Nga Pëllumb Kulla
Sportisti i shquar Teodor Vaso më brengos pa masë me klithmën e tij për nevojën e një pensioni të mjaftueshëm për jetesë!…
Të gjithë njerëzit kanë arsye të kërkojnë të rrojnë si njerëz: të kenë një strehë të ngrohtë, të ushqehen normalisht dhe të vishen mire, që të kënaqin veten dhe mjedisin ku jetojnë.
Në vendin tonë ka shumë e shumë njerëz që nuk i kanë kushtet për një jetë sado të thjeshtë, si kjo që thashë më lart. Që kjo nuk është arritur dhe po vonon për të gjithë shqiptarët, ka shumë arsye dhe unë nuk do të merrem me shkaqet thelbësore që kanë kryesisht shpjegime historike dhe politike, të cilat i nënshkruari i ka cekur shpesh në shtyp dhe në krijimtarinë e tij letrare dhe skenike.
Pra teksa si njeri i artit dhe i letrave jam shprehur për këtë mjerim të tejzgjatur të shumicës së shqiptarëve, e personalizoj shqetësimin për një figurë të shquar, për një futbollist të niveleve të larta, për një figurë nga ato që përfaqësojnë kombin në arenën ndërkombëtare, një emër të ndritshëm në kujtesën e miliona shqiptarëve.
Është e tepërt të shfajësohem për këtë veçim. Zëri mund të ngrihet edhe për një bujk, për një zanatçi e për një nëpunës administrate, por veçohen disa figura, që me përpjekjet e tyre mbinjerëzore, me talentin dhe lumenjtë e djersës së tyre, janë bërë gjeneratorë emocionesh masive publike, sportistë, artistë, këngëtarë që kanë shënuar ngjarje në jetën e qytetit dhe të vendit. Ky veçim është i bërë tashmë, përderisa ne, në grumbullimet shoqërore dhe në tryezat tona familjare, flasim aq shumë për arritjet artistike dhe sportive që na mrekullojnë.
Mua më brengos gjendja e përgjithëshme, niveli jashtëzakonisht i mjeruar i pensioneve të shqiptarëve, por ankesa e Teodor Vasos më lëndon deri në dhimbje. Edhepse
kam hedhur shtat, jam shkolluar dhe kam jetuar larg Korçës, unë e ndjej veten dhe lumturohem për rrënjët e mia korçare.
Në mënyrë të vetvetishme qënia ime bëhet shumë e ndjeshme sapo ndesh fizikisht apo vizualisht pejzazhin e qytetit dhe viseve rreth tij. Brohoras instiktivisht në sukseset e sportistëve dhe artistëve të qytetit tim të origjinës.
Mrekullohem nga argjentinasi e pakrahasueshëm, Lionel Mesin, me të cilin s’më lidh asgjë veç admirimit… Përfytyro sa arsye më shumë kam të jem i ndjeshëm ndaj njeriut për të cilin shkruaj këtë mbështetje, Todo Vason. Më vjen mirë të kujtoj shpirtin e tij luftarak, teknikën e lartë të përdorimit të topit, frymëzimin që u injektonte ai shokëve të skuadrës, përballjen e tij të fisme me futbollistët e shquar të fushave botërore në stadiumet tona dhe në ata jashtë shtetit.
Për të gjitha këto duhet thënë se veçimi bëhet vetiu teksa ne të tjerët në mbrëmjet e familjes Vaso, ne nuk jemi zënë natyrisht në gojë, ndërsa në familjet tona vepra e bukur e Teodor Vasos ka qenë e lëvduar cdo javë dhe herë herë edhe më shpesh, ashtu sikurse ajo e Stavri Lubonjës, Aleko Pilikës, Jani Kaçit, Tamara Nikollës, Pavlina Evros, Donald Suxhos, aktorëve mbresëlënës të skenës korçare, këngëtarëve dhe krijuesve që rrinin prapa tyre.
Shfaqa sensibilitetin tim krahinor dhe listova jo më kot vetëm këto figura të shquara të sportit dhe artit korçar, sepse nga apeli i Todo Vasos, më lindi dyshimi se autoritetet administrative të Korçës ka të ngjarë të vuajnë edhe ato nga sëmundja e anësive të këtyre kohërave, kur shefa, ministra, deputetë, deri dhe presidentë të republikës shfaqin preferenca të ndohtura nga politika.
Është vërtet për të ardhur keq nëse edhe trajtimi i figurës së shquar të Teodor Vasos ka përfunduar në të tilla kanale. Kërkoj ndjesë për këtë dyshim, por ia vlen të tregoj se kjo gjë nuk ndodh për herë të parë.
Artistja e shquar Violeta Manushi vonoi shumë të rifitonte dashamirësinë e burokratëve militantë, për shkaqe të përkatësive jo të njëjta politike, ashtu si edhe një numër tjetër artistësh, si komiku Fadil Hasa dhe aktori i njohur shkodran Bruno Shllaku e shumë të tjerë në fusha jashtë skenave të teatrit, nga ku unë kam më pak informacion.
Ftoj gazetarë, sportivë dhe josportivë, veprimtarë shoqërorë, sportistë dhe sportdashës të shprehemi për një trajtim të merituar të një ylli të ndritshëm të fushave tona, të një personaliteti karizmatik, të cilit vërtet nuk i ka munguar kurrë mirënjohja e përgjithëshme popullore, por po i mungojnë në mënyrë dramatike mjetet e jetesës.
Të përkrahim dhe të ndihmojmë Teodor Vason, një nga figurat emblematike të futbollit kombëtar!
E ke gabim Kulla. Keto jane figura te komunizmit te urryer. Si ky Vaso, si Vaçe Zela, si Fatos Kongoli e kompani. Me punen dhe vepren e tyre ata lartesuan diktaturen ne Shqiperi. “Ja kemi sport bashkekohor, kemi muzikante klasi europian, shkrimtare te njohur dhe te dashur nga populli” – justifikoheshin dhe mburreshin atehere bllokmenet. Kete nuk e prisnja, sidomos nga nje i djathte si ty. Nuk te lejohet te lavderosh figurat qe i ngriten hymn komunizmit ne sport, kulture, ekonomi, shkence etj etj. Me ke zhgenjyer keqas, zoti Kulla.
Per mua ishin disidente te regjimit gjithe ata qe humbnin penalltite kur luanin me kombetaren. Ata qe i ekzekutonin ne menyre perrfekte kunder gjermanve, grekeve, belgjaneve i sherbenin diktatures, maskarenjte!
Mirë e ke edhe ti Pullumb edhe Todori,por po të zgjidhen punët me të porositur e të lutur do të duheshin hajvanë të tërë ngarkuar me letër për kërkesat por edhe ofiqarë që t’i lexojnë ,jo t’i mbajnë nëpër sirtarë.Ka plot si Teodori,Mirushi dhe me keq se ata që kanë dhënë shumë për këtë vënd por punën e bën gomari dhe tagjinë e ha kali ore mik.
Shoqeria shqiptare duhet te ngrere zerin fort, per te vleresuar personalitetet qe i kane dhene dhe
i japin shpirtin dhe talentin e tyre. Ne te kunderten, nuk meritojme te cilesohemi si te civilizuar.
Nuk e kuptoj komentusin e mesiperm me pseudonimin katarakti:shqiptari dikur ne diktature perfaqesonte shoqerine ,paçka eshte mese e natyreshme, qe sistemi ne fuqi do ta perdorte njeriun per propoganden e tij te rradhes.
Per Kataraktin
Ore katarakt je shumë i fryrë ,edhe për futbollin,teknikën, artin shkencën etj etj qënke mbufatur dhe nuk je çfryrë akoma nga majaja kapitaliste, po mirë more , edhe fëmijët këndonin e recitonin pëe Enverin, socializmin, komunizmin, Maon, Leninin Stalinin e plot të tjerë, u dashka sipas teje t’i veçosh se kanë kontribuar për socializmin Nuk ja vlen te vazhdoj më tej
ME VJEN SHUME KEQ QE NJEREZIT BIEN VIKTIMA TE PASIONEVE TE TYRE. KETE NUK E KAM PER ATA QE I NDAJNE NJEREZIT NE TE NIRE DHE TE KEQINJ, TE NJOHUR APO TE PA NJHUR, ME TALENT APO PA TALENT. ESHTE TURP I MADHE KUR SHIKOJME CILIONDO NJERI QE TE VUAJE PER NJE SHTEPI, NGROHJE E MBI TE GJITA PER TU USHQYER.
DALJA NE PENSION TREGON SE JU I KENI DHENE SHTETIT DHE SHQERISE AQ SA KENI MUNDUR. NUK ESHTE FAJI I JUAJ QE JU ISHIT SPORTIST ARTIST APO POLITICAN. PER ARRITJET E TUAJA KANE FOLUR GAZETAT DHE TE TJERA DEKORIME, FALENDERIME, SHPERBLIME TE VECANTA QE LIDHESHIN ME PUNEN TUAJ.
NUK E DI SE CFARE KANE BERE ME SHUME ARTISTET NGA MINATORET, SHOFERET, BUJQIT, ECONOMISTET, INXHINIERET E SHUME TE TJERET.
SECILI CA BERE PUNEN QE JU NGARKUA DHE U SHPERBLY PER ATE QE BERI. DALJA NE PENSION PERBEN FUNDIN E KARIERES TUAJ DHE AJO VLERESOHET ME PENSIONIN QEJU PERVETESONI. NESE KY PENSION ESHTE I PA MJAFTYESHEM, KA ORGANE TE TJERA QE ME VENDIMET E TYRE DUHET TE NGRENE NE NIVELIN E DUHUR KUSHTET E JETESES DHE PERSONALITETIN E PENSIONISTIT. DUHET LUFTUAR PER TE GJITHE POPULLIN DHE JO PER DISA TE PERKEDHELURIT E PERIUDHES SE PUNES. PENSIONI PERCAKTOHET NE BAZE TE TE MIRAVE QE I KE DHENE SHOQERISE DHE JO SI SHPERBLIM PER TE PERFITUAR ME SHUME SE CFARE TE TAKON.
Ndaj te njejtin shqetesim me zotin Pellumb Kulla lidhur me mbeshtetjen qe duhet te japim per futbollistin e shquar te Kombetares tone te Futbollit dhe te ekipit te Tiranes te rinj,me vone te “Partizanit” te rritur dhe se fundi,te ekipit te “Skenderbeut” te Korces si lojtar dhe tranjer I tij,zotit Teodort Vaso.E kam njohur si tifoz I tij ne fushen e lojes,e kam njohur dhe si tanier si lojtar dhe tranjer te “Skenderbeut”.Si tifoz me duhet t’i kujtoj dashamiret e futbollit se,kur Kombetarja jone ndeshej ne stadiumin “Qemal Stafa”,apo ne fushat jashte vendit,ku vecoj ate me ish Republiken Federale Gjermane,(rezultati 0:0),skuader e cila ishte dhe eshte ne ajken e futbollit Boteror,nderhyrjet vendimtare te Vasos,conin ne kembe gjithe stadiumin plot e perplot tifoze.Todo Vaso,nje mbrojtes mesfushor I pakalueshem nga askush,nje mesfushor I fuqishem qe si furtune nisej drejt portes kundershtare,i cili per aftesite e tij te treguara ne fushen e lojes,ka “detyruar mediat dhe specialistet e tranjeret e huaj,ta vleresojne ate maksimalisht e ti bejne dhe oferta mikluese ketij futbollisti te madh.
Korca ka figura te shquara ne cdo fushe te jetes,te arti,kultures dhe te sportit.Nder keto figura ndrit figura e Teodorit.
Kerkesen e zotit Teodor,e konsideroj jo aq shume si kerkese per lemoshe te disa pareve me shume ne pensionin e tij,por si nje kerkese me shume MORALE.Kete njeri,me shume se pensioni suplementar,e vret nenvleresimi,per te mos thene percmimi,per ate qe ai I ka dhene shoqerise ne teresi dhe Korces tone ne vecanti.
Organet e pushtetit vendor ne Korce,nuk kane nje futbollist tjeter qe ti kete dhene kaq emer sa Teodori,klubit te futbollit “Skenderbeu”.Ka te tille,te cilet I permend dhe zoti Pellumb Kulla,te cilet kane sjhkelqyer ne skuadrat ku kane luajtur,dhe tek “Skenderbeu”,por duke ju kerkuar ndjese ketyre them se, askush nuk ka shkelqyer si ai ne ndeshjet nderkombetare me fanellen e Kombetares dhe te kete marre vlersimet maksimale si Teodor Vaso.,prej kundershtareve me te cilet eshte ndeshur Kombetarja jone…
Eshte ne nderin e zotit Niko Peleshi I cili ka mundesine te nderhyje ne qeveri per kete pension suplementar.
Eshte ne nderin e zotit Sotiraq Filo dhe te keshillit Bashkiak,per te vene ne vendin qe merriton kjo Embleme e Futbollit Korcar.
Le te mbajme parasysh vlerat dhe jo perkatesite partiake,le te njohim e vleresojme njeriun dhe kontributin e tij per shoqerine,kjo do na beje me te mire per te ardhmen…
Aman boll me kto idiotizma.
Sportistet dhe artistet kane qene me te privilegjuarit e kohes qe shkoi (krahasuar me pjsesen tjeter te popullsise, kuptohet)
Edha daja im ka qene brigadier i talentuar. halla ime ka qene elektriciste e dalluar, shoqja Lenka ishte mjelse e dalluar.
Hajde tu japim ca pare qe te jetojne me mire se te tjeret, se paskan qene legjenda per qytetin…
Pffff.
Ore Bambi, jane mbledhur ndonjehere 40 mije veta te te shikonin hallen tende elektriciste dhe te brohorisnin kur lidhte nje prize? Idiotizmat i shfaq ti dhe ai katarrakti, mor fyell, e nuk kupton se elektricistat ne nje qytet jane peseqind dhe vazhdojne te jene kurse talentet jane dy a tre e kane nje kufi kohor. Ne futboll ata sjellin vitet e rinise per kenaqesine e nje qyteti dhe kombi e kujtohen per nje gol te rralle a per nje rol qe nuk perseritet me. Per lidhjen e nje prize nuk hyn njeri ne histori. Kjo mendja jote o fyell i le keta njerez pa perkrahje dhe vendin pa qyteterim. Te te vije turp!
O bergomi.
Sipas metrit tend te brohoritjes , Nexhmije Hoxha duhet te perfitonte 1 000 000 dollare nga pensioni i Enverit.
Puna eshte qe cdo njeri ka dhene kontribute ne ate kohe sipas profesionit. Halla ime per hir te se vertetes ka qene inxhiniere elektrike dhe ka drejtuar ekipin e projektimit elektrik te hidrocentralit te Fierzes qe i dha drite gjithe Shqiperise.
Natyrisht qe ti emri nuk ka di se nuk ka qene person publik dhe ti si koqe qe je i mat gjerat me emocion dhe me brohoritje, jo me logkike.
Tani, si thua ti, kush meriton pension me te larte?
Lerini keto budalleqe se late nam…
Pasta, se harrova Skenderbeu i atyre viteve nuk i gjeti bythavrehat: me shume ne katehorine e dyte se sa te paren…
Po ne cfare stadiumi u mblodhet ju 40 000 vete mor aman. Stadiumi i Korces 5000 veta mblidhte. Nuk kishit as mur. Dilte topi jashte stadiumin cdo 5 minuta loje.Ik ore koqe harxhoj kohen me ty une.
Debil !
Bergo.
Halla ime ishte inxhinier elektrike dhe ka drejtuar projektimin nga pikpamja elektrike te hidrocentralit te Fierzes, qe i dha drite gjithe Shqiperise. Nuk kerkon as brohoritje se beri nje gol dhe as rritje pensioni…
Pse mer tutkun, me brohoritje e mat kontributin ti ? Te jete per brohoritje, Nexhmija duhet ta kete pensionin e Enverit 1 000 000 dollare
Pastaj. …ne ke stadium jeni mbledhur 40 000 veta ju more koqe? Ne ate te Korces ?
Po Korca nuk kishte mure stadiumi. DIlte topi jashte cdo 5 minuta dhe mezi e sillnit ne fushe. Le qe ju me shume ne kategori te dyte se te paren…
Ik mos me humb kohen mua…
Di vetem te them qe ne kohen e “diktatures” jo vetem qe pensionisti nuk shkonte fare ne sigurimet shoqerore sepse dokumentat pergatiteshin sapo arrihej mosha e pensionit por shpesh me pensionin qe jepej, sipas rregullave strikt mbahej nje familje komplet. Sot nuk del te ushqehen vet pensionistet, te ngrohen e te blen ilaçe. Ja o Pellumb sorra qe beje krau krau kunder “diktatures” kur hordhite e Berishes digjnin e shkateronin pasurine kombetar., Ja pra kete politike ushqeve e veselite ti,pjelle e artiçt socialist, i perkedheluri i Pipit te komitetit te Partise me histerine e flamurtarit te permbysjes dhe te ndertitmit te sistemit te Kulleve turkoshak e analfabet.Tani, sigurisht, ti ben karrjere, behesh i famshem si mendimtar i halleve te popullit qe u jep udhe zgjidhjeve se tu dogj barku per popullin tend.
Sa bukur jane shprehur ” Selimi ” dhe “Bambi ” ! I falnderoj . Zgalem