Po sikur "Mother Jones" nesër të nxjerrë fakte kundër Ramës, a do ta japë dorëheqjen Lulzim Basha?

9 Mars 2018, 11:56Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Revista investigative Mother Jones dhe kriza në mendim e politikës e lartë shqiptare.

Niveli i dobët i logjikës së Lulzim Bashës, që buron nga një i intelekt i ulët, e di gënjeshtrën shpëtim.

Kjo ndodhi edhe në rastin e revistës investiguese Mother Jones, për bashkëpunimin e tij me rusët.

Basha dhe PD na tha se revista ishte paguar nga Edi Rama; se nuk ka pasur një bashkëpunim të tyre me rusët për lobim në Uashington, dhe as për destabilizimin e Shqipërisë.

E si mund të jetë kjo një logjikë për një politikan perëndimor?

Por kjo vjen nga fakti që këta fëmijë të korruptuar e dinë gjithë Perëndimin një vjedhje të madhe.

Por kjo gënjeshtër që bëri Basha nga mëndjelehtësia mund të kthehet realisht në një bumerang kundër tij.

Po si mund t’ i kthehet Bashës gënjeshtra në një bumerang?

Ajo që nuk kupton dot Saliu dhe PD është arsyeja e qartë që pyet:

Po çfarë rëndësi ka që gënjen Lulzim Basha dhe PD në lidhje me investigimin apo hetimin e revistës Mother Jones?

Basha mendon se gënjen opinionin publik shqiptar.

Po a ka një opinion publik sot në Shqipëri?

Jo. Në Shqipëri nuk ka fare sot opinion publik.

Atëherë, pse gënjen Basha dhe PD?

Nga mendimi i vobektë që nuk prodhon dot gjykim të lartë.

Po ku është thelbi?

A, thelb i është te kjo pyetje:

Amerikanët kanë besuar Mother Jones; apo i kanë besuar Bashës dhe PD-së?

E pra, politika e lartë amerikane, pa dyshim që i ka besuar Mother Jones.

Atëherë, kë po gënjen Lulzim Basha?

Veten, në radhë ta parë; dhe pastaj edhe fansat injorantë që e mbështesin në PD, por që mund t’i ikin nga frika se liderin e tyre po e godet politika amerikane.

Po politika amerikane çfarë pritet të bëjë me këtë rast?

Politika amerikanë ua ka bërë të qartë: duhet të shkojnë një e nga një e që të gjithë në kontroll, dhe, pas kontrollit, nëse dalin të korruptuar, duhet të shkojnë në gjyq me akuzë penale.

Ky është thelbi i mendimit politik amerikan në këtë kohë.

Në funksion të kësaj logjike, konkludohet se edhe bashkimi i të treve Berisha, Ramë e Meta është një dështim i nisur nga vetë ata.

Që të mundësh politikën amerikane në Shqipëri sot, nuk hyn në punë fare gënjeshtra, sepse ajo është rast pa mbështetje.

As zvarritja e vetingut nuk ka vlerë si mendim politik shpëtimtar për treshen apo katërshen shqiptare.

Por, më në rrezik këta do jenë atëherë kur Mother Jones të botojë investigimin e këtyre të treve, që besoj se do shpallët shpejt.

Po, shikoni sesi Bashën do ta bëjë qesharak gënjeshtra e tij:

Po sikur Mother Jones nesër të nxjerrë faktet kundër Ramës dhe abuzimit të tij, a do ta japë dorëheqjen Basha?

Ja, e shihni se sa nivel të dobët intelektiv ka Partia Demokratike në gjykimin e saj politik?

Por edhe Basha gjithashtu.

Po këtu ka edhe një tjetër pyetje?

A do ta bëjnë amerikanët këtë lojë politike?

Kjo do të varet nga Rama.

Por, shenjat janë që investiguesit do të godasin edhe Metën edhe Ramën.

Po Saliun?

Kot ta zgjasim.

Që të shpëtojnë shqiptarët nga kjo bandë treshe apo katërshe, duhet që politika e lartë amerikanë të fillojë goditjen, njëlloj si me rastin e Adriatik Llallës, kundër Ramës, Berishës dhe Metës, me metodën e revistës instigative Mother Jones.

Dhe mendoj se do ta fillojë; sepse këta po bllokojnë Reformën në Drejtësi.

10 komente në “Po sikur “Mother Jones” nesër të nxjerrë fakte kundër Ramës, a do ta japë dorëheqjen Lulzim Basha?”

  1. Turkmenbashi lulzim says:

    Shikoni foton e ish-diktatorit Turkmenistanit Saparmurat Njazimov.
    Shikoni cfare ngjashmerie surratit e model flokesh ka lylzime basha.
    Ja pra ke ka idol shale-bashkuari

  2. e,ne shqiptaret e theni te kunderten,se edi rama,paskal milo dhe gjithe partia socialiste se menagjohen nga udb me shef rusin.

  3. harrova te theme,se edhe spartak ngjela hane ne kazanin e rusis.

  4. Fadili, Malesi e Madhe says:

    A te kane dale ndonjehere parashikimet ,o Taku ?! Si mund te krahasosh Ramen me treshen kriminale e hajdute, o Taku ?! Perseri nuk je fajtor, mbasi vitet me te bukura te jetes i ke kaluar nen toke, pra je nje kungull i pjekur ne hije

  5. Fish vs Sharks says:

    komenti im , ju lutem, pse nuk e lejoni? jo fjale te pista, brenda temes dhe rregullave… apo pse kishte thumbim ne te qe nuk ju pelqen?
    perse?

  6. Jak Boston says:

    Bravo Avokat Ngjela.
    Une nuk e quaj “peshku i madh”, por “balena e madhe” korrupsionin shqiptar dhe kjo balene e madhe i ka te gjitha organet te semura dhe jofunksionale dhe per kete aresye ka ngodhur.
    Korrupsioni shqiptar eshte si ajo balena e ngordhur dhe e fryre nga gazrat (mashtrimet e politaneve) prej dekompozimit dhe verdalliset neper breg nga ta shtyjne dallget, por kur te plasi ajo balena e ngordbur ( korrupsioni shqiptar ) ka per te qelbur gjithe gadishullin toke dhe det bashke.
    Shqiptaret do mbajne frymen dhe do habiten pasi skane pare balene te ngodhur ndonjehere, po besoj se do e shohin kesaj here.

  7. mirel says:

    Faktet i ka nxjerre FMNja.
    Ramuti po grabit 1 bilion euro ne koncesione te pajustifikuara. Eshte nje krim shume here me i madh nga i Bashes.
    Bashen duhet ta kishte vene para drejtesise qe ne 2013 kur Ramuti mori pushtetin.
    Jo vetem qe nuk e futi ne burg, por e shperbleu me 14 milion euro nga gjaku i popullit.
    Tani, Rama ka gllaberuar 1 bilion euro nga FMN dhe kerkon ti hedhi te gjitha per koncesione te “pajustifikuara” . keshtu eshte shprehur FMN
    Me rrezikun e madh qe keto te kthehen ne borxh publik.
    Rama nuk e beri luften per shqiptaret, por per garen e koncesioneve.
    Duke kritikuar ashper Berishen per praktikat e tij koncesionare, Rama jo vetem qe i vazhdoi, por i tejkaloi dhe parashikimet e Berishes, duke perdorur dhe dhunen kunder popullit, sic ndodhi me banoret e fshatit ne Fier ku Ramuti do beje fabriken e plerave toksike.
    I shtoi dhe nje aeroport pa kuptim Vlores, pervec Tecit qe populli e paguan dhe 3 milione euro ne vit per mirembajtje.
    Nese aeroporti nuk i sjell fitimet do i paguaje populli shpenzimet tha Ramuti.
    Popull, jeni gati te paguani dhe 1 bilion te tjera per koncesionet e Ramutit dhe Ahmutit?
    Nuk e shikoni mir njerez se ne c’dore maskarenjsh ordinere keni ngelur?
    Po te rroje partia ore..pa nami te behet
    Edhe 1 bilion ja paguajme Partise se Rilindjes.

  8. ë gjuajnë says:

    Shpesh analizat e këtij inividi që quhet Spartak Ngjela ngjajnë interesante. Por ai është produkt politik i një mjedisi ballkanik apokaliptik. Ngjan se i di të gjitha, se është ai zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, punonjës i CIA-s e FBI-s, se zonja Merkel e ka caktuar ambasador në Ballkanin Perëndimor dhe, për t’u dukur i paanshëm, (idiotisht), përfshin në urrejtjen e tij poltike Berishën, Metën, Ramën, Bashën, sikur të gjithë të jenë injorantë e armiq dhe ai shpëtimtari i Shqipërisë. Ky ish djalë bllokmeni, i dënuar për shkak të politikave ekonomike të të et, pa asnjë rol e ndikim në mjedisin politik shqiptar, shet dokrra përditë duke bërë poltikën e ‘madhe”, por i shpërfillur tërësisht nga opinioni publik shqiptar, me përjashtim të dia mediumeve që gjuajnë sensacione. Në politikë ka disa standarte. Një popull zgjedh dikë. I “pavaruri’ Ngjela duhet të respektoj së paku këtë normë demokratike. Të tjerat janë inate personale, shkumëzime individi të cilit i është “mohuar” posti qeveritar prej dikujt. Dhe me këto që shkruan e dërdëlli përditë, tregon peshën e vogël të personalitetit që mund të besohet.

  9. luka says:

    Sa i paska hyre meraku Mirelit per 1 miliard eurot (jo nje bilion, se as kete nuk di ta dallosh). Per cfare po tundet opinioni publik, e ku po don me e cu mushken Mireli? Nuk ka per te te ece, kot e ke. Rri rehat e lenja te tjereve te merren me pisat e opozites.

  10. Muco Kanina says:

    Te Marsha te keqen o Taku, me kenaqe vertete. Pa,pa,pa, si ja drejton ato pyetje vehtes, me bresheri dhe, kur e do puna edhe tek e tek. Rrofsh, shoke vehten ke. Nje zotesi e tille, per te pyetur mufka dhe pergjigjur profka, ju klasifikon i nderuar avokat ne majat me te larta te arritjeve letraro- politike te atij pavioni spitalor psikiatrik te quajtur Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje