Bushati: Ballkani Perëndimor po kthehet në një rajon ekonomik

9 Mars 2018, 18:51Politika TEMA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ishte sot i pranishëm në takimin e Forumit Ekonomik Frankofon të Tiranës.

Në fjalën e tij, Kreu i diplomacisë shqiptare u ndal tek progresi që ka bëre vendi ynë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Bushati shprehu besimin se viti 2018 do të kurorëzohet me një vendimarrje të rëndësishme të BE, e cila do ti hapë rrugë një procesi tejet sfidues dhe afatgjatë, sic është nisja e negiociatave për anëtarësim.

Ky proces, sipas tij, do të ketë sfidat dhe kërkesat e tij, por do të na japë mundësi për të punuar së bashku, për të vijuar më tej procesin e transformimit demokratik, procesin e reformimit dhe modernizimit të shtetit, shoqërisë shqiptare dhe mundësinë për të bërë biznes në Shqipëri.

Duke iu drejtuar përfaqsuesve të biznesit, ai u shpreh “Ballkani Perëndimor gradualisht është në procesin e shndërrimit në një rajon në kuptimin edhe ekonomik të fjalës”.

Ai nuk kurseu thirrjen për kompanitë e mëdha të cilat dëshirojnë që të kenë një qasje më të strukturuar në Ballkanin Perëndimor.

Për qeverinë shqiptare, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, nuk është një proces procedurash, nuk është një proces burokratik, nuk është proces hapje dhe mbyllje kapitujsh, është një proces që ka të bëje me pjekurinë e institucioneve shqiptare, që ka të bëje me zbatimin e ligjeve dhe standardeve evropiane apo atij komuniteti të famshëm në praktike.

Sipas Bushatit, ky proces prodhon siguri, qartësi dhe parashikueshmëri çdo biznesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje