Nëse nuk është i çmendur, është vrasës gjakftohtë

6 Mars 2018, 11:02Blog TEMA

Nga Bedri Islami

Mbrëmë, në një studio televizive, u shfaq përsëri ish shefi i qeverisë, Sali Berisha. Ishte një emision i paralajmëruar dhe, megjithëse figura e tij është e zgërlaqur, përsëri ngjallë kureshtjen, në mos për gjë tjetër, por të paktën, të mund të mendosh se ky njeri, tani që është në pleqërinë e tij, do të ketë mësuar diçka nga jeta.

Dy nga deklaratat e tij ishte tronditëse. Nuk mund të kisha menduar kurrë se një njeri i politikës, aq më shumë i niveleve të larta, mund të ketë shkalluar deri në këtë shkallë, ose, duke mos qenë në rregull mendërisht, ai ka dalë në një fazë tjetër të mendimit politik.

Do të doja të besoja se është kjo e dyta dhe se ne, shtetarët e zakonshëm, nuk kemi pasur kurrë në krye të shtetit e të qeverisë, një njeri që gjakftohtësish të vret, duke e paramenduar vrasjen si një gjë të rëndomtë.

Po sjell disa nga deklaratat e tij në mbrëmjen e djeshme, të cilat, edhe një njeri normal do i kishte fshehur brenda vetes:

Për shefin e opozitës së asaj kohe, Edi Rama:

-I thashë ( zyrtarit të lartë të SHBA, i dërguar nga Hillari Klinton) a do i japësh një mesazh Edi Ramës: janë 5 snajper, 4 dhe unë në dritare, e po preke gjë do goditesh…Do goditet, vetëm po nuk e shpoi plumbi.

Për vrasjet e 21 janarit:

-Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit,shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores; në mos garda, mund të ishte gishti i Sali Berishës.

Deklarata të tilla, gjysëm të çmendura dhe gjysmë kriminale, bëri edhe për vrasjet në Tropojë, të cilat i kishte zgjidhur sipas kanunit dhe nga dyshimi se mos Haklajt do e vrisnin.

21 janari, si ishte e ditur, por e pa pranuar nga ish shefi i qeverisë, ka qenë dita e vrasjeve të paralajmëruara. Jo vetëm kaq: ka qenë dira kur ish shefi i qeverisë ka qenë i gatshëm të bëhet vetë vrasës për të ruajtur pushtetin e tij dhe për të fshehur përmes tyre edhe krimet e tjera të ndodhura nga vetë ai, nga njerëzit e familjes së tij dhe bashkëpunëtorët e afërm.

E mendon dot njeri se si një shtetar, në këtë rast figura më e rëndësishme e qeverisjes, ende pa nisur asgjë, kur nuk e di se si do të zhvillohen ngjarjet, por duke e ditur se përballë tij do të ketë mijëra e mijëra vetë, merr të vetmen masë: vrasjet.

Katër snajper të vendosur për të vrarë shefin e opozitës. Në mos ata, snajperi i pestë, në dritaren e tij, ishte vetë Berisha.

Dhe kur është dyshuar se kush i dha urdhër shefit të Gardës së Republikës për të qëlluar. Grushti poshtë syve të shefit të gardës, në mos nga dikush pranë Berishës, mund të ketë qenë i vetë atij. Në mos edhe ka qëlluar vetë ai. Zhdukja e filmimeve në skanerin e kryeministrisë, natën vonë të 21 janarit, mund të kishin pasur pamje të tmerrshme. Duart e përgjakura të Makbethit sillen në makthin e tij.

Berisha , në 21 janar, ka qenë në një gjendje deliri. Duke e konceptuar selinë e qeverisë si kullën e tij ai ka bërë hesapet se, nga brenda kullës, mund të vrasë këdo që i afrohet gardhit të tij. Sidomos njeriun që i prin drejt këtij gardhi. Ai nuk ka menduar se si mund të bëjë diçka në dobi të njerëzve, por se si mund të vrasë njerëz. Dhe, në fund , këtë e ka bërë gjakftohtësisht. E ka bërë, jo si njeri i Kanunit, çka i pëlqen të mburret, por si burracak, kur njerëzit kanë qenë duke ikur dhe kur, si u shfaq plotësisht e zë e me figurë, asnjëri nga të vrarët nuk ishte në afërsi të selisë së tij. Më i afërti ishte disa metra larg hyrjes së makinave, të tjerët dhjetëra metra larg.

Të planifikosh vrasjet e njerëzve ende pa e ditur se çfarë ndodh, t’i marrësh ato në mbrojtje, të përpiqesh të falsifikosh provat si e bëri në shfaqjen e parë pas vrasjeve, të krijosh alibi të rreme përmes mjekëve, të rikrijosh tablonë pas së vërtetës së vrasjeve, të marrësh në mbrojtje kriminelët, të kthesh godinën qeveritare në një strehimore për gardistët, e në fund të shpërblesh vrasësit, këtë mund ta bëjë një njeri , i cili, edhe mbrëmë na vuri të dyshojmë mes dy alternativave: ose është i çmendur, ose është një vrasës gjakftohtë.

Po sikur Fatos Nano të kishte vepruar me të njëjtin mentalitet vrasës në 14 shtator 1998, kur demonstruesit e nxitur nga Berisha, tërbueshëm, jo vetëm që shkelën gardhin e qeverisë, por u futën brenda, shkatërruan gjithçka, e morën si në një grusht shteti atë dhe selinë e RTSH, bënë thirrje se pushteti i së majtës mori fund dhe se ne erdhëm në pushtet, e kthyen selinë e PD-së në depo armatimi, nxorën horrat në rrugë bashkë me vrasësit…çfarë do të kishte ndodhur.

Po sikur njerëzit pas Gërdecit t’i ishin sulur birit të tij dhe ta tërhiqnin për vrasjet e pamëshirshme, si do të kishte qenë? Harron ai se njerëzit e vrarë kanë familjet e tyre, fëmijët, motrat, vëllezërit? Jo të gjithë mund t’i zhdukësh si ndodhi me Haklajt.

Berisha u shfaq mbrëmë, edhe një herë, por kurrë kaq hapur, ai që është në të vërtetë:

Njeriu që vret duke qeshur; ose nga e qeshura e çmendurisë të vret.

41 komente në “Nëse nuk është i çmendur, është vrasës gjakftohtë”

  1. Ani says:

    ? S’është i çmendur.
    Është vrasës, gjakftohtësia e tij është e frikshme.!??
    PD-ja, duhet të distancohet!?

    1. Kujtimi says:

      NUK e di CFAR BEN PROKURORIA
      TE pakten SHPJERENI NE ELBASAN

    2. Kujtimi says:

      PD eshte e mbushur me keto Mostra TE ketilla qe nga LULI, Muli Strazo Ristani e shum te there
      Pa haruar SALIHANIN ME GRIDA DUMEN
      SHTOI MONEN DHE LIKE FLORIRIN
      NARDDIN MEDIUN E SHUM TE TJERE
      DUHET NJE PARTI E RE NGA OPOZITA QE TE FILLOI TE PREGATITET PER 10 VJET

    3. Strong says:

      Eshte vrases gjakftohte, dhe ngaqe eshte vrases, te gjithe shqiptaret e kane frike dhe ja rruajne Saliut, edhepse Saliu del ashiqare dhe thote po, une i vrava. Jo vetem shqiptaret e kane frike por me sa shihet edhe amerikanet, edhe ata po ja rruajne cdo dite e me shume.

  2. shpresoj, por s'e besoj says:

    Si nuk vepron policia dhe prokuroria me keto vetedeklarime kriminale ky njeri?!

  3. kasem gahinji says:

    a nuk jane keto deklarime publike fakte te reja qe duhet te vene ne levizje prokurorine?me tej,a nuk jane kercenime te hapura se de te veproj simbas kanunit po mu prek njeri po ndonje prone?

  4. H says:

    Shqipëria është bota e tretë. Berisha është bota e katërt.

    1. LORA says:

      ”H” ,e gjen dot kush ia nxiu syrin Ndrea Prendit,me 21 janar 2011 ?????

  5. Lleshi says:

    ESHTE PSIQIK. MUA ME KANE THENE SHUME PERPARA QE AI VUAN NGA LIDERI I MADHESHTISE PLUS KANUNIN QE E KA SI MALOK MENDONI SE CFARE NJERIU ESHTE. CDO NATE MER ILACE PER DEPRESA PRANDAJ I SULMON DHE GRINDET ME TE GJITHE. KJO E FUNDIT IVURI KAPAKUN DUKE VERTETUAR SEKUSH ESHTE TAMAM PSIKOPAT PSIKOPAT.

  6. Shqipe says:

    Ka profilo patologjik psikopatik (antisocial )
    Nje shtetar si berisha qe duhet te kishte nje profil mental shume social, ne te vertete prezanton nje profil antisocial!
    E kuptoni pse nuk Ka ecur shqip! ?

  7. vang says:

    Ne jemi me te cmendur se ai sepse jemi me shume dhe e kemi ndjekur ne marrezine e tije. Po AMERIKA qe i dinte te gjitha?????

  8. LylVeshgjati says:

    prokuroria e sotme duhet urgjentisht, per mendimin tim, te nxjerre urdher arrestin per kete te semure psikologjikisht,i cili me gjak te ftohte ka urdheruar vrasjet e 21 janarit dhe jo vetem,sic jane ato te Haklajve ne Tropoje.Ai publikisht mburret dhe e pranion qe po te mos zbatohej urdheri i tij per vrasjet ne bulevard,do qellonte ai vete,personalisht.Cfare prove tjeter duhet per te veporuar kunder ketij krimineli me patente,qe fatkeqesisht ka qene numuri nje i qeverise dhe shtetit shqiptar prej viti1992 dhe ,pavaresisht se ne opoizite,vazhdoin edhe sot te shkaktoje deme ndaj shtetit dhe popullit te tij? Mos duhet ta filmojne me pistolete ne dore dhe ta kapin ne vendin e krimit kete bajge me imunitet poilitik?Videojaja e emisionit te Sokol Balles eshte aty dhe prokuroria duhet ta marre e ta kete si prove per te nisur provcesin penal kunder peshkut me te madh te vendit,peshkaqenit te helmuar qe mban emrin Salih Berishovic.Dhe ne fund nje shenim:Munika e pa emisionin me Salihun mbreme dhe a ka ndonje gje per te thene,apo tani ka vetem nje cizme dhe s’mund t’ja hedhe atij,se do na mbetej zbathur e shkreta!

  9. rilindja ME BY... PERPJETE says:

    PSIKOPATI RAMA DESHTI TA MERRTE PUSHTETIN ME DHUNE :PUSHTETI MIRRET ME VOTA -SKUR TANI PD TA MERR ME DHUNE

  10. E verteta e hidhur says:

    Ne pergjithesi shqiptarev ju mungon kultura e komunikimit.Me pasoja te paripareshme kane qene mungesa e kultures se komunikimit ne politike,ne vitet 91,94,96.97,98 dhe mjaft her te tjera ne parlament kur shumica e ligjeve jane miratuar me kartonat e shumices.S.Berisha ka pjesen e vet ne kete ceshtje,madje duke qene ne krye te politikes per me shume se dy dekada,ai merr pergjegjesi te vecante ne formimin e kesaj culture.Per S,Berishen eshte folur shume.Mirpo problem ka dy ane.Kur je ne qeveri mendon edhe per ata qe te kane votuar edhe per ata qe nuk te kane votuar.Dua te sjell ndermendje nje fakt.Kriza e 97-es u menaxhua keq ne 96-en nga maxhoranca e asaj kohe,por me keq u menaxhaun trazirat e 97-es dhe kjo ngarkoi me pergjgjei eksekutivin e asaj kohe dhe vete S.Berishen si kreu i saj.Por ama mendoj te gjithe jemi dakord,se paraqitja e trurmave ne repartet ushtarake,dhe mos marrja e vendimeve te drejta nga ekzekutivi beri qe kriza politike e vitit 97 te dale nga kontrolli dhe pasojat I pesuan te gjithe shqiptaret,te majte e te djathte.Per kete eskalim,sic e thashe me lart pergjgjes eshte S.Berisha.Megjithate ai nuk e ka pranuar nje gje te tille publikisht (shpresojme se nje dite do ta pranoje ashtu sic pranoi pewrgjegjesine per ligjin famekeq 7501),por kjo ka pak rendesi Tani te vijme te ngjarjet e vitit 2011.Kam parasysh turmat drejt kryeministrise me hunj dhe gure.OK edhe kjo mund te ndodhe.Por kush jep garanci se me pas gjerat mund te precipitojne ne kalimin ne anarki totale,sic ndodhi ne 97-en,apo me keq akoma,te gjithe kunder te gjitheve?.Askush!Ne rast te nje anarkie te dyte totale Shqiperia mbaronte perfundimisht si shtet.Kjo do te ishte fatale dhe Sali Berisha do te quhej me te drejte DJALLI qe e hoqi Shqiperine nga harta.Prandaj ai asnjehere nuk do ta pranoje ate qe ndodhi ne 2011-en,sepse I ruhej nje pergjegjesie te dyte,qe do te ishte akoma dhe me e rende se ajo e krizes se 96-97-es

  11. taraboshi says:

    Z .Bedri nuk jam dzkort me ju ne nje vend ku thoni 14 shtatori 98 .si grusht shteti jo:Ai ishte grusht shteti i mirfillte ne menyren me kriminale .Me vjen shume keq per ato familje te 21 Janarit e te Gerdecit qe kan humbur njerezit e tyre nga ky kriminel:Pse e lene gjakun e femijve te tyre te behet uje kur shteti shqiptar nuk e denon se nuk e le C .I .A amerikane atehere me qe ka qejf kanunin zgjidhne edhe ju ne menyre kanunore dhe atje ku i dhem me shume .

  12. Maelga says:

    Eshte vrases gjakftohte qe kamuflohet si i cmendur.
    Te gjitha ato qe ai thote edhe pse shpesh jane fjali te lena pergjysem, te pakuptimta kane per qellim te largojne vemendjen nga ato qe ai vertet ben, te largojne vemendjen nga krimet e tij.
    Ky njeri eshte lucid (ka mendje shume te kthjellet), eshte shume i zgjuar, ka nje memorie shume te mire fotografike, eshte shume i ditur dhe i lexuar, ka vullnet te hekurt, eshte shume i afte, eshte politikan shume i mire. Ka te gjitha vetite me te cilat mund te konsiderohej vertet “Burre shteti”, dhe Shqiperia do ishte me fat qe e kishte. Por…
    Pikerisht se ka aftesi te tilla arriti ta shkaterronte Shqiperine ne menyre kaq perfekte. Dikush tjeter nuk do e bente dot kaq mire. Te gjitha vetite e mira qe ka i perdori dhe i perdor per te bere keq dhe ia arriti ne menyre spektakolare. Edhe vete Miloshevici te kishte ardhur ne Shqiperi me hordhite e tij nuk do ta kishte shlaterruar Shqiperine sic e beri Sali Berisha. Ky shkaterrim tregon se ai ka komplekse. Por nuk eshte i cmendur.
    Mos beni gabimin ta konsideroni si plak te cmendur se ai ate do.

  13. Doktor Mortja says:

    Doktor Mortja!

  14. Gramenor says:

    Ky eshte Frigacak,njeriu qe nuk perballet me te verteten,genjen,nuk eshte trim por frigacak,ka friggacak me moral,ketije mungon dhe morali,te perdoresh fuqine qe te ka dhene Populli,kunder nje individi eshte frige,ket e bejn vetum firgacaket,Eshte fajesi dhe e Popullit,qe i ka dhen Pushtete nje Firgacaku te pa moralshem,sigurisht,kur ke ket argument,pasojat dihen,ky dihet,sa ishte gjalle FATMIR HAKLAJ ;KA QEN I RRETHUAR ME 21 BODIGUARDgjithmon me veshje kunder Plumb:KY TE QUHET TRIM eshte mohim i vleres se Trimeris.

  15. Petrit says:

    O njerez te shkrete
    O njerez te varfer menderisht
    Sali Berisha eshte njeriu me i madh i kombit shqipetar ne 100 vitet e Fundit
    Pr. Dr Sali Berisha eshte njeriu qe rrezoj komunizmin.
    Pr. Dr Sali Berisha ndertoj shtetin e pare demokratik ne shqiperi.
    Pr. Dr Sali Berisha e futi shqiperine ne organizaten ushtarake ne bote qe quhet NATO.
    Pr. Dr Sali Berisha vuri ne vend dinjitetin e shqipetareve duke iu mundesuar levizjen e lire ne gjithe europen
    Ndersa kelyshet e komunistëve çfare bene ?:
    E mbushen vendin me droge
    Nen udheheqjen e ndritur te ketyre kelysheve komuniste shqipetaret rrezikojne kthimin e vizave
    Keta kelyshe e mbushen parlamentin dhe administraten shteterore me hajdute e krminele
    Keta kelyshe e bene shqiperine qendra europiane e trafikut te droges
    Vdekje deri ne çelizen e fundit te komunistëve

    1. skenderi says:

      Ik o petrit rri rehat se edhe vet nuk i beson!!! si me qen dashnori i zenit

  16. gjethi says:

    Jo, ai nuk eshte i cmendur, ai eshte vrases gjakftohte dhe sic e thote dhe vet vrasjet i ka bere me paramendim dhe te menduara mjaft mire dhe ke do te bej fajtor per to! Ai si kopil dhe dhenderr serb i urren shqiptaret dhe Shqiprine dhe po me paramendim, shkaterroi arsimin, shendetsine, ushtrine, policine, urbanistiken, pyjet, lumenjt, njerzillekun etj, etj…….Shqiperia nuk ka prokurori, nuk drejtesi, perndryshe ai (sali vuk berisha) dhenderri i milices e burri i dashnores se Ali Alushanit, sllobodankes do te ishte me kohe prapa hekurave.Ai ben si trim tani (kutohet nga frika) por njerezit e dine qe Haklajt i vrau ne bashkpunim me majkon, pocin, klosin repartin “ros” dhe ushtaret e tij per te hapur gropat e me ndihmen e spiunit te shikut jaho mulosmani.

  17. ky eshte nje nga kriminelet me te medhenj shqiptar qe na e la enveri me ramizin si mallkim.
    te cmendur jemi ne ,dhe sidomos ata qe i besuan pd nje komunisti karierist e intrigant,dhe akoma me te cmendur ata qe vazhdojne ta perkrahin dhe ata qe i japin hapesire neper neper tv qe jane bere si hale publike ku pshurr sali serbi.
    dhe akoma me te cmendur jane prokuroret qe nuk i ven prangat ,megjithe keto pohime qe ka bere qe nga shitje e naftes milloshevicit,droga qe ka lejuar ne lazarat(edhe mburret) shitja e detit,vrasje ne kohen e piramidave dhe sa e sa krime qe ky mburret se i ka ber.
    Dhe ashtu sic akuzoi gjyqtaret e gjykates se larte per mitmarrje,ashtu po akuzon edhe prokuroret qe jane banda……

  18. Gijotina says:

    Nuk eshte vetem vrases. Eshte me keq se kaq. Eshte nje tinzar qe vriste me doren e te tjereve.
    Po tani qe e ndien se te gjithe ia kane kthter kurrizin po perdor municionet e fundit qe i kane ndodhur: kercenimet.
    Ai nuk e ka problem te pranohe haptazi se ka vrare per t’iu kanosur te tjereve. Se e ka halkin ke i biri dhe niperit e mbesat qe po ua ke litarin jashte varrit ku uroj te shkoje sa me shpejt.
    U dergon llaf prokuroreve se po ia mpleksen re birin ne hetime ai do veproje sipas kanunit.
    Po nje mit ka per te ngrene. Nuk ka me pushtet dhe vetem mjjefi dhe plasja nga inati i ka mbetur. Se nuk ia priste qe do vinte me te vertete kjo dite e te katandisej si ujku plak qe i.kane rene dhembet.
    E me ulurimat e tij nuk tremb askend po vetem behet gazi i botes. Ne makthet e tij po u ben gallate shqiptareve.

  19. Viro says:

    Berisha eshte njeri Mesjetar. Po ka ende te verber qe nuk kuptojne dhe me teper mundohen te justifikojne sjelljen e Berishes. Komentusi mesiperm ” E verteta e hidhur” mundohet te justifikoje te pajustifikushmen. Kerkon te argumentoje perdorimin eforces nga Berisha per shkak te pergjegjsise se Tij ndaj vendit, nga funksioni I kryeministrit. Sepse ajo demostrate mund te shperbente vendin etj. Ky komentus nuk kupton thelbin e sistemit, se ecuria e shqiperise nuk varet vetem nga sjellja e kryeministrit, se doreheqja ne raste te tilla eshte masa qe zbut krizen dhe krijon mundesi per rikonfigurim politik. Sjellja e Berishes dhe argumenti komentusit bashkohen ne piken se te dy Jane te vdekur pas pushtetit. Ne MOS qofte dne ky I rritur ne pyjet e Tropojes.

  20. Sk says:

    E ka syrin te hapur se ka presidentin mbeshtetes dhe itenjejtit temperament te shoqeruar me rremujers…

  21. xhebari says:

    mjer ne, ke kemi patur ne krye.

  22. Derri eger says:

    My me gjith mend eshte vrases.Boll material deklaroi mbreme zonja prokurore me ato deklarata te ketij krimineli ke boll arsye ta arestosh,biles ta kishe arestuar direkt sic ishte aty ne emision live ta shikonte gjithe bota

  23. Ledi says:

    FUND , NË BURG PËR JETË, BERISHAJVE !
    KRIMINEL, HAJDUT, SHARLATAN TË OASKRUPULLT .!
    RREZIK REAL PÊR SHQIPËRINË !??

  24. Mihali says:

    Fjala e tij e mbremshme e then edhe perpara tregon se ky njeri eshte nje vampir I vertet.Kjo deklarata e tij verteten te gjitha bemat e tij.Prokuroria duhet ti marij deponimet e tij per 21 Janarin dhe ti zbardhij nje per nje krimet e Berishjane te pohuara neper medja nga goja e tij me ze dhe figure.
    Keto Jan provat me ideale per te vertetuar krimet e tij.
    Ky njeri paraqet nje rezikshmeri te larte shoqerore , ai duhet izoluar me cdo kusht.

  25. neri says:

    . O njerëz.!
    E frikshme, kush na ka qeverisur? VRASËS !?

  26. BRSS says:

    PETRITIT :MOTREN KU TA KESH MOR PLERE QE TE DHIMBSET AIPLERA O RRACE MUTI TE SHKERDHEFSHA ROBET

  27. Alban says:

    From: [email protected]
    Date: April 2, 2012 at 11:31:
    From: Alban Dega [email protected]

    Opinione

    VRASESI SERIAL ….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot mbushen plot 21 vjet nga vrasjet makaber te 2 prillit 1991 ne Shkoder.
    Nder e lavdi heronjve te 2 prillit! U qofte i lehte dheu i Shkoderloces!
    Drite u paste shpirti heronjve te 2 prillit !
    U vrane me arme serbe!
    U vrane me plumba serbe!
    Vrasja e tyre u urdherua e u pagua nga mercenare shqipfoles te Beogradit qe synonin ta fusnin Shqiperine e raskapitur e drobitur nga katrahura komuniste ne nje kasaphane e gjakderdhje.
    Pse…. Vetem qe te ngrinin karriken e tyre, poltronat e tyre neokomuniste mbi shkulmet e gjakut te paster e te dlire shqiptar te Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes e dhjetra te tjereve.
    A nuk jane po ata mercenare te Beogradit qe e deklaruan ashiqare para shqiptareve ne janar te vitit te kaluar se jo kater e katerdhjete por edhe mijera do te vriteshin prej tyre per te mbrojtur karriken e poltronat e tyre te ngritura mbi gjak.
    A nuk e pat thene vete babai i tyre Lenini se pushteti eshte me veshtire te mbrohet se te ftohet!
    E kush eshte vrasesi!?
    … Jo dorasi! Urdheruesi!
    … Jo Ekzekutori ! Kryekzekutori!?
    Vrasesi i 4 heronjve te Shkodres eshte vrasesi i Remzi Hoxhes, qe i zhduken edhe kufomen…
    Eshte vrasesi i mbi 4000 shqiptareve ne 1997-en…
    Eshte vrasesi i 175 tropojaneve ne
    vitet 98-2000 !
    Eshte vrasesi i Otrantos…
    Eshte vrasesi i Azem Hajdarit …
    Eshte vrasesi i Gerdecit!
    Eshte vrasesi i 4 protestuesve te 21 janarit 2011…!
    …. Eshte vrases serial…
    Drejtesia vonon… Drejtesia nuk harron as vrasesin serial dhe as bashkepunetoret e tij !
    Vrasesi serial eshte vrases i Shqiperise!
    Jo vetem i saj, por edhe i enderrave te shqiptareve, i aspiratave te tyre ” e Duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike!”
    Eshte ai qe ne vend te Evropes dhe Amerikes po i con shqiptaret e Shqiperine drejt Azerbajxhanit e drejt Butanit!
    E beri vendlindjen e tij Tropojen dhe mbare Shqiperine Kandahar e Gerdec!
    Eshte vrasesi serial i Shqiperise : te pakten 13 here ne 13 vjet sundimi te tij! 13 here ne 13 vjet Salikraci ! Vrases perserites me shumice !
    Vrases serial
    Vrasesi serial eshte ai qe mos qofte !

  28. Atdheu says:

    Ah more Izet Haxhia, me gjithe respektin qe kam do te te them dy fjale qe kam bi djen qe nuk do te pelqejne.
    Xaram e pac qumshtin e nenes. Po kë paske mbrojtur tere keto vite mo. Me kriminelin e te gjitha koherave ne historine e vendit. Po perse mo, perse nuk e le ne meshire te fatit dhe do te gjente dhe ai vendin e tij qe i takonte. Mire qe ketij vendi i ka bere krimet nga me te poshtra por ka vrare edhe kaq e kaq bije nenash. Po perse mo. Po perse nuk e le ne meshir te fatit se diku Haklajt do ta kishin takuar mo. Perse e ke mbrojtur kete monster qe kam pershtypjen nuk do kete fjale ne fjalor ta percaktoj kete lloj qenie .
    Prandaj do tju drejtohesh komentuesve qe te gjithe te shkruajne vetem rreth kesaj monstre. Te gjitha temat e tjera nuk vlejne . Jane vetem llogje.

  29. Alban Dega says:

    ELEGJI PER SALI BERISHEN

    TRIM MBI TRIMA KY SALEH BERISHA !

    TRIM MBI TRIMA KY SALEH RAM BERISHA
    QE PESE VJET O PESE PLAGE SE CMI KA !
    PA KARRIKE TERBOHET PORSI BISHA !
    QYSH ATE DITE QE SALIKRACIA RA !
    HERE ME PLUMBA E GJITHEHERE ME RRENA
    NATE E DITE AI NUK MUND TE RRIJE PA VRA !

  30. ALPINI.
    Bedri jam plotesisht dakort me ty.ne te gjithe ate qe shkruan.
    Por bemave te tij duhet tishtohet edhe nje pjese nga intervista e dt.22 janar ku ne mes te tjerave thekson se po dolet perseri.une do te vras perseri edhe me shume.
    Ketij nuk mundet qe ti them tinzar se eshteedhe me keq.Bile i asaj gjendje sa edherrogen kur e merr fut te tjere per te firmosur
    Nje kuptim tjeter eshte se eshte nje jud i mitologjise.

  31. Pajtimi says:

    Ky kriminel I poshter do vrare sa me pare, ,,hajt se nuk do e lene haklajt te gjalle kete plehre te shqiperise…..

  32. Alban says:

    FATKEQESIA KOMBETARE

    – Me gjuhen e fakteve

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    – Si Berisha !

    …. Jane nje shpure qyqesh qe krijojne nje kor sa injorant aq edhe fatkeq… Tamam nje kor qyqesh qe jane gati te japin edhe jeten per “nenen parti” . E heqin veten te djathte pa pasur asgje ne xhep pervec dashurise per “liderin e pavdekshem” dhe milionave te siguruara me korrupsionin dhe tenderat e Padrinos ne kembim te besnikerise dhe servilizmit te tyre pa kushte.
    Kane vetem emra te ndryshem: Lulezim Basha, Flamur Noka, Arben Ristani, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Fatri Balliu, Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, …” Klan”, “ Gazeta 55” , “ABC” … Gjithcka tjeter eshte pike per pike si Berisha.
    Flasin si Berisha. Kercenojne si Berisha. Shajne si Berisha, Cirren si Berisha. Per te menduar nuk behet fjale. Kane vetem mendte, me mire te themi mendesine enveriste te Berishes
    Lehin dite e nate per antikomunizem duke harruar shprehjen lapidare te disidentit te sprovuar Vaclav Havel se “nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist”.

    Haraci i mercenarit

    Me nje mentalitet tipik komunist japin mesime morali kur imoraliteti eshte “virtyti” me i larte i tyre… Flasin per demokraci kur shpirti i tyre eshte prangosur pas nje partie dhe lideri qe pervec emrit asgje nuk kane te perbashket me demokracine…
    Perbetohen per liri kur pervec servilit, sherbetorit dhe skllavit politik nuk dijne te bejne pune tjeter. Clironi shpirtin dhe mendjen tuaj nga prangat o fatkeqesi e vetvetes dhe e Berishes, qe po e demaskoni edhe me keq me genjeshtrat tuaja. Nuk e kuptoj si Berisha pranon te paguaje mercenare te tille qe po ia marrin krejt fytyren… ( !? )
    Nese jeni “vullnetare me zor ” te 97-es coni perpara akrepat e ores edhe plot 13 vjet se nuk u shpeton dot as Berisha. Genjeshtrat tuaja i kane kembet edhe me te shkurtera se mendja juaj xhuxhe o “Skuadronet e Vdekjes” se Ajatollah Ruhollah Gazidedes me emrin e vetem real “Fatkeqesia Kombetare….”
    Genjeshtrat e tyre i kane kembet shume me te shkurtera se rrenat e tyre dhe te padronit te tyre qe u kthen permbys jo vetem shikimin e botes por edhe te vertetat! A e keni informuar akoma Berishen se ku ndodhet Gerdeci !? Po se ku ndodhet Vicidoli!? Ka shume e shume vite pa e shkelur…. Po ….. Po… Nuk kane faj te gjoret. Nuk dine se cfare bejne. Eshte haraci i mercenarit

    Shifrat enigmatike dhe
    pasojat tragjike….

    Cfare kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez XY, qe ia permendi ish- deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!?
    Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjere !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u shit tek tjetri!? Jane pyetjet e tij jo te miat.
    Jane bere gati kater vjet nga deklarata e deputetit Braho ne nje forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e asnje zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shume te renda te tij ndaj Berishes. Nje akuze gjithnje quhet e vertete persa kohe ajo nuk eshte pergenjeshtruar me fakte apo nuk eshte provuar e kunderta e saj ne gjykaten e drejtesise …..!
    Me shqetesojne seriozisht keto pyetje !? Nuk behet fjale per nje hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale per nje udheheqes partie politike ne pushtet dhe per Kryeministrin e Republikes se Shqiperise qe ka ne dore fatet e vendit ! E di pse?!
    Se pari, sa here lexoj lajme nga Shqiperia sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 per ” Qoftelargun e asaj kohe qe “eshte ka e drejton vendin sikur t’ia kete inat popullit te vet”
    Se dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqiperine si qeveria e korruptuar e sotme …
    Se treti, emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se per Kosoven ne ate kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar – SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokracise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mese njehere per shitjen e te gjitha dosjeve teper sekrete te paraardhesve te tij UDB-es serbe…

    Zi e me zi per Shqiptari

    Se katerti, kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj per makinen serbe te luftes dhe terrorit ne Bosnje, Kosove, cka perben nje shkelje flagrante jo vetem te ligjeve shqiptare, por edhe te atyre nderkombetare dhe te Kartes se OKB-se!?
    Se pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me ish- Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjehere nuk e vizitoi Tiranen.
    Se gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjere te rezistences ilegale ne Kosove ne vitet 94-96 ndersa takohej me Milloshevicin
    Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me te gjitha mjetet e rrembyesve dhe torturuesve te tyre Sefgjini e kompani nga drejtesia shqiptare nen pretekstin me absurd te mundshem ” per te mos paguar demshperblime per denim te gabuar” duke i dhene vetes edhe rolin e krye-Kryegjykatesit te Shqiperise e duke penguar organin e akuzes shqiptare me emerimin e tij ne poste te larta ku ndodhen burimet kryesore te te ardhurave te shtetit shqiptar

    Nga katrahura ne katrahure

    Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kunder UCK-se dhe rezistences se armatosur ne kohe si “organizate terroriste…. marksiste- leniniste…. si dore e zgjatur e Beogradit” ne kulmin e saj per te dekurajuar luftetaret e lirise.
    Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 4 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira vdekjeprurese e rrenim deri ne zhberje…
    Se dhjeti, organizimi i grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998. Ai shkeli jo vetem kodin e jetes, por edhe kodin e vdekjes. U keqperdor ne menyren me makaber deri edhe arkivoli me kufomen e heroit te dmeorkacise Azem Hajdari per te shqyer dyert e Kryeministrise, per cka ka protestuar mese njehere edhe vete bashkeshortja e Azemit te ndjere. Po te mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit, do ta kishte futur Shqiperine ne nje katrahure te re… duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare per Luften Clirimtare te Kosoves,
    Se 11-ti, rekomandimet e mbrapshta per Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese per te mos nenshkruar ate marreveshje, cka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetem Beogradit dhe Milloshevicit…

    Nga dhuna ne terror

    Se 12, tragjedia e Gerdecit e 15 marsit 2008 shkaktoi mbi 500 viktima, midis te cileve 26 shqiptare te pafajshem te vdekur , fakira qe punonin si skllever pa asnje sigurim shoqeror e pa asnje mase sigurie teknike e jetesore ne fabriken e vdekjes se qevezise Berisha. “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit” shkroi gazeta me e madhe ne Botes “ The New York Times”
    Perparimi i regjimit te Berishes eshte i dukshem: nga “Qeveri e gangstereve” ne 97-en kalon ne nje “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” !!!
    Se 13-ti, zullumi antikombetar i Berishes dhe qevezise me te korruptuar ne historine e Shqiperise po ashtu shenon lartesi te reja. Ne prag te zgjedhjeve te reja parlamentare ata miratojne marreveshjen atdheshitese te Otrantos me Athinen, e cila akoma mban ne fuqi me ligj gjendjen e luftes me Shqiperine, tashme nje vend aleat e e anetar i NATO-s.
    Po te mos ishte kushtrimi atdhetar i Kolonelit te flakur nga detyra Myslim Pashai dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese, Shqiperia do te kishte sot rreth 350 kilometra katrore me pak ose dhjete Shen Nauma me shume ne nje pellg ku flitet per nje det prej triliona fuci nafte e biliona tone metrik gazi natyror. Secili prej bashkepunetoreve te Berishes ne kete akt tradhetie kombetare gradohen ne majat e diplomacise, ushtrise. Spikat emerimi i“ Kolonelit te Asfalise greke me tre gishta” Arben Imami ne krye te Ministrise se Mbrotjes se Shqiperise!

    Nga vjedhja e pasurive dhe votave tek …

    Se 14-ti Berisha dhe qeveria e tij e korruptuar e atdheshitese nuk lene mjet pa perdorur per ta kaluar sa me shpejt kete akt atdheshitjeje Greqise para zgjedhjeve. Po ashtu ministrat e tij dhe krejt peshkaqenet e korrupsionit hidhen ne gare per te shperblyer mercenaret e Berishes
    me tendera pa fund. Brenda 30 diteve te fundit te mandatit te pare te Berishes dhurohen mbi 50 tendera hidrocentralesh, rrugesh… me vlere prej rreth gjysem miliardi euro vetem per klanin e korruptuar rreth Berishes.
    Se 15-ti, vjedhja masive e mundit e djerses, pasurive te taksapaguesve shqiptare, pasohet nga vjedhja masive votave te tyre ne zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009.
    “ Votat u numeruan keq ose shume keq ne 30 per qind te tyre” thekson raporti i vezhguesve te Evropes dhe Amerikes demokratike. Per cudi a per leverdi reciproke ata i japin note kaluese kesaj demokracie ala Ahmedinaxhad ne zemer te Evropes e Berisha qeveris me me pak vota popullore dhe me pak se nje te dhjeten e votave te trukuara e sakatuara edhe nga modeli Hollandezo- Spanjoll i Kastriot Islamit!

    Qevezia e hajnave

    Se 16-ti,si rezultat i ketyre vjedhjeve krijohet edhe qeveria e hajnave me ne krye Padrinon Sali Berisha. Ish- ministri i Transportit dhe i Puneve te Jashteme Lulezim Basha i akuzuar jo vetem nga opozita, por edhe nga Prokuroria e Pergjithshme per vjedhje qindra milioneshe ne autostraden kombit emerohet ne krye te Ministrise se Brendshme. Nje i akuzuar per shkelje rendi e ligji emerohet ne krye te forcave te rendit e ligjit!!!
    Ish- Ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu ne kohen e tragjedise Gerdeci, i akuzuar ligjerisht per korrupsion, shperdorim detyre dhe vrasje massive te shqiptareve … emerohet si Minister Mjedisi ne vend te dergohet per stazh drejtesie ne birucat e Bences !

    Fjalet plumba dhe ….

    Se 17-ti dhunes fizike te Berishes dhe regjimit te tij ndaj shqiptareve i shtohet edhe dhuna verbale, sharjet prej rrugaci, kercenimet dhe shperthimet skizofrenike kunder opozites shqiptare dhe liderit te saj Edvin Rama, kunder cilitdo qe i kundervihet paranojes diktatoriale te Sali Berishes, qe eshte kthyer ashiqare ne Luigjin e 14-te te Shqiperise “Ligji jam une” dhe klani im. Te tjeret jane “shiftaret e njerkes”!
    Se 18-ti, shkelja flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para ligjit , duke i ndare ne shqiptaret e Sales dhe ne shiftaret e njerkes eshte dhunimi me i madh jo vetem i Kushtetutes shqiptare, qe askush si Sali Berisha nuk e ka kthyer ne nje pacavure pa kurrfare vlere. Eshte po ashtu edhe shkelja me flagrante e Konventave Nderkombetare per te Drejtat dhe Lirite Njerezore. Eshte edhe ushqimi me dru i zjarrit te revoltes popullore.
    Se 19-ti, kjo shkelje e flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para Kushtetues dhe Konventave te te drejtave e Lirive Themelor te Njeriut shoqerohet me vete zvetnimin njerezor te kryeministrit shqiptar dhe qevezise se tij perballe greves se urise se dhjetra deputeteve te opozites para selise se tij. Bashke me kete degjenerim te cdo ndjenje njerezore vdes edhe iluzioni se ne shpritin e mendjen e kryeminsitri shqiptar ka mbetur qofte edhe nje gjurme e Betimit te Hipokratit, si ish- mjek.

    Parzmorja e hekurt e diktatorit ne vend te bluzes se bardhe te doktorit

    Se 20-ti, ne vend te bluzes se bardhe te mjekut, qe pat premtuar se do ta rivishte sapo ta kerkonin interesat e demokracise dhe subjektit kryesor te saj demosit, popullit shqiptar. Tashme ai imazh ka vdekur pergjithnje. E vetmja gje qe ka mbetur gjalle dhe e fuqishme ne shpirtin mendjen dhe praktiken e Sali Berishes eshte shpirti fanatik komunist, enverist, stalinist i tij.
    “ Une do te qendroj ne pushtet edhe 30 a 35 vjet… aq sa te me jape ymer ai lart” deklaron Kim Jong Ili i Shqiperise. Komentet jane te teperta. Sali Berisha do te shfaqej keshtu me parzmoren e hekurt te nje diktatori komunist pranojak qe ashtu si babai i tij shpirteror ekzekutoi publikisht kater shtetas te pafajshem , qe shikon kudo armiq, puciste, bastuna, stilolapsa revolvere, pilula me helme.
    Tragjedia e 21 janarit 2011 hoqi edhe iluzionin e fundit lidhur me antikomunistin 24 karat komunist Sali Berisha.
    Perfundimisht ai doli para popullit dhe para Botes sic eshte ne te vertete, si ekzekutor publik i qytetareve te vete te lire, faji i vetem i te cileve ishte se kerkonin liri e demokraci, nje jete me te mire per veten, per femijet dhe femijet e femijeve te vet.

    Si ta nxjerrim vdekjen nga politika shqiptare !?

    Duke vrare kater prej nesh, ai na ka vrare secilin e te gjithe ne. Secili prej nesh mund te ishte ate dite aty ku ishin ata, ne betejen per liri e demokraci sipas modelit me te te perparuar e me te sprovuar ne Bote, asaj amerikane.
    Bashke me plumbat e urdheruar te zbrazen mbi kater prej nesh, ne politiken e Sali Berishes ka hyre vete vdekja.
    E vetmja gje qe e nxjerr vdekjen nga politika, thote Nobelisti Gabriel Garcia Markez , eshte denimi me vdekje i politikes se vdekjes.
    Po aq ne mos edhe me sakte e tha edhe mendimtari kombetar shqiptar Akademiku Rexhep Qosja, dikur miku e perkrahesi me i vendosur i Berishes: Kush perdor dhunen ne politike nga dhuna do te vdese!
    E tha hapur e teper njerezisht edhe diplomati i larte amerikan Countryman i cili e filloi konferencen e shtypit sot ne Ambasaden amerikane ne Tirane me ” trishtimin” per vrasjen e 4 shqiptareve me 21 janar 2011.
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne! Ato po bien cdo dite e me fort!

    SHENIM : KY ARTIKULL ESHTE SHKRUAR NE FILLIM TE VITIT 2008. PERDITESUAR ME 27 MAJ 2011. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM.

  33. ALBAN DEGA says:

    VRASJA E PARE E SALI BERISHES NE SHQIPERI !?

    Nje bebe e palindur akoma ne gjirin e nenes !

    From: Alban Dega
    Date: January 25, 2011 at 12:21:34 PM EDT

    KRONIKE E EKZEKUTIMIT TE PARE BERISHIST NE SHQIPERI

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pese nenta tragjike …

    Dita e nente. Muaji i nente. Viti 1992. Nje trokitje jo e zakonshme ne deren e babait tim Ram Dega ne Bajram Curri. Ishte diku afer mesnates.
    Jetmira 7 vjece dhe Erjoni 5 vjec vrapojne drejte deres si dy engjej. Prisnin qe tu kthehej babai qe nuk e kishin pare per disa dite ” Babi… babi…babi” therrasin ata me mall per te jatin , vellain tim Agim Dega, ish- lider i opozites per Tropojen dhe nje nder inxhinjeret e ndertimit me rezultate te shkelqyera.
    Nena ime, e bija e Imamit te degjuar te Malesise se Gjakoves, sot fiks 75 vjecare,
    nxiton te hape hap deren… C’ te shohe !?
    Nente police fakira tropojane qe mbanin femijet, familjet e veta me ate uniforme qendrojne si te ngrire para saj.
    – Hajde, mireseerdhet , u drejtohet ajo per nje cast. A mos mi ka ndodhe gje djalit bre…
    Nente police ngrijne perballe nenes sime dhe dy vocrrakeve. Nuk dinin cfare te thoshin. Nuk dinin cfare te benin . Nuk dinin ku ti fshihnin syte. Nuk dinin ku te mbulonin turpin e shtetit qe perfaqesonin…

    Kur e keqja fillon nga maja

    Veterani i Luftes Antifashiste me plaget e nazisteve ne trup dhe ciflat e bombave te terroristeve te UDB-es ne koke e ne krahe Rame Dega, jurist i degjuar dhe ish-kryetari i Gjykates se Tropojes per disa vite, i shtrire pak me heret se zakonisht ate nate shfaqet ne dere dhe i fton mysafiret e paftuar te hynin brenda.
    Ata kane mbetur si te shtangur derisa njeri prej tyre i pergjigjet se kishin ardhur per te marre kunaten time Fatbardha Dega pasi prokurori kishte leshuar nje urdher arresti dhe ata duhet ta zbatonin.
    – Ligji eshte ligj u thote, im ate. Vecse a nuk kishit mundur ta beni nje gje te tille diten a ma heret ore burra malesie!
    – Na beni hallall ( na falni ) o Rame Dega , po urdheri eshte nga maja fare e nuk kemi cka me ba vec me e zbatue.
    – Edhe une kam qene polic dikur u thote babai, por kurre nuk kemi shkue ne shtepine
    e dikujt ne mesnate aq me teper me e marre nje grue jabanxheshe o burra. Po ju nuk kini faj. Bani detyren qe u kane ngarkuar.

    Nje mallkim me shami

    Me lot ne sy e duke mallkuar me shami ate majen qe kishte leshuar ate urdher njesoj sic kishte mallkuar me dhjetra here majen e meparshme Enver Hoxhen ” qe je ka e drejto kete vend si me ia pase inat popullit tand” .
    Bija mallakastriote e lindur ne Berat nderkaq ishte bere gati dhe del. Nente police marrin nje grua ne sy te dy vogelusheve e dy pleqve. Per hir te se vertetes nuk i vendosin pranga ne syte e tyre dhe as pasi e fusin ne makinen e tyre. E c’ka u duheshin prangat nente policeve ne duart e nje nene, e para grua qe arreston regjimi i Sali Berishes ne Shqiperi per aresye te mirefillta politike.
    Akuza e sajuar eshte shperdorim detyre, kur ajo sherbente si Drejtoreshe e Bankes ne Bajram Curri. Aresyeja e vertete eshte veprimtaria politike e familjes sone kunder atij regjimi dhe konkretisht artikujt e mi kunder politikes se mbrapshte.
    I pari gazetar qe e ka quajtur ate regjim demokrature qysh ne artikullin e pare te mirefillte kunder drejtimit te demokracise me mendesi e praktike tipike komuniste , sic e tregon edhe kjo ngjarje “Demokracia fiton cdo dite” ne mesin e qershorit te vitit 1992, kur Berisha akoma nuk kishte ngrohur mire karriken e Presidentit te Shqiperise.

    Ne emer te beses dhe mikpritjes shqiptare

    Kishte edhe nje aresye tjeter madhore. me 28 janar te atij viti, familja ime shpeton nga lincimi, nga poshtrimi dhe nga ndeshkimi liderin kombetar te opozites shqiptare Z. Fatos Nano me porosi te vecante te Sali Berishes, sic e ka pohuar ne prani te dy gazetareve te tjere vete Azem Hajdari ne shtepine e Guro Durollarit ne Hackensak te Nju Xhersit, ne viziten e tij te fundit ne SHBA.
    As prinderit, as vellai e shoku im me i mire Agim Dega qe sot punon si arkitekt dhe inxhinjer projektimesh ne nje nga firmat me prestigjioze te Nju Jorkut, ” Elez Dega i ri”,sic e quanin shoket e mi te punes ne ATSH sa here vinte per te me takuar, nuk e kryen nje akt te tille burerror as per ideologjine e as per syzet e Nanos, por ne emer te mikpritjes dhe beses se Malesise se Gjakoves.
    Falangat e murrme te Berishes e rrethuan edhe shtepine tone, hodhen edhe parulla ” Poshte Fatos Nano!” “Poshte Rame Dega” por asnje qime floku as bolesh nuk iu prek mikut te shtepise me bole qe i doli per zot e e mori ne bese. Lavdi mikpritjes malesore ! Lavdi beses se Malesise se Gjakoves.
    Ishte kjo burreri e bese shqiptare, ishte gjakftohtesia e prinderve ,e Agimit dhe e Fatbardhes trimereshe Corrushi qe ruante tek dera me nje sepate ne dore qe te mos hynte kush i gjalle brenda shtepise dhe per hir te se vertetes edhe trimeria e qetesia e Fatos Nanos, e shoferit dhe bodigardit te tij nga Kavaja. Ishte edhe trimeria e kusherinjve tane Avni Dega e Fatmir Dega qe shmangen nje kasaphane e vellavrasje, qe kishte urdheruar faqja e zeze e Malesise se Gjakoves dhe banditet e saj. Nuka ka pyll pa derra, thote populli.
    – Jam edhe me e revoltuar,me tha sot Fatbardha teksa po festojme 75 vjetorin e Ditlindjes se Nenes, jam me Fatos Nanon. Si nuk ua beri nje telefon prinderve as neve kur u kthye si kokrra e molles ne Tirane!? Te pakten te pyeste si jeni… Mosmirenjohes !Vesi me I poshter i njeriut!

    Kenaqesia e …O bama hallal bre burre !

    Ndjeva nje kenaqesi te vecante kur njeri prej atyre bashibozukeve,qe Berisha e pat derguar edhe ne nje ambasade shqiptare si shperblim per bemat e tij terroriste per llogari te tij, me thirri para dy javesh nga… dhe me kerkoi “sall ( vetem ) nja njemije dollare borxh” se kam mbete pa asnje cent ne xhep.
    – Po ti dergoj me kusht qe te therrasish edhe nje here ” Poshte Rame Dega” qe te ka shpetuar nja tri here nga burgu vec per hire te babes tend e jo per bakshishe e as per ty….
    – O me fal o Hamdi Dega po ashtu e kam pase urdhnin… O mi kerko falje Rame Deges pash Tyrben e Dervish Luzhes. O bama hallall bre burre se e di qe jam korite… o
    – Kerkoja Sales apo Argites , i thashe se, edhe ne saje te sherbimeve tua jane bere
    multimilioner dhe ta kane aq borxh, shtova para se ti mbyllja telefonin.
    Mbas nje jave Fatbardha Dega- Zeneli semuret dhe per tri dite me radhe lufton me vdekjen ne qelite e errta, te pista te burgut te Bajram Currit. Gjendja e saj vjen duke u renduar nga casti ne cast . Jeta e saj tashme ishte ne nje fije peri. Babai, vellai Agimi alarmohen dhe trokasin ne te gjitha dyert e drejtesise… Heshtje varri. Indiference makaber. Moskokcarje kriminale.

    Ne tehun e vdekjes

    Kryeprokurori i Tropojes Ram Muja, i thote vellait se nuk mund te beje asgje pa marre drite jeshile nga lart fare. Ne cdo dere qe troket ne Tirane i tregojne deren e Presidences, deren e Sali Berishes. Nje dere qe nuk hapet as per te e as per familjen e tij. Mehmet Elezi , eminenca gri e Berishes as nuk pranon ti hape telefonin.
    Mbas dy javesh, kur Bardha ishte me afer vdekjes se jetes me ne fund therrasin mjeken ne burg. Ajo, nje kolege e bashkeshortes sime konstaton shtatezani gjashtejaveshe dhe jep alarmin per ta nisur urgjentisht ne spital. Urdhedhenesit vonojne edhe dy dite te tjera. Gjendja e Bardhes ishte kritike.
    Bebja gjashtejaveshe ne barkun e saj ka mbaruar. Ishte teper vone per te. Ajo u vra, u ekzekutua nga maja e piramides shteterore shqiptare. Viktima me e re ne historine e Shqiperise. Viktima e pare e Sali Berishes,
    Krimi me i rende ish diktatorit komunist Enver Hoxha cilesohet ekzekutimi i Vera Geges shtatzene.
    Krimi i pare i Sali Berishes behet nje bebe gjashtejaveshe ne barkun e nenes.
    Vec Zoti shpeton jeten e se jemes. I shpeton jeten per te denoncuar me zemer nene ekzekutorin e bebes gjashtejaveshe te vrare ne barkun e saj. Denoncim i saj publik “ Kush i vret foshnjat gjashtejaveshe ne barkun e nenes, botuar ne “Zeri i Popullit” trondit jo vetem Shqiperine por edhe opinionin publik nderkombetar.

    Vdekje e fashizmit liri popullit

    Nga fundi i nentorit therras ne telefon vellain nga Madridi dhe me thote se se shpejti do te ishte gjyqi i Fatbardhes. Ishin castet me te renda per familjen tone. Duke ditur rrezikun qe me kanosej nuk me tha te kthehesha. Nuk ishte nevoja.
    Duke ditur se Fatbardha ishte viktime kryesore e artikujve te mi, e ndjeja detyrim te ishja prane vellait dhe familjes se tij ne ato caste. Pak para se te fillonte gjyqi e pyes Agimin nese e kishte deshmine e spitalit. Sic e kemi zakon te keq ne malesorit shpeshhere gjerat me rendesi jetike i leme per ne castin e fundit.
    – Jo, me thote. Shko merre! Nuk i dihet si shkojne punet neser i them une… Parlam Volam Scriptum Manent – Fjalet i merr era e shkruara mbetet.
    Edhe sot shoku im me i mire vellai im i mrekullueshem e kujton ate ngjarje dhe qesh duke me thirrur ” O Parlam Volam Scriptum Manent”!
    E kam regjistruar krejt gjyqin. “Mos e fik se do tu fikin ” me thoshte nga mbrapa Sali Lusha, qe me vone do te sherbente si bodigard i Berishes. Ishte nje nga deshmitaret qe do te bente fertele pretencen mjerane te shtetit dhe e bukosi fare gjykatesen qe ishte ne nje pozite me te vertete mjerane, por nuk kishte rruge tjeter.
    Ajo qe e dermoi regjizorin e ketij gjyqi farse ishin thirrjet e dhjetra te rinjve tropojane prane dritareve te gjykates: “Vdekje fashizmit! Liri popullit!” qe ishin nje surprize per te gjithe. Me shume se nje surprize e shpirtit rinor tropojan ajo ishte nje akt-akuze rinore e popullore per demokraturen e Sali Berishes.

    Hakmarrja e Berishes me ligjin e tij nazist godet gjykateset

    Ishin edhe ato thirrje qe demaksuan krejt farsen e sajuar keq te regjimit te Berishes. Fatbardha u lirua ne sallen e gjyqit me votat e dy gjyqtareve dinjitoze, dy nenave heroina tropojane qe nuk ia shiten fytyren e shpirtin e tyre djallit per fat te keq po tropojan…
    Pasojat do te ishin teper te renda per to. Pa u mbushur muaji nga vendimi i tyre, te dyja u pushuan nga puna ne baze te ligjit nazist 34 te Sali Berishes dhe regjimit te tij, ne baze te reformave qe godisnin cilindo qe mendohej ose spiunohej si ishte kunder diktatorit te ri shqiptar.
    Do te denoheshin me vdekje ekonomiko- financiare nga nje regjimi qe ne 1996- 1997 do te denonte me vdekje krejt Shqiperine me 10 mije viktima e mbi 4 miliarde dollare rrenime financiare e ekonomike.
    E regjizori i kesaj katrahure kombetare pati fytyre te kerkonte e te rikerkonte voten e shqiptareve. Kur nuk i doli numri jetik per te siguruar karriken e tij bashke me kusaret, bashke me bashibozuket, bashke me Mafian e tij i vodhi ato, i ndihmuar edhe nga krye-hajnat Fatos Nano e Ilir Meta Kokemadhi !
    ” 30 per qind e votave u numeruan keq ose shume keq” konkluduan vezhguesit demorkatike perendimore te ODHIR-it!

    Vrasesit e foshnjave orvaten te vrasin edhe te verteten

    Sali Berisha urdheron prokurorin Ram Muja te replikoje. Kryeprokurori i Tropojes i kerkon Thoma Gellcit, kryeredaktorit te “Zerit i Popullit” ne ate kohe te botoje repliken. Thomai i pergjigjet “ Menjehere vetem me sill nje dokument spitali si ky i Bardhes qe kam fotokopjuar dhe do ta nxjerr ne krye te faqes se pare repliken dhe dokumentin”! E pamundur.
    E boton gazeta e turpit antidemokratik “Rilindja demokratike” Titulli ishte “ Kush
    orvatet te vrase te verteten ne emer te foshnjave !? “ Gabim foshnjarak i despoteve te rinj me Berishen ne krye. Ne vend te vetullave nxjerrin syte e vet.
    Brenda 24 oresh merr pergjigjen e merituar nga nena e bebes jo vetem ai por edhe ish- lideri i PD-se per Tropojen nje fare Sabah Jemishta qe vodhi aq shume e beri aq shume korrupsion si nendrejtor i Tatimeve sa u detyrua ta flakte me turp nga posti vete Padrinoja. E kishte kaluar cdo lloj mase! Hiqej edhe si i ish i persektuuar politik.
    E di cila ishte deshmia e tij per kete persekutim.!? Ishte perjashtuar per nje vit nga Gjimnazi . Aresyeja!? Ne nje ditar personal kishte shkruar “ Te gjitha femrat shqiptare jane kurva!”Gjithcka dihej por jo se ku i fuste nenen, motrat dhe bashkeshorten e vet ! Titulli i pergjigjes eshte “ Vrasesit e foshnjave vrasin edhe te verteten!”

    E pabesueshmja….

    Nenat e motrat shqiptare me shoqatet e tyre organizojne protesta ne Tirane e shume rrethe te vendit. Ceshtja e saj ngrihet ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes nga ish- nenkryetari i delegacionit shqiptar Z.Namik Dokle.
    Dy perfaqesues te Helsinki Watch te Kongresit amerikan vijne nga Uashingtoni per te verifikuar tragjedine. I kam takuar e kam biseduar edhe vete me ta ne Tirane pasi ishin kthyer nga Bajram Curri.
    Ishin skandalizuar nga grisja e faqes se rregjistrit te Spitalit ne Bajram Curri , ku ishin shenimet per kete akt kriminal pa precedent. “Nje gje e tille nuk ndodh as me diktaturat e gorillave ne Ameriken Latine”, me tha njeri prej tyre… “Eshte e pabesueshme se si mund te ndodhin akte te tilla kriminale ne nje shtet demokratik”
    Per fat te mire kishim origjinalin me nenshkrimin e mjekes, qe nuk kishte guxuar te denonconte grisjen e rregjistrit. Komiteti Shqiptar i Helsinkit nxjerr nje deklarate me te cilen denon ashper keqtrajtimin e Fatbardha Deges, qe mbetet me anemi te theksuar nga ajo dite e deri sot.

    Asnje perplasje as meri… Respekt dhe mirenjohje

    Asnjehere dhe askush ne fisin tim kurre nuk ka pas asnje perplasje as qejfmbetje me fisin e familjen e Sali Berishes. Bile xhaxhai im Elez Dega e ka pasur shok kur te dy studionin dhe punonin ne Tirane.
    Dy here me ka shpetuar jeten e babait tim te goditur nga infarkti kur punonte si kardiolog ne Spitalin Nr. 1 . E kam takuar disa here por nuk kam pasur ndonje lidhje te vecante pervec respektit per aftesite e tij si kardiolog.
    Te vellain, Selim Berishen, drite i paste shpirti, e kam pasur komisar batalioni kur benim zborin ushtarak ne Molle te Kuqe se bashku me nxenesit e Shkolles se Mesme Bujqesore “ 16 tetorit “ te Tropojes. Nju burre i mencur, skofnar, me kulture, gjithnje i qeshur, aktiv…
    Vdiq krejt i ri kur i duhej me se shumti keshilla e tij te vellait qe u katapultua ne krye te politikes shqiptare. Me shume se fatkeqesi per te vdekja e parakohshme e tij ishte edhe nje fatkeqesi per Salen e sidomos per Shqiperine, megjithese ky nuk degjon askend pervec vetvetes kur eshte fjala per piolitiken.

    Krisja qe thellohet ne hendek politik

    Krisja e pare me Sali Berishen fillon me pushimin tim nga puna si Editor per Kosoven ne Agjencine Telegrafike Shqipetare, ATSH ne qershor 1992 pa asnje aresye ligjore ose njerezore. Vec per aresye politike.
    Pushimi nga puna ne fillimet e ekonomise se tregut ishte baraz me denim me vdekje ekonomike e financiare per viktimen. Natyrisht nuk e kishja lene veten ne meshiren e askujt. Ne ATSH paguhesha rreth 20-30 dollare ne muaj.
    Qysh ne veren e vitit 1990 punoja si korrespondent i gazetave me te medha spanjolle “ El Pais”, “La Vanguardia” dhe 11 gazeta te tjera te huaja per Shqiperine dhe Kosoven . Fitoja rreth 2 500 dollare amerikane ne muaj. Ka pase raste si ne prillin e vitit 1992 qe kam fituar mbi 25 mije dollare me lajmet e sakta per perberjen e qeverise se re, qe i merrja nga burimi me i sigurte i mundshem, shoku i klases se vellait te vogel Besnikut, Azem Hajdari, drite paste. Vetem me ate lajm “El Pais”ka fituar rreth 25 milione dollare pasi ua shiti te tjereve.
    Kjo krisje do te kthehej shume shpejt ne nje hendek te thelle midis nesh. Behej fjale per nje hendek politik i pambyllur asnjehere me autokratin, me dhunuesin e te drejtave te njeriut, me rrenuesin e demokracise shqiptare, me despotin neo -komunist Sali Berisha.
    Pas vrasjes se foshnjes se palindur ai do te behej nje perfundimisht i pakapercyeshem.

    Nje jete e keputuar pa filluar mire

    Ne mes ishte jeta e posanisur dhe e keputur ne mes e nje bebeje gjashtejaveshe ne barkun e nenes e ekzekutuar prej tij dhe politikes se tij vrastare.
    Nje pjestar i familjes sone mungon perjete. Nje zemer nene mbeti e plagosur perjete. Shendeti i saj mbeti i cenuar pergjithmone prej urdherave te despotit komunist Sali Berisha!
    Nga shpetimtar i dyfishte i jetes se babait tim te nderuar kthehet ne ekzekutorin e nje foshnje te palindur ne barkun e nenes dhe rrenues i shendetit te se jemes se aaj.
    Me mijera krime e ekzekutime te tjera te shqiptareve do ti shtoheshin atij qe me atdhetarin kosovar te zhdukur pa lene gjurme Remzi Hoxha, me mbi 10 000 viktima te 1997-es, me dhjetra viktimat e Otrantos qe akoma nuk kane gjetur as prehje e as drejtesi, me 26 te vraret e mbi 500 te plagosurit ne masakren e korrupsionit qeveritar ne Gerdec me 15 mars 2008, me tre shqiptaret e ekzekutuar barbarisht nga Garda Pretoriane e Sali Berishes ne qender te Tiranes e perballe kamerave me 21 janar 2011….

    Mbas 18 vjetesh

    Sot vellai ka tre femije te mrekullueshem. Jetmira punon ne qendren me te avancuar te riprodhimit njerezor per ciftet qe nuk lindin femije ne Nju Jork. Erjoni eshte avokat biznesi ne Tenesi. Juliani i lindur ne Gjermani mbaron shkollen e mesme me rezultate te shkelqyera.
    Jane me dhjetra ofertat nga universitetet me ne ze te Amerikes duke filluar nga Harvardi, Princetoni, Jale e deri tek Stanley ne Kaliforni. Gazeta te shumta perfshi “ The New York Times” kane shkruar per rezultatet e tyre te shkelqyera, cka u ka siguruar edhe bursa te plota!
    Sivjet do te ishte ne vitin e dyte te Universitetit edhe bebja gjashte javeshe po te mos e kishte ekzekutuar Sali Berisha me politiken e tij te dhunes.

    Neveri… ndot

    As une e askush nga familja ime nuk kemi asnje urrejtje per Sali Berishen. Kemi neveri!
    As une e askush nga familja ime nuk kemi asnje lloj zilie per Sali Berishen. Na vjen ndot qe e kemi bashkevendas.
    As une e askush nga familja ime nuk kemi asnje armiqesi me Sali Berishen. Duke qene armik i popullit te vet ai eshte pikesepari armik i vetvetes, i femijeve te tij , i niperve e mbesave te tij. Ai ka njollosur e damkosur se pari emrin e tij por edhe te krejt brezave te le pas me zine qe e pllakosi nje popull e komb te tere nga Medvegja e deri ne Follorine, nga Pilati e deri ne Ulqin.
    E keqja e madhe eshte se tragjedive te hershme po u shton perdite te reja duke ia nxire faqen vendlindjes sone Malesise se Gjakoves, Shqiperise e krejt ne shqiptareve me politiken faqezeze te tij.

    Lotet e vajzes dhe kujtesa e djalit

    Sot pashe lot ne syte e vajzes sime 18 vjecare Deas kur po shikonte vrasjen makaber te refugjatit dibran Hekuran Deda e degjonte tregimin tragjik te shokut te tij ne duart e te cilit dha shpirt … I erdhi shume keq sidomos per dy jetimet e tij.
    Si e ka vra Sali Berisha ate njeri pa faj? Si i ka lene dy femije jetime!? Si do te rriten ata jetime!? Pse ua ekzekutoi babain !? Pse nuk e ndrron mbiemrin e ta beje Sali Bisha…
    Edhe me shume jane tronditur ata nga pamjet makaber te ekzekutimit te 68 vjecarit nga Gjirokastra Ziver Veizi ne News24 ore. –
    – How the military could shot an innocent people like him from Albanian White
    House. Just because he was looking over there? Unbelievable… Is the shoter a nazi ?
    Si mundet qe ushtaraku te qelloje nje njeri te pafajshem si ai nga Shtepia e Bardhe e Shqiperise!? Vetem sepse po shikonte atje!? E pabesueshme… A ishte nazist ai qe qelloi ?
    Nuk dija si tia shpjegoja… U detyrova ta genjej djalin vetem 14 vjec. I thashe jo po jane duke luajtur nje film kunder nazisteve dhe ekzekutimeve qe ata kane bere…
    – E tmerrshme… E pabesueshme, me tha . Cfare nuk ndodhka ne Shqiperi. Une nuk shkoj me ne Shqiperi. Edhe kur kam qene te dajet ne Valbone e kane vra nje grue edhe vajzen e saj. Eshte ba lufte atje. Kam qene vec kater vjec…
    Po e mbaj mend mire se i kane vra, i kane vra te shtepia e vete jo tek Shtepia e Bardhe e Shqiperise. Edhe xhaxhi Agimit ia kane vra nje bebe te palindur ne Shqiperi…

    25 JANAR 2011

    SHENIM: Ishte vellai im Agim Dega, bashkeshorti i Fatbardhes, i cili ne Kongresin themelues te PSSH-se, u ngrit ne emer te delegateve te Tropojes dhe deklaroi nga tribuna e tij :
    Jemi kunder emrit Partia Socialiste e Shqiperise, qe sidomos ne delagateve te Malesise se Gjakoves na kujton djegjen shkrumb e hi tri here te saj nga hordhite barbare serbe !
    Jemi kunder qe Partia Socialiste e Shqiperise te mbaje emrin e Partise Socialiste te Sllobodan Milloshecit, qe zbaton politiken e terrorizmit shteteror dhe te ” tokes se djegur” kunder vellezerve dhe motrave shqiptare ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi e Luginen e Presheves…
    Fjala e tij u prit me klithma e zhurma frenetike te gardes se vjeter enveriste, njesoj bile edhe me ashper se ajo e Dritero Agollit…
    Me intersantja as RTSH as Rilindja Demokratike e Sali Berishes nuk thane nje fjale as shkruan nje rrjesht per kete qendrim atdhetar e demokratik te tij…
    Nuk kishte si te ndodhte ndryshe enveristet e Katovices ne te dyja skajet e politikes shqiptare i lidhte ne nje pike Katovica famekeqe …
    Gjysma e se keqes! E keqja e madhe ishte ndeshkimi i ketij guximi e qendrimi atdhetar deri ne ekzekutimi e nje foshnje te palindur ende ne barkun e nenes nga Sali Berisha dhe banda e tij e gangstereve dhe krimineleve qe do ta rrenonte demokracine dhe Shqiperine!

  34. Albina Karamitro says:

    Eshte vrases gjakftohte i cmendur.

  35. Jimi says:

    Tek qente, kur sklerat e syve mbushen me rema gjaku, tregon se ai qen eshte i terbuar. Shifeni foton e mesiperme! A nuk ju duket?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje