Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka nxjerrë sot në parlament kontratën e nënshkruar nag Basha me Muzin Capitol për financim dhe lobim rus të PD në SHBA.
Duke folur nga seanca parlamentare Balla lexoi numrin e pasaportës së kreut të PD-së Lulzim Basha dhe tregoi firmën e tij për këtë kontratë.
Më tej Balla i ka kërkuar Bashës të japë llogari për 500 mijë dollarët e paguar për lobim nga rusët që kryedemookrati të sigurojë takime në SHBA.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij Balla i kujtoi dhe tragjedinë e Gërdecit, e cila shënon sot 10 vite.
Balla theksoi se opozita ikën nga salla sa herë që flitet për të vërtetën.
Mes të tjerash Balla “thumboi” ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa iu drejtua Bashës se ky i fundit kishte bërë mirë që nuk e kishte vënë atë në listën e deputetëve që do të fliste sot, pasi do të ishte një provokim i rëndë sipas tij.
“Si fillim po ndalem pak tek tragjedia e Gërdecit. Ju ikni nga salla sa herë që flitet për të vërteta. Tavarish Luli, (Shoku-në rusisht) ke bërë mirë që nuk e ke lejuar Saliun të vijë në sallë e nuk ja ke vënë emrin në listë për të folur se në 10 vjetorin e Gërdecit do të ishte provokim i rëndë.
Duhet të dënohen të gjithë fajtorët, për 26 jetë. Duhet të vihet drejtësia aty ku i takon. Tavarish për ata që nuk e dinë është shok në rusisht. Ti ke për detyrë, lëri lotët e krokodilit por jep llogari ç’ke bërë me ndihmë ruse. Na thuaj kush janë këta 100 shqiptar-amerikan që kanë mbledhur për tyre 1 milion dollarë.
Ç’ke bërë ti me ndihmën ekonomike ruse, Lulzim? Kush kanë qenë këta shqiptaro-amerikanë fantazmë që paskan mbledhur për ty 1 mln usd për një kryedembel për të baltosur Shqipërinë. Nuk bëhen 100 shqiptarë që të mblidhen për të sharë Shqipërinë, nuk e bëjnë shqiptarët këtë.
Mediat botërore flasin për përfshirje të disa biznesmenëve rusë për financimin tënd, në një moment shumë të rëndë të Shqipërisë, për destabilitetin. Ke tre muaj që ç’gënjeshtër thua në një banak, nuk e thua në një banak tjetër.
Thua dy herë rresht të kundërtën e asaj që the herën e parë. Ke dalë dhe ke thënë që PD nuk ka firmosur kontratë me lobistin Muzin. Ja ku e ke lulzim kontratën, ku e ke firmosur ti, madje ke vënë edhe numrin e pasaportës (lexon nr e pasaportës të Bashës).
Kontratë e Lulzim Bashës me “Muzin Capitol” dhe PD-së, qëllimi kryesor elektoral. Kjo është domosdoshmëri, detyrim ligjor që të ishte depozituar në KQZ.
Sepse për shkak se qëllimi i saj është elektoral dhe thuhet që në fillim të saj për të dizenjuar misionin elektoral tëndin, duhet ta kishte çuar në KQZ.
Pse nuk e ke çuar? Kjo çështje sapo ka filluar të zbardhet. Pronarët e kompanisë së lotimit, Binniata Trade janë tre shtetas rus.
Tani Lulzim çohu dhe thuaj ku i ka gjetur PD 500 mijë dollarë për të paguar një dorë të vetme në 9 qershor 2017.
Ku i keni gjetur, se nëse keni të tjera mirë është tja çoni bashkisë së Kamzës të rrisin fondin e ndihmës ekonomike. Aq është, për një muaj bashkia Kamëz ja del të rrisë ndihmën ekonomike. Ku i ke gjetur këto 500 mijë dollarë tavarish Luli.
Këtu kemi të bëjmë me një skandal tepër të rëndë kur së pari kemi burime të dyshimta që përfshijnë biznesmenë me shtetësi ruse. Lulzim mos u fshi as pas Arben Ristanit, po shko vetë në Prokurori” u shpreh Balla. (TemA)
TAVARISH LULZIM HAJVANIN, DUHET TA THERRASE PROKURORIA , VETEM NE KUVEND NUK ESHTE ASGJE .
Sa te kemi Ballen dhe Bracen ne parlament, te na rroje udheheqja..
Dhe sa te kemi Bashen ne “krye” te PD-se, nuk i hyn gjembi Berishes..
Me Meten merret Spartak Ngjela..
jane te falsifikuara, ai thote nuk di gje, edhe ai nuk genjen se eshte goxha burre, Po ca merreni kot me kete plehre eshte firma jote apo seshte firma jote , hapni dosjen e rruges te kombit, ashtu sic premtuat ne zgjedhjet e para, ai do futur ne burg,,, se tani po na duket qe po tallni edhe juve trapin me shqiptaret, jo po firma jo po leshi jo preshi, boll me llafe po beni vepra dhe fillojeni me Lulushin , nga rruga e kombit , elbasanit edhe me radhe,, un mendoj se asnje politikan sdo futet ne burg,, TE GJITHE JANE PERLYER,
IK ore BYTHQIRE SE ESHTE DUKE TE PRITUR MERO GELBAZA PER TE JA FUTUR KARIN NE BYTH MOS U VONO SE AI MENDON PER GRIDA DUMEN E SHKON NE BANJO PRET PER TAULET BALLEN ME JA BERE NJE ANALE TE SHPEJT SE DUHET TE SHKOJ ME JA BERE NJE GOJORE EDI RAMES ME VONE…mos u vono ok
SE GAZETA E PAVARUR E MERO KELBAZES ESHTE GAZETE E RAMES E VERTETON SE SHKRUAN VETEM CKA THOT TAULANT PALLLAAA PERSE NUK E SHKRUANI EDHE REPLIKEN E LULIT SIC E BEN GAZETA MAPO