Bashën po e braktisin bashkëpunëtorët në korrupsion. Pas Fazlliçit, do i bëjë dalje dhe Berisha

10 Mars 2018, 19:54Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Pas publikimit të skandalit që revista amerikane Mather Jones nxori për Lulzim Bashën.

Kanë filluar shmangiet e para.

Bashën po e lënë bashkëpunëtorët e korrupsionit.

I pari e la serbo-boshnjaku Damir Fazlliç, domethënë: Demir Faslliu.

Po, shenjat janë që, ashtu siç u distancua Fazlliçi, nga Basha do të distancohet dhe vetë Saliu.

Po, pse do të distancohet Berisha prej Bashës? Sepse marrëveshjen sekrete kuptohet që e ka firmosur Basha.

Atëherë logjika është kjo: Basha do të digjet për të shpëtuar Saliun; se është e kuptueshme që Basha domosdoshmërisht në këtë rast ka qenë nën urdhërat e Saliut.

Çfarë do të sjellë kjo?

Në fakt ky do të jetë fillimi i tragjedisë së korrupsionit të djathtë, por edhe fillimi i komedisë që do të ndjekin shqiptarët duke qeshur me abuzuesit e tyre. Por duhet theksuar se kjo njëherësh ka të bëjë edhe me frikën e Edi Ramës, se ky, nuk mund të ketë më shpresë për bllokimin e Reformës në Drejtësi.

Po korrupsionit të majtë, kur do t’i fillojë tragjedia?

Nëse Mather Jones do të publikojë edhe skandalet financiare të Edi Ramës, atëherë goditja penale në krerët, majtas dhe djathtas, do të jetë e njëjtë.

Po kjo nuk do të thotë që gjithçka do të pritet vetëm nga revista Mather Jones, sepse afërmendsh që ka edhe investigime të tjera që mund dhe duhet t’i ekspozojnë skandalet financiare të lidershipit politik shqiptar.

Si pasojë e kësaj dhe të fakteve korruptive që dihen, goditja penale duhet të jetë e njëkohëshme në të dy krahët e politikës.

Dhe sigurisht që kjo do të jetë masa më e drejtë në besueshmërinë që duhet të fitohet kundrejt opinionit publik shqiptar.

Gjithsesi, tani kuptohet se koha ka hyrë në një stad të ri antikorrupsion: po fillojnë ekspozimet faktike të skandaleve financiare, por edhe antikombëtare.

Në të vërtetë, duhet të kuptohemi: skandali i fundit i marrëveshjes së Bashës me agjensitë ruse, është identik si edhe rastet historikë të liderëve shqiptarë me Beogradin, gjithmonë në kundërshtim me interesin kombëtar shqiptar.

Pse, a ka njëri sot me pak mend në kokë që të mos e kuptojë që angazhimi i Rusisë për Bashën dhe Berishën është angazhimi i këtyre të dyve që ta kalojnë Shqipërinë drejt interesit rus?

Dhe po ta mendosh disi më thellë, e kupton qartë se gjithçka është bërë për të shkatërruar çdo të drejtë që kanë marrë shqiptarët deri tani nga pushtuesit sllavë të territoreve shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Por gjithçka ama, për të shpëtuar nga rreziku që po iu vjen prej reformës antikorrupsion.

E kuptoni se me çfarë individësh kemi të bëjmë? Me njerëz që po kërkojnë që t’i shpëtojnë ndëshkimit të tyre si të implikuar në korrupsion, duke shkatërruar gjithçka të arritur për të drejtat e dhunuara të shqiptarëve, deri me genocid antishqiptar.

E gjithë kjo ka vetëm një konkluzion: likuidimi i kësaj bande antikombëtare duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

12 komente në “Bashën po e braktisin bashkëpunëtorët në korrupsion. Pas Fazlliçit, do i bëjë dalje dhe Berisha”

  1. Kombi says:

    BASHA ESHTE BUDALLA , 100% K UFDHERUAR NGA BERISHA MORI NJE TAKIM ME MBASADORIN RUS DHE JA KU I DOLI TYMI I ZI NGA OXHAKU I SHQUPIT TE DHJERE . BASHA SI IDIOT NUK KUPTON ROLIN E MADH, QE KA AMERIKA NE SHQIPERI , NGA HALLI I MADH PER TI SHPETUAR DREJTESISE, JANE GATI TE SHESIN SHQIPERINE ,QE TE SHPETOJNE LEKUREN E TYRE TE DAMKOSUR MD 100 VULA TE ZEZA .
    UROJ QE SHQIPERIA E VUAJTUR SHUME , HALLEMADHE ,TE SHPETOJ NGA KETA MATRAPAZE TE FELLIQUR .

    1. Fisnik says:

      Taku , shko pi ilacet.se ja ba ma kec se Erjon Papagalus Brace apo ai Palla.

  2. Magnum says:

    Berisha perdori dhe hodhi si lecka qe nga Hajdari, Selami, Topi e shume te tjere e deri tek Llalla i fundit. Tani e ka rradhen ky teveqeli.
    Berisha shurroi mbi Enverin qe e mori nga shpellat, e ushqeu, e shkolloi, e martoi, e futi ne shtepine e tij, i dha teseren e PPSHse dhe pushtet e jo me mbi kete idiot.
    E ka lene te fundit. Nderkohe i ka filluar intrigat dhe i ka hapur arkivolin.
    Por dhe Saliut skane per ti lene as femije gjalle dhe as varr. Muhabet qensh qe shqyhen njeri me tjetrin.

  3. BE dhe NON EU Al- bania says:

    Shkoni o karagjozat e Shqiperise.Mos u merrni me thashtetheme po beni reformen ne drejtesi ose “vetingun” e peshkaqeneve njehere.

    Nuk ka drejtesi po nuk iu konfiskua pasuria ketyre krokodilave:
    Sali
    Rama
    Meta
    Basha
    T Palla
    Brace
    Ruci
    Nishani
    Ruli
    Bode
    Dosha e Kodosha
    etj etj

  4. Landi says:

    Ti ,po te ishte jurist do prism e rezultatin e hetimit.
    Po ti nuk je, ashtu sikur nuk je intelektual, sikur se nuk je I ditur.
    Ti je arma me e kamufluar e Rames. Je nje jocker.

  5. gjyqi i Hages says:

    DJALI I KIÇO NGJELES E VERA POJANIT NOMEKLATURE E BIROSE POLITIKE PO TI SA KE VJEDHUR DHE PERSE JE PAGUAR KETO 28 VJET SI ISH MINISTER I ÇDREJTESISE….TE PRET PRAPE BURGU SI ISH BLLOKMEN I VJETER E BLLOKMEN I RI….

  6. Lumi A says:

    Pajtohem me fjaline e fundit I nderuar avokat. Por LSI, nenen e shum te zezave pse nuk e permend?

  7. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Lere Ramen, o Taku, se u bere gazi i botes…Perroi yt psiqik tashme s’ mund te ndalet. Ato qe enderron naten, i hedh ne leter diten. Je komplet i çmendur…

  8. alphade says:

    Spartak ! Me fal per vulgaritetin por ja ke fut pordhes,ku vendos ne nje plan:
    Berishen, Bashen dhe. Ramen. Ja pse e them kete:
    Se pari ke “harruar” nje ” Peshkaqen” qe zor se ja gjen shokun dhe ky eshte
    duke mos bere rrethqarkullime por duke i rene drejt : Ky eshte Ilir Meta,Flo-
    rir qe ju,zoti Spartak e permend nga ndonje here por prej zoti. Pse- ne nuk
    e di por ma do mendja Ty ,me qe nuk te ze vettingu e ke henger edhe Ti ,nga
    ajo “corba”, ruajna zot se mos je mikluar nga presidenti aktual qe eshte po aq
    i korruptuar ,ne mos me shume se sa ato qe permend Ti me lart. Pervec kesaj
    Z. Meta keto dite ka vene ne dyshim edhe problemin Llalla qe akuzohet direkt
    nga SHBA-ja dhe t’i kundervihesh Amerikes kur ajo me fakte e ka gremisur Lla-
    llen duhet te kesh “kellqe” te forta . Pikerisht kete po ben presidenti yne , po
    tregon “gjoksin” dhe kujt Amerikes !?
    Z. Spartak ,ke disa kohe qe e ke humb objektivitetin tend dhe kete une do ta
    ilustroj vetem me frazen e nje filosofi qe ju e njihni mire.Ai thoshte: ” Sikur
    aksiomat gjeometrike te preknin interesat e njerezve ,ata do t’i pergenjeshtro-
    nin ” ! Kjo vlen edhe per Ty,zoti Avokat.

  9. Alban.ny says:

    Spartak, Mother Jones ka fatkeqesine qe komentohet nga nje mother f****r si puna jote.
    Mbase Edi Rama ka njemijeenje kusure, por kur thua se ER s’do te kete me shprese per bllokimin e reformes ne drejtesi, jo vetem je i pabesueshem, por konfirmon dashakeqesine tende dhe ate qe te thone shumë komentues se lepuri fle tek fakti qe ER nuk te beri minister.
    Nje burë( jo burrë) , qe e shet shpirtin dhe oratorine per pak pushtet, meriton perbuzjen. Dhe mos harro qe te njejten gje ke bere edhe kur te vuri SB kandidat per Tiranen. E kam parasysh si i perdridhje duart dhe belin duke folur ne TV e thoshe “Une kam mbeshtetjen e z.SB dhe kjo eshte nje gje e jashtezakonshme “ etj., etj. Po sigurisht qe e kishe mbeshtetjen e tij kur bashke me Spartakun tjeter, Brahon,i sherbyet aq bukur per te mbuluar krimet e tij ne v.1997.
    E tani e perdredh fjalen dhe b****n e shpreh endrra me syhapur:”Nese Mother Jones do te botoje edhe skandalet financiare te ER…”.
    Spartak, Mother Jones eshte ne SHBA, ti je ne Shqiperi. Mendja ta do qe ti si politikan, jurist, opinionist etj., duhet te dish shume me teper per skandalet e ER. Pse nuk i publikon, pse nuk i denoncon, pse nuk i con dokumentat ne prokurori?
    Po mbete duke bere dërr dërr dërr.

  10. qazim says:

    I keqardhur per folklorizmin e shkrimeve te tua.Analiza amatoreske.

  11. kondi says:

    Bashen e te tjere i ka zene frika se mos pesojne fatin e ish agjentit rus ne Britani, nese terhiqet nga marreveshja me ata qe e kane futur ne loje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje