Frika e munguar e Berishës dhe frika e shqiptarëve

7 Mars 2018, 08:49Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Një jetë e tërë në politikë, madje në majë të saj, duket se nuk i ka mësuar Sali Berishës se politikani, ashtu si njerëzit e thjeshtë, duhet të mësohet të ketë frikë. Frikë nga ligji, nga shkelja e sinoreve të detyrës që mban, nga humbja e mbështëtetjes së popullit apo edhe nga urrejtja e tij. Në studion e Sokol Ballës pamë një ish-kryeministër që refuzon edhe pas shumë vitesh, t’i heqë ndonjë “cifël” çfarëdo listës së atyre që ka bërë gjatë rrugës plot ulje-ngritje të karrierës së tij të gjatë politike.

Me Kanunin në njërën dorë dhe armën e snajperit në dorën tjetër (për të vrarë Edi Ramën, siç e tha vetë), Berisha u shfaq shumë i shqetësuar se mos për dreq, për një fraksion sekonde, shqiptarët perceptojnë sadopak ndonjë shenjë thyerje, zbutjeje apo tërheqje nga ato që ka thënë apo bërë, kur kishte në dorë të gjithë shtetin (helbete, kohët s’janë të mira dhe më marrin për të dobët)! Me një ego që vetëm ai di ta shpalosë publikisht sa herë që ka përpara një kamera televizive, ish-kryeministri na tregoi se refuzon akoma edhe sot e kësaj dite, të pranojë qoftë edhe për një çast të vetëm, se mungesa e frikës, e jo e kundërta e saj, ka qenë një ndër problemet dhe fatalitetet më të mëdha që ka hasur ky vend në historinë e tij pluraliste.

Mungesa e frikës së Sali Berishës është njër problemet madhore të historisë tonë politike. Kemi pasur një prijës idhnak dhe autoritarist, në vend që të kishim një politikan liberal të zgjedhur me votë, që i frikej ligjit dhe abuzimit me pushtetin. Mosfrika e Sali Berishë i ka prodhuar drama kombëtare Shqipërisë. I ka prodhuar ashpërsinë e skajshme të qëndrimeve në mars 1997 kur u rizgjodh nga parlamenti i kallashnikovëve, vullnetin për konflikt civil një vit më pas, cinizmin ndaj të vrarëve dhe teoritë qesharake të puçit në 21 janar, apo të tjera bëma që sot kanë hyrë në historinë traumatike të këtij vendi. Me të vetmen kulturë politike që ka njohur dhe ndjekur nga pas verbërisht, atë të urrejtjes politike dhe të tensioneve të përhershme me kundërshtarët, Berisha ka qenë dhe pjesërisht ende mbetet gjeneratori kryesor i teorisë së konfliktit, e cila ka rrezatuar rregullisht valët e saj sizmike në të gjithë shoqërinë shqiptare të tranzicionit.

Një lider politik që kumton hapur dhe me forcë, edhe shtatë vjet pas një ngjarjeje ku u vranë brutalisht katër njerëz të paarmatosur në mes të bulevardit, se kishte bërë gati snajperat nëpër çatitë e shtetit, nëse turma rikthehej te godina e qeverisë, tregon se nuk ka as më të voglën empati dhe përgjegjshmëri për jetët njerëzore që ka përpara. Ka vetëm frikë se mos humbasë pushtetin. Frika nuk korrupton, thotë shkrimtari i madh amerikan Shtajnbek, ajo që korrupton është frika e humbjes së pushtetit.

Berisha i përgjigjet pikërisht paradigmës së Shtajnbekut. Ka pasur gjithmonë trimëri për të ruajtur pushtetin e vet, duke frikësuar në të njëjtën kohë qindra mijë të tjerë që vuajtën pasojat e mungesës së tij të frikës. Madje më saktë, të frikës së tij nga të pasurit frikë. Viti ’97 është kryeprova e kësaj sjelljeje të papërgjegjshme, e cila vendosi në epiqendër pushtetin dhe obsesionet që rrjedhin prej tij, duke shpërfillur fatet e vendit dhe jetët njerëzore që zuri nën vete makineria brutale e pushtetit. Eshtë dëshpëruese që Berisha i vitit 2018 vazhdon të duartrokasë pikë për pikë “avatarin” e tij autoritarist të viteve ’90. Kësaj i thonë të refuzosh të mësosh nga gabimet.

Teksa thotë se s’ka frikë, Berisha nuk harron të përkujdeset për të qenë “në rregull me letrat”. E provoi edhe në Real Story këtë insistim për të mos pranuar asgjë. I ftuar në studion e një “puçisti”, Sali Berisha mohoi çdo lidhje me dramën dhe bishtat antiligjorë që prodhoi 21 janari, por edhe me të tjera momente delikate të karrierës së tij të gjatë. E parë kështu, mungesa e frikës së ish-kryeministrit relativizohet e mpaket ndjeshëm. Një tjetër lider merr formë, nën petkun e fjalëve prej të forti që artikulon. Një lider syhapur dhe i kujdesshëm, që i ndodhur sot në stacionin e fundit të karrierës së tij, nuk e shmang dot, megjithëse përpiqet me të gjitha forcat, tundimin për të lënë një bilanc sadopak normal pas vetes. Por siç e dimë, koha fiton gjithmonë. Betejën me të s’e ka fituar askush. As Sali Berisha.

 

14 komente në “Frika e munguar e Berishës dhe frika e shqiptarëve”

  1. utopia says:

    Sali Berisha ka qene dhe eshte politikani më frikacak i Shqiperise ne keto 25 vitet e fundit.

    E SIGURTE.

  2. timo says:

    E habiteshme, shteti ka akoma frikë nga një kërmë kriminale siç është Sali Berisha.

  3. @ says:

    Dikush pati thene njehere per Berishen se “po i hypi kalit, nuk di ti zbrese”, por kjo nuk eshte nje cilesi personale vetem e Berishes. Ky eshte mentaliteti i te gjithe lidereve politike ne Shqiperi, qe per fatin tone te keq i ka sjelle ketij vendi fatkeqesi te medha. Prandaj bota perdor afate kohore te percaktuara dhe mandate te kufizuara ne kohe per zevendesimin e drejtuesve te larte politike apo shteterore, apo rizgjedhjen e tyre ne postet e meparshme. Ne Shqiperi ciklet e ndryshimeve duhet te behen sa me te shpeshta, derisa rrjedha te pastroje llumin e grumbulluar.

  4. Shqiptari nga Kosova says:

    Qeni qe leh thone nuk kafshon..! Gjithemon e gjithçka ,nga frika i ka bere. Edhe tek Balla ishte i dhier fare..!

  5. M says:

    Qeni i terbuar nuk ka frike sepse ka mikrobin e terbimit e nga qe nuk shikon e ne gjendjen anormale te trurit te tije i trifishon c’do gje perpara, ketu ai shikon fundin e tije dhe si plak dhe si i semure,do qe ti mare te gjitha persiper shkaterime, krime , vjedhje, sabotime, djegie, qe te shpetoje bashkepuntoret,kelyshet, dhe sherbetoret , vetem qe neser ti ruajne varin nga perdhosja e kelyshat te bejne nje jete luani, pavaresishte se jane mikrob mbartes te terbimit dhe te tenjes,por nuk llogarit se te gjithe ata qe kane patur kontakt me te, duhet te kalojne ne karantine dhe tu konfiskohet cdo gje , te dizfiktohen e ti kalohet atije qe i takon e qe ja ka rembyer me pushtet , se humbja e saje sjelle friken, terbimin, marazin dhe ne funde vdekjen qe per moshen dhe semundjen qe ka nuk eshte e larget

  6. kasem gahinji says:

    berisha ka bere shume krime dhe vepra penale dhe nuk i ka hyre nje gjemb ne kembe.madje ka guximin dhe jep mesazhin se ka kanunin ne dore,prandaj duhet kujdes.pse ska frike?sepse ka topin e baltes ne dore dhe banditet gati.i ka ka kapur te gjithe prej fyti,ndaj politikanet kane frike ,thene shqip ne menyre vugare,dhjesin gjak.ndaj cdo debat mes tyre merr formen e lojes politike.me thoni nje politikan,qe per akuzat(sic e shikoni,nuk them shpifjet) i eshte drejtuar gjukates.asnje.pse ?cfare presin qe te pastrojne balten?kane frike?ngase?ndaj edhe populli i thjeshte,i mbytur ne hallet e varferise,nen presionin e kriminalitetit thote se te gjithe jane njesoj.merri te djathtet,cili prej tyre eshte distancuar nga krimineli dhe konstruktori i sistemit kriminal,mafioz i saliut?asnje.marrim te majtet?”skeni pare gje akoma”,me nje fjale,prit gomar te mbije bar.dhe gomari pret,mban mbi shpine samarin dhe salinjte faqezinj,qe tallen me te.mban plehratqe riciklojne partite me listat e mbyllura ne zgjedhje.dhe behen zgjedhje per te ricikluar plehrat ne politike.dhe pse te kete frike saliu.?krahet,te dyja,i ka te ngrohta.kam 20 vjet qe nuk votoj,nuk jam me asne parti politiene shqiperi.votova ne 2017 vetem per vetingun,me shprese se drejtesia do te behet?kur?dikush thote se ka filluar te veproje se po japin doreheqjen.akt vullnetar i parashikuar ne ligj,por asnje veprim ne emer te ligjit,edhe se pranohet hapur,me fodullek,se vrava,urdherova,vura snajpere per te vrare,vrava per paranoje…etj.dhe prape frike nuk ka.frike kae prej tij ata qe i rrine perballe,strukur si mut i shkelur,qe i thone vehtes analiste,profesore,intelektuale ,duke degjuar mbrockullat kercenuese te saliut.a duhet te kete frike ai njeri?po ai duhet te mesoje ceshte frika,per kete jemi ne pergjegjes,ne duhet ti tregojme qe ke kohe qe ke kaluar cdo cak me urrejtje dhe revolte popullore.nese ka gje per te cilen populli duhet te dale ne shesh jane lufta per te jetuar me dinjitet,terheqja zvarre per se gjalli e monumentit te krimit,sali ram berishes.ate qe nuk e ben ligji,le ta beje populli.vullneti i popullit eshte kanuni me i mire.

  7. H says:

    Një shtet ku ligjvënësi përbuz dhe shpërfill ligjin, është një shtet i vdekur.

  8. Loku says:

    Mesazhet jane per Arta Markun qe nuk ka frike dhe permend Kanunin apo snajpera . Vetem kur te vdesi ka per te gjet qetesi ky vend.

  9. 66 says:

    Mua vetem trim nuk me duket, perkundrazi me duket nje mendje e semure dhe delirante e nje njeriu me te cilin kane abuzuar seksualisht ne femijeri

  10. taraboshi says:

    Jo more Minxhoz betejat i ka fitu te gjitha se u bene super te pasur d nuk po i thog kush gje . Vrau sa deshi e nuk po i thote kush gje .Dogji e shkatrroj Shqiperine e nuk po i thot kush gje . Futigi gjakmarrjen e nuk po i thot kush gje .Nenshtroj Tropojen e gjithe Shqiperine e nuk po i thot kush gje .Nuk doli asnje trim tja ndale doren e krimeve e nuk po i thot kùsh gje .Ja pra njita jena ata trima .Mund te thoje dikush si ka mundesi kush e mbron ? E mbron Europa dhe Amerika se bashke me to i ka bere te gmitha ato gjema se tash 28 vjete a ķemi qene dhe jemi vasalet e tyre dhe çdo gje qe behet behet me porosi te tyre dhe nen kontrollin e tyre dhe kure dalin sheshit gjerat benin sikur e kritikonin si Europa edhe Amerika .

  11. llaman says:

    Xhon Steinibek (John Steinbeck), eshte autori i noveles “Margaritari” te perkthyer ne shqip). Ne se Peza e ka fjalen per kete autor, mire eshte ti permbahet emrit te shkrimtarit ashtu sic njihet nga lexuesit e jo sic mund ti pelqeje atij

  12. taraboshi says:

    Ku e çuat komentin e taraboshit qe e nxoret njehere ?

  13. Jimi says:

    Cfare pretendonte ky kasap, se me ata dyfeket e tij te vendosur neper pullaze do te ndalonte urraganin njertezor? Nese urrejtja e akumuluar e protestusve do te ishte e tille, qe do te kerkonte ta linconte kasapin, e di cfare do ti benin atij? Do t’ja merrnin ata dyfeke e do t’ja fusnin ne bythe, si Tritanit preshin. Protestusit e djeshe nuk e kishin ate mendje, por qoftelarg, nese do te vazhdosh ti provokosh keta te sotmit, dije, qe ate qe nuk e ben ata te djeshimt, nuk do ta len mangut keta te sotmit!

  14. Panorama says:

    Kujdes se te ncxerrin vajtojcen me pagese te kufomes politike te Salehut, agron gjejmarkajn, qe nuk te le kinkaleri fjalesh e kusur pa te keputur, se i zien gjaku i tij prej maloku intelektual!
    E kupton ti se ne cfare deperesioni bie gjeka, po ti heqesh vrimen qe lepin? E kupton se cfar humb bota intelektuale e librave ? “Fishten” e bythlepirjrs histerike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje