Monika Kryemadhi e bën Ramën magjistar, por ndërkohë në media flitet për një politikan kosovar që po negocion ribashkimin Rama-Meta

15 Mars 2018, 10:22Politika TEMA

Monika Kryemadhi e ka bërë kryeministrin Edi Rama, magjistar.

Sipas saj, çfarëdo lloj gjëje që Rama prek, thyhet.

E ftuar në emisionin Repolitix, kryetarja e LSI-së i ka treguar gazetarit se në ditën e Pavarësisë së Kosovës, ajo kishte takuar bashkëshorten e kryeministrit dhe në një moment të dytë kur kishte lëvizur, në tavolinë ishte shfaqur Rama.

Ky i fundit, sipas Kryemadhit, i kishte puthur dorën Erës, vajzës së vogël të saj.

Një javë më vonë, Kryemadhi thotë se asaj iu thye dora.

Kur ishim në Kosovë me rastin e Pavarësisë, nuk u takova me Edin, por me Linda Ramën.

Unë isha me Bashën dhe isha edhe me Erën.

Ai kaloi aty i puthi dorën Erës dhe pas 1 jave theu dorën.

I thashë se çdo gjë që prek ai thyhet.

Edhe po ta shikoja, do t’i thoja mirëmëmngjes, jep dorëheqjen” tha Kryemadhi.

Dhe meqë jemi tek Kosova, vendi i fundit ku Rama e Kryemadhi janë takuar bashkë, sipas gazetës Dita, është pikërisht një politikan kosovar, që po negocion me Ramën e Ilir Metën, që këta të fundit të ribashkohen, pra PS e LSI.

Sipas kësaj gazete, kjo gjë është publike në qarqet e ngushta politike dhe tashmë po flitet për një marrëveshje të re mes tyre.

Një personalitet i njohur nga Kosova, mik i përbashkët i Ramës dhe i Metës, ka hedhur idenë që koalicioni i mëparshëm të vazhdojë dhe në fillimin e mandatit tjetër të ketë një rokadë politike.

Edi Rama të kalojë në krye të pushtetit, si president i vendit, ndoshta ai konsensual , dhe Ilir Meta në krye të pushtetit, si kryeministër.

Sidoqoftë akujt po shkrihen. Stinët e nxehta janë përpara”, shkruan Dita.

Është pikërisht kjo arsyeja, që sipas gazetës Dita, kohët e fundit Monika Kryemadhi është zbutur ndjeshëm me Ramën.

Por, sa e vërtetë është kjo, mbetet për t’u parë.

Fakt është se për momentin kjo marrëveshje duket e palogjikshme, pasi LSI nën drejtimin e Kryemadhit është një parti në rënie dhe Rama nuk ka arsye që të bëjë një tjetër koalicion me këtë parti.

Por, në politikë gjërat ndryshojnë shumë shpejt dhe asnjëherë si dihet si vijnë gjërat.(TemA)

1 komente në “Monika Kryemadhi e bën Ramën magjistar, por ndërkohë në media flitet për një politikan kosovar që po negocion ribashkimin Rama-Meta”

  1. orli says:

    Po te jet e vertete qe Rama don te bashkohet me hajdutet e lsi-se ropt ku ti ken Rama e gjithe politikaret shqipetar!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje