Nga Flogert Muça
Është bërë e udhës që opozita për tu dukur e besueshme në sytë e opinionit publik, përdor mediat ndërkombëtare për të botuar akuzat e tyre dhe shkrime që nxijnë Shqipërinë me para që nuk iu dihet burimi. Natyrisht, këto shkrime sillen me vrull në portalet pranë PD&LSI duke i sjellë ato si qëndrime të mediave të huaja.
E gjitha kjo është një strategji komunikimi e njohur dhe e vjetër, në kushtet kur PD dhe LSI (liderët të parët) nuk dalin nga Tirana për tu njohur me problemet e qytetarëve por zgjedhin të komunikojnë me ta nëpërmjet medias. Kot nuk thonë që paraja e tepërt të bën dembel.
Ditët e fundit (por edhe më parë) nga kampi i LSI është Petrit Vasili i cili ka ndërmarrë një fushatë intensive nxirjeje ndaj Shqipërisë, ndërsa nga krahu i PD-së kampioni mbetet Basha që është në luftë të fortë me doktorin se kush e nxin më shumë vendin.
I gjithi ky debat i cili është dikutuar edhe më parë, në fakt ka një konkluzion të thjeshtë: Të hedhësh baltë mbi Shqipërinë në mediat shqiptare, mund të quhet luftë politike e brendshme, por ta nxish atë në mediat e huaja duke bërë çmos nga SHBA-ja në BE e Rusi për të publikuar shkrime negative, është një dëm i madh dhe i parikuperueshëm që i shkaktohet vendit dhe shqiptarëve. Në kushtet kur e kanë të pamundur të bëjnë opozitë reale dhe kur nuk munden të nxjerrin as 10 mijë veta në shesh për të protestuar, PD dhe LSI kanë zgjedhur të bëjnë gabimin e pafalshëm, atë të dëmtimit të Shqipërisë për hir të kapitalit të tyre politik. Por, fatkeqësisht, sa më shumë ne njerëzit e medias e themi dhe përsërisim kë fakt të turpshëm, aq më shumë opozita vazhdon me strategjinë e saj ogurzezë.
E gjithë kjo lojë e zezë që siç thashë edhe më lart në LSI po udhëhiqet për momentin nga Vasili, nuk ka asnjë bazë të vërtete. Po flasim pikërisht për aksionin e Doganave, Policisë dhe Prokurorisë Shqiptare në Durrës para dy ditësh ku u bllokuan 613 kg kokainë e pastër, ose e thënë ndryshe iu hoqën nga duart plot 180 milionë euro krimit. E çuditshme por e vërtetë është se në kohën kur nga SHBA te BE, nga Antimafia Italiane te mediat ndërkombëtare përgëzojnë Shqipërinë për luftën ndaj krimit dhe super-aksionin e policisë, Vasili dhe Basha dalin dhe nxijnë policinë dhe Shqipërinë.
Arsyet?
Në rastin më të mirë do të ishte një hakmarrje ndaj shqiptarëve që i nxorrën në opozitë, në rastin më të keq do ishin të përfshirë apo përlyer në trafikun e asaj kokaine. Gjithësesi, duke nxirë Shqipërinë edhe në rastin kur e gjithë bota i vë notën 10 për luftën ndaj krimit, Vasili dhe Basha po hakmerren ndaj të gjithëve ne. Po hakmerren duke dëmtuar biznesin dhe investimet e huaja, të cilat tremben nga Shqipëria që opozita propagandon në mediat e huaja. Po hakmerren ndaj studentëve që studiojnë jashtë dhe që shihen si kriminelë. Po hakmerren ndaj emigrantëve që janë me letra në vendet e BE-së prej vitesh dhe që ndihmojnë familjet e tyre në Shqipëri me të ardhura. Po hakmerren ndaj seicilit që përpiqet që t’i ndryshojë imazhin Shqipërisë së 1997-ës, Gërdecit, 21-janarit e të tjerave maskaradave si këto.
E gjithë kjo hakmarrje e Vasilit, Bashës e Berishës e rikthyer fuqishëm javën e fundit, flet për frikë nga çelja e negociatave, frikë nga drejtësia e drejtë dhe nga ligji që me shumë gjasë nuk do të ketë më Maliq që e thyen. E gjithë kjo frikë e akumuluar nga opozita ka shpërthyer si mutacion komunikimi duke ndërmarrë fushata denigruese për vendin, vetëm e vetëm që ky vend të mos besohet dhe shqiptarët të mos pranohen si qytetarë europianë.
Te lumte Z.Flogert ,,,,,,,,,,,,
Po nuk ke cben me keta plera si : Sorre Vasili dhe Lulush Kamarjeri dhe ata qe I komandojne nga siper
Po ju ngushtohet laku dhe nuk dine cbejne
Jo zoti Flogert, jeni shume patetik, ky fenomen nuk etiketohet me termin “hakmarrje”, por si veprimtari armiqesore ndaj shqiperise e shqiptareve, sepse edhe kur diçka eshte e bardhe ata e publikojne per te zeze! A e dini se çfare do te thote kjo ne gjuhen juridike? Tradheti e larte ndaj atdheut dhe popullit! Prandaj pa me te voglin dyshim ndonjeri prej prokuroreve te ndershem e patriot le te bej nje shenim fare te vogel, sa per t’u kujtuar, qe kur t’i shohe ne benken e te akuzuarve t’u shtoje edhe nje akuze tjeter per keto veprimtari kriminale te tyre.
Te gjithe keto personazhe po te ishin qytetare te thjeshte me dosjet qe kane do ishin ne burg sot. Domethene fai bie mbi qeveri e prokurori.
Kjo eshte nje e vertete si drita e diellit, por a ka shqiptare qe kane gjiton Petrit Vasilin, Lulezim Bashen apo Sali Berishen? A shkojne keta ndonje here rruges per ne supermarket, ne trotuar apo ndonje koncert? Si sillen ata shqiptare qe jane prane tyre? Pra ketu duhet filluar diskretitimi tyre perfundimtar deri tek peshtytja ne publik. Duhet te degjenerohen ne publik keta njerez qe po ja shtojne katastrofen vendit dhe kane 28 vjet qe bejne te njejten gje. Duhet kurajo. Ku eshte ai Arlind Qorri qe derdellise per gjera hiçe dhe behet aq brutal per budallalleqe , ku eshte ajo shoqeria civile qe shkonte tek liqeni ai Sazan Guri me birbot e tjere, ku jane? Duket se jane njerez pa pike rezeje ( pa lyre, pa dinjitet). O sot o kurre qe Shqiperia do ngelet jashte Europes per te shpetuar bythen kanibalet e Saj
Te qifsha cka ke ne shpi mor robqime.Po Shqipnia eshte aq e nxime sa Nuk ka Dri e Nil qe e lan.Po a i she tonelatat per dite me hashash neper Europe mor te qifsha grune…….Po a e Shéhérazade mizerjen se ka mbulu vendin mor te qifsha motren.
Turp te kesh mor Qemoli i Stafes me kto qi thu..Qifsh veten me sojin tat, edepsyz..Fol si burrat mer…mer…..