Shtëpia e re e aktrimit është konceptuar të jetë si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art. Projekti i prezantuar nga një studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën. Projekti gjithashtu garanton një akses të këmbësorëve që udhëtojnë nga rr. “Sermedin Said Toptani” në rrugën paralelë me të.
Hyrja kryesore në teatër është e mundur përmes shëtitores “Murat Toptani”, ndërsa hapësira e sheshit publik në nivelin përdhes, siguron hyrje të mbuluar në teatër, së bashku me hapësirën publike për mbledhje, ose argëtim. Godina është organizuar me dy pjesë, ku njëra i është dedikuar tërësisht administratës dhe aktorëve dhe pjesa tjetër publikut. Të dyja pjesët duket se ndërveprojnë mes tyre nëpërmjet sallës së madhe të teatrit si dhe dy sallave Black Box që janë kushtuar shfaqjeve. Duke krijuar një tryptikë të vendtakimeve, bëhet e mundur që mekanizmi përpara godinës të jetë shumë i thjeshtuar. Godina është parashikuar si një makinë efikase, por poetike e teatrit. Të gjitha programet janë vendosur në mënyrë optimale në aspektin e funksionalitetit, ndërsa krijojnë një përvojë spektakolare për spektatorët në teatër.
Një hyrje e madhe ndahet midis tre sallave të performancës dhe nëse është e nevojshme, hapësirat mund të ndahen për shfaqje të shumta që ndodhin në të njëjtën kohë. Qarkullimi është gjithmonë i ndarë nga publiku. Punonjësit kanë akses nëpërmjet ashensorëve të tyre primarë dhe të mallrave, si edhe korridoreve private.
Personeli administrativ futet në godinë nëpërmjet parkingut ose nën harkun. Pasi të futen brenda, ata kanë bërthamat e tyre të qarkullimit. Zyrat administrative ndodhen në katet e sipërme pjesën veriore me pamje nga qyteti. Furnizimi dhe shërbimet mbështetëse ndodhin nëpërmjet ashensorit të mallrave dhe kanë rrugë të dedikuara për punëtorët, si dhe Black Box në verilindje.
Aktorët qëndrojnë në një ndërtesë të ngjashme me atë të personelit administrativ. Sapo të hyjnë brenda, ata kanë dhoma zhveshjeje dhe zona të tjera mbështetëse pranë auditorit. Rrugët e dedikuara sigurojnë që ata kurrë nuk kalojnë në zonat ku kalon publiku, kur udhëtojnë ndërmjet reparteve të ndryshme dhe hapësirave të teatrit.
Publiku hyn në ndërtesë nga niveli i tokës, ose nga fasada në anën jugore, ose nën hark. Biletaritë janë të rrethuara nga dy shkallët e mëdha, që të pranishmit t’i tërheqin në pjesën e hollit. Në atë nivel, vizitorët mund të vazhdojnë deri në shkallët në ulëset e ballkonit dhe në çati, ose të marrin shkallët alternative deri në ambientet e shërbimit.
Ndërkohë që hapësira në nivelin zero (kati përdhes) krijon një vend për argëtim joformal, ose për performancë të planifikuar publike. Hapësira në pjesën ballore të Shtëpisë i shërben drejtpërdrejtë hapësirës kryesore të auditorit, me akses në të dy sallat Black Box. Çatia gjithashtu ofron hapësira publike për shfaqje informale ose specifike dhe me pamje mbi Parkun e Besimit.
Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Më konkretisht do ketë një hapësirë prej 750 metra katror auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon.
Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila. Gjithashtu për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun.
Keshtu nuk e dum. Te mbetet si ka qene, ashtu si do Bujar Asqeriu me shoke. Teatri, rruget, ndertesa, stadiumet I kena pas mire. Te mbeten si duan “artistet e medhenj” te kohes se ndritur.
Bujar Asqeriun e njeh kushdo ne Shqiperi. Artistet jane artiste te medhenj a te vegjel qofshin. Nuk kane mbetur ata te vleresohen nga nje anonim qe fshihet pas kompjuterit. Si nuk te vjen turp kur kerkon te ulesh punen e tyre.
Do e japim dhe krye-mini-strin me koncension ppp sepse si artist i deshtuar,ndoshta nga koncesionari behet kryekar i afte.Robt te gjithe atyre qe drejtuan dhe vazhdojne te drejtojne qe nga viti 75.
me koncesion edhe ky?
STUDIOJA E TYRE KA SHUME PROJEKTE TE BUKURA.
//www.google.ca/search?q=Bjarke+Ingels+Group&newwindow=1&rlz=1C1CHWA_enCA623CA624&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjnza66pOfZAhVs2oMKHYJoCyEQ_AUICigB&biw=1280&bih=895#imgdii=4FCN7b3F4IQx_M:&imgrc=PPUh7RRk24vT9M:
NDERSA KJO JONA ESHTE TAMAM KATUNARCE. DHE PER ME TEPER MU NE ZEMREN E KRYEQYTETIT. EPO SHQIPERI HESAPI.
Dum BABËN, dum BABËN, o komentues, Lumi që të mori!
Ky eshte shteti antishqiptar i hajfuteve, i spiuneve, i tradhetareve, i rrugaceve, i psikopateve, i Azem Hajdarit qe u instalua ne Shqiperi nga UDB-ja serbe e Beogradit me ane te BANDES SE PD-se se Vicidolit.
Cfare projekti eshte ky teater keshtu si PALLAT,si MAGAZINE, si STALLE KUAJESH, domosdo se do vjedhin parat e popullit, si rruga e Kombit,si aeroporti i spiunit te Asfalise Fatos Nano, si guroret e hajdutit Ilir Floriri, si Stadiumi i futbollit vetem sa per kriminelet POLITIKAN, PUSHTETAT,GJYQTAR e PROKUROR me 5 mije vende vetem sa per KRIMINELET e Tiranes.
Do vij shpejt dita qe di jepni llogari, si dikur ish BEJLETER turko-shqiptar qe e paguan mure zullumin qe i bene popullit tone pese shekuj.
Tani e kuptova pse shqiperia nuk ka te kaluar, as histori, as arqitekture, as rruge, as qytete asnje gje prej gjeje, sepse te gjithe shqiptaret hiqen politikane, ekonomiste, arkitekte, inxhinjere, shkencetare, pra kjo ka bere te mundur, qe mos te bien kurre dakort per te bere diçka pozitive, mbasi çohej bariu i dhenve e thoshte; “po pse ore keshtu do ta beni ndertesen ju, jo ore, gje me te shemtuar nuk ka, e di une se si behet”, dhe arkitekti duhej te mbyllte gojen.
Pastaj u ngrit katunari i Macukllit e tha : jo or ti jo, une jam mbret ? ? ?
Kot e ke qe harxhon fryme dhe energji ne Tema..ketu jane mbledhur shumica e fshatarsise koperativiste brymosur me mesimet e PP.
O Ramadan ! Po çoje projektin tend ti per teatrin qe te konkuroje, nuk i dihet mbase eshte me i mire. U ngrit fati Shqiperise; si i vdekuri nga varri, mori rrugen e Azise; duke ikur si i marri. Dhe puna juaj; secili flet pas berihajt, kuptohet ashtu si ka mendjen, por doni nuk doni Shqiperia do eci perpara se mendjet e ndritura nuk e lene dot ne vend. Per çfare ishit dakort juve, per Lulishten tek Liqeni, per Sheshin Skenderbej, per Bulevardin e Ri, stadiumin Arena Kombtare …per çfare? A, edhe ky me konçension! Duhet nje diell tjeter qe tu ndriçoje mendjen njerzeve qe u ka rene erresira e urrejtjes, xhelozise dhe semundjes karrikes. Po ç’me duhet mua, mua me duhet te shkoj ne lulishte, te shkoj ne teater, te shkoj ne stadium dhe ti shijoj sa te kem jeten, per te tjerat sot pergjigjet tjeter kush, ose le te mos pergjigjet njeri fare. Duhet kuptuar dhe shijuar kjo jete pa cenuar te tjeret, pa i shfrytezuar dhe pa i injoruar. Konçesioni eshte nje borxh i shtetit dhe jo imi, une dua te jetoj normalisht. Ndokush edhe mund te pyes: po kush te le? Kete duhet te zgjidh ne fillim. Do me lere ai pushtet qe do me beje teatrin, stadiumin etj, ndersa ai qe ulurin per pushtet, ai e ka vendin ne shtrua te qenit.
O mendjendritur i politikes Shqiptare. Koncesioni eshte borxh i shtetit, por shteti eshte borxh publik. Cfare kusuri kane niperit r sterniperit e mij, qe te paguajne shtetin tend te falimentuar nga bastisja, per te mbushur xhepat e tu? Apo hajde mo se Shqiperi hesapi. Se ju e doni politiken per Shqiperine e Shqiperine per ta plackitur, sa te jeni aty ku jeni. Asgje nuk falet. Ato borxhet e shtetit do perkthehen ne taksa te reja e me te larta. Ne gjoba halldubce sa per te paguar interesat e borxhit. Ju e dini shume mire kete, por merni perqindjet nga keto afera e pastaj ja lini koncesionet kopanec publikut.
SHIKONI, EDHE NE KOHEN E HITLERIT ISHIN KU E KU ME TE BUKURA.
https://www.google.ca/search?q=HITLER+BUILDING+DESIGN&newwindow=1&rlz=1C1CHWA_enCA623CA624&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwi94qGVt-fZAhUSZKwKHfE5DygQ_AUICigB&biw=1280&bih=895
UNE PROTESTOJ.
PO JU A PROTESTONI?
UNE PROTESTOJ.
PO JU A PROTESTONI?
ku eshte Teatri se nuk shoh gje ??
Kjo kreature stonon 100% me arkitekturen e ndertesave qe e rrethojne, me ambjentin rrethues.
Personalisht nuk e pranoj kete dhunim te hapur qe po i behet trashegimise kulturore dhe arkitekturore prej Edi Rames dhe sherbyesve te tij besnike: ne qytetet tona, ne vecanti ne kryeqytet. Por qe edhe te injorohet hapur konkurenca per te zgjedhur projektin me te pranueshem per teatrin e ri, nga nje juri e percaktuar qe me pare, kjo eshte barbari ndaj cdo mendimi te qytetareve te Shqiperise, injorim i perdhunshem i mendimit te tyre.
Kete qe po ben Edi Rama do te vije dita kur aktoret qe e mbeshteten do te pendohen.
i shemtuar duket.
Ta gëzojnë “kutinë e konservave” aktorët dhe publiku shqiptar !
C’eshte kjo ndertese? Si vitrinat e Amsterdamit. Nuk ka asnje harmonizim me ndertesat perreth.
AI ISHTE SHUME ME I BUKUR SE KY QE DUKET SI GETO, GETO, GETO, GETO………………………….GETO.
TEATRI I VJETER ME I HIJSHEM SE GETOJA E PIKTORIT RAMA. MOS E UL VEHTEN KAQ POSHTE.
Kjo eshte ne vazhden e stadiumeve me pallat! Pse nuk behet nje konkurs per te zgjedhur nje ide fituese dhe nje projekt fitues, por merret ky qe e ka perzgjedhur lartmadheria e tij. Pastaj pse ky eshte me i liri per taksat e shtetit? Cila eshte pjesa e privatit ketu? Sa kate do jete kulla?
Me i shemtuar nuk behet. Edhe ai i perkohshmi prej kashte dhe aglash qe na mirepriti ne te ftohte e shi per 70 vjet eshte 100 here me i bukur.
E rendesishme eshte qe teatri mbetet ne vendin ku ka qene.U perfol se qender te Tiranes do behej nje Kulle,ja qe nuk eshte e vertete.Edhe ne qofte se ka patur te tilla ide,fakti qe shtepija e artisteve mbeti e tyre eshte fitore edhe per Edi Ramen.Persa I perket projektit qe po shoh nuk me pelqen,por une une jam thjeshte nje qytetar,u takon artisteve dhe njerzve te tjere te Kultures te thone fjalen e tyre,me qellim qe ndertimi i ri te mos stonoje me mjedisin per rreth dhe me traditen.
O harmonia e godinave, po ministrite I kane ndertu italiani para gati 90 vjetve, prap si ministri duhet bere ishte ne kombinim te plote me ministrite pra ashtu duhet?! Lerja ustallareve te mendojne ju mundohuni ta shijoni nga brenda….
e paskeni bere si parafabrikatet ke vorri bomit . as harqe ,as kollona, as basorelieve , as ,as … late nam . nuk shikoni qe para 80 vjetesh i benin me bukur godinat publike . na zhgenjyet .
Ku ka bere ndonje gje te sakte Edi Rama. Si basketbollist vetem faulla, si piktor zhgarravina e si politikan gjerat shihen. Mendje konfuze dhe e semure. Te rroje Fatos Nano e referenca Sorros per te, qe i dhane mundesine te mbushe xhepin, ne bordellon qe quhet politika Shqiptare. I vetmi kusht per te ishte qe te shkaterronte nga themelet cdo gje me vlere ne kete vend. Keta jane narsisistet e semure qe per pushtet e para, perdoren si vegla qorre kunder gjithckaje pozitive njerezore e harmonie me krijuesin. Mendja e tyre eshte e semure e shpirti sketerre. Zgjedhja e tyre. Do kene kohe te mesojne, se ne kete univers asgje nuk harrohet apo falet.
teatri ka formen dhe aromen e PORDHES se kryeministrit. po nuk ju pelqeu shkoni ne vende te tjera.
Te gjithe experte ne Shqiperi…??..! Me duket se jane te njejtet experte te kopshtit te lojrave te femijve te kodrat e liqenit…a ju dhj….a
Iiiiiiiii sa i shemtuar, si kuti shkrepse
Ne debatin e zhvilluar mbi Teatrin Kombetar, une kam qene me variantin e prishjes se karakatines rrenoje me pupulite, por tani qe shoh keto foto te projektit te teatrit, qe na qenkesh projektuar nga “arkitekti me i mire ne bote”, me ze tmerri dhe me hyjne te dridhurat, per kete shemti qe, se paku nga pamja e jashtme, nuk do i kishte hije as edhe magazinave te gabit: Nga pllakat e pupulitit- tek pllakat e eternitit. Dhe shemtia dhe te qenit “cheap” nga pamja e jashtme e teatrit, na jep nje informacion te mire dhe sigurine se sa “cheap” dhe i shemtuar do te jete teatri edhe nga brenda.
Ky vertet eshte nje skandal i pashembullt, nje hajdutllek i pashembullt i nje bande qe, ne emer te partneritetit te shpifur “shtet-privat”, jep nje gjerdan xhavahiresh ( vendi dhe pozicioni ne qender te qendres se Tiranes,bashke me kujtesen historike te nje nga emblemave te paperseriteshme artit shqiptar), per nje varese arixhinjsh te bere me teneqe, me xhingla dhe laskra dhe me eternite te flakur ne surrat nga privati, qe me siguri, ka dicka nen dore edhe per keta hovarda te thesareve publike te Tiranes.
Shoqeria civile e cdo ngjyre dhe krahu politik, duhet te ngrihet dhe t’i thote stop ketij maskarelleku dhe korrupsioni te nivelit te larte, qe cenon dhe fyen cdo ndjesi dhe parim mbi te cilen ngrihet bashkejetesa qytetare e nje qyteti dhe nje popoulli.
Une personalisht jam nje kritik i rrepte i opozites se sotme, kesaj opozite te shpifur, te korruptuar, hipokrite dhe kriminale. Une kam qene dhe jam kunder akuzave te shpifura te kesaj opozite kunder cdo aksioni apo nisme qeveritare, kunder llogjeve per qeveri te zgjedhur nga parate e droges dhe te lidhur me krimin, per shkopinjte ne rrota kunder qeverise ne luften e saj per te goditur cfaqje te shemtuar te nje shteti te trasheguarprimitiv ku tolerohej, dhe nxiteshin madje, ndertimet pa leje, vjedhjet apo mospagimet e energjise elktrike dhe ujit, kudrejtesia ishte nje fiksion dhe nje mjet per grabitje dhe dhune ndaj vete shtetit dhe qytetarit, e te tjera.
Por, kete radhe, per kete palo projekt teatri kombetar me eternite, une jam ne krahun e protestes qytetare dhe te cdo aksioni te opozites per ta ndaluar kete sakrilegj.
Une jam per nje hetim te prokurorise per termat e kesaj kontrate me privatin dhe per prapaskenat e saj.
Une jam per nje referendum per ta hedhur ne kosh kete plehre te pushtetit qe kujton se, meqe eshte zgjedhur me vota mirebesimi, mund te shkerdheje kete mirebesim si te jete nje prostitute semafori.
O mendjendritur i politikes Shqiptare. Koncesioni eshte borxh i shtetit, por shteti eshte borxh publik. Cfare kusuri kane niperit r sterniperit e mij, qe te paguajne shtetin tend te falimentuar nga bastisja, per te mbushur xhepat e tu? Apo hajde mo se Shqiperi hesapi. Se ju e doni politiken per Shqiperine e Shqiperine per ta plackitur, sa te jeni aty ku jeni. Asgje nuk falet. Ato borxhet e shtetit do perkthehen ne taksa te reja e me te larta. Ne gjoba halldubce sa per te paguar interesat e borxhit. Ju e dini shume mire kete, por merni perqindjet nga keto afera e pastaj ja lini koncesionet kopanec publikut.