Biznes familiar – Miti i medias pluraliste në Shqipëri. Prezantohen gjetjet e studimit investigativ “Monitorimi i Pronësisë së Medias- Shqipëri.
Nga Ani Ruci
Një treg mediatik i deformuar, në duar të disa familjeve, ku pluralizmi po asfiksohet, ku nuk ka rregulla mbrojtëse per gazetaret, që për të ruajtur vendin e punës, përdorin autocensurën. Kjo është tabloja e zymtë e tregut mediatik në Shqipëri, mbi të cilën hedh dritë studimi investigativ, ”Monitorim i Pronësisë së Medias – Shqipëri” i kryer brenda 3 muajve të fundit nga Rrjetet Ballkanike të Raportimit Investigativ në Shqipëri (BIRN Shqipëri) dhe Reporterët pa Kufij. Rezultatet e studimit u publikuan sot në Tiranë. Studimi zbulon kush e zotëron dhe kontrollon tregun, cilat janë interesat e ekonomike dhe politike të pronarëve.
Kristina Voko, drejtoreshë Ekzekutive e BIRN, Shqipëri, gjatë prezantimit të studimit në fjalë, tha se ky studim shpartallon mitin sipas të cilit ” pavarësisht mangësive, mediat shqiptare përfaqësojnë një shumëllojshmëri pikpamjesh. Një grusht familjesh arrijnë më shumë se gjysmën e publikut dhe marrin 90% të të ardhurave në tregun tonë mediatik ” theksoi ajo.
Ku po shkon media në Shqipëri?
E zotëruar dhe kontrolluar nga disa familje, media po humbet vlerat dhe rolin e sa në një vend demokratik, si Shqipëria që aspiron hyrjen në BE. Olaf Steenfadt, Drejtor i studimit investigativ “Monitorim i Pronësisë së Medias-Shqipëri” e sheh me shqetësim atë që po ndodh sot në Shqipëri me median.
“Pas dekadash të tranzicionit dhe përpjekjeve të shumta nga aktivistë të shoqërisë civile brenda Shqipërisë si edhe të kontributeve të konsiderueshme të bashkësisë ndërkombëtare, peizazhi i medias duket se rrëshqitet dhe po ikën larg nga rruga e pavarësisë, pluralizmit dhe qëndrueshmërisë “, theksoi ai në prezantimin e gjetjeve të studimit të përbashkët të BIRN dhe Gazetarëve pa Kufi..
“Ne u bëjmë thirrje elitave politike të Shqipërisë të kuptojnë vlerën e një sektori mediatik vërtet të shëndetshëm dhe të veprojnë si duhet duke pasur parasysh përpjekjet e vendit për të hyrë në Bashkimin Evropian.” theksoi Olaf Steenfadt
Autoriteti i Mediave Audio-Vizuale firmos monopole me licensat dixhitale
Gjetjet e studimit tregojnë nivele jashtëzakonisht të larta përqendrimi të tregut mediatik shqiptar. Katër pronarët kryesorë në median televizive kapin gjysmën e publikut/audiencës totale, nga 48.93% në 58.60%. Tri familje mbajnë pesë licensat e transmetimit digjital, nga të cilat vetëm një familje ka marrë tri licensa. Në këtë mënyrë Autoriteti Rregullator i Medias, praktikisht, ka nënshkruar një monopol, vëren studimi i sapopublikuar.
Në Radio, përqëndrimi i publikut është edhe më i lartë, me katër pronarë, që kontrollojnë pothuajse dy të tretat (63.69%) e audiencës. Një nivel mesatar përqëndrimi, studimi vëren vetëm në shtypin e shkruar ku katër pronarët kryesorë kanë lexues të kombinuar në masën 43.29%. Tetë pronarë kryesorë në TV, median e shkruar, radio dhe internet kapin një audiencë nga 72,1% në 80,1%.
Përqëndrimi i lartë i tregut mediatik vetëm në disa pronarë
Tregu shqiptar i medias është i vogël dhe i mbingarkuar dhe si pasojë ndodhet nën një presion të ashpër ekonomik, vëren studimi. Mediat e shkruara rezultojnë të kenë më shumë se 200 tituj. 12 të përditshme kanë një pronar të vetëm, që zotëron mbi 54% të tregut. Botuesit e katër gazetave kryesore kontrollojnë 86.5% të tregut të shtypit të shkruar , të kombinuar. Të dhënat financiare tregojnë se pjesën e luanit nga të ardhurat e marrin disa familje të fuqishme, që zotërojnë grupet e medias. Përqëndrimi në tregun komercial të katër pronarëve më të mëdhenj shkon në 89.6% – ku vetëm dy më të mëdhenjtë kontrollojnë më shumë se dy të tretat e tregut ose 71.7% të tregut – dhe arrijnë në 94% nëse përfshihen edhe ofruesit e rrjeteve digjitale dhe transmetuesi publik.
Ligje që anashkalohen, nene që shfuqizohen
Megjithëse tregu audio-vizual rregullohet me ligj, shumica e ekspertëve të medias e perceptojnë organin e tij rregullator, Autoritetin e Mediave Audio-Vizuale, (AMA) si një institucion nën ndikimin e drejtpërdrejë ose të tërthortë të aktorëve politikë dhe të korporatave.
Studimi investigativ i referohet një rregulloreje specifike në ligjin për media audio-vizive, e cila kufizon sasinë e aksioneve dhe të drejtave të votimit në çdo kompani televizive shtesë, si dhe sasinë e reklamave, por këto kufizime duket të paqarta dhe në ligj nuk ekziston një përkufizim i qartë i monopolizimit të medias. Sipas studimit ka një sërë rastesh, ku, me anë të pronësisë së familjeve dhe strukturave të ndryshme të korporatave, synimi origjinal i ligjit është anashkaluar lehtësisht. Sipas gjetjeve të studimit, një nen i rëndësishëm, që kufizonte deri në 40% sasinë e aksioneve që mund të merrte një personi apo entitet në një stacion televiziv kombëtar, u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2016,
Presione ndaj gazetarëve – autocensura si mjet mbrojtës
Studimi investigative zbulon se në Shqipëri kontrolli politik mbi mediat është i lartë. Audienca që kapin pronarët e mediave me lidhje politike varion nga 65,18% deri në 75,86% . Shumë gazetarë për shkak të presionit nga pronarët e mediave me interesa politike dhe ekonomke zgjedhin autocensurën. Klima e medias në Shqipëri është gjithashtu nën presion nga një sërë faktorësh, duke përfshirë kompanitë e mëdha të reklamave dhe institucionet qeveritare. Gjithsesi, asnjë nga këta faktorë të jashtëm nuk ndikon për t’i shtyrë gazetarët drejt autocensurës aq sa ndikojnë interesat politike dhe ekonomike të pronarëve. Sipas studimit 80% e gazetarëve në Shqipëri e konsiderojnë të ulët sigurinë e punës së tyre duke lidhur në mënyrë të qartë kushtet e punës me fenomenin e përhapur gjerësisht të autocensurës, si një mjet mbrojtjeje.
Edhe u deshten 27 vjete qe kjo te kuptohet nga gazetaria investigative..
Po ma mire se hiç,edhe pse sot nuk lexon kush gazetat e shqiperise.
Mjafton per shembull pasqurimi i protestave per mjedisin e. Kunder Hecet me kuptuat cka eshte shtypi shqiptar,qe e lexojme vetem per komentet qe kane nje vlere aty
Analiza do ishte ma e mire sikur reporter sans frontiere e birn te kishin treguar kush e deformoj shtypin e lire e si u deformuar ai dje,qe te kuptojme pse kemi sot kete situate:jemi shume qe dikur kemi kerkuar ndihme per nje shtyp te lire,po kush ka marr keto ndihma nga nderkombtaret?Zotni olaf dikur ne kosove(ku situata eshte gati njesoj)edhe pse ishim shtyp i lire ,kur kerkuam vetem 3000marka per Republiken e Salih Kabashit ,per formimin e nje grup te rinj per faqosjen e gazetave ,nga nje shoqe gazetare ne svicer ne Le Temps,kjo u refuzuar nga #miqte#nderkombtare qe kishe ndihmojne shtypin e lire,se projekti i Republikes eshte ishte ne iso me projektete e nderkombtareve…
Pra zotni Olaf nuk keni perkrah shtypin e lire shqiptar,po shtupin per idete e juaja e vizionin tuaj,perndryshe do kishit perkrah shtypin e te burgosurit politike qe jane nje kujtese historike per kombin tone,do kishit perkrah shtypin e studenteve,sindikatave etj etj,qe jane vlera demokratike qe ne cdo vend perkrahen nga shtetet demokratike
Jo keni perkrah e vazhdoni me perkrah ojq ,lindur ex nihilo pa asnje baze ne vend vetem qe projektet e juaja te deportojne,e projekteqe kane korruptionin si baze bile per sukseset e tyre,
Vertete studentete shqiptare duhet te intetesohen per kete e shqiptaret te shqetesohen me ndihmat e deformimi se na kane sjell ne treg keto,fale nderkombtareve..mundem me ju treguar se si keni qillimisht zsfiksuar shtypin dhsiptar,vertete shqiptar,
Studimi nuk ka marre ne konsiderate kanalin me te ri : ERTV !
Ky i ve kapakun te gjithave, nuk ka nevoje fare per te harxhuar leke per studim !
Shyqyr qe folet nje here shqip per kete problem dhe i thate troc, natyrisht pa emra.
Por prape se prape me gjuhen e prere te memecit flisni o BIRN-i shqiptar. Po pse more BIR(N)
Thoni 2 te medhenje, 3 te medhenjte, 5 te vegjlit, 4 kombetare dhe 12 lokale, ectr, ectr. !
Po mire more BIR(N) a kane emra keto media ?????
Hyn KLANI ketu ??? Jo besoj.
Po TOPI hyn ? Gjithashtu Jo.
Por, edhe NEWS 24, dihet qe nuk hyn ne familjet e medha mafioze mediatike shqiptare.
Keshtu mbetet qe te hyjme ne mafioze mediatike ne komentuesit.
Filluat dhe ju te na hapni barkun me keto pirueta, “teknika” dhe “dobiclleqe politike”.
Ani me kete shkrim ke zgjuar k njerezit per TE kuptuar demet e medha QE.been me qellim nga pronaret e mediave TE grumbulluara NE pak duar TE perlyera,prandaj mendoj she eshte.I domosdoshem vetingu per keta pronate mediash,pershendetje Ani na sjellsh shkrime akoma me TE Mira.
Shembulli me tipik tv.KLAN,shikoni ku ka shkuar duke i bere fresk SALI keiminelit,NDERTUES KULLASH SHUMEKATESHE.Ndersa ata qe mbajne drejtesi si TEMA i marin zyrat,ju djegin makinat ,i persekotojne njelloj si PUTINI.KY ESHTE PESHKAQENI KOMUNIST SALI KRIMINEL RAM BERISHA agjent i vjeter i KGB dhe UDB.
Disa dite me pare une thoja ne komentin tim qe nuk ka gazetare te keqinj, por jane pronaret e tyre qe vendosin. Ne te gjithe boten eshte shume e veshtire te gjesh qofte edhe nje gazetar te drejte sot. Vetem ne Shqiperi jane nja dy ose tre. Keshtu duhet te jemi jo shume te hidheruar. Kjo dihet qe gazetaret jane zagare te pronareve, ata lehin sic duan pronaret. Rama i quajti kazane plehrash dhe ka te drejte, por ai duhet ta dije se ata bejne cfare duan pronaret. Pronaret jene milionere ose dhe miliardere dhe perfaqesojne klasen e pasur dhe ata jane kunder rregullave se duan te pasurohen me dhe te kene pushtet absolut. Kjo eshte arsyeja qe ata perdorin lehesit e tyre qe quhen ndryshe gazetare. Keta te fundit jane te punesuar dhe do punojne per pronaret. Mos prisni gje nga ata. Ne se ndonjeri njeh qofte edhe nje gazetar te vertete me integritet ne te gjithe boten sot le ta thote kush eshte. Une di dy ose tre te cilet jane vetem ne Shqiperi si Mero Baze, Viktor Malaj e deri diku Bedri Islami. Dua te tregoj dicka qe me ka ndodhur: Ne kohen e pushimit per te ngrene buke qe quhet ndryshe” Lunch break” nje dite une pyeta shoket e mi te punes ne se i shikojne lajmet apo jo ne TV. Te gjithe thane me perjashtim te njerit se kurre nuk i ndiqnin per arsye se ato ishin ginjeshtra dhe ata filluan te qeshnin e talleshin me ate qe tha une i shikoj. Kur e pyetem perse i shikon ai tha per te ditur se cfare ndodh. Atehere te qeshurit u shtua me teper mbasi sipas atyre cfare mund te mesosh nga genjeshtrat. Personi sqaroi: Une e di ndoshta me mire se ju qe ato jane genjeshtra, por une marr te kunderten e atyre qe thone gazetaret. Kur ata flasin mire per njerin une e quaj negativi dhe i ligu dhe ate qe ata e kritikojne une e di qe ai eshte pozitivi. Por ama keshtu njihem edhe me cfare ka ndodhur dhe jo si ju qe nuk merrni vesh asgje dhe shikoni vetem filma e sport. Pra edhe une u keshilloj qe ju o njerez te mire ndiqni lajmet dhe emisionet por per te ditur te verteten merrni te kunderten e atyre qe thone gazetaret, me perjashtim te atyre dy ose tre rasteve qe permendem me siper e te ndonje tjeteri qe ju mendoni se ka personalitet.
Niko. Do shtoja dicka. Ka shume gazetare te mire por vetem ne internet. Psh “Moon of Alabama” ose “The UNZ Review” provoi.
“Familjet e medha ” kane perqedruar gjithcka , perfshire politiken!
Niko shiragu,
Ashtu eshte edhe per komentete neper gazeta ma shume merr vesh kur nuk publikohen se kur publikohen;)!