Hemorragjia/ Braktisin LSI dhe 4 këshilltarë në Fier, kalojnë në PS: Në krah të Bashës pranon politikën antishqiptare, LSI të ikë

15 Mars 2018, 13:33Politika TEMA

Vijon me intensitet të lartë braktisja e LSI nga ana e këshilltarëve bashkiakë në të gjithë vendin. Radha ka qënë largimi nga kjo parti dhe kalimi me PS i katër këshilltarëve bashkiak të Fierit.

Kështu, sot kanë kaluar zyrtarisht me PS këshilltarët Thoma Tyto, Natasha Yzeiraj, Ekaterina Zarka dhe Drita Sauli.

Te cilet pasojne dhe dy largimet te tjera nga LSI gati nje muaj me pare.

Teksa kanë braktisur partinë në emër të të cilës janë zgjehdur anëtarë të këshillit bashkiak Fier, katër këshilltarët kanë bërë thirrje që “LSI të lerë politikën antikombëtare. Sa kohë është Kryemadhi krah të Bashës pranon politikë antishqiptare”.

Kjo është hemoragjia e radhës që po ndodh në LSI, ku braktisa dhe kalimi në PS tashmë është bërë diçka e zakonshme.

Rastet në Fier, Tiranë, Gjirokastër etj nuk janë fenomene të shkëputura.

Deklarata e plotë e të larguarve

“Ne jemi anëtarët e këshillit të zgjedhur nga LSI. Duke marrë parasysh dhe shkak nga ngjarjet e fundit politike ku tashmë është shumë e qartë financimi i PD nga lobimi anti-shqiptar, ne këshilltarët e zgjedhur për këshillin bashkiak Fier nëpërmejt LSI-së duam të theksojmë para opinionit publik largimin nga kjo forcë politike dhe bashkimin me grupin e këshilltarëve të Partisë Socialiste.

Financimi i lobimit të PD-së kundër Shqiperisë, jo vetëm është një turp, por është akoma më tepër.

Sot PD është futur në xhepin e fuqive anti-shqiptare të cilat kanë kohë që kërkojnë destabilitetin e Shqipërisë dhe të rajonit.

Ata kanë përdorur çdo mjet për largimin e Shqipërisë nga aleatët tanë strategjik SHBA-BE duke synuar kthimin në kohërat e vjetra.

LSI duhet të ndahet qartazi nga kjo politikë antikombëtare dhe antishqiptare, por fatkeqësisht nuk e ka bërë, madje nga deklaratat e ditëve të fundit nuk ka ndërmend ta bëjë edhe lidershipi i kësaj force politike.

Të rrish sot përkrahë PD dhe Lulzim Bashës do të thotë të pranosh politikën antishqiptare me paratë e pista. Ky është një turp për të gjithë.

Ne nuk mund të qëndrojem bashkë me PD ti bëjmë opozitë PS në kundërshtyim me interest dhe vullnetin e zgjedhësve tanë.

I bëjmë thirrje çdo anëtari dhe çdo kontribuesi të LSI se ky është momenti për të reflektuar dhe për të kuptuar qartazi se kush e do Shqipërinë dhe kush punon kundër interesave të saj, për tu ndarë qartazi që nesër historia mos të na mbulojë me turp.

Ju faleminderit!  (TemA)

4 komente në “Hemorragjia/ Braktisin LSI dhe 4 këshilltarë në Fier, kalojnë në PS: Në krah të Bashës pranon politikën antishqiptare, LSI të ikë”

  1. Kombi says:

    BRAVOOOOO !! KA ARDHUR KOHA TE NDIHMOJME SHQIPERINE NGA BANDITET .

  2. shoku says:

    Keta jane tradhetare te familjes se LsI Meta, Monika.

  3. mikel says:

    nuk e braktisin lsi ne ato per monika -basha ,por po ja nin bytha lagshtinen.
    vetingu vetingu thuaj ,ato vete aty jane per te rjep ,sic kane rjep te gjithe deri tashi
    eshte sistemi i drejtesise qe i tremb ,dhe kjo e fundit bon shtet

  4. Futja kot says:

    BRAVO ME MIRE VONE SE KURRE. NE LESH E LI DO TE MBETEN VETEM LIKJA ME BAXHELLEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje