhe me rigone!Por harron apo nuk te vrasin site shkollat turke[qe sipas teje qenkan vetem 3],gyzelet myslimone me ”etje” per shqipen…!!! Ti mer karagjoz nuk harron te kujtosh ”manastiret”[ca kristiani je ti kur nuk di edhe emrin e sakt ”monastiri”!?] qe u vune ne sherbim te mesonjesve,por a e di ti mor bukeshkale se ato jane monastire greke!!?
    Pse ka pas[dhe ka akoma] plehra si puna juaj qe edhe pse kristiane nuk dini rrenjet tuaja,por njehsoheni me ”tyrk elhamdyllah”-et!!!!!!!
    Luftoi me mish e shpirt i Madhi Agios Kosmas,qe ti gezon sot[pa e merituar] besimin kristian dhe kulturen e te pareve te tu,se ndrishe do te quheshi Nuri e Naun sot………………ptuuuuuuuuu bukeshkal e pa histori!

  2. DETARI Atllantides? says:

    Ne redhe te pare dy fjale ty kryeinjorantit me pseudonimin sa ky i imi ( ne ekranin 19 polesh te kompiuterit )!
    Ne shqiptaret kristiane i themi * manastir* ne gjuhen letrare shqipe .
    Kurse ata manastire jane Shqiptare ,or moterqim…! Greket jane plehera ashtu si edhe ti !
    Ata kane vrare o te shkerdhefsha ropt e fisit pervec tyre ne artikull edhe ne Korce pse jepnin meshen ne shqip ,Papa Kristo Negovanin dhe shume te tjere.
    *********************””””””************************************************
    Respekt per myzeqaret e zgjuar , punetore dhe kokulur !
    Poshte fara bastarde si e atij lart,Posht Kolerja Kozmaj !
    Firmos si ortodoks shqiptar, Fanolist atdhetar !
    ????????????????????????????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje