Teatri i ri Kombëtar, Veliaj: Më në fund kemi një projekt dinjitoz të arkitektit më të mirë në botë

13 Mars 2018, 09:08Kulturë TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës e cilëson projektin e ri të Teatrit Kombëtar tepër dinjitoz. I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” nga gazetari Bashkim Hoxha, Erion Veliaj thekson se ky projekt i është besuar një prej arkitektëve më të mirë sot në botë.

“Kemi humbur shumë kohë, tani kemi 2 mundësi, ose ne i bëjmë gjërat ecim përpara, jemi avangardë siç kemi transformuar pjesë të tjera të Tiranës, ose ne vazhdojmë edhe një shekull tjetër, duke bërë të njëjtat biseda. Më vjen mirë që më në fund kemi një projekt dinjitoz, të arkitektit më të mirë sot në botë. Shumica e listojnë Bjarkin si yllin e arkitekturës moderne bashkëkohore, jo të qerpiçit, jo të tallashit, por të infrastrukturës bashkëkohore”, u shpreh Veliaj teksa vlerësoi dhe formulën e zgjedhur për ndërtimin e teatrit të ri.

“Që Bashkia e Tiranës apo qeveria të bëjë teatër do të duhet që investimet e kulturës për 20 vjet t’i paketojë në 1 vit. Është fizikisht e pamundur. Pra, o do të lërë disa shkolla pa bërë, që shkollat na duhen të gjitha dhe besoj do flasim për shkollat se Tirana është gati të nisi 17 shkolla të reja, o do t’i lëmë rrugët pa bërë. Pra pyetja është kjo: A jemi ne gati të bëjmë  sakrifica të mëdha? Të themi ne s’do bëjmë më asnjë rrugë  dhe për 20 vjet do t’i çojmë fondet këtu? Nuk jemi”, u shpreh ai.

Duke komentuar zërat kritikë, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se një histori e tillë përsëritet sa herë që fillon një projekt i ri.

Duke sjellë në vëmendje rezultatet fantastike të Pazarit të Ri, këndit të lojërave e të sheshit “Skënderbej”, Veliaj theksoi se gjithmonë në fillim ka rezistencë por në fund të gjithë përqafojnë ndryshimin.

“Për mua ky është një film që unë tashmë e kam parë këto 2 vjet e gjysmë. E pashë tek këndi i lodrave, e pashë tek Pazari i Ri, e pashë tek Bulevardi i Ri, e pashë tek sheshi “Skënderbej”, kështu që unë e di si përfundon ky film. Pra, filmi fillon me një propozim të ri, që provokon, që sjell një ide të re, që disa i shtang, që disa i habit, që disa i kërcënon nga ndryshimi, se ndryshimi është e bukur si fjalë, por nuk jemi të gjithë gati të ndryshojmë. Por, kur vjen ndryshimi pastaj e përqafojmë të gjithë. Pra, në fillim ka rezistencë, ndonjëherë ka histeri. Mbaj mend këndin e lodrave deri tek Presidenti i Republikës duke protestuar.

Kur shikoj disa nga personazhet që po mundohen të ngjizin një lloj histerie, disa nga këta janë të njëjtët personazhe që kanë qenë edhe në këto betejat e tjera. Ama ja ku kemi sot të paktën 4-5 shembuj, ku mbas histerisë vjen ndryshimi dhe pastaj kur vjen ndryshimi ti nuk e dallon dot kush e ka kundërshtuar, të gjithë e përqafojnë ndryshimin. Edhe teatri do ta kalojë këtë cikël”, tha Veliaj.

8 komente në “Teatri i ri Kombëtar, Veliaj: Më në fund kemi një projekt dinjitoz të arkitektit më të mirë në botë”

  1. gjithashtu malok says:

    une mendova se ishte Mario Botta, se ai mbahet si me i miri per momentin.

  2. Kosovari says:

    Bashkia e Tiranes eshte “avanguarde” per zaptime, mashtrime dhe krefje paresh.
    Ku eshte pare qe nje veper e rendesishme publike ne qeneder te kryeqytetit te jepet pa gare ?
    Kete e bente vetem Enveri me dhenderin e tij .
    Turp te keni me soj e sorollop !

  3. Alban Hamzai says:

    Qe genjeni ne mes te dites ,pervec te tjerave e tregojne edhe shprehje te tilla si “arkitekti me I mire ne bote” e te tjera te tipit “si kokoshi maje plehut ” . Kudo ne bote teatri me emrin “Teatri Kombetar” ndodhet ne godine te vecante dhe perben nje nga stolite e kryeqytetit . Teatri Kombetar nuk ndodhet Brenda godinave shumekateshe .Brenda godinave te tilla ndodhen lloj lloj teatrosh,por jo Teatri Kombetar. Por ju qeveritare,si krijesa te droges e te krimit ,mund te beni cdo gje ,mjafton te rrini sa me gjate ne pushtet. Mallkuar qofshi brez pas brezi ! AMIN! Ju lutem shume botoni komentin tim!

  4. Lushi says:

    Kryetar bashkie avangarde qe shkaterron trashegimine historike te qytetit te vet! Mjere ne me keta palaço!

  5. selami says:

    Me duket si qender tregtare, dhe jo si teater kombetar! Duhet te behet dicka me dinjitoze! Keto ndertesa behen nje here ne 1,000 vjet!

  6. Tralala says:

    Do prishet nje kapanon kafshesh e do ndertohet nje veper arti nga arkitekti qe projektoi ristrukturimin e stadiumit te Barcelones. Po ju flisni o llafazane, me shpirtin katran te kundershtimit per cdo gje, se nuk jeni mesuar me ndryshime. E ka thene Ekrem bej Vlora: “shqiptaret Jane si turqit, kur I pyet per nje pune fillimisht thone nuk behet, pastaj kur e nis te vine nga mbrapa”. Keshtu do ndodh me teatrin dhe cdo pune tjeter.

    1. Sipseqysh says:

      Ti shpirti i aprovimit ku e ke konkursin per kete vepren e artit, apo e ka vendosur kryeartisti i pikturave diletante?

  7. Y says:

    Arkitekti ,me i mire ne bote, kompania me e madhe ne bite,artisti me I madh ne bote, shoferi me i mire ne bote,qyteti me I gjelber ne bote, kryeministri me I zgjuar ne bote, etc…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje