FOTOT: Deputetët e PD-së flasin në Kuvend, Rama me kufje në vesh. Ironia e Gramoz Ruçit: I ka vënë t'ju dëgjojë më mirë, se është fonia e dobët

15 Mars 2018, 10:46Politika TEMA
FOTOT: Deputetët e PD-së flasin në Kuvend, Rama me kufje në

Partia Demokratike thirri këtë të enjte kryeministrin Edi Rama për interpelancë, për ndihmën ekonomike.

Por, ndërsa në foltore fliste Edmond Spaho në emër të PD-së, kryeministri Edi Rama është shfaqur me kufje në vesh.

Kjo ka shkaktuar edhe debate në sallë.

Spaho: Nëse ka nevojë të dëgjojë muzikë, ka një dhomë atje, të shkojë e të dëgjojë.

Kjo tregon seriozitetin, se sa seriozisht e merr këtë çështje.

Ruçi: Kufjet i ka për të dëgjuar më mirë tyja kthjellët, se është fonia e dobët.

Spaho: Kryeministri të heqë kufjet pastaj të vazhdoj unë.

Ruçi: Ky u nderon, juve s’doni, vazhdoni…

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje