Studimi: “Vitamina e mrekullive” përgjysmon rrezikun e kancerit të mëlçisë

9 Mars 2018, 11:50Sociale TEMA

Nivelet e larta të vitaminës D në gjak mund të zvogëlojnë kancerin.

Studiuesit japonezë arritën në përfundimin se nivelet e larta të “vitaminës së diellit” lidhen me 50% më pak rrezik për t’u prekur nga kanceri i mëlçisë.

Rreziku i përgjithshëm i kancerit është 20% më i ulët, rezultate që u vunë re më shumë te meshkujt.

Studiuesit monitoruan të dhënat e 33 736 personave të të dy gjinive dhe moshave që varionin nga 40 deri në 69 vjeç.

Studiuesit vëzhguan historinë e tyre mjekësore, dietën dhe stilin e jetesës.

Po ashtu, atyre iu mor një kampion gjaku për të parë nivelin e vitaminës D.

Më pas, këta individë u monitoruan për 16 vjet në lidhje me prekjen nga kanceri.

Gjatë vëzhgimit disavjeçar u regjistruan 3 301 raste të tilla.

Studiuesit gjetën se ka një rrezik më të ulët për kancer të mëlçisë te personat që kishin nivele të larta të vitaminës D në gjak, rezultate që duken akoma më premtuese te meshkujt.

Megjithatë, studiuesit thonë se mund të ketë një “tavan” kur është fjala për përfitimet nga vitamina D.

Kjo do të thotë se pas një niveli të caktuar, ato zhduken.

Përfundimet e këtij studimi përforcojnë studime të mëparshme të kryera në Europë dhe Amerikë.

Ky është studimi i parë i kësaj natyre në Azi.

Efektet pozitive të vitaminës D në organizëm njihen prej kohësh.

P.sh, një dozë ditore e vitaminës D mund të lehtësojë simptomat e sindromës së zorrës së irrituar.

Po ashtu, ajo luan rol pozitiv në humor, përmirëson gjendjen e ankthit dhe depresionit.

Një studim i kryer vitin e kaluar zbuloi se vitamina D mund të parandalojë sëmundjet inflamatore si artriti reumatoid.

Përgatiti: Gazmira Sokoli 

2 komente në “Studimi: “Vitamina e mrekullive” përgjysmon rrezikun e kancerit të mëlçisë”

  1. beni says:

    Ka shum që nuk ja dini vlerën?
    Një femër me diagnoze te kancerit në gji do t’i rekomandoja një dozë të lartë të ksaj vitaminë se sa qimotarapi?
    Persona me depresion të lartë bëjn mir qe të dozohhen me dozë të lartë,pa pasur frikë,efektet për 40dit do të jenë efektive?
    Organet nuk kryejn funksionin e duhur kur u mungon vitamina d dhe fillon e dhjamosja e mëlçisë deri në dy cerozee!

  2. Aleksander says:

    Faleminderit per gjithçka shkruani,por, ku gjindet kjo vitamine ? Ne cilat ushqime ? A mos eshte vaji i peshkut ? Nuk jemi te gjithe specialiste ndaj eshte e nevojshme te na jepen disa detaje me shume .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ラブドール

    ラブドール ミニ これは、すべてのインターネットユーザーに有利な素晴らしい文章です。彼らはそれから利益を得るだろうと私は確信している。

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール販売

      axb ラブドール XS DOLLSからのニュースと勧誘:プロセスに機能的な参加をしてください!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje