Gazetari i “TCH” bën “autokritikë”: U mashtrova nga portalet

15 Mars 2018, 11:56Sociale TEMA

Dy ditë më parë, në disa portale shqiptare, qarkulloi lajmi se Bashkia e Tiranës do të jepte me koncension edhe varrezat e dëshmorëve.

Lajmi, i cili më pas rezultoi i rremë, u komentua edhe nga gazetari i ekonomisë në Top Channel, Klodian Tomorri, i cili tregoi edhe burimin nga e kishte marrë lajmin mbi të cilin po jepte mendimin e tij.

Por, një ditë më vonë, në faqen e tij në Facebook, Tomorri ka bërë një ‘mea culpa’, duke treguar së pari, profesionalizëm, por edhe etikë gazetari.

Tomorri ka shkruar:

Autokritikë. Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë plan për të dhënë varrezat me koncesion.

Rrjedhimisht nuk ka asnjë taksë të re.

Meqë mbi atë lajm unë bëra një koment, është e ndershme të bëj dhe përgënjështrimin sa më takon vet.

Por parimisht debati i taksave jashtë buxhetit qëndron. Ato duhen ndaluar me ligj”.(TemA)

2 komente në “Gazetari i “TCH” bën “autokritikë”: U mashtrova nga portalet”

  1. Tom says:

    E ben Erioni,jeep dhe gran me koncesion.

  2. Vito nga Napoli qe solli kermij dhe buaj says:

    Keshtu ndodh kur ke reference Monitor 55 e Ornela Balliur te Nikos, Niko punedhenesit , jo Niko kermilli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje