Nga Spartak Ngjela
Korrupsioni i sotëm shqiptar i liderëve politikë nuk është një rastësi, por është rrjedhojë e një vazhdimësie historike antishqiptare në rajon.
Ka 100 vjet që qeverisjet shqiptare janë pagëzuar nga fqinjët pushtues, dhe kanë sunduar në Shqipëri nëpërmjet korrupsionit të brendshëm dhe padrejtësisë njëqind vjeçare.
Varfëria shqiptare është pasojë e një shkaku tragjik që ka ecur sipas kësaj filozofie: të minimizohet territori shqiptar me genocid në favor të fqinjëve ardhacakë, duke blerë krerët e korruptuar të shtetit shqiptar.
Kjo ka qenë zanafilla e trishtimit historik shqiptar, por ajo që vijon të jetë ende pezmi dhe trishtimi i sotëm shqiptar, në Shqipëri, është padrejtësia e imponuar nëpërmjet korrupsionit kryeministror shqiptar.
Blejini! Kjo ka qenë thirrma makabër e genocidit antishqiptar serb për lidershipet e korruptuar kryeministrorë shqiptarë – deri në zhdukjen e racës arbërore.
Zhdukni nga jeta aktive gjuhën shqipe! Kjo ka qenë sokëllima e osmanëve, dhe e kishës e reaksionit grek, deri në zhdukjen e plotë të kontinuitetit historik arbër- shqiptar, e cila është rrjedhojë e zhvillimit epiroto-ilir në kohët moderne.
l.Shqipëria dhe shqiptarët tani, pas një shekulli, kanë hyrë aktualisht në kohën e tyre për të nxjerrë në pah historinë reale të Shqipërisë, të fshehur dhe të humbur.
E gjithë kjo histori e fshehur shqiptare, ka ardhur nga përdhuna e pushtimeve dhe nga korrupsioni i vazhdueshëm i krerëve të shtetit shqiptar.
Por beteja e fundit e shqiptarëve për të rifituar historinë e tyre të fshehur, është përqëndruar sot te lufta kundër korrupsionit aktual qeveritar.
Ky korrupsion, në një sens historik njëqind vjeçar, ka qenë epiqëndra e fatkeqësisë shqiptare. Sigurisht kjo ka arsyet e veta që flasin edhe për dobësinë që ka treguar koshienca shoqërore shqiptare, por ne këtu po flasim sot për faktin dhe jo për arsyen e ardhjes së faktit: kjo që po shprehim, është pasoja; kurse shkaku është detyrë e historisë moderne shqiptare, e cila do të vijë e të shkruhet, sigurisht, pas likuidimit të korrupsionit kryeministror shqiptar.
ll.Likuidimi i plotë i korrupsionit të sotëm shqiptar është një proces i pakthyeshëm që do të shkojë deri në fund. Në fakt, ky është një proces i strukturuar ndërkombtarisht, dhe kjo përbën edhe garancinë e procesit.
Historia e kombeve dhe shteteve ka ecur gjithmonë nën një shtysë interesash; dhe kështu do të jetë ngaherë. Shteti është rrjedhojë politike, dhe politika e një qeverie është interesi kombëtar.
Por, historia e shtetit shqiptar ka pasur gjithmonë në ecjen e saj defektin e shitjes së interesit kombëtar: kjo është edhe arsyeja kryesore e korrupsionit kryeministror shqiptar në një histori njëqind vjeçare.
Po sot?
Edhe sot korrupsioni kryeministror shqiptar ka qenë frenues i zhvillimit shqiptar, dhe njëherësh edhe tregti në funksion të interesit kombëtar të shitur te fqinjët.
Kurse tani koha e solli më në fund që interesi shqiptar të konvergojë në një pikë me interesin amerikan në Ballkanin Perëndimor.
Ballkani Perëndimor është interes i madh në strukturën e interesit global amerikan, dhe ky interes amerikan arrihet në këtë zonë vetëm nëpërmjet botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Ja, ky është fakti i sotëm historik, i cili është bashkuar me historinë e ardheshme të Shqipërisë.
Interesi amerikan kërkon çlirimin e historisë së fshehur shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe shqiptarët me forcën e politikës së madhe botërore erdhën më në fund në kohën e rishfaqjes të historisë së tyre të madhe. Ajo po rishfaqet përditë me dokumentacionin e shpërthyer nepër arkivat, pas një fshehjeje të gjatë.
Dhe ky, sigurisht që kuptohet se është sot intencioni i politikës amerikano-gjermane, i cili do të vijojë.
lll. Kjo është arsyeja që sot po vërshojnë dokumenta të shumtë provuesë të arbërisë si histori dhe të shqiptarëve si populli më i vjetër i Gadishullit Ilirik – se edhe emri i këtij Gadishulli është ndërruar nga Gadishulli Ilirik në Gadishullin Ballkanik, për të errësuar historinë dhe heroikën historike arbërore dhe shqiptare.
Dhe normalisht që ky proces po ecën për të identifikuar personalitetin e nëpërkëmbur të të gjithë shqiptarëve të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, botë kjo që aktualisht do të provohet se është shumë më e madhe në numur nga sa paraqitet e fshehur sot nga përdhuna historike.
Identifikimi real i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është bërë sot një proces pa kthim. Por pengesa më e madhe dallon se është korrupsioni kryeministror shqiptar.
I gjithë korrupsioni shihet që është shpërndarë sot me frikë kudo, për të shkatërruar aleancën shqiptaro – amerikane.
Ai punon sa në Ankara, në Moskë dhe nëpër organizmat antiamerikane që kanë dekada në një betejë sterile antiamerikane.
Por realisht, lodhen kot së koti dhe fare kot kundër kësaj aleance.
Sot, kjo aleancë, kuptohet se ka hyrë në fazën e akzekutimit të saj faktik: gjithçka që ka filluar të zbulohet në Shqipëri përditë si krim, është ekspozimi amerikan i provave që duhen për të denoncuar korrupsionin shqiptar.
Tani, këto që do shihen përditë, do të duken si pa lidhje me korrupsionin politik, por shpejt do shfaqen stekat e mëdha të korrupsionit kryeministror shqiptar. Sepse këto që po ekspozohen, dalin në pah për të identifikuar më pas krimin e organizuar, si një segment bashkëpunues i politikës së lartë me eksponentët e mëdhenj të krimit shqiptar.
Politika amerikanë kuptohet se do të punojë rregullisht tani e më tej me ekspozimin e fakteve, për shpëtimin e shqiptarëve nga zgjedha një shekullore e padrejtësisë.
jydoll WM人形とYL人形の骨格:肩をすくめると肩のボディーランゲージ。
beji mire hesapet.ai diktatori te rripte po te prekje apo fusnje duart ne xhepat e tjetrit.te pakten per pooullin keshtu ishte.sa per ish ministrat dhe bijt e tyre,nuk e di,ate e di ti me mire,bashke me lubonjen.ju keni rovuar edhe statuin e ish ministrave dhe bijve te tyre,edhe burgun,si luftetare te korrupsionit te kohes.ndaj i dini te gjitha.te besh lajka,sic benit atehere ndaj diktatorit dhe tu besh amerikaneve sot(them lajka,jo nderim,besim dhe respekt),eshte nje forme korrupsioni.metode qe kane ndjekur gjithenje karrieristet e paskrupullt si puna jote.u rrite duke i bere lajka enverit,u ringjalle duke lepire saliun,ktheve timonin perkohesisht ndaj edit,tani lepihesh si proamerikan i vendosur.te njohin amerikanet se cfare gomari je
NATO – “GRUSHT SHTETI” NË SHQIPËRI!…
Gjendja në Shqipëri është kaq e rënduar, sa duket pa shpresë, pa shërim, kaq në zgrip, kaq gjiriz, kaq gjirizatore, aq sa duket sikur tek dera e pret arkivoli historik dhe arkivoli i historisë… BE, me sa duket, kaq mundet: vetëm deklarata apo dekllarta…
Avokat!
Vetëm një “grusht shteti” nga NATO mund ta sjellë gjendjen në islla, NATO para, BE pas…
Për këtë duhen edhe lutje, edhe kërkesa, edhe manifestime, demonstrata: “E duam NATON – Qeveri!” /NATO- QEVERI, NATO – SHQIPËRI!
NATO- QEVERI, NATO – SHQIPËRI!
Ky është i vetmi çlirim!
E fitove edhe sot buken o Taku-rrumbullaku ?
Ne fakt ty te duhet te besh vetem nje gje,,,,te shpjegosh ne menyre te besueshme perse ti vete ishe pjese e politikes se pas-nentedhejetes ,politikes se kuserimit te pafre te djerses e gjkut te shqiptareve dhe perdhunimit ekzemplar te vullnetit te shumices .Hajt pra,beje kete, shoqeruar me nje ndjese ,dhe zhduku nga komunikimin me publikun .
Shqiptaret ne shumice,permes vuajtjeve te pashembullta e zgjidhen VETE (pa ndihme kurvash nderkombetare)
jetesimin e vullnetit te tyre te zgjedhjes politike.Pa vullnetin e shenjteruar te shqiptareve ne shumice nuk mund te fillonte e jetesohej kurre nje proces,qofte edhe i strukturuar nderkombetrisht,i ngritjes me kembe te shtetit te shqiptareve.
Tung Taku,,,,nese vijon caprashitjet e tua,une do te jem edhe me e ashper me ty,,,,,,sepse nuk te lejoj te m’e fyesh inteligjencen time.
@Lora,
qe merret me biografine e Takut dhe “kurvat” nderkombetare.
Mos ki frike se nuk ta merr njeri pjesen e “trotuarit” qe te kane caktuar..
Koha e shqiptareve po vjen. Rrethanat historike po punojne per ne. Pyetja qe lind eshte:
A po punojne shqiptaret per vendin e tyre?
Ata qe jane ne qeveri keto 80 vitet e fundit nuk e kane bere…
Por tani nuk kane nga ja mbajne me, partneret tane strategjik u kane vene kufirin tek thana.
Rrofte Shqiperia Etnike!!!!
..pathosi tregon shpirt,por kur flitet ne pergjithesi,per çeshtje kardinale dhe ngaterrohen te gjithe ,kjo eshte vetem teori,per zgjatje agonie ..,serioziteti pa detajim, ngelet nje kuix i pavlere..ne kemi falimentuar,qekur akademite u shkaterruan…dhe historia e ketij vendi eshte masakruar me dashje..nje pjese e politikaneve tane kane qene si ata piratet per te uzurpuar gjithshka…dhe shkaterruar ato qe s’mund t’i merrnin…jemi gjith sy e veshe ..kush eshte ai burre,apo ajo grua qe do stopoje mohimin e vlerave,sinoreve..egzistences..etj.
Amerikanet reagojne sepse shqiptaret e diaspores po reagojne edhe po punojne per te rizbuluar ate qe thot ky me miqte e tyre te vertete.
Amerika jo se i behet vone per albanistanin,po i behet vone se deshtimi i demokracise ne hapesiren shqiptare eshte deshtimi i saj pike se pari:ky eshte problemi i amerikes sot,edhe pyetja eshte deri ku e deri kur Amerika do perkrah kete deshtim.
Të jap plotësisht të drejtë,dështim total i politikës amerikanëve!
Ky spartaku i biri i kicit jo vetëm që esht një serb qe lufton identitet e tij e na caan bythen për amerikanët!
Kur u amerikanizuar kaq shpejt Serbi i Shqypnisë!
Jo mor Simon jo! Deri ne 90 -en deshe te pare Avdylin, tani nuk te hapet barku per NATO-n. Idhulli yte eshte qoftlargu, vetem ai eshte i pare per ty.
Eshte shume e sakte se Shqiperia eshte qeverisur historikisht, ose nga te korruptuar ose nga diktatore, te cilet ne fakt, kane mbire nga ky truall dhe jane duartrokitur nga ky popull. Te thuash qe na e kane fajin te huajt apo komshijt, eshte ose miopi ose demagogji. Dihet qe gomarin e nxjerr nga balta vetem i zoti, por ne e kemi vertetuar qe nuk jemi te zot. Por edhe te huajt nuk kane ndermend te merren pafundesisht me gomeret tane. E pra, ti thuash ketij populli, akoma dhe sot mbas 100 vjetesh, se cdo gje do te rregullohet sepse Amerika dhe Gjermania jane me ne dhe kunder Serbise, Greqise, Turqise apo Rusise, sikunder i bie fyellit avokati yne, eshte as me shume dhe as me pak porse te zgjatesh pambarimisht agonine e shqiptareve. Zgjidhja eshte qe te ulim koken dhe te kerkojme nga te huajt nje protektorat nderkombetar per te pakten 25 vjet, perndryshe hajdutet qe na kane shaluar nuk do zbresin nga kali.
Po mire e ka Ngjela, pse habiteni ju vemje korruptive?
A nuk po ju kerkon greku ne mes te dites mosperdorimin e emrit cam dhe Cameri?
Pasi i deformuan emrin arberesheve ne Greqi ne arvanitis tani duan zhdukjen e termit Cameri dhe cam. Pasi kjo gje i pengon ata per te vulosur pergjithmone dhe perfundimisht nderrimin e emrave te vendeve te teritoreve te pushtuara shqipetaro-epirote.
Greqia nuk ka shpetim dhe sherim pa liruar Maqedonine dhe Epirin.
Edhe Serbine vetem lirimi i tokave te pushtuara do ta shpetoje.
Sanxhaku dhe pjeset e tjera jugore perfshire Nishin plus Vojvodinen.
Turqia gjithashtu duhet te riformatohet bazuar ne te drejten historike.
Vetem kur te arrihen keto gjera ka paqe te qendrueshme ne gadishullin Ilirik.
Eropa sa me shpejt ta mesoje dhe rregulloje kete gje, aq me mire per rajonin dhe per Europen.
Vemjet e korrupsionit dhe politikes i hidhen ne gryke Ngjeles per cdo gje, kurse kur vjen puna per kerkesat absurde te fqinjeve ardhacake dhe pushtues nuk behen te gjalle, duke bere nje fare miratimi me ane te heshtjes se tyre te pakuptimte.
F.l.m.LORA ,se me kurseve kohen per komentin qe ke bere,,,,,,
Na ngelen ne ekran keta ish spiuna dhe sigurimsa te kohes se Enverit ,qe japin mend ,,,,
Vetem femijet e Enverit ngelen komunista ,se gjithe keta te tjeret ,,,te ish ministra dhe ish pushtetarve te meparshem na dolen te gjithe demokrate.dhe pro Amerikane
O Taku po cbere ti kunder atij sistemi —- thjesht e lepive tere jeten ,,,,,,
Po kur ishe Minister cbere ?
Po vazdhove lepirjet ndaj Saliut
Po me vone.
Lepive Ramen
Dhe tani ke ngel pa kocka I je turrir te lepish Like Floririn
Thjesh e nxorre buken dhe per sot ,,,
Njerez si ty jane pa shtylle kurrizore ,,,dhe jeni ca si shume,,,,,,,,,,,,,
PRIT GAMORË,TË MBINJË TËRFONJA,
TËRFONJA MBIU,GAMORI NGORDHI.
Këshu do e pësojë edhe ky.