Është vetë Shqipëria që nxjerr njerëz si Berisha!

7 Mars 2018, 19:09Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Deklaratat e ish-kryeministrit Berisha, në intervistat e ditëve të fundit, kanë qenë cinike, të hidhura por edhe shumë arrogante. Në këto dy ditë, ai artikuloi ashpër për vrasjen e Azemit, historinë e familjes Haklaj, akuzoi hapur një gazetar, jo vetëm nuk shprehu pendesë për ngjarjet e 21 Janarit, por u shpreh shumë ashpër kundër kryeministrit aktual Edi Rama me një ligjëratë që nuk e përjashtonte në asnjë çast vdekjen. Për fat të keq, në vetëm pak raste, kolegët tanë e ndaluan dhe t’ia vendosnin vendin atje ku i takon.

Në të vërtetë, kjo duket e vështirë, se paçka tagrit të tij gjithmonë e më të ulët zyrtar, ai mban një vend publik gati të barabartë me kreun de jure të Opozitës.

Kryeministri Edi Rama jo me këtë lloj ligjërimi vdekje, por me një cinizëm të pafre nuk lë moment pa u kapur me këdo. Fillon që nga statuset në facebook me njerëzit e thjeshtë, që i shprehin ankesa por edhe e qesëndisin për dukjen e tepruar dhe vazhdon me bejtet në parlament, që ia delegon këdo që e shënjon si objektiv. Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta, deri pak ditë se të ulej zyrtarisht në presidencë, madje edhe kur ishte i zgjedhur, akuzonte hapur dhe bënte kërcënime gati lufte ndaj kundërshtarëve të tij në zgjedhje.

Të gjitha këto fakte të bëjnë të mendosh se ne jemi popull që na kënaq kaosi, na kënaq loja pa rregulla dhe shtirja. Mbase këtë e kuptoi shumë mirë Enver Hoxha, kur duke parë talljen e madhe që i bëhesh fesë, përgatiti i qetë udhën duke e nxjerrë jashtë besimin duke e mbajtur vendin në një diktaturë, të cilës ne, vetë, i ngritëm këngë, i shkruam poezi dhe romane pafund.

Mjaftoi idili që regjimi dikurshëm prodhoi për arritjen e socializmit dhe sloganet se ne ishim vendi i vetëm në botë që punonim me forcat tona dhe ne shqiptarët rrinim të nanuritur ëmbël. Ashtu si pas viteve ’90 iu kënaqëm përrallës së fajdeve dhe vazhdonim t’i mbronim dhe kur të gjithë autoritetet e huaja thoshin: Mjaft. Jemi mu ata që u ngritëm kundër njëri-tjetrit, spinuam pa fund dhe që ricikluam komunistë fanatikë si Berisha dhe shumë individë nga PS-ja të shndërruar në demokratë apo të tjerë pseudo që kishin lidhje me trashëgiminë e të së shkuarës. Një pse ka vend për antropologët, por një përgjigje e kemi të gjithë. Neve duam t’i bëjmë gjërat shkurt dhe pa menduar, duke u përpjekur të marrin më të pamerituarën në kurriz të gjithkujt. Ne duam të ofendojmë dhe të marrim nëpërkëmbë këdo që s’na përgjigjet, para se t’i tregojmë vendin politikanëve si Berisha, të cilët ende kërcënojnë me vrasje apo zyrtarë si Rama që qesëndisin çdo gjë.

Për fat të keq, duket se nuk ka për të ndryshuar asnjëherë, paçka se ne besojmë se shqiptari i shekullit XXI po bëhet i vetëdijshëm. Të mjafton të shikosh brezin e ri dhe shikon të njëjtat simptoma, ku bjerraditja dhe idhujtaria koti janë gjërat kryesore. Koha ka treguar se geni mund të përmirësohet por kurrë të ndryshojë nëse nuk bëhesh i vetëdijshëm për sfidën. Popujt e mëdhenj shpesh i kanë shpallur luftë genit dhe janë aty ku ne vetëm i sodisim. Ndaj, pra.. ka sërish zë Berisha & Co të na kërcënojnë dhe tallin. (Javanews)

23 komente në “Është vetë Shqipëria që nxjerr njerëz si Berisha!”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    eshte normale qe nga nje bourdhelo islamike te dalin njethundrake gjaxore si Berisha,Zogu,Ali Pasa,E.Hoxha,M.Shehu etj kesisoi egersirash,lloi i kafshes……………pune turqish!

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Çfarë jemi, ç’kemi qenë ne fort mirë e dimë
      e dimë edhe se si mbërritëm gjer këtu.
      Ne mburremi “Ilirët ishin të parët tanë”
      Po a do të na pranonin ata ne, kështu?! ?
      *
      *

    2. Shqiptari nga Shqiperia says:

      Metaksas, Pangalos , Papadhopoulos , Markezini ,Giziki ,Ioanidis etj etj , ke dhe ti nje duzi, ali pashan mos e ngacmo se po e gervishe , sic thote iniciali yt , do dalesh gjak , se ai andej nga greqia beri thrapsi , shqepi dynjane …….. sic e shikon plot me diktatore ,dhe mizore bile , tani tek emrat do ta prishim bahahahahah

  2. Edkari says:

    SHQIPERIA
    Shkoj dhe me keq
    Nxjerr si Edi Rama.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Ata që Edi bindshëm i la thatë
      ata që pastër, bindshëm Edi mundi
      Saliu, Luli e Lilo bashkë me gratë
      më poshtë nuk kish, se ishin fundi!
      *
      *
      *

  3. Gjon says:

    Birisha asht i mair, si kingj

  4. emigranti says:

    Mos ngaterro Shqiperine me plehrat komuniste.
    Ramiz Alia kishte kohe te mjaftueshme per te pregatitur largimin ” e bute ” nga pushteti, sidomos kur e pa se cfare u be ne Rumani.
    Akoma pas mese cerek shekulli nuk e kupton se te gjitha partite politike ( te parat ) dhe shoqatat u krijuan me kontroll te Ramiz Alise me njerez te komanduar nga ky qe vinin si kontigjent nga Partia e Punes ose Sigurimi.
    Prandaj Shqiperia ka ngecur ne tranzicion dhe quhet nje vend postkomunist, por jo demokratik, merite kjo e antishqiptarit Ramiz Alia qe la pas token e djegur me keto plehra te konvertuar nga komuniste ne pasanike hajdute qe bejne teater me popullin fukara

  5. Beli says:

    Gjithsesi më mirë i qesëndisur se sa i vdekur. Prandaj le të vazhdojë qesëndia dhe vrasësit prapa hekurave!

  6. ari says:

    Eshte ceshtje Genetike dhe karakteri te formsuar nder shekuj. Keshtu jemi ne, qe dallojme nga te tjeret, dhe te tjereta dallojne nga ne, e keshtu me radhe. Por nje gje duket e vertet: Afersia me karakterin europian eshte utopi. Nderkohe ngjashmeria me vendet islamike eshte e vertet. Te shohim nga do dhe si do te shkojme kete mijevjecare, por shpirti i shqiptarit eshte lindor, majde lindor-islamik

  7. Shqiperia eshte vend anadollakesh,kudo qe te hedhesh syte do te shikosh fshatar injorant qe vetem mburren dhe kercenojne.
    Shikoni neper makina lloj injorantesh qe bien borive dhe nuk zbatojn rrregullat.
    Njerez qe kudo te shkosh neper bote do ti njohesh nga sjellja dhe menyra se si bertasin edhe kur flasin..
    Ketu si meshkujt ashtu edhe femrat bejne te forti gangsterin.
    Shikoni brezin e ri se si po edukohet,qe nga analfabetizmi apo mosrespekti.
    Ky vend ka prodhuar vetem injoranc dhe nga nje vend barinjsh,mund te takosh veten salira qe ecin me kanun ,myslymra murriz kaca te zinj islamik……

  8. mirel says:

    O Ben Andoni. O njerez legene e pa shtylle kurrizore. Socializmi nuk ishte slogan, por realitet.
    Cdo gje e prodhonim vete or letyre.
    Si nuk ka njeri integritet e karakter nga keta palo gazetare.
    Duhet medoemos ti referohen socializmit qe te nxjerrin perfundimet per Berishen dhe hajdutet qe e pasojne sot ne shtet.
    Komunizmi nuk te mori leke borxh. Te la me armatim qe nuk e kishin fqinjet. Te la dhe nje uzine armesh ne Polican qe Ramutie ka shitur me koncesion te ca bullgare qe njihen si organizate antishqiptare. Te la dhe me det te plote. Dhe asnje centimeter te cenuar.
    Sa per Berishen qe qenkeni trondtitur shume zotrote..dhe per Edi Ramen boll bete si ato kurvat kur ankohen.
    Deklarata e Berishes per te vrare Ramutin eshte si kerpudhe pas shiut. Pati 4 viktima , dhe ky eshte krimi ne fjale, krim per te cilin Berisha nuk ka bere asnje dite burg? Pse? Sepse e lajmerori Ramutin dhe i tha mos hajde ne miting se do qelloj
    Dhe Ramuti dergoi Ziveret. Dhe juve beheni merak per Ramut bajgen qe nuk vajti vetene krye te demostrates se u lajmerua.
    Boll u moret me Berishen. Kthehuni nga skuthi Rami qe po vandalizon shtetin ne emer te viktimes.

    1. @ says:

      O Mirel!
      C’pate a i vrare qe e leshon gjuhen kaq shume?
      Kaq i lidhur ke qene me “socializmin”?
      Nuk mund te komentosh pa kaluar ne ofendime?
      Jo per gje, por humbet racionalitetin dhe kredibilitetin..

      1. mirel says:

        Po ne Shqiperi kemi jetuar te gjithe o shoku. Me te mire e me te keq, po ai sistem e mbajti shtetin shtet, dhe i jepte hakun secilit.
        Dhe ky Beni nuk me duket qe ka vuajtur aq shume sa te tjeret. Apo ankohet thjesht per tu dukur koherent ?

  9. Shqipe says:

    Shum e sakte

  10. h says:

    Asnjë shoqeri ,sado mizore dhe e prapambetur,
    nuk ka prodhuar kurrë kaq degjenerata ,kriminelë dhe hajdutë,
    sa shqipëria me historinë e saj të cekët dhe modeste.

  11. Lexues says:

    Shkrim i goditur. Te lLexuesumte dora Ben!

  12. Lexues says:

    Shkrim i goditur. Te lumte dora Ben!

  13. Gjergji says:

    Fatkeqesisht Shqiptaret apo me mire me thene trojet shqiptare kane te drejte te krenohen me sepse perkunder faktit se u perballen me rrebeshe te panderprera te stuhive dhe orkaneve arriten te mbijetojne si komb.Shkaku kryesor i coptimit te trojeve dhe okupimeve shekullore nga hordhite barbare ka qene mungesa e prijesve me vizion gjegjesisht lufta per pushtet mes pseudo udheheqesve te cilen e shfrytezuan barebaret duke u bere zotrues te trojeve tona me shekuj,medje deri ne ate shkalle sa jemi i vetmi komb qe shtron dilema a ishin turqit, te cilet mbajten trojet tona ne roberi per pese shekuj, okupator apo qlirimtare .Skenderbeu ka mbete pothuajse e vetmja drite e qiellit tone.Fatkeqsisht prijes pa vlera e ideale qe per pushtet derdhen gjak shqiptari lum madje u shiten tek armiqet e zaptuesit kemi pase shume.Berisha eshte njeri nder ta,ai mund te krahasohet me hamzain,Esat pashen,Enver Hoxhen ai edhe sot po ta ndjeknin pas Shqiptaret edhe per te treten here do i vente flaken Shqiperise.

  14. Prela says:

    Tmerr e trishtim kur degjon njeriun qe qeverisi Shqiperine me gjate se nje decenie me voten e lire te popullit ne ndertim te demokracise kur thot se ai me doren e vete do vriste me snajper ate qe do guxonte te hynte ne oborrin e kryeministrise.Ky eshte mentalitet i mesjetar i feudeve kur keshtjellat ishin prone i pricipatave dhe pushteti trashegohej dhe ndrrimi mund te behej vetem me lufte.Merrne me mend mendjen e qartur te ketij perbindeshi politik i cili ne nje demokraci shumepartiake eshte i gatshem te vrase per te mbrojte karriken e pushtetit.Ky e ka vendin ne senatoriumet ku izolohen te cmendurit,por Shqiperia jone as kesi institutesh nuk ka.

  15. s.g. says:

    Jo more janë agjenturat e huaja me propaganden që kanë e manipulojnë votimin dhe zgjedhjet a dinë ky se S.Berisha çdo gja vjedh edhe votat rregullisht i ka vjedhë

  16. Alidemsi prej Shkoze says:

    Eshte shume interesante politika ,kur Kari shan te zotin qe e ushqen dhe e ferkon….

  17. LORA says:

    Ky ben andoni kujton se me kete caprashitjen me siper paska bere dicka ndryshe nga qelepirxhinjte e gropes septike mediatike,qe jargoseshin pa piken e turpit ne studion e historse se ”vertete” te S.Balles.
    Ne fakt,pa pike imagjinate ,ka bere te njejen nga thagmat e dr.mortjes,,,,,qe per nje cerek shekulli fitoret i privatizonte ne emrin e tij,kurse deshtimet ekzemplare ua faturonte te tjereve.Gazetari andoni qenka ne ate fare feje paranojak sa edhe gjallimin e monstres se Vicidolit ia faturon si pergjegjesi shqiptareve.
    Nese dr.mortja do te ishte legjitim ne politike (pra i zgjedhur prej shqiptareve) ai nuk do te ngrinte nje sistem gjigand kriminal, per tjetersimin e vullnetit sovran ne Shqiperi,,,,si ne katastrofen e ububushme te 1996-es ,si me turpin e palimit te certifikatave ,,,si me skemat ruzhdie te zgjedhjeve te vjedhura te 2009-es,,,,,apo me pushtimin transparent te Bashkise se Tiranes me 2011-en.Kush e vrau Eduard Ponin ,koken tekniciene te deformimit te vullnetit zgjedhes te njerezve,,,menjehere pas humbjes se 23 qershorit 2013.Jane po ata ,dmth nahija kusaro-kriminale dhe antishqiptare e perbetuar shqup-se ,te ciles Poni i bente tashme dem i gjalle,,,ja ashtu sikurse edhe Sokol Olldashi.Nese ky gazetar kazani ,b.andoni,do te operoje me antikapate ,,,,ky shkrim eshte fiks per kete kategori.
    Keshtu o lesh-gazetari,,,,,shqiptareve ne shumice ti e te tjere si ty u merrni te keqen e mencurise dhe pergjegjshmerise ndaj ardhmerise se shtetit tone.Vijeni kujen ,deri ne kupe te qiellit,qe me alibine e pordhimeve tuaja mediatike nuk influenconi dot me ne shkaterrimin e ketij vendi.Shqiptaret e munden me elegancen me te bukur sistemin tuaj ,qe ua tjetersonte voten e ,,,e mandej tallte bythem me ta.

  18. Maelga says:

    E dashur, me ngadale. Ta kuptoj mllefin, por faktet flasin vete. Ne fund te fundit i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Nese e kupton c’dua te them, atehere nuk kam nevoje te te ta shpjegoj. Nese nuk kupton, atehere nuk ia vlen shpjegimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje