Stina e zgjimit të negociatorëve të vjetër të paktit detar (sipas emisionit të Fevziut)

6 Mars 2018, 09:23Blog TEMA

Nga Myslim Pasha

1.Po vemë si kryefjalë citime nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Paktin Detar midis Shqipërisë dhe Greqisë, tanimë të rrëzuar, por që do të rinegocohet.

“ …Gjykata konstaton se zbatimi vetëm i parimit të barazlargësisë strikte në marrëveshjen objekt gjykimi është në kundërshtim me standartet ndërkombëtare si dhe me detyrimet që burojnë nga neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë…”

“ b) mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes; c) moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm; ç) mosmarrjen parasysh të ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare.”

2.Pranvera do edhe pak që të sjellë gjurmën më 21 mars kur është dhe Ekuinoksi i saj e dita do të bëhet e barabartë me natën. Për negociatorët e vjetër të Paktit Detar çuditërisht ka një përshpejtim në këtë ndërrim të stinëve. Ata kanë nxjerrë sythet e janë çelur…në kundërshtim me Ekuinoksin!

Njëri prej negociatorëve të vjetër, ish- komandanti I Forcave Detare përgjatë një muaji ligjëron të njëtin avaz si të nëntë viteve më parë.  Një  kumt tjetër vinte nga Ministria e Europës…se kryenegociatori i Paktit, emërohej si ambasador në UNESKO. Fillon dhe  fërfërin era edhe për specialistë, juristë e ekseprtë të tjerë, të ardhur nga një betejë e humbur, e tani përfshihen në një dinamikë të re. Në krye të ditëve të tyre Sali Berisha, projekton nga mendja e tij diabolike akuza për Gjykatën Kushteuese dhe blerjen e saj, ndërhyrjen e një shteti të tretë…etj.

Ja pra skena e shfaqjes që po ndjekim.

Ndërkaq të dy shtetet Greqia dhe Shqipëria, sapo kanë vendosur që të rinegociojnë atë pakt famëkeq.

Kundëradmiralit i pat rënë barra që të mbronte marrëveshjen e delimitimit të hapësirave detare midis Greqisë dhe Shqipërisë si një mbrojtje dinjiteti për Qeverinë “Berisha”. Ky ballafaqim ish kryer asokohe, në TV Kklan, emisioni Opinion.

Ne emisionin e paracaditëve të Fevziut dallohej përsëritje e të njëtave fakte regjisura dhe detaje hartografike e të njëjtit skenar, në sfond të personazhit.  Po ashtu në këtë  kornizë ku si një risi edhe futja e termit “spiun”  brenda bashkësisë së negociatorëve të rinj. U dha i njëjti argument  i asaj  vijë e baraslarguar “Vija e mesme” me 150 pika, hallka të një zinxhiri me të cilën u pat gozhduar dhe ndarë detin e Shqipërisë. Synohej, dukshëm që t’i përcillej opinionit se ajo marrëveshje kish qënë e vetmja dhe më e mira, më e arrira…ashtu siç e përshkruan me kompasin e tij shpesh, Sali Berisha. Në panel të analizës së Fevziut kishin ardhur opinionistë të cilët filluan të flisnin për nostalgjinë e rënies së atij pakti, dhe jo për një vështrim të ri e dinjitoz të gegociatave të reja.

3.Në Emisionin e Fevziut frynte e njëjta erë e nëntë viteve më parë. Kundëradmirali kishte të njëjtin ligjërim, i kornizuar në veprën e humbjes dhe të dështimit. Atypëraty, ia bëhu, një thagmë e paparë nga analisti Shkullaku kur propozoi se “Negociatorët e Vjetër…” të cilët janë vlerësuar tanimë me një gradë më të lartë, të ndërthuren me “Negociatorët e listës së fundit”, që të krijojnë një grup mix se kështu do të realizohet një vepër negociatore e paqme”

A iu ngjan kjo si një spektakël i turpshëm dhe  grotesk?

4.Po nga i njëjti panel filloi përgjërimi dhe vlerësimi për punën e Negociatorëve të Vjetër:

“ Ç’te keqe kanë bërë?” se ato janë “Gabime specilistëësh që edhe mund të ndodhin, pse duhet të ndëshkohen edhe pse mund të ketë pasur ndonjë lajthitje…”  thonë panelistët e Opinionit!

Dhe deti kish humbur…. dhe beteja për hapësira e kish lënë Shqipërinë të turpëruar, inferiore! Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë humbje të madhe?

5.Pas kësaj erdhi pyetja e kurthit dhe e provës që i duhej bërë pponencës.

“Na thoni se ku do t’i gjeni 354 km2, nga ato që do t’ia ktheni Shqipërisë! ? Na thoni ku !? ‘”

I bëhej kjo pyetje në heshtje dhe tinëz, Gjykatës Kushtetuese çka nënkupton se ajo Gjykatë kishte marrë një vendim të padrejtë…!

“Hë pra ku i keni ato 354 km2?”

Kundëradmirali bën të njëtën pyetje dhe as do t’ia dijë të shikojë se ç’ka thënë e ç’ka vendosur Gj.K. Ai s’i afrohet as formës së brigjeve të Atdheut të tij as rrethanave as parimit të Ekites’ë as shkëmbinjëve e as ishujve të shumtë as kombinimit të metodës dhe rregullimeit të saj, as gjirit të Sarandës e as Barketës…ai është i lidhur me zinxhirët e metodës së baraslargësisë strikte e cila gjeti mundësinë të futej në Negociata me një ekip aq të papërgatitur.

Sepse ai që në fillesë të parë të tij, ishte një pakt i fshehtë,

-pa gjithëfuqinë e presidentit,

-pa njohje në mediume

-pa njohje në opinionin shqiptar,

– me shpëjtësinë marramendëse… në harkun kohor të një viti 2008-2009.

-pa versione projektesh propozuese paraprake nga pala jonë,  që duhet të ishin të dokumentuara.

-hartën e fshehtë greke që përdorte pala Shqiptare është zbuluar dhe mban datën 4 mars 2009, në të cilën është vija e 150 pikave të baraslargësisë strikte.

Shikoni se sa zhveshur paraqitet ekipi shqiptar që përfaqëson Republikën e Shqipërisë.

Dhe në Opinion vijon ashtu e sëmurë, të bëhet pyetje:

“Hë pra ku i keni 354 km2?”

6.A duhej të përfytyronte Fevziu dhe analistët për ta bërë një pyetje fare të thjeshtë:

“Po sikur!? “

Kush mund ta bëjë këtë pyetje?

Po sikur… ai gazetari, Tedi Blushi dhe “Gazeta Shqiptare” të mos kish dyshuar për Paktin e të mos kish sjellë një listë koordinatash të asaj marrëveshjeje për ta konsultuar? Çdo të kishte ndodhur?

Kjo ishte një kauzë e mediumeve të këtueshme; kauzë nga më mbresëlënëse e gazetarisë shqiptare!

…Pakti do të ishte firmosur dhe ratifikuar në të dy Parlamentet. Fshehtësia e faljes së detit do ta kish një kapak dhe historia mbetej groposur! Shqipëria e humbur! Ndërkaq sot Negociatorët Vjetër dalin “krenarë dhe me kokën lart” për humbje të Integritetit Territorial të Shqipërisë në Detin Jon, Kanalin e Korfuzit dhe Ngushticën e Otrantos.

Ja, kjo ishte vepra anatikombëtare, për të cilën nuk u fol në Emision.

Ish- komandanti i Forcave Detare, vepra e të cilit u gjykua nga Gjykata Kushtetuese ligjëronte të njëjtin avaz tragjikomik në disa mediume, sa rrallë mund ta gjesh në praktikën e Negociatave mes shteteve në rastet e Delimitimit të Detrave midis tyre. Ai vijonte të mbronte betejën e tij të humbur.

Dhe ai është bashkëushtaraku dhe miku im?(TemA)

3 komente në “Stina e zgjimit të negociatorëve të vjetër të paktit detar (sipas emisionit të Fevziut)”

  1. Transparenca says:

    Z. Myslim. Je i lutur mos u merr me shumë fjalë, as me shprehje indirekte Arësyeja: jo se ke shkruar keq, jo. Përkundrazi vazhdon të mbetesh në krye të vendit duke e mbrojtur atë me profesionalizëm dhe llogjikë të fortë, të pa kundërshtueshme; por sepse politikanët e sotëm janë shumë të djallëzuar.Ata nuk kanë moralin e të vërtetave. As të patriotizmit real, ata që kryejnë këto veprime janë të shitur. Janë molepsur. Ju keni dalë në duel dhe dueli është mes të mirës dhe së keqes. Por e keqja ka mbërthyer gjithë institucionet e shtetit, e mira ka mbetur tek disa. Por me që.është e mirë ka forcë të madhe arësyetimit, ka cilësi, ka vërtetësi prandaj nuk është bërë e mundur të fitojë e keqja që ka uzurpuar gjithë kupolën e shtetit Shqiptar. Pengesa, zvarritje dhe këto realizohen në emër të transparencës. Transparencë me shkaktarët që shesin Shqipërinë. Transparencë me ujkun që i është vërsulur gjithmonë vatrës shqiptare. Po sepse jemi për paqe për transparencë që në të vërtetë është e kundërta. Transparenca duhej të ishte bërë me padi penale ndaj të gjithë atyre negociatave dhe nënshkruesve të 2009. Por jo transparenca që po pretendohet sot është për ti graduar ata lart e më lart. U zgjata por janë ankthet e popullit të thjeshtë që bëjnë të shkruhet .Transparenca

  2. llaman says:

    Si zakonisht Myslimi shquhet nga nje pa-aftesi shembellore sintaktike per te bere nje artikull qe do ti jepnin vlera ideve te tij. Meqe e ka qejf pranine e tij ne shtyp (apo “mediume” sic e perdor ai) nuk eshte keq qe te marre ca mesime se si mund tu drejtohesh lexuesve. Jo cdo shenim ne facebook ka vlera te nje artikulli te mirefillte.

  3. BREG DETARI says:

    VINI PRANGAT K.GERVENIT DHE CELESIN HIDHENI NE PJESEN E DETIT QE I DHA GREQISE.ATY DO E GJEJNE CELESIN GREKET DHE KA GJASA TE SHPETOJE SE E KA MIRE ME TA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje