Nga Alfred Peza
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sapo ka zbardhur vendimin për të mos e vijuar procesin e vettingut, ndaj ish-kryeprokurorit të Shqipërisë, Adriatik Llalla pas tërheqjes së tij me dëshirë nga sistemi. Në pamje të parë, ky mund të jetë një lajm i mirë për Llallën dhe një lajm i keq për 95% të qytetarëve shqiptarë, që kanë mbështetur reformën. Një reformë së cilës ish Kryeprokurori iu bë simbol i pengesës për ta çuar atë përpara. Duke u shndërruar në këtë mënyrë në modelin se si nuk duhet të jetë në fakt, një prokuror apo gjyqtar i sistemit të ri të drejtësisë.
Lajmi i mirë për qytetarët shqiptarë në këtë rast dhe i keqi për Llallën vetë, është se pas zbardhjes së këtij vendimi të fundit, organi i akuzës nuk ka më asnjë pengesë të karakterit administrativ dhe procedurial për të regjistruar një kallëzim të mundshëm penal ndaj tij, për çështje që lidhen me akuza publike ose ende jo publike. Akuza këto që kulmuan me atë të sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson, kur firmosi masën e ndalimit për tu futur në SHBA të z. Llalla dhe tre familjarëve të tij, shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni, gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.
SHBA qoftë nëpërmjet këtij vendimi “in extremis”, të paprecedent për një qytetar tjetër shqiptar në gjithë historinë 105 vjeçare të shtetit, qoftë nëpërmjet ambasadorit Lu në Tiranë, ka ekspozuar një qëndrim shumë të qartë ndaj ish Kryeprokurorit. Jo thjeshtë ndaj tij si një individ, apo ndaj Adriatik Llallës personalisht. Por, ndaj tij si etaloni i përfaqësimit të drejtësisë së vjetër, që kalçifikoi dhe mbajti në këmbë, kulturën e mosndëshkueshmërisë në këtë vend. Duke e bërë thënien e Biblës: Ti gjykatës do të jesh i drejtë, kur ti fusësh frikën fajtorit!,- që në Shqipëri të riformulohej: Ti gjykatës ke qenë aq i drejtë, sa nuk i ke futur frikën, vetëm fajtorëve!
Në gjithë këtë përpjekje të Shqipërisë për të miratuar reformën e thellë të drejtësisë, dy kanë qenë aleatët tanë më të mëdhenj strategjikë dhe shtytësit e mbështetësit politikë të procesit historik: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania. Ndërsa për SHBA gjërat janë shumë të qarta, në lidhje me Gjermaninë dëshiroj të rikujtoj deklaratën e Kancelares Merkel, pas takimit me Kryeministrin Edi Rama më 8 korrik 2015, kur tha:
“Jemi duke përcaktuar afatet. Ajo që na përshpejton është përmbushja e standardeve. Duhet hartuar një plan masash, veprimesh, këtu ka prioritete të caktuara që i vendos KE. Më lejoni të përmend prioritetet e reformës në drejtësi. Janë bërë përparime, por ka shumë për të bërë. Unë e di se shumë vende presin që ky proces duhet të shkojë përpara, por ne nuk e ngadalësojmë në mënyrë artificiale. Ne e duam anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh shefja e qeverisë gjermane.
Rikujtoj edhe telefonatën e 20 korrikut 2016 që kancelarja Merkel pati me Kryetarin e opozitës shqiptare në orët e ethshme të votimit të kësaj reforme. Ajo e falenderoi Bashën për kontributin e tij dhe lidershipin e treguar në procesin e arritjes së konsensusit mazhorancë- opozitë, si një kontribut madhor për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kancelarja gjermane shprehu bindjen se zbatimi me sukses i reformës në drejtësi do të ishte një ogur i mbarë për integrimin dhe të ardhmen Europiane të Shqipërisë.
Por çfarë ka ndodhur që nga ajo kohë e deri më sot?
Pas vendimit të SHBA për ndalimin e hyrjes në SHBA të familjes Llalla, Gjermania duket sikur nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim si aleati ynë tjetër strategjik, ndaj simbolit të antireformës në drejtësi dhe të përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni gjatë ushtrimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Siç dihet, prej disa kohësh, familja Llalla u mirëprit në Gjermani, pasi Prokurori kur ishte në detyrë pretendoi se u kërcënua me jetë dhe se familja e tij ndihej e kërcënuar në Tiranë.
Ky kërcënim, asnjëherë nuk u sqarua siç duhet dhe ende deri më sot, nuk e dimë nëse kërcënuesi mori ndonjëherë një ndëshkim për këtë akt. Çka ngre pikëpyetje për besueshmërinë, nivelin e rrezikshmërisë apo seriozitetit të denoncimit. Nga ana tjetër, gjatë kësaj kohe, familjarët e z. Lllalla kanë shkuar e kanë ardhur aq shpesh në Shqipëri, sa ndoshta vajza e tij përshembull, më shumë është parë tek salla VIP e “Lollipop Bar”-it tek Blloku, sesa në “International School of Bremmen”.
I pyetur nga mediat shqiptare se “si shpjegohet që në një kohë kur SHBA e ka shpallur “a non grata” familjen e z. Llalla, Gjermania i ka siguruar atij leje qëndrimi dhe nëse do të ndryshojë ky vendim, nëse Drejtësia nis hetimet për të”, zëdhënësi i ambasdës në Tiranë, Dr. Johannes Dietrich nuk u përgjigj në një mënyrë edhe aq të qartë e të drejtpërdrejtë, duke thënë se legjislacioni i vendit të tyre i krijon mundësinë ish Kryeprokurorit të Shqipërisë që të strehohet si një qytetar normal.
Pyetja që shtrohet pas kësaj, për përgjigjen e së cilës besoj se interesohen shumë qytetarë në Shqipëri, që presin mbështetjen e qartë perendimore për reformën në drejtësi, është: Po Gjermania, me kë është në këtë rast, me SHBA apo me Adriatik Llallën?!/Alpenews.al
Ai nuk ka kerkuar azil politik ne Gjermani. Pra shteti shqiptar ka te drejte nepermjet Europolit tu kerkoje autoriteteve gjermane kthimin e tij ne Shqiperi per hetime. Por per kete duhet ngritur nje akuze me fakte per veprimtarine antiligjore te ish-kryeprokurorit.
KUSH E KERCENOI LLALLEN ?? KE FUTI NE BURG LLALLA ???
Çfarë janë këto pyetje idiote ? Me kë është gjermania ?
Llalla eshtë pleh ,dhe drejtësia shqiptare po ashtu.
Mblidhni akuza me prova,beni kërkesë për ekstradicion
dhe jua sjellin tek prokuroria.
Po kush ta bëjë ? prokuroria e korruptuar ?politika e kalbur ?
Apo presidenti më hajdut se gjithë hajdutet te mbledhur bashkë ?
Ne shqiperi ka me shume solidaritet per nje kriminel te korruptuar,
sesa për një hero të ndershëm.
Vend i kalbur deri ne palcë dhe i vdekur ne çdo qelizë.
Po nderhyri Lu Lu u zgjidh kjo pune.Miu K ka hallin e dosjes akoma ne tavolinen e ArtaLlalla2.
Zakonisht shtetet normale funksionojne sipas ligjeve dhe jo sipas parimeve te Pezes. Kjo dmth qe Gjermania ose cilido shtet normal do ja ndaloje hyrjen llalles apo kujtdo tjeter kur ka prova te mjaftueshme. Mesa duket deri tani qeveria amerikane nuk i ka ndare informacionet me homologet gjermane ose europiane dhe llalla vazhdon leviz lirshem, besoj jo vetem ne EU po edhe ne Izrael a Indonezi. Kush ka merak mund ti dergoje nje leter Lu-se ose sekretarit amerikan te shtetit dhe ti beje namin pse nuk cojne informacionet ne Gjermani ose ne Singapor
Une them se nuk eshte me interes per publikun se sa ka vjedhur Llalla,etj dhe cfar bemash kane bere, pasi dihen. Jane me keq nje pjese e kolegeve e vartes te tyre(pa ju hyre ne hak punonjesit me integritet professional e moral qe ka shume ), por si ka mundesi nje prokuror shteti zvarrit nje reforme jetike per te ardhmen e shqiperise,duke dale publikisht kunder nderkohe qe e gjithe klasa politike me ose pa dashje e votoi . Publikisht jane kater figura te drejtesise qe nuk kane lene gur pa luajtur per te bllokuar reformen ne drejtesi. I pari eshte Vladimir Kristo i gjykates se larte dhe kushtetuese(si i thone nje fjale e kulloti mire dhe dolli i palagur nga sistemi), i dyti eshte Llalla,i treti eshte Gjata profesori avokat i cili po mbron Gashin dhe i fundit eshte ai avokati qe mbron hajdudet e rrugeve dhe eshte betuar se do ti nxjerre te pafajshem. Imagjino ke mbron ky avokati dhe betohet se do te njerre te pafajshem ata qe kane marre leket e taksapaguesve shqiptar per te ndertuar rrugen dhe e kane patur per detyre ta ndertojne e mbikqyrin punimet e ndonese nuk e kane bere rrugen kane genjyer me letra sikur eshte bere.
Ka filluar vapa ose ilacet jane tejmase te skaduara.
Nuk po thote qe “llallen nuk e dorzojne gjermane”,por po thote “perse i dhane azil politik”.
Di gjera nuhas une: ose gjermanet jane te kenaqur me ndonje dosje( kur them dose…gjermanet mborjne cdo njeri i cili ka mbrojtur aktivite biznesi ne favor te gjermanve,qofte dhe te ” korruptuara”).
Ose gjermanet po bejne luften qe u ben trapi( trampi).Amerika se can kari per njeri( kryefjala e trapit)…europa se can karin per ameriken.
Gjermania eshte me veten e vete. Nuk e mban Trump-i me buke Merkelin, por ama te dy bashke mbajne me buke shqiptaret qe pasi mbushin barkun dhe ju duket vetja zengjine fillojne e e shesin pordhe si gjermanise ashtu dhe amerikes. Sa per ket Pezen, ky ja ka inatin Llalles qe kur llalla e procedoi per ate milionshin e euros qe Peza nuk e justifikonte dot. Hajt mo, dava shqiperie shan kaka mutin…
Gjermania eshte me veten e vete. Nuk e mban Trump-i me buke Merkelin, por ama te dy bashke mbajne me buke shqiptaret qe pasi mbushin barkun dhe ju duket vetja zengjine fillojne e e shesin pordhe si gjermanise ashtu dhe amerikes. Sa per ket Pezen, ky ja ka inatin Llalles qe kur llalla e procedoi per ate milionshin e euros qe Peza nuk e justifikonte dot. Hajt mo, dava shqiperie shan kaka mutin…..
Gjermania eshte me veten e vete. Nuk e mban Trump-i me buke Merkelin, por ama te dy bashke mbajne me buke shqiptaret qe pasi mbushin barkun dhe ju duket vetja zengjine fillojne e e shesin pordhe si gjermanise ashtu dhe amerikes. Sa per ket Pezen, ky ja ka inatin Llalles qe kur llalla e procedoi per ate milionshin e euros qe Peza nuk e justifikonte dot. Hajt mo, dava shqiperie shan kaka mutin…..,,
Ky sahanlepiresi i Rames kerkon te spostoje pergjegjesine e shtetit shqiptar tek shteti gjerman. Gjermania po zbaton ne menyre korrekte rregullat dhe ligjet e veta, perderisa nuk ka kerkesa ekstradimi. Perse shteti jone nuk formalizon akuza konkrete per Llallen? Kallzimin penal mund ta beje cdo subjekt privat dhe publik, duke e depozituar ne prokurori, neqoftese kjo e fundit nuk merr inisiativen per te filluar vete hetimin penal. Bashke me hetimin kerkohet dhe ekstradimi i personit nen hetim. Aty do duket se sa e duan Llallen, ata qe bejne demagogji neper gazeta.
Pse i vononi komentet?
Shkruani 11 komente dhe nxirrni vetem 4 ?!
Turpi eshte per Meron!