Nga Alfred Peza
Ka një qasje kinse naïve nga aktorët politikë dhe mediat, në lidhje me ndoshta lajmin më të rëndësishëm të këtij viti, që lidhet me sasinë prej 613 kilogramësh kokainë 90% e pastër, e cila në treg u tha se mund të arrinte vlerën e 180 milionë eurove. Një qasje, që çuditërisht e ka bërë publikun që të besojë se gjëja më e rëndësishmë në këtë histori, është loja e vjetër e kungulleshkave. Këtë radhë në versionin : A e kapi drogën Shqipëria, apo partnerët e huaj? Policia e Shtetit, apo Hetimi Doganor. Prokuroria e Krimeve të Rënda të Shqipërisë, apo DEA amerikane. Italianët apo maltezët. Kolumbianët, gjermanët apo holandezët… Apo të gjithë bashkë?
Sigurisht që edhe kjo gjë, ka rëndësinë e vet. Një rëndësi e cila relativizohet, sa më shumë që të shohim përtej kësaj fasade që rreket të analizojë me lupë (dhe shumë mirë bën) se çfarë tha Rama apo se çfarë tha Xhafaj. Ku ndahen e ku takohen deklaratat e tyre. Ku duket sikur ndahen, por që në fakt bashkohen. Ku fshihet “lepuri” i fjalëve të njërit apo të thënat e tjetrit menjëherë pas bërjes publike të rezultateve të operacionit më të madh antidrogë, në historinë e këtij shteti.
Ose e gjitha kjo bëhet nga mungesa e argumentave, ose nga mungesa e fantazisë ose nga djallëzia për tiu shmangur thelbit të debatit. Megjithatë, edhe kjo është vetëm njëra anë e medaljes së këtij diskutimi.
Ka një përpjekje të agjensive ligjzbatuese, për të qenë shumë më hermetik në lidhje me detajet e tjera të informacionit për këtë operacion, sesa në rastet shumë më pak të rëndësishme se kjo. Nëse kjo bëhet për shkak të profesionalizmit për të ruajtur sekretin hetimor, atëherë këtu kemi të bëjmë me diçka për tu admiruar e duartrokitur. Sepse për herë të parë, kemi një qasje diskrete, që i lejon drejtuesit e policisë, agjentët në terren, ekspertët e përfshirë, oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurorët e kësaj çështje, që ta mbajnë jashtë punës së tyre politikën, publikun dhe median.
Duhet pranuar se kjo çështje është nga ato të rrallat dosje, që nuk përfundon me kapjen e sasisë së mallit në flagarancë dhe realizimin e disa arrestimeve të atyre që e kanë tërhequr atë në doganë apo që e transportuan atë në magazinë. Dosja e kokainës së Maminasit për nga sasia, vlera, cilësia, mënyra e transportit dhe niveli i të implikuarve si porositës dhe drejtues të këtij transaksioni financiar, është ndër ato çështje që e bën operacionin të vijojë shumë më gjatë tani më pas, sesa përpara kapjes së mallit. Sepse edhe protagonistët realë që ndoshta nuk kanë për tu identifikuar aq kollaj ose kurrë, tani e fillojnë punën e tyre. Me siguri që janë duke analizuar:
E para, se ku gabuan.
E dyta, kush e këputi realisht zinxhirin e kësaj skeme, që me siguri funksiononte prej vitesh në Shqipëri.
E treta, kush do të paguaj për këtë, për aq kohë sa rregullat e mafias, dihen tashmë se deri ku mund ta shtrijnë hakmarrjen e tyre.
E katërta, a ishte e gjitha kjo që ndodhi diçka rastësore, apo pjesë e një konspiracioni që mund ti dëmtojë thelbësisht jo thjeshtë ushtarët e vegjël. As ndërmjetësit, distributorët dhe shpërndarësit. Sepse ky është nga ato të paktat raste, ku shënjestra e ndëshkimit shkon lart. Shumë lart. Deri tek kapot e kapove të këtij rrjeti.
Tek këto “meraqe” të mafias, gjenden pikërisht edhe të kundërtat e saj. Të cilat përbëjnë në fakt, edhe atë që është sfida reale e kësaj botës sonë të mbidheshme ligjore, institucionale e shtetërore. Sfidë e cila konvergon e gjitha, tek interesi i lartë publik. Tek vëmendja dhe fokusi real i opinionit, që pret të mësojë se kush fshihet realisht prapa këtij biznesi të zi miliardash dhe se si është e mundur që deri atë ditë, ishin aq të qetë dhe të sigurtë, sa të hidhnin në lojë me një dorë, plot 180 milionë euro.
Zgjidhja e kësaj enigme dhe e shumë e shumë të tjerave që lidhen me këtë operacion, ende nuk ka filluar. Shkuarja deri në fund dhe pastrimi i vendit nga të gjitha luspat e kësaj metastaze, do të ishte një meritë reale për këdo që to ta bënte. Pas kësaj, eja e të flasim për meritokratët e vërtetë dhe ti japim atë që do të meritojnë, të gjithë atyre që do ta çojnë këtë sfidë deri në fund./Alpenews.al
z.Alfred Peza tregoni si i bere 1 milione dollare,lereni sasine e droges,por eshte per te besuar dhe me shprese qe prokutoria dhe gjykata per krime te renda shume shpejte do te hetoj pasurine e juaj ilegale…!!!l
DUKE DITUR SE DESTINACIONI I KONTENIERIT KA QENE SHQIPERIA DILET NE KONKLUZION SE SE PARI
1-BINDSHEM ALUDOHET SE KY AMBALAZH TRANSPORTI ESHTE KONTROLLUAR GJATE STACIONEVE TE RRUGETIMIT TE TIJ DHE POLICITE E VENDEVE KU KA KALUAR E KANE DITUR CKA PATUR BRENDA POR E KANE LENE PER TE PARE VEPRIMET E INSTITUCIONEVE INVESTIGUESE TE SHQIPERISE SE SA KANE NDRYSHUAR PAS FILLIMIT TE REFORMES NE DREJTESI.DHE ZBULIMI PREJ POLICISE DHE DOGANES SHQIPTARE TREGON ME SE MIRI KETO EFEKTE.
2-POROSITESIT KRYESORE TE CILET MUND TE JENE PJESE E POLITIKES OSE TE TJERE ME INFLUENCE DHE NDOSHTA EDHE ME ME POTENCE SE VETE POLITIKANET NUK KANE MENDUAR SE DO TE ZBULOHESHIN DUKE E KONSIDERUAR VENDOSJEN NE VEND TE DREJTESISE ME ANE TE KESAJ REFORME THJESHT NJE FASADE PSE JO DHE NJE FUSHATE TE POLITIKES AKTUALE DHE MBESHTETSVE TE SAJ NE VECANTI.
3-FAKTI QE POROSIA ESHTE E FRESKET , PRA PERKON NE KOHE ME PERIUDHEN KUR TEK NE KA NISUR NGRITJA E THEMELEVE TE NJE DREJTESIE TE RE TE FORTE DHE TE SIGURTE SELEKTON NJE PROBLEMATIKE TEPER SERIOZE SE KY LLOJ LLUMI NUK PYET PER ASGJE PERPARA DETYRIMEVE DHE QELLIMEVE TE TIJ.
GJE QE NXJERR NE PAH VESHTIRESITE KOLOSALE QE DO TE KETE PERPARA DREJTESIA E RE E CILA DO TE PRRBALLET ME NJE GANGRENE DHE PENGESE KRYESORE TE SAJ QE ESHTE KORRUPSIONI.
ME ANE TE KORROPSIONIT MAFIA E DROGES JA LEHTESON PUNEN VETVETES DHE ECEN PERPARA.
KJO ESHTE PLAGA E PASHERUESHME E KETIJ SISTEMI KU JETOJME SOT E CILA DO TE JETE BASHKESHOQERUESE DHE E KUDONDODHSHME.
BESOJ TEK SHPITTI DHE KARAKTERISTIKAT SHQIPTARE SE TRIUMFI I DREJTESISE DO TE VIJE SHUME SHPEJT DHE VENDI DO TE PASTROHET NGA KETO TE KEQIJA TE IMPORTUARA NDAJ TE CILAVE VENDI YNE I VOGEL DHE I VARFER NUK MUND TE KISHTE IMUNITET DHE KJO BETEM E VETEM SI RE ZULTAT I POLITIKES DHE NJEREZVE TE SAJ QE E EDOMINUAN ME BAJRAKTARIZMIN E VET NE KETO 25 VJET TRANZICION
Nuk kane hedhur ne loje 180 milion Eu, o “gazetar”. Vlera ne treg mund te shkoje aq, por trafikantet kane paguar disa here me pak. Pse i jepni kaq hapesire nje personi te diskredituar dhe te paafte profesionalisht?