Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, u shpreh pas fitores më Luftëtarin se ky tre pikësh ishte shumë e rëndësishme për ecurinë drejt Europës.
Ai theksoi se e rëndësishme ishte të merreshin tre pikë ndaj një rivali të vështirë, ndërsa vlerësoi Bathën për golin e avantazhit.
“Dukej e thjeshtë, por fillimi ishte vërtetë i vështirë për ne. Në 10 minutat e para nuk ishin në ritmin që kërkonim, por ai gol i Bathës, që e ka bërë në skemë në stërvitje, ishet një gol sulmuesi race. Eksperienca na ndihmoi të dilnim në lojë. Puna që kemi bërë gjatë këtyre 5 ditëve nuk është e mjaftueshme, por skuadra u tregua mirë në kundërsulm.
Duhet t’i marrim të gjitha ndeshjet me radhë, luajmë me skuadër që rrezikon rënien nga kategoria. Luajmë pas pak ditësh, do të mundohemi që të punojmë defekte të vogla që u shfaqëm gjatë ndeshjes. Në minutat e para ishte e vështirë dhe nuk po impnonim lojën, dukej sikur po i përshtateshim ritmit të Luftëtarit, pas golit u bë më e lehtë. Duhet shumë punë për të arritur objektiva madhore, duhet edhe kohë.
Një skuadër të madhe e bën jo vetëm faza sulmuese, por edhe mbrojtëse. Sot neutralizuam nga krahët sulmet e Bregut dhe dubluam Abazajn. Kjo skuadër që të jetë e fortë duhet të bëjë mirë të dy fazat, më pas u bë më e lehtë dhe kemi humbur raste të tjera për të shënuar. Por është fitore e kënaqshme duke ditur shkallën e vështirësisë”, u shpreh Dalipi.
Ndërsa, trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, deklaroi:
“Kemi humbur për meritë të kundërshtarit dhe gabimeve tona. Në golin e dytë gaboi shumë edhe portieri dhe kjo vendosi ndeshjen.
Luftëtari e ka qarkulluar lojën, por nuk kemi qenë të rrezikshëm përpara portës. Kampionati është i gjatë dhe duhet të jemi të kujdesshëm, sidomos sa i përket ndeshjeve në shtëpi. Kjo duhet të fillojë që nga ndeshja me Kukësin.
Sigurisht mungesa e Shkurtaj ndihet, por ky ekip ka luajtur edhe pa Bathën. Nuk ndikon shumë axhenda e ngjeshur në rezultate. Tashmë duhet të fitojmë sa më tepër për t’iu shkëputur momentit të keq që jemi gjendur. Rezultatet e mira kanë krijuar edhe iluzionin e Europës, por objektivi i parë ka qenë mbijetesa”, tha Lika.