Pasuria: E nisi me "duar në xhepa", sot Dritan Ginës vetëm ora i kushton mbi 10 mijë euro

13 Mars 2018, 17:50Politika TEMA

Dritan Gina, ish- kryeprokurori i Qarkut të Elbasanit në periudhën e “artë” kur Prokurorinë e Përgjithshme e drejtonte bashkëshortja e tij Rovena Gashi dhe Adriatik Llalla, mësohet se 15 vjet më parë ka qenë ndoshta një nga të vetmit zyrtar të shtetit shqiptar që nuk ka patur asgjë për të deklaruar.

As pasuri, as prona, as para, as sende me vlerë, as binzese apo gjëra të tjera që janë detyrim për ti shkruar në formularët e institucionit që në atë kohë quhej Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe i Kontrollit të pasurive.

Alpenews.al i zotëron të gjitha deklaratat e pasurisë së dorëzuara prej tij që nga vitit 2003 e deri më sot, sikundër edhe të bashkëshortes së tij Rovena Gashi. Gjenden shumë gjëra interesonte në to.

Por, ajo më e veçanta ndodhet në fletën e dytë.

Thjeshtë një faqe deklarimi bosh dhe një vizë diagonale si për të thënë që s’kam asgjë për të deklaruar. Si ajo fletë bosh janë edhe nja 6 a 7 të tjera, derisa shkohet në fund të deklarimit, në fletën nr.9 ku shkruhet se prokurori i Prokurorisë së Lushnjes në atë kohë Dritan Gina, kishte vetëm 185 mijë lekë për të deklaruar dhe nga ato, disa i kishte borxh, siç edhe shkruan në kolonën tjetër.

Pra 15 vjet më parë bashkëshorti i zonjë Gashi, ka qenë thjeshtë një prokuror me duar në xhepa.

Ndësa sot bashkëshrotja e tij, personazhi më i përfolur i medias për shkak se është në qendër të skandalit të mosdeklarimit të të paktën 16 pronave, një pallati në plazh, 14 apartamenteve tek Shkembi i Kavajës dhe i dy godinave biznesi, ku vetëm njëri është rreth 4000 metra katrorë ndërtim dhe 2000 metra tokë në një vlerë që i kalon 2 milionë eurot.

Kjo është metamorfoza që ka pësuar familja e çiftit më të përfolur të prokurorëve në Shqipëri.

Nga zero tek miliona eurot për të cilat ish- ministri i Drejtësisë tha se janë marë nga krimi i organizuar në kompensim të mbylljes së dosjeve për ta.

Por, mos ia hajmë hakun më kot: Të paktën 15 vjet më parë, ndryshe nga z. Gina, zonja Gashi siç u mësua nga një shkrim tjetër, atë kohë i kishte 10- 15 metra katrorë të një shtëpie 2+1 (i takonin 20% e saj) dhe shkonte në punë me një “Fiat Punto”.

Ndërsa sot, z. Gina sipas asaj që kanë shkruar gazetarët, vetëm një orë që mbante në dorë rastësisht ditën kur e kanë filmuar mediat, kushtonte 10 500 euro…

12 komente në “Pasuria: E nisi me “duar në xhepa”, sot Dritan Ginës vetëm ora i kushton mbi 10 mijë euro”

  1. Ollga Toronto says:

    Ky floke xheli tha se po hiqej padrejtesisht,dhe shtoj me tej “Shqiperi hesapi”,pra simbas tij vetem ai iahte i ndershem.Llalla,Gashi,Gina etj prokuror te emeruar nga Saliu-Meta duhet urgjentisht te vene para drejtesise.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @ Zonja Rovena!

      Me ç’a po shof, ky miku ktu,
      nuk boka as me lidh ushkurin
      ti taksirat e ke, të zuri që të zuri
      Dhallën e le apo të la, ndërro dhe burrin!

    2. shih e shkruaj says:

      kok mish, me mustaqe si macok por milioner

  2. Muzhaka says:

    Cfare shkolle ka z.Gina,se nga shkrimi duket me shkolle Plepash apo Kristali.

  3. Bajrom says:

    Tan gina eshte student magjistrature madje ka qene student i mire. Problemi i tij ishte shpirti i lig dhe njeriu i keq qe ishte si qenie! Qe ne shkolle te larte shoket i rrinin larg sepse ishte shume i lig dhe ne pergjithesi shquhej nga cmira dhe zilia kundrejt kujtdo qe mesonte me shume, qe kishte para me shume, qe i shkonin vajzat nga mbrapa me shume etj! Nuk kishte miresi ne karakterin e tij ndaj aanje njeriu. Ishte dhe shume i varfer por nuk kishte mesuar asgje nga varferia! Me pas i hyri magjistratures vetem sepse e pa si mundesi per tu bere i pasur. Te shoqen e ka rrahur dhe dhunuar historikisht sepse ishte injorant dhe i pa gdhendur. Ajo po ishte bishtperdredhur dhe te them te drejten ja dridhte me persona te cilet ja ulte dhe ne tavoline te shkretit dritan. Pasi u be prokuror ky dritani prap nuk i dilte e keqja me ata kolege qe ishin bere te pasur gjate kohes qe ky ishte ne shkolle. Dhe filloi nga letrat anonime per secilin prej tyre. I demtoi koleget ne sa pati mundesi. Dhe nderkohe, si cdo prokuror apo gjykates filloi teperfitonte nga posti. Nje nga te besuarit e tij ishte agron gjana nje plehre me fytyre njeriu qe po si dritani skishte asnje kothere buke ne rini, qe ska punuar nje dite privat por qe sot e mobilon shtepine te porcelanosa. Ky ishte oficer policie fillimisht por edhe sekseri i dritan gines. Me pak fjale. Kjo e ciftit gashi gina eshte historia normale imorale e paturpshme e denueshme dhe rutinore e drejtesise shqiptare. Keta dallojne nga pjesa tjeter e tufes vetem nga dy tipare: 1. Ligesia dhe keqdashja ndaj njerezve ne pergjithesi. 2. Budallalleku dhe deshira per tu perdorur politikisht nga LSI-ja pavaresisht se kapacitetin intelektual e kane shume medioker ne kete pike! Por me sa duket kur pane sesa i eci llalles, kane menduar ” pse me i zgjuar se ne eshte ai”! Xhanem, “ylli” Lalla i dha shprese cdo qenieje te paditur apo cdo njeriu medioker se mund te shkelqente ne jete ne emer te antivlerave! Kur shikon historine apo sesi u ngriten antivlera si gina dhe gashi apo llalla, nuk mund te mos mendosh “kjo bote eshte ferri” “sepse ska mundesi sesi gjerat te ecin kaq ne sens kunder orar ne krahasin ne cdo vlere apo norme njerezore apo shoqerore”

    1. Avokate .S says:

      Duket sikur e njeh qe ne shkolle,madje qe ne shkolle e njoh dhe une.Ai ka qene nje student i shkelqyer i cili spikaste mbi te tjeret,me ego te theksuar per te ecur perpara dhe per tu bere dikushi,pozicion te cilin e meriton plotesisht!Madje qe ne shkolle njoh dhe Agronin e mjere,te mjere sepse pervecse nje njeri i trashe,i paditur,frikacak,ngaterrestar dhe imoral,pasi ne juridiksat e asaj periudhe e dime shume mire se vemendja e ciles profesoreshe i duhej Gjanes per tu lepire si zvarranik qe te merrte provimet! Per shkak te profesionit tim qe me ka lidhur me ta dhe me kolege te tjere kam qene ne dijeni gjate gjithe kohes per “bemat” e tyre!gines nuk i falet qe u be mik me Gonin kur i bashkoi Lushnja,nuk i falet se e dinte Sa i pafytyre e bukeshkale ishte!Asnje qe ka punuar ne Lushnje me Gjanen nuk gezon respekt per te!Fati e deshi ti ndriste ylli kur ne krye u vu shoku i tij Llalla,kishin ndare jeten konviktore bashke dhe ne emer te shoqerise se dikurshme Gjana pretendoi se i takonte dhe atij drejtimi i nje prokurorie!Teksa priste nje pozicion te tille sla kafene e mik e mikeshe pa e fyer llallen e shkrete,shau e mallkoi deri kur Llalla per hir te miqesise se dikurshme e emeroi drejtues ne Kruje!Kruja e Skenderbeut,qe drejtohej nga nje macok me cizme,ku dhe ne,te njohurve te vjeter kur na shpinte profesioni te takoheshim me te,na mbante me fjale te mira e me rrahje shpatullash se do tregohej i drejte,kurse ne fund si perhere dilte nga fjala dhe bente te kunderten!Nuk ishte cudi,ai se di cfare eshte fjala dhe nderi dhe kjo eshte per te ardhur keq!orarin zyrtar e shfrytezonte per xhepat e tij dhe imoralitetin qe e karakterizonte,dreka darka me dashnoret shoqe,kush e martuar,kush beqare e stazhonuar,kush e rimartuar e kush e deshtuar!ylli i ndriti akoma me shume kur u emerua ne Prokurorine e Durresit,Aty ku do ritakoheshin miqte e vjeter Gina dhe Gjana,qe pas bujes se madhe se Gjana kishte qene gjithmone ushtari i Gines,ndodh dhe habia.merr fund shoqeria e tyre e intersave!tashme kryeprokur i durresit ,gjana e la veten te lire dhe shkelqeu dhe akoma me fort,ndodhej mes disa prokuroreve buratine dhe u pasurua sa deshi,beri cfare deshi dhe “u kenaq”sa deshi!qe te vihet ne vend drejtesia duhet ti jepet secilit ate qe meriton!Me antivlera sdo bejme kurre prokopi!

  4. Deno says:

    Veq shikoji fetyren ktij turk elbasoni fetyr gyzeli ti besosh ktij pleher. Ptu

    1. Lale says:

      Ik mer pall se ai o cun tirone.ti qeke 1 kokerr maloku nga ato qe te lejn sopaten nkoke

  5. Roni says:

    Keto plehra u pasuruan duke vjedhur popullin.keto plehra te ndyra duhet denuar per ate sherbim te keq qe i kane bere ketij vendi.

  6. BRSS says:

    JA KA BLERE PIDHI ROVENES MOS I BINI ME QAF KOT

  7. shqip says:

    Gina, Gjana, Llalla, gashi, etj… jane nje skuader banditesh te cilet nuk dine sa prona kane. Kjo skuader nen drejtimin e LLalles e kane rrenuar aq keq Prokurorine Shqiptare ne keto 10 vite sa veshtire ta marri veten e te hyje ne binaret e ligjit. Ne mos shoke klase keta lloj “Prokuroresh” mender te thuash… kane qene shoke kursi. Shpresojme qe vetingu minimalisht ti largoj nga sistemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje