REPLIKAT/ Degradon PD, pasi nuk paraqet asnjë provë se Meçollari është spiun, e akuzon se ka vjedhur një... batanije

6 Mars 2018, 13:34Politika TEMA

Në pamundësi për të nxjerrë një dokument, apo një material konkret që të provojë se Artur Meçollari ka qenë spiun, apo ka tradhëtuar në një moment detyrën, deputetët e Partisë Demokratike kanë nisur ta akuzojnë për vjedhjen e një batanijeje në shkollë.

Zbulimin e bëri ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i konvertuar në deputet të PD-së, që më parë ishte shprehur për Meçollarin si një ushtarak “over qualified” për negociatat me detin.

Në përgjigjen e saj, ministrja Olta Xhaçka tha se bëhet fjalë për një ngjarje kur Meçollari, në moshën 18-vjeçare dhe në kushte mbijetese i kishte marrë një batanije një shokut të tij.

DEBATI I PLOTE

Xhaçka: Meçollari nuk ka dosje. Ju zoti Noka si spiun i serbëve duhet ta dini shumë mirë këtë gjë. pjesëmarrrja e tij në takimet me Greqinë është bërë me leje të Ministrisë së Mbrojtjes me kërkesë të Ministrisë së Jashtme. Meçollari është bashkë me tre të tjerë në cilësinë e këshilluesit. Nuk është e vërtetë që Meçollari ka qenë në përgjim. Ka hyrë në përgjim vetëm një herë me shpresë se do kapej ndonjë gjë nga letrat dacibao. Atëherë për turpin e të gjithëve, nuk u përgjua vetëm Meçollari nga SHIU, por u përgjuan edhe ambasadat e huaja.

Gjunkshi: Pyetja që kam unë është, a ka qenë ndonjëherë i dënuar për vjedhje në ushtri Meçollari?

Xhaçka: Po lini nam tani. Ai ka marre batanijen e shokut kur ka qene 18 vjeç.

Noka: E keni dënuar për vjedhje batanije?

Xhacka: Pse vjedhje është se i ka marre batanijen shokut dhe i bën procesverbal per vjedhje? Mos lini name.

Murrizi: Qenka hajdut batanijesh.

Gjunkshi: Ai është përjashtuar një vit nga Akademia.

Xhacka: Tani degjeneroi ne një batanije. Nga spiun i vendeve jo partnere te NATO-s akuzat tuaja degjeneruan në një hajdut batanijesh kur ishte 18 vjeç se donte te ngrohej. Meçollari është një patriot dhe atdhedashës shumë i mirë.

7 komente në “REPLIKAT/ Degradon PD, pasi nuk paraqet asnjë provë se Meçollari është spiun, e akuzon se ka vjedhur një… batanije”

  1. Kombi says:

    SPIJNET E PD , HAJDUTET , KRIMINELET , KANE NGRITUR KOKE DHE PO AKUZOJNE, SI NE KOHEN E ENVERIT PER NJE BATANIJE . TE GJITHE KESHTU BDJNE NEPER KONVIKTE MORE MULI . JJ NUK KDNI FAJ , KUR JU LENE TE LIGJERONI SI KENDEZA . VENDI JUAJ ESHTE NE REC DHE JO NE ATE TAVOLINE .

  2. ilir detari says:

    artur mecollari ka qene e eshte nje djale shume imire shok patriot po i tille .une e kam pasur shok shkolle vete .turp per keto qe shkruani…jo po ka vjedh biberonin ne cerdhe ..

  3. ilir fetahu says:

    artur mecollari eshte ne te gjitha kuptimet nje qytetar shume imire i ketij vendi .e kam pasur shok shkolle …me respekt ilir fetahu durres

  4. Lumi A says:

    O banda e PDs, ju jeni hajdut te floririt, bregdetit, rreparteve ushtarake, te minjerave, te tenderave dhe qdo pasurie tjeter kombetare dhe ju te degjeneruar keni tagrin te akuzoni dike per batanije? Ka me turp se kaq. Madhkuar qofshi cfare i bet ketij populli.

  5. kali says:

    A PER SHEF SHTABI QE KEMI PASUR!!!!!!! Mjer ky vend nga kush eshte drejtuare.Sa EURU per ushtar MERRTE QAFIRI gjunksh qe conte ne AFGANISTAN *Plehre*

  6. Demokrati says:

    Ju ministre e Mbrojtjes pse kaloni ne heshtje ceshtja e Flamur Nokes si spiun i serbeve?

  7. FIJET QE PRITEN says:

    Siç na e paraqiti ish- shefi i Shtabit, Xunkthi dhe sipas teorive 27-vjeçare, ketij i takon te jete i persekutuar politik, se paska demtuar ekonomine socialiste dhe si te ketille PeDe-se i takonte ta mbronte jo ta sulmonte. Hajde qyfyre Nokiane hajde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje