Varrezat greke ose të pushtojmë të gjallët me të vdekur

4 Mars 2018, 11:04Blog TEMA

Nga Ahmet Brahimi

Vendimi i qeverisë shqiptare për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore në territorin shqiptar është fakt i kryer.

Pa u pranuar asnjë herë të vetme nga Greqia krimet e klikave fanariste gjatë viteve 1821-1945 kundër shqiptarëve është një nënshtrim i ulët e dritëshkurtër që nuk e meritojmë. Le te shpresojmë e te besojmë se parlamenti, gjykata e apelit ose kushtetuese do ta hedhin këtë marrëveshje në koshin e mbeturinave.

Lëshimi i njëanshëm (jo i fundit) gjunjëzon krenarinë, patriotizmin, ndjenjën kombëtare, inteligjencën, qëndresën tonë shekullore të mbijetesës.

Grekët, shqiptarët dhe Europa e dinë shumë mirë se këta ushtarë në momentin që “kapërcyen” kufirin e 1913, nuk luftuan më kundër italianëve për një kauzë të drejtë çlirimtare sepse italianët ishin mundur brenda Greqisë dhe vetëm mbronin tërheqjen (lexo raportet e arkivave greko -italiane dhe kronikat e kohës).

Në këtë moment në planet e shefave të tyre ata u përdorën për një kauzë të padrejtë, atë të ëndrrës vorio-epirote. Pra me pretekstin se po ndjekim italianët të përfitojmë nga rrëmuja e luftës për të pushtuar Shqipërinë e jugut. Pak e vështirë të justifikohet veprimi tyre kur në territorin shqiptar ishin partizanët që luftonin kundër të huajve dhe nuk lejuan as anglezët të hynin në territorin shqiptar edhe pse ishin aleatë!

Për të ligjëruar aneksimin e jugut të Shqipërisë në vitin 1913, grekët përdorën Evropën duke shfrytëzuar të gjitha kanalet zyrtare, njerëzore e fetare me Anglinë e Rusinë. Sot po përdorin përsëri Europën, por këtë radhë me duart tona, me politikanët dhe politikat tona prej diletantesh me mungese profesionale, eksperience e largpamje. Djallëzia dhe largpamja mbetet tregues konstant, mbretëresha e lojës shahistike greke, ajo që nuk e kemi patur konstitucionalisht ne shqiptarët.

Që ne dëshirojmë dhe e meritojmë të jemi pjesë e Evropës administrative nuk vihet në diskutim, por kjo nuk do të thotë aspak që ne duhet të tolerojmë Greqinë, të poshtërohemi prej saj për një kauzë false dhe me synime të mbrapshta. Kemi mbijetuar në kushte shumë më të vështira.

Tani mundemi më mirë se më parë, pasi në Ballkan jemi ne ata për të cilët ka nevojë Evropa administrative, sepse edhe komunikimi është i drejtpërdrejtë dhe interesat politike, ekonomike e strategjike përputhen.

Nuk kemi asgjë kundër atyre që ranë në luftën kundër fashistëve. Por të vjen keq që sot pas 70 vjetësh, të vdekur e të tretur përdoren nga ideologjia vorio epirote e Jani Koletës për qëllime të errëta e të ulta nga qarqet e kamufluara ose jo, zyrtare ose jo, nën maskën e respektit për të rënët, në shërbim të Greqisë fanariste. Edhe sikur Greqia zyrtare të jetë jashtë këtij konteksti për partizanët e megallo idesë është një predhë me shpërthim të vonuar, ku dhe kur do të mund të bëjë më dëm për Shqipërinë.

Tradita fisnike shqiptare dallohet për kultin e të vdekurit, mik ose armik. Në rastin konkret nuk i kemi mohuar, zhvarrosur ose përdhunuar, siç tentuan të bëjnë greket me varrezat çame në kufi me duart e disa shërbëtoreve të tyre. Në vazhdimësi të traditës paqedashëse, për t’i prerë rrugët konflikteve e mbrapshtive të megallo idesë fanarite, ka vetëm një zgjidhje të ndershme, njerëzore, patriotike e zyrtarisht Europiane: Eshtrat e tyre e kanë nderin të vendosen në panteonin grek në mes të Athinës, Patrias ose kudo në tokën etnike greke. Kjo po do të ishte një zgjidhje më njerëzore, fetare, e ndershme e pa prapaskena dashakeqëse.

Rivarrosja në tokën shqiptare do të jetë kryqëzata e taktikës më të çuditshme: Të pushtojmë të gjallët me të vdekur. Dhe kjo ka disa të këqija.

1- Flitet për një numër rreth 6000 -9000 të rënë, pra 12-18 batalione. Mjafton të shihen statistikat e kohës dhe vërejmë se kemi të bëjmë me një gënjeshtër të paramenduar.

Në arkivat italiane e greke numri i vërtetë i luftëtarëve grekë që kaloi kufirin ishte sa një e treta e shifrës që pretendohet dhe për fat të mirë nuk u vanë të terë. (Ju duket serioze të thuhet në mënyrë zyrtare një shifër me përafërsi pothuajse 60 për qind ) kur qeveria greke e ka shifrën e saktë sepse ka dhënë edhe pensione lufte për të rënët. Këtu ka një mos saktësi të keq paramenduar që përjashton ndershmërinë e palës greke.

Ka edhe një skenar më të errët akoma. Me “amnistinë e shifrave”, për t’iu afruar numrit të pretenduar, kanë paramenduar që në varrezat të bëjnë bashkë të rënët kundër fashistëve me ata të vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore, me ata qe dogjën e martirizuan jugun e Shqipërisë nga Korça në Llogara.

Do të ishte një krim i madh si për shqiptarët, ashtu edhe për grekët, por për shqiptarët një makabritet e turp. Në prehistori kockat përdoreshin për vegla pune e gjuetie.

Dinakëria moderne e filozofisë moderne të megallo idesë fanarite kërkon t’i përdorë për të skulpturuar vorio epirin. Nuk e di nëse Athina zyrtare është bashkëpunëtore ose viktimë e kësaj skeme?

2- Trojën, grekët e pushtuan me Kalin e drunjtë me të gjallë brenda. Jugun e Shqipërisë nga Preveza, Janina e deri ne kufirin Londinez te 1913-s e pushtuan me terror, masakër e gjenocid me mbështetjen e Evropës. Pjesën tjetër deri në Shkumbin planifikojnë ta pushtojnë me “kuaj të gurtë” këtë rast jo me të gjallë, por me të vdekur brenda. Imagjinata e dinakërisë nuk njeh limite.

Në antikitet të vdekurve jua mbulonin sytë me dy monedha ari. Këtyre të rënëve, pasi janë tretur duan t’ua mbulojnë kockat me kartëmonedha (74 EURO. PE). Monedhat shërbenin për të mundësuar kalimin në parajsë sapo të arrinin në botën tjetër, kurse 74 eurot, pas 74 vjetësh do të shërbejnë për t’i kthyer nga lavdia për të cilën dhanë jetën, në mjet për ëndrrën e megallo idesë fanarite. Ky do të ishte një përdhunim i të rënëve, veprës së tyre.

3- Nuk kemi asgjë me popullin dhe politikanët përparimtarë grekë. Por mos harrojmë se qarqet reaksionare dhe kisha fanarite në të kaluarën e afërt e të largët, përdorën arvanitasit e greqizuar mendërisht për të përgjakur shqiptarët e Prevezës, Janinës, Kurveleshit e Labërisë.

Këta ushtarë në atë kohë flisnin akoma shqipen e pastër dhe greqishten e re të deformuar, dhe mbartnin akoma te gjallë historinë dhe prejardhjen e tyre dhe nuk kishin asnjë objekt kulti e lavdie ne trojet tona. Studiuesi folklorit ne lumin e Vlores M. Tartari tregonte se këngën: “Moj e bardha si Eleni” e këndonin e vallëzonin ata ushtare greke qe dogjën Kuçin e Kallaratin e Vlorës, pra arvanitas të greqizuar.

Tani me disa “shenjtore të ndërtuara” (varreza) me kisha greke, me kishtarë të paguar e përgatitur teknikisht nga grekët dhe me një brez të ri që ka harruar prejardhjen, politika vorio epirote do ta ketë të lehtë të bind këdo në Greqi e në botë se kjo toke është greke dhe se këta ushtarë kanë rënë jo duke luftuar fashizmin, por për të mbrojtur “tokën greke”. Ky është qëllimi i këtij “investimi”, të tjerat motivime janë vetëm justifikime e dinakëri.

4- Luftëtarët e Kuvendit të Jugut (Manastiri i Cepos korrik 1911) si S. Musai, O. Haxhiu, S. Vranishti, M. Demi, S. Delvina, A. Nivica, H. Tremishti, M. Rushiti, Q. Panariti, S. Butka e bashkëluftëtaret e tyre, mbrojtës te territoreve shqiptare nga kriminelet greke do te ngrihen dhe piedestali për të protestuar.

Harrojmë historinë. Ne i dhamë Greqisë lirinë kundër Turqisë, Venedikut, batalione partizane kundër nazifashisteve, kurse ajo ne këmbim ka tentuar te na përpijë duke na djegur, vrare e kafshuar sa here e ka patur mundësinë. Gjithmonë i kane paraprire veprat e tyre me plane afatgjata te mirëkordinuara me propagandën e kohës, duke shfrytëzuar çdo element njerëzor e material.

Nuk na falet që për shkak të varfërisë ekonomike, politike e shpirtërore qe shkaktoi diktatura dhe korrupsioni moral, ekonomik e intelektual i këtyre viteve te tranzicionit e emigracionit te harrojmë krimet e Greqisë fanariste dhe synimet e saj.

5- Në të kaluarën, jo të pa jetuar, na kanë sulmuar me armë, me luftë të hapur, sot kanë ndërruar taktikë. Bisedime me përfitim e lëshime të njëanshme e presion mbi emigrantët. Do të shfrytëzojnë fëmijët e përbashkët, miqësitë, investimet e emigrantëve tanë në Greqi, investimet greke në Shqipëri dhe mbi të gjitha kishën ortodokse. Sepse kisha ortodokse e drejtuar nga hirësia e tij Janullatos, ka tre karakteristika që nuk i kane kishat e tjera ortodokse në të gjitha shtetet e tjera: a. Si autoqefale ne vend te ishte vetëm shqiptare zemrën dhe kokën de facto e ka në Athinë, trupin dhe qendrën zyrtare në Tiranë, tamam si një qenie mitologjike.

Pra jo autoqefale, por bitreqefale. (Tre kokë,Stamboll, Athinë e Tiranë e dy trupa Athinë e Tiranë) b. Është shume e lidhur me shtetin grek, deri në atë shkallë sa personalitet më të larta të Greqisë interesoheshin për shtetësinë shqiptare të Janullatosit (tani e festojnë). Në të gjitha demokracitë moderne feja është e ndarë nga shteti. C. Ka eliminuar kishën e F. Nolit, atë 100 vjeçare të themeluar nga një vigan, për të ndërtuar një tjetër “mitologjike”

Të jemi të sigurtë se varrezat e ushtarëve grekë dhe data e përkujtimit të tyre do të kthehet në festën e vorio epirit dhe varrezat do të përdoren jo si shenjtore të traditës njerëzore, por si tempuj te ideologjisë ekstremiste të megallo idesë fanarite, pra si kavaleri e gurte për pushtimin e vorio epirit.

Dhe në duart e ekstremizmit miqësia dhe drejtësia janë bërë për rahmet për së gjalli e të vulosura shumë kohë më parë nga ligji luftës ende në fuqi . Dhëntë Zoti që të jem i gabuar në dyshimet e mia, sepse faktet thonë që kam të drejtë! Amen!

13 komente në “Varrezat greke ose të pushtojmë të gjallët me të vdekur”

  1. Artan Sejko says:

    Kuvendi te degjoje te mencurit,Kushtetuesja edhe njehere te mbroje KUSHTETUTEN,kryeministri te mos perdridhet me dhe te na rroje Akademia e Shkencave per kontributin e saj te vyer.
    Artan Sejko

    1. ti je muslimon,ti je zhuls shkretetire,si i tille eshte normale te jesh rrot [email protected] uakbar! says:

      dhe beqir dhe i ”mencur” nuk ka,pasi istoria ka vertetuar se beqiri eshte vec rrot [email protected]………………ptuuuuuuu,plehra arabe!

  2. Lee lee says:

    Po sa loqe duhet te jesh.Qe ke lexuar arkivat italiane u terhoqen italianet se kishin pushimin e drekes dhe perfituan nga rasti greket dhe u futen ne shqiperi .Lufta italo greke ndahet ne 3 etapa.8000 jane te vraret e kesaj lufte ne total. Boll se na cmendet me tallashin qe keni ne koke

  3. Lee lee says:

    Lexon keto dhe vetem emri ndryshon .1stil i njejti boshllik koncepti.Tipa qe dine filozofin historine ligje statistika ushtarake.Mentalitet osmano bolshevik ne shkrim.O Ibrahim hap krahun se ne 2018 me vorio epir dhe kalin e trojes svete gjekundi.

  4. pena says:

    Derisa te shuhet dhe greku i fundit shqipetaret duhet ta fusin ne tru se jane ne rrezik te perjetshem te gremisen ne humnerat e ligesise se tyre.Uji fle por greku jo

  5. T. Voda says:

    — I nderuar Ahmet Brahimi
    – JU Falneroj per kete shkrim kaq te goditur
    — Personalisht kam kohe qe problemin e varrezave te ushtareve grek [dhe jo vetem kete] , e perjetoj si edhe ju , me nje shqetsim serioz. SHpreh keqardhje , pjesa intelektuale e shendetshe hesht, I ka lene vend spontanitetit te te tashmes pa u thelluar tek e ardhmja e atij vendi . KA disa vjet qe ne komentet e mija kam cilesuar se vendosja e varrezave eshte pjese piramidave kufitare te nacinol- –shovinisteve grek .
    — Pa aftesia, diletantizmi, mungesa e pervojes per te kuptuar kombinacinet , qeveritaret aktual dhe ata paraardhes , ka hapur rrugen qe neser historija do ti vere emrin e tradhetis kombtare.
    Lus si dhe ju , mos qoft keshtu..!!!
    xxxx –Ne plotsim te ides tuaj , po i vendos komentit tim nje pjese te shkimit qe kam disa dite qe ja kam derguar nje gazete per botim.
    —- SHPRESOJ qe TEMA nuk do ta censuroje. kete koment
    Kete dyshim , ma perforcojne komentet e pakta qe jane botuar. –[mos qofte kesshtu]
    xxxxxxxxxxxxxxxxxx
    — GREQIA , DO TE FLASE SINQERISHT ME SHQIPERINE
    MBASI TE KUROREZOJE PLOTESISHT ”SHANSIN E TRET-SHANSIN E ARTE ‘’
    xxxx
    —-Ne vitet 80, Greqia testoi qendrimet zyrtare te Shqiperis, per ceshtjet qe i ka ne vazhdimesi dhe sot. Hyri ne traktativa, por nuk arriti ku duhej. Situatat e brendeshme ne Shqiperi para dhe gjate viteve 90, bjerrimi e shkaterrimi ishpejte i saj, ne vecanti ai moral, psikologjik, ekonomik e ushtarak .., marja e drejtimit te vendit kryesisht nga njerez diletant e te pa afte, bisht perdredhur e kurriz perkulur, interesaxhinj e te korruptushem kane qene disi befasuese, te pa pritura , dhe teper frymezuse e favorizuese per Greqin.
    . ——– Duhet te kete qene kjo arsyeja qe tratativat e para viteve 90 [ligji luftes , varrezat, ceshtjet kufitare dhe ato came ] ..u lane ne heshje [ne inkubacion],per ti rishikuar , riprogramuar e per te perfituar maksimumin e mundshem ne vitet qe do te pasonin, e ne vazhdim…..
    ——Pra Greqis, ju afrua shume afer mundesija e realizimit te endrres se vjeter, pushtimi i Jugut te Shqiperis.— Greqise i erdhisi peshqesh ‘’Shansi Trete’’, ose‘’ Shansi i Arte’’. Kjo, fale ndryshimit sistemit dhe shkaterrimit total te Shqiperis.
    xxxxxxx
    — DIHET , SHANSI PARE ,Lufta e I- Botrore.— Duke shfrytezuar momentin e nje shteti Shqiptar te brishte, te pa organizuar e pa armatosur, te porsa dale nga roberia 500 vjecare, e sulmoi me zjarr dhe hekur, boshatisi e cfarosi fshatra e krahina te tera [ me metoden e spastrimit etnik.] . Ne se nuk do nderhynin fuqite e medha, ne vecanti SHBA, Jugu i Shqiperis do te ish tjetersuar.
    xxxxxx
    —– SHANSI I DYTE, .. ai i Luftes II- Botrore. Shteti Grek, duke shfrytzuar sulmin e Italis fashiste dhe dobesite morale e psikologjike te ushtris Italiane, carjen e frontit qe krijuan dezertimet e 3 bataljoneve Shqiptare, ushtria greke ndermerr nje kunder offensive admiruese . Me pretekst te ndjekjes se ushtris italjane, futet ne thellesi te jugut te shqiperi. Pushton per te dyten her vijen e pretenduar si ‘’vorio epir’’.
    —Sot, nga disate ashtuquajtur historian e analiste, e deri foltor e gojtar ‘’te sinqert’’,te tipave gjitjfarsoj…dredharake ,; dy fytyrsha e dopjorol,; besethyer e bese prere; bisht perdredhur e kurrizperkulur deri ne zvarritje, ‘’ japin garanci ‘’, se greku ska ardhur si pushtues. Por, ne qofte se nuk u nis si i tille, ju dha mundesia qe te sillej e te behej pushtues.
    —– Me popullaten u perdoren metoda disi te buta [e ‘’kulacit’’],. Nderkohe u zbatuan elemente te sjelljes si pushtues[sundus]. Ne disa vende flamuri shqiptar u zevendesua me ate Grek –.U izoluan [Internuan] elemente e grupe gjoja te dyshimte, — ne disa rruge, dyqane e zyra lokale u be zevendesimi i tabelave me ato dy gjuheshe [shqip-greqisht], —ndryshimi i pjesshem ne administraten lokale etj. — U mbajten peng nje pjese e banoreve me shtepi prane vijes frontit, duke qendruar bashkerisht ne shtepiat e tyre. –Ne disa rajone, ushtria greke 2 muaj parase te terhiqej per ne greqi — ,grumbullon si peng popullaten e zones me besim bektashi, e vendos ne kampingje cadra, shterrethuar me ushtare te armatosur.[ i perqendron ne Gur te Bardh Permet, afer kufirir grek]. Ka shum element qe tregojne se shteti Grek u fut ne shqiperi si pushtues. Ne se Gjermanija naziste nuk do zbarkonte ne Krete, Greqia nuk do te ish terhequr. Do kish luajtur karten e viktimes ,duke‘’ligjeruar’’keshtu pushtimin e jugut te Shqiperis.
    xxxxxx
    —–FILLIM-VITET 90 . Afruan ”SHANSIN E TRETE” ose ”SHANSIN E ARTE’’’. Shteti Grekte, me nje here te gjithe ‘’radaret e baterit‘’ i orientoi dhe i mban ne kete drejtim . Aktivizoi dhe mban te ngritura shtabe me drejtime te caktuara.
    —— Ka nje platforme komplekse e te mirorganizuar ne detaje. Ka mire programuar nje rruge relativisht te gjate, por me sukses te sigurt dhe pa kthim mbrapa [si dy te parat].– Perparesi i ka dhene rruges paqesore, si me me pak buje, zhurm e shpenzime ekonomike, pa humbje materiale e jete njerzish, pa shqetesuar shume fqinjet dhe pa zhurmuar dhe angazhuar drejt per drejt konjukturat nderkombetare.
    — Vemendje teper e vecante ze puna brenda teritorit shqiptaar. Synohet te kapet , manipulohet e korruptohet i gjithe sisttemi piramidal i drejtimit te shteti, te ekonomis, te mbrojties, te rendit [nga maja ne baze], te kapen plotesisht organet e medies , shtypit , propoganes per coroditjen, perpunimin dhe c’orjentimin e opinionoopini drejt nje platformorme te para caktuar . etjera.
    Njekohesisht, per kete ‘’Shans te Tret, te Arte’’ qe ”AGOI ” mbas permbysjes komunizmit dhe politikes diletante alla Shqipetare , shteti grek ,per te fshehur [shmangur] synimet e verteta,– keq kuptim e drejtperdrejta ose ‘’zjarrin mbi vehte’’, nxiti qarqet e caktuara ultra nacionaliste te nxjerin ne skene nje ‘’opozite’’ ,me emrin e saj shume domethenes …’’Agimi i Arte’’. Nje opozite neo-fashiste,me politike, akte e pretendime te hapta, te drejtperdrejta teritoriale ndaj jugutte Shqiperis. Ka bere thirrje, ka testuar e provokuar disa here, edhe me njerzit e saj brenda teritorit te Shqiperis. Kerkon te rrise ndjenjat nacionaliste-shoviniste, te fuse frymen e percarjes dhe armiqesimin midis popullit shqiptar.
    Skenaret dhe platforma e kesaj force politike regressive, gjejne frymezim e mbeshtetje teek kmbengulja, qendrimet e politikat shtetrore greke per mbajtjen e ligjit luftes, nguljen e varrezave te luftes italo-greke ne trojt shqiptare, ndryshimet nderkufitare ne det e tok., zgjerimin e zonave minoritare dhe mosnjojen e ceshtjes Cameris .etj, tek disa konjuktura e lobe nderkombetare lufte nxitese, qe kerkojne armiqesim dhe percarje te popujve ne Ballkan.
    — Fati per te ardhmen e Jugut te shqiperis eshte teper i rrezikuar. – Aktualisht zhurma behet per MARVESHJEN [PESHKUN] NE DET , eshte shum e drejt , kerkon vemendje, por ”DIGANI NE ZJARR” NDODHET NE TOKE. ME TE RREZIKSHEME JANE MARVESHJET QE LIDHEN NE TOK, ATO QE PO ”PIQEN E DO TE PIQEN NE KETE DIGAN.
    —Me konkretisht, -Kur, Ku, Cfare, Si, dhe me Ke-,enderrojne qarqet e caktuara te realizohet‘’bashkimi i jugut te Shqiperis me Greqine’’, shpresojte jete objekt i nje shkrimi tjeter.
    Eshte ne doren e shtetit Grek, te intelektualeve dhe politikaneve te shendetshen te saj, qe te ‘’kuroje cdo ciban’’, e te shuajne mundesine e cdo ‘’vatre zjarri’’ qe zgjon e nxit armiqesit e vjetra ndermjet vendeve dhe popujve ne Ballkan .
    –Ne mbyllje ,deshiroj te pershtas thirrjen e Julius Fucik [lufta e dyte botrore].. BASHKEKOMBAS, JU KAM DASHUR… VIGJELONI..!!!

    Tomor Voda – NY.USA

    1. ti je muslimon,ti je zhuls shkretetire,si i tille eshte normale te jesh rrot [email protected] uakbar! says:

      ”tigan” more turk kok ”digan” qe qelb token kristiane[usa] me pranine tende……………………

  6. mari says:

    Rama mbane premtimin e dhene Janulles dhe eshte koha e fundit per ta permbushe.Asgje nuk i beri Shqiperise Sala,cka ehte duke i bere kompania ramo,nano,millo,majko….

  7. Sebastjanis Karavaqidhi prej Koqinolitharis says:

    Ti komentusi me nofken ….”.. rrotr [email protected]”.
    TY, dhe kolegun tend me ..”lee leel” te kalit,– nuk u kemi punesuar tek ”TEMA” qe tu mesoni fjalet e fjalorit ose te ofendoni komentusit qe na kritikojne e akuzojne ne .Bejeni punen mire,. Po nuk u dalin 300 euro , do tja u rrisim me von,— ME KUSHT QE LEHNI ME MIR

    Sebastjan karavaqidhi

  8. Lee lee says:

    8% ne cdo bashkesi ka probleme mendore.Ne shqiperi jsne 22% sipas statistikave..1 ne 5 eshte debil.Ne 5 comentus i bie 1 te jete loqe .KOQINOLITHARIS mos u merzit ika jeta keto

  9. Nga jugu says:

    Ore gazetar turk i pist ore kromash i pa skolluar ne greqi ka vareza germanesh vareza cifutesh vareza italian varerà te gjithe vjerezve te vdekur ne lufte akoma dhe germanet dhe italianet qe luftuan kunder greqis I kan bere vareza ne rugen anes detit ne athine palio faliro ka edhe vareza anglis new zeland australis ne krete edhe ju flisni per varezat qe duan fitimtaret ne luften kunder fasisteve qe sduhet te behen vareza turp per shtetin qe vetem ndimon shqiperin mbushen zoret me buk 28vjete ne greqi dhe flisni me kaq urejtje per greqin i vdekuri duhet respektuar ore debil gazetar I karit kudo qe ndodhet

  10. shpresoj, por s'e besoj says:

    More, paguajne takse per vorrezat greket? Se jane te detyruar se kane zaptuar token. Jepjuani me konçension per 99 vjet dhe me nje taks te larte qe te terhiqen vete. Keto jane format ne demokraci se nuk behet lufte me.

  11. Alban Dardani says:

    —more komentusi ” Nga jugu ”..!!! por edhe ti ”lee lee -h” dhe ai …..”…[email protected]” me siper
    — Ti kuptohesh nga mendimi dhe ngjuha qe perdor , more shqip-foles, more gjak -shprishur e gjak -pshurrur…!!!
    — Nga e kupton ti se gazetari eshte turk. Ai poflet e mbron te drejtat e vendit tij, qe quhet SHQIPER !!!.. mor vemje 300 euro .
    — Nderi ushtareve te rene eshte ne vendin am, vendlindje, Vendlindja e atyre te reneve, nuk eshte me shume se 1-2 ore larg vendit ku kane ren.
    SI e justifikon ti mor.. ”[email protected] lales” , perse duhet te dergjen atje. Ndryshon puna me ata qe jane shume me larg . dhe nuk kane kufi e rrethana hstorike te tilla si Greqia me Shqiperin
    — Varrezat greke jane vendosur aty ne kushtet e detyrimit dhe jo mirkuptimit. Ti zagar , qe leh per interesat e atij qe paguhesh , direkt e indirekt edhe ketu ne koment po ben presion, duke permendur emigrantet qe jane te detyruar te punojne larg vendit tyre .
    —- Ato varreza ne trojet e jugit te Shqiperis , qe eshte djegur e perndjegur disa here , dhe barbarisht ,po ta shikosh me gjakftotsi, nuk jane ne interes te asnjeres pale
    — ATO VARREZA DO TE MBAJNE GJITHNJE TE FRESKET NE KUJTESE E JUGUT TE SHQIPERISE BARBARITE GREKE, QE NGA PERPJEKIET PER PAVARSI E DERI NE MESIN E VITEVE 90. NE VEND QE TE PUNOHET PER TI HARRUAR ATO BEJNE TE KUNDERTEN
    — ATO VARREZA DO SHFRYTEZOHEN EDHE NGA FORCAT TE CAKTUARA SHOVINISTE GREKE [ ku beni pjese ti ”Jugu”..”lee lee’ disa..”[email protected]…’ te tjer] – CKA NUK ESHTE NE INTERES AS TE FOORCAVE PROGRESISTE GREKE..
    — SHqiperija, ne vecanti jugu i shqiperis ka qene i lidhur vllazerisht ne vecanti me pjesen veriore te greqis . ATO VARREZA NUK E FORCOJNE LIDHJEN , ATO DO SHERBEJNE ATY , minimalja SI THIRRJE PER VIGJELENC . NUK I NGROHIN ZEMRAT E SHQIPTAREVE TE VERTETE, POR DO TI MBAJNE TE FTOHTA ATO , NE BRENDESI TE TYRE DO KULTIVOHET URREJTA, SIDOMOS NE SE ATO DO SHFRYTEZOHEN PER PROVOKIM NGA NACIONAL SHOVINISTET GREK
    — ATO VARREZA ATY , DO SHFRYTEZOHEN NGA EKSTREMET E TE DY SHTETEVE PER TE MBAJTUR E INJEKTUAR HELM EDHE NE BREZAT QE VINE ,
    NDERSA MOS QENIA E TYRE ATY, ISHTE SHUME ME POZITIVE SE SA NNDODHJA E TYRE ATY — A ME KUPTOVE …., O ”[email protected]” I LALES..
    — KA SHUME ARGUMENTA TE TJERE QE ATO NUK DUHET TE JENE ATY …O RRUSHI I LALES
    –NUK ESHTE NE EDUKATEN TIME TE PERDOR DISA FJALE QE ME DETROVE TI PERDOR TI DHE NJA DY ZAGARE ME SIPER TEJE
    — MUNDOHUNI TE FLISNI ME ARGUMENTA DHE JO ME GJUHEN E RRUGACIT –I kerkoj ndjes GAZETES TEMA , eshte hera e pare qe flas keshtu.
    — SHPRESOJ SE GAZETA NUK DO MA CENSUROJE KOMENTIN .

    Alban Dardani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje