10 vjetori i Gërdecit: Berisha dhe Mediu heqin fjalën nga Kuvendi, sot zgjedhin mos dalin në foltore

15 Mars 2018, 11:10Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PR-së Fatmir Mediu nuk do të flasin sot në foltoren e Parlamentit.

Sipas axhendës së publikuar nga zyra e shtypit pranë Kuvendit të Shqipërisë, Berisha dhe Mediu kanë hequr fjalën e tyre për këtë seancë plenare.

Mbase heshtja e tyre sot, lidhet edhe me 10 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit që shkaktoi 26 viktima dhe plagosi qindra të tjerë.

15 marsi i viti 2008 shënoi një nga ngjarjet më të rënda në historinë e pluralizmit në Shqipëri, ku një fabrikë demontimi armësh e ngritur në fshatin Gërdec shpërtheu duke shkatërruar një fshat të tërë. (TemA)

5 komente në “10 vjetori i Gërdecit: Berisha dhe Mediu heqin fjalën nga Kuvendi, sot zgjedhin mos dalin në foltore”

  1. shigjeta says:

    Njerez te paskrupull , po te kaloj dhe pak kohe me siguri qe do i akuzojne te renit , do i bejne me faj , do u thone qe : ju e kishit fajin qe u hodh ne ere Gerdeci . Cte thuash ipokrizia ne kulmin e saj ……….. Made in Albania ………

  2. kashi says:

    nga parlamenti direk ne burg te dy legenat ishalla

  3. Emigranti SHBA. says:

    Sali Berisha dhe Fatmir Mediu, ngriten fabriken ne Gerdec, jo per te miren e shqiptareve, por te vehtes se tyre dhe familjareve. I bri i Sali Berishes, SHkelzen dhe Fatmir Mediu u ben, miljoner me parat qe dilnin nga shitja e demotimit te municjoneve te lehta e te renda ne fabriken e vdekjes. Ku kan te drejt morale keta kriminel e vrastar , te dalin e te flasin per kete tragjedi qe u mori jeten 26 veteve, plagosi 300 te tjer dhe shkateroi nje fshat te ter, qe u ndertua nga taksat e shqiptarev te varfer.
    Ne vend qe keta vrastar te ishin ne burg me koh, sot per turpin e tyre jan ne parlament. Vritet nje gazetar ne Slloveni , kryministri i vendit kerkon te jap dorheqjen, ndodhi gjith ajo tragjedi dhe Berishes , si hyri nje gjemb ne kembe edhe pse pranoi qe kjo ishte nje krim shteteror.
    .SHpirtrat e te vrareve dhe familjaret e tyre , edhe mbas 10 vitesh , kerkojn drejtesi. Drejtesia vonon, por nuke haron.

  4. Spartaku says:

    Yyyyy felliqesira.Nuk kini turp,dhe dilni sot ne kuvend.Mos jua pafshim bojen se jini me te zese se korbi.Ne Reç.atje e kini vendin.Maskarenj.Kriminela.Meritoni urrejtjen me te madhe nga shqipetaret.Doni dhe pushtet ju palaço.Qe te dy Berisha dhe Mediu,jane fytyrat me te peshtirosura.

  5. toni says:

    vrasës
    fucked up country

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje