DOSSIER: Harta e 1456, e vërteta për flamurin e Skënderbeut

12 Mars 2018, 10:03Dossier TEMA

Nga Moikom Zeqo

1-Flamuri

Flamuri i Skënderbeut është një subjekt kryesor i skënderbeologjisë.

Dijetarët kanë shkruar mbi këtë flamur, por saktësia dhe akribia shkencore ka lënë shpesh për të dëshiruar.

Megjithatë, ne kemi patur një përfytyrim për flamurin e Skënderbeut, bazuar tek stema e tij, që paraqet shqiponjën dykrerëshe, pa kurorë mbretërore mbi kokat, që ka sipër yllin gjashtëcepësh si dhe inicialet latine D.AL. d.m.th. ‚Dominus Albaniae‘ (Zoti i Shqipërisë).

2.Ajo që dihet

Stema, më saktësisht vula e madhe e kancelarisë së Kastriotit, ruan elemente të flamurit të tij, por nuk mund të jetë kurrsesi identike me flamurin.

Flamuri i Skënderbeut është përshkruar nga disa autorë.

Anonimi i Tivarit, në vitin 1480 (i cituar prej Biemit, fq. 23) thotë: “L’insegna di Skander begh era un’ aquila negra distinta in dua teste sopra campo rosso” (Flamuri i Skënderbeut ishte me një shqiponjë të zezë me dy krerë në një shesh të kuq).

Marin Barleti, 1508 (fleta XV), thotë „Rubea vexilla nigris et bicipitibus distancta aquilis gerebat Scanderbegus“. (Flamur i kuq i Skënderbeut me një shqiponjë të zezë dykrerëshe).

Të gjithë autorët, që janë bazuar te Barleti përmendin të njëjtën gjë.

Tekstin latinisht të Barletit e përmend edhe Frang Bardhi, shumë më parë, se sa ta vëzhgonte dhe ta vinte në reliev pasazhin shkrimor të Barletit.

Faik Konica, i cili do ta trumbetonte si zbulim dhe duke patur argumente të shkruara, por jo argumente figurative, vizuale, të pikturuara, do të bënte një riprodhim të përafërt të flamurit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, për ta botuar te revista « Albania ».

3.Por si ka qenë me të vërtetë, në mënyrë autentike flamuri i Skënderbeut ?

Rafigurimi i shqiponjës dykrerëshe me Yllin e Davidit në vulën e madhe nuk është autentik me flamurin.

Fjala vjen, Barleti nuk e përmend asnjëherë faktin, se mbi shqiponjën dykrerëshe është Ylli i Davidit.

Një fakt tjetër substancial është se shqiponja dykrerëshe e Skënderbeut nuk ka patur asnjëherë kurora mbretërore, sepse dihet, që Skënderbeu nuk e pati asnjëherë titullin e Mbretit të Shqipërisë.

Titulli i Skënderbeut qe civil dhe thjesht ‘Dominus Albaniae’. Ky fakt nuk mund të anashkalohet.

Para disa kohësh, në zyrën time në Muzeun Historik Kombëtar, erdhi dijetari dhe piktori i njohur nga Kosova, prof. Shyqri Nimani. Në vitin 1996, Nimani, kish botuar librin album në Prishtinë, me titull « Trojet shqiptare në harta dhe stema ». Këtë botim, unë e kam patur prej kohësh në duar, por u desh ta rilexoj tani më me vëmendje, për t’u befasuar dhe entuziazmuar nga zbulimi i jashtëzakonshëm.

Autorësia e këtij zbulimi i takon padyshim mikut tim të nderuar, prof. Shyqri Nimani.

4.Zbulimi i Nimanit

Në botimin e tij Nimani tregon se, gjatë vitit 1980, gjatë një udhëtimi në SHBA, pa ekspozitën e madhe « ART & CARTOGRAPHY » në qytetin e Çikagos, organizuar nga The Newberry Library, ku qenë ekspozuar harta unikale (manuskripte), tepër të rralla dhe absolutisht shumë të rëndësishme.

Aty qe ekspozuar edhe « Harta Portollane e Mesdheut » e vitit 1456, një manuscript i pikturuar në pergamenë, pronë arkivore e bibliotekës dhe Newberry Library në Chikago – koleksion i Edward E.Ayer-it, nr.3.

Harta ka shënimin : « Petrus Roselli compossuit hanc cartam in civitate majori carum anno domini MCCCLVI ».

Kjo hartë portollane është pikturuar me dorë, sipas traditës së navigatorëve, që e kanë përdorur këtë teknikë, të paktën, që nga fillimi i shek. XIV. Siç shihet harta e Rosellit, mban vitin 1456, kur Skënderbeu ishte në kulmin e famës së tij, krejt i gjallë, sepse ai vdiq 12 vjet më vonë, më 1468.

Harta nuk është e dimensionit të madh, ajo përqendrohet në Detin e Mesdheut dhe në Detin e Zi, tregon bregdetin evropian nga Danimarka, ishujt britanikë deri tek Skotlanda Jugore, bregun veriperëndimor të Afrikës, ishujt Kanare, Medeeirën dhe ishujt Azore në Oqeanin Atlantik.

Kjo hartë përfaqëson maksimumin e njohjes gjeografike të botës, përpara zbulimit të Amerikës nga Kristofor Kolombi më 1492.

Harta në fjalë ka një saktësi të madhe të parametrave gjeografikë, sidomos të kontinentit evropian, por informacioni i hartës është shumë më i madh, aty janë shënuar emrat e vendeve dhe të qyteteve kryesore dhe 41 flamuj të shteteve evropiane, më 1456.

E jashtëzakonshmja dhe e papritura për ne shqiptarët është se pikërisht në figurën gjeometrike, gadishullore të Shqipërisë, është vizatuar edhe flamuri i Skënderbeut.

Flamuri shqiptar i Kastriotëve ka kështu një njohje ndërkombëtare, është njësoj si në OKB-në e sotme.

Gjëja e parë është vendosja figurative e të gjithë flamurëve të shteteve të njohur dhe pjesëmarrëse të OKB.

Të tillë vlerë juridike, ndërkombëtare ka dhe vendosja dhe rafigurimi i flamurit të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Prof. Shyqyri Nimani e ka botuar të plotë hartën e vitit 1456 në faqen 55, tabela 14.

Flamuri është në formë katërkëndëshe, i vendosur në një shtizë vertikale, mbi figurën qëndrore të Shqipërisë, d.m.th. mbi qytetin e Krujës.

Katërkëndëshi i fushës së flamurit është krejt i hapur në krahun e majtë për shikuesit.

Flamuri ka një majë të vogël mbi shtizën vertikale. Duket qartë në të figura e shqiponjës dykrerëshe, por pa Yllin e Davidit.

Nimani, që e ka parë me sytë e tij këtë fakt, tregon se fusha e flamurit qe e verdhë e (e artë), kurse shqiponja dykrerëshe e kuqe.

Pse vallë kjo shqiponjë titullare e flamurit jepet e kuqe dhe jo e zezë ?

Mos vallë dëshmia e Marin Barletit, në librin e tij për Skënderbeun, që e botoi në vitet 1508-1510, gati 140 pas vdekjes së Skënderbeut duhet marrë me rezervë ?

Ku qëndron e vërteta ?

5.Dilemat

Pse në kohën kur ishte vetë gjallë Skënderbeu, flamuri i tij i njohur ndërkombëtarisht jepet në një fushë të verdhë (të artë) dhe me shqiponjë të kuqe dykrerëshe ?

Për çdo shkencëtar serioz, këtu ka një pikëpyetje shqetësuese, që kërkon një përgjigje të vërtetë dhe të argumentuar.

Aq më tepër që substanca e kësaj pyetjeje bëhet më e fortë kur dimë tashmë se në absidën e Kishës së Shën Andonit, në Kepin e Rodonit, ku ka qenë rezidenca dhe kështjella e Skënderbeut është zbuluar pikërisht një shqiponjë dykrerëshe e kuqe.

Afresku i kuq i shqiponjës dykrerëshe të Rodonit është bërë përpara vdekjes së Skënderbeut më 1468.

Kjo shqiponjë nuk është bërë rastësisht e kuqe. Pra shqiponja e Skënderbeut nuk është e zezë.

Shqiponjën e kuqe të Rodonit, Skënderbeu e ka parë me sytë e tij, askush nuk do mundte dot, ta bënte ngjyrën e shqiponjës ndryshe, nga ç’ishte ngjyra e vërtetë e saj, sepse këtu kemi të bëjmë me autoritetin shtetëror të vetë Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Problemi shkencor lidhet me dy përmasa : përmasa e parë ka të bëjë me dy fakte historikisht autentike, që në të gjallë të Skënderbeut, me faktin e hartë së vitit 1456 dhe me faktin e afreskut të kuq të shqiponjës dykrenore të Rodonit, gjithashtu, autentike.

Përmasa e dytë ka të bëjë me një dokument shkrimor të përpiluar nga Barleti 140 vjet më vonë, pasi kish vdekur vetë Skënderbeu.

Të gjithë, papërjashtim, kanë besuar dëshminë shkrimore të Marin Barletit, pra, kanë besuar se shqiponja dykrerëshe është e zezë, në një fushë të kuqe.

Faktet që paraqesim në këtë shkrim tregojnë një ndryshim të rëndësishëm, del qartë se shqiponja dykrerëshe e Skënderbeut nuk ka qenë aspak e zezë, por ka qenë e kuqe.

Ta zëmë për një moment se piktori i hartës së 1456-ës, Roselli, ka përdorur në mënyrë të lirë rafigurimin e flamurit të Skënderbeut dhe për ta bërë më të lexueshëm këtë flamur e ka bërë shqiponjën dykrerëshe të kuqe në një fushë të verdhë (e artë).

Por, nëse ky fakt, do të qe i vetmuar, mund ta përdornim si një alibi figurative.

Por, është pikërisht zbulimi në afresk i shqiponjës dykrerëshe të kuqe të Kepit të Rodonit, që nuk na lejon më, të flasim për një alibi të piktorit hartograf, apo për një rastësi vetmitare.

Për shkak të akribisë shkencore dhe të kriticizmit shkencor, jam i detyruar të shpreh publikisht tezën, se përfytyrimi i flamurit të Skënderbeut duhet të ketë qenë ndryshe në realitet, pra, shqiponja dykrerëshe për shkak të fakteve të mësipërme, do të ketë qenë e kuqe.

6.Teza e debatit

Dëshmia e Barletit nuk është ajo e një dëshmitari okular, por është një dëshmi e metomorfizuar, gati një shekull e gjysëm më vonë.

Mendoj, që Barleti duhet shikuar me rezervë,jo me absolutizem  në këtë pikë kryesore. Pse?

Sepse dihet që edhe vetë stema e Kastriotëve është ndryshuar, është mbingarkuar me kurorat mbretërore, se trashëgimtarët e familjes së Kastriotëve, për shkak të titujve që kanë marrë më vonë, i kanë shtuar atribute të tjera stemës së thjeshtë, civile, dhe autentike të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Dihet gjithashtu edhe mbishkresat, sajimet fantastike të heraldikave të para, gjë që, ka qenë një modë, por dhe pasojë e falsifikimeve të pafundme nga pasardhësit.

Kështu një stemë, që i atribuohet Kastriotëve, e botuar nga Dr.Lucia Nadin në librin “Venecia dhe Shqipëria”: “Gjurmë të lidhjeve antike”, Venecie, 1995, fq.6, që ndodhet në një dorëshkrim italian në Biblioteka Marciane, shqiponja dykrerëshe e Skënderbeut, paraqitet e artë mbi një fushë gjysëm të kuqe dhe sejcila kokë e shqiponjave ka një trëndafil të artë, si dhe një të kuq.

Mbi kokat e shqiponjave janë dhe kurorat mbretërore.

Dijetari kritiist nuk mund të bazohet në dëshmi të vona dhe të transformuara.

Harta e Petro Rosellit e vitit 1456, është si të thuash një njohje ndërkombëtare, për paraqitjen figurative të flamurit të Skënderbeut.

Afresku i shqiponjës dykrerëshe të kuqe i Rodonit, vërteton diçka të brendshme, pikërisht brenda kështjellës rezidenciale të vetë Gjergj Kastriotit.

Është tjetër gjë të themi se për shkak të traditës mbi 5 shekullore ne tashmë kemi botërisht flamurin kombëtar me fushën e kuqe dhe shqiponjën dykrerëshe të zezë.

Askush nuk ka ndërmend që ta ndryshojë tashmë këtë gjë, sepse dhe tradita duhet respektuar, qoftë dhe si konvencionalitet. Por, askush nuk i heq të drejtën e dyshimit dhe saktësimit shkencor dijetarëve, që kanë kult vetëm të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Dy dëshmitë autentikë, që trajtuam në këtë shkrim tregojnë pa mëdyshje se flamuri i Skënderbeut ka qenë ndryshe, pra në një fushë të verdhë (të artë) dhe me shqiponjën dykrerëshe të kuqe.

Duke thënë këtë, mendojmë se nuk bëjmë një blasfemi, por bëjmë një saktësim.

Megjithatë e drejta e debatit shkencor është një e drejtë e hapur për të gjithë dhe unë do të pranoja me dëshirë dhe me ndërgjegje çdo kundërshtim të arsyeshëm, por ama me argumente autentikë.(Dita)

21 komente në “DOSSIER: Harta e 1456, e vërteta për flamurin e Skënderbeut”

  1. neutrino says:

    Kur do kthehet mendja e ndritur o shkencetare qe mos ta quani me Skenderbe, por Gjergj Kastrioti

    1. Cimi says:

      Nese i hiqet emri Skenderbe i bie dhe titulli . Behet nje emer i thjesht . Pa titullin vetem me emrin Gjergj. Te len pershtypjen e nje kooperativisti ose bujkrobi.

      1. ehhh says:

        Gjergji i Madh o Cimiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

  2. Bazarhesap says:

    O Moikom mavria te ka ngele sahati te kongresi 6 i PPSH!!!!

    1. F. K says:

      Dhe unë budallai kujtova se bazarhesap kishte rënë shahid në së Siri, ja ku është gjallë e shëndoshë sapo del fjala skenderbe,, edhe mbas 500 vite h a koma ju djeg

  3. loku says:

    Flamur Bizantin.

  4. toni says:

    Qellimi i shkrimit eshte te specifikoni se Skenderbeu nuk eshte mbret sepse shqiponjat jane pa kurore dhe kemgulni se ylli eshte i “davidit”!! Shkrimi eshte ne te njejten linje me beogradin dhe vatikanin por i mirfsehur, me nje gje jam dakort me ju se Skenderbeu nuk ishte mbret i shqptareve por IMPERATORE(perandor) i BT(bizantit) te dominuar nga arberit.

  5. Jak Boston says:

    Mendim.
    Flamuri i Kastriotit mund te kete qene i verdhe dhe me shqiponje te kuqe, kjo s’me habit fare.
    Po Kastrioti nuk luftoi i vetem, por beri bashkimin e principatave shqiptare dhe vete ishte kryeprinc.
    Pastaj te mos harrojme qe pas vdekjes se Gjergj Kastriotit shqiptaret e vazhduan luften edhe per shume vite te tjera me vone nen drejtimin e Lek Dukagjinit. Tani shtrohet pyetja se si ka qene flamuri i Dukagjinit? Mbase me marrjen e drejtimit nga Lek Dukagjini eshte bere dhe ndryshimi i flamurit.
    Me habit fakti qe ata qe e mbajne veten per dijetare nuk e shtrojne kete teze. Mbase flamuri i sotem eshte flamur kompromisi mes princerve qe vazdhuan luften pas vdekjes se Kastriotit.
    Lek Dukagjini eshte po aq i famshem sa Gjergj Kastrioti, pasi na ka lene trashegim Kanunin e Lek Dukagjinit. Ngelen shume gjera per tu eksploruar dhe duhet te eksplorohen.
    Sa per teorine se flamuri eshte bere tradite une mendoj se na duhet e verteta me shume se sa nje tradite e rrejshme.

    1. loku says:

      Lek Dukagjini a Kacaku i Pabese qe Vrau Princin Lek Zaharia per nje Grua?

  6. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    pra symbol kristian,shqiponje e kuqe mbi fushe ari e jo benevrek turkoshakesh me korrak te zi ne mes si bayrak-u i sulltan muratit………………..!

  7. Moisi Golemi says:

    Shqiponja e kuqe e Kalase se Rodonit i perket nje periudhe pak me te hershme se Skenderbeut.

  8. Cimi says:

    Eshte injorance me u marr akoma me kete tipin qe te huajt na e serviren si hero kombetar. Peradoria Osmane ja hoqi morrat qe kishte zene maleve duke kullot bagtite. E shkolloj e ushqeu e veshmbathi. E gradoj sipas vlerave qe ai fitoj. Fale shkollimit qe perandoria ja dha. Dhe ne fund e tradhetoj duke u shitur tek kryqezatat per ca para te qelbura.Nderkohe qe ka pas me qindra shqiptare te tjere shume here me te zot e te mencur se ky. Me grada edhe me te larta. Dhe mbahen sekret nga historianet tane. Sepse do ti binte vlera ketij tocit.

    1. nardi says:

      Turk muti!
      Skenderbeu konsiderohet si nje nder 5 strateget me te medhenj te historise se njerzimit.

      1. Cimi says:

        @Nardi. Turk muti je ti qe nuk kupton shqip. Ti nuk e kupton qe thjesht ke konfirmuar ate qe kam thene une. Vetem se ke shtuar nje nr 5. Se ku e ke gjet 5-n nuk e di. Por nese eshte e vertet 5 qind here turp per ate. Se mos ishin shqiptaret pjese e perandorise Osmane ai duke kullot lopen do ta shtynte jeten.

    2. Poli says:

      Kush janë ata shqiptarë me grada të larta or taj, na sill ndonjë emër që po na I kërkon heronjte me uniformë osmane

  9. 17nentori says:

    Deshmi okulare me dokument nuk ka asnjeri, as flamuri i verdhe dhe as i kuq.
    Te gjithe me hamendje i qasen, sikur e dine dhe i vijne rrotull anes e anes nga nje teori ne tjetren.
    Duan te qisin qe demek Skenderbeu ka perfaqesuar nje komb dhe nje flamur kur e verteta eshte se ne ate kohe nuk ka pasur kombe por principata dhe perandorira. Italianet kishin nje dyzine principata me flamujt e tyre, turqit kishin flamuj me ngjyra te ndryshme. Natyrisht po qe se turqit marshonin me flamur me sfond te kuq, ky kapedani yne zgjidhte nje me nje fond tjeter… si puna e fanellave to futbollit dhe qe mos te ngaterroheshin ne fushe!

  10. ne Shqiptaret ishim Shtete ne kohen e trimit Gjergj Kastrioti.
    Stemat kombetare dhe flamuri me keshtjellen si pallat qeverie, eshhte Shtete.
    edhe sot nje shtet nuk ka me teper si stemat flamurin dhe presidencen.
    pra perrallat turko serbo greke qe mundohen ta falcifikojn historin shqiptate kane vleren e nje pordbe, por ne shqiptaret ishim forca nr 1 ne ballkan me 35000 km2 territore e nje populle te madhe.

  11. edhe une e kame si ide ta hjekum nofket e pushtuesit skenderbeg, dhe tja dhejm titullin e merituar.Gjeberal Gjergj Kastrioti Albane.

    1. spaçiatore says:

      Mos e perzie me ato “sintetiket” … mere te paster plako se te japin haluçinacione !!!! Blije me shtrenjte por ji i sigurte nga shendeti mendor … tani ne tregun e Zvicres ka lloj e lloj “stimulantesh” qe nuk keshillohen sidomos per ju qe vini nga ballkani !!!!

  12. edhe une e kame si ide tja hjekum nofket e pushtuesit skenderbeg, dhe tja dhejm titullin e merituar.Gjeneral Gjergj Kastrioti Albane.

  13. Agron Luka says:

    Agron Luka
    Është vetëm një flamur portulan, flamur detar i Principatës së Kastriotëve. Kjo Principatë siguroi një dalje në det duke ia marrë Misinë dhe Rodonin Balshiçëve. Ka dokumente që flota dhe rojet portuale në Rodon kanë konfiskuar edhe anije të huajs me ngarkesa. Në port kishte anije të ankoruara në gadishmëri për ruajtjen e Skënderbeut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje